
Nga Poli Hoxha
Në mbrëmjen e datës 11 dhjetor duke kujtuar ditën e krijimit të Partisë Demokratike si perëndimore dhe idealiste, pamë një fotografi të qartë të asaj që është në të vërtetë Rithemelimi i Sali Berishës.
Pamë ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të kohës kur qeveriste Berisha të cilët sot akuzohen nga media dhe opinioni publik, por edhe po hetohen nga drejtësia për korrupsion. Pamë oligarkë të cilët e nisën rrugëtimin e “pasurive në prehër” në kohën që Berisha u rikthye në pushtet dhe sot me Edi Ramën po pëlcasin nga pronat, punët publike dhe koncesionet.
Pamë drejtues mediesh “non grata” dhe që nuk i qasin në ambasadën amerikane, të cilët në kohën e Berishës nga “botues” nisën rrugëtimin dhe sot me Ramën janë shndërruar në oligarkë, përfitues koncesionesh dhe pronash shtetërore.
Pamë ish drejtorë policie, ish-bashkëpunëtorë të sigurimit dhe ish-zyrtarë të shtetit të shndërruar tani në opozitë, në biznesmenë “të suksesshëm”.
Pamë gjithë deputetët dhe zyrtarët e lartë të PD-së së “dështuar” kur udhëhiqej nga Lulzim Basha, të cilët në atë kohë e kishin rrethuar.
Pamë edhe Ilir Metajn i cili kur bëri koalicion me Edi Ramën në vitin 2013 i thirri të gjithë demokratët që ishin ende në punë, nga pastruese, mësues e deri në rangje të larta të administratës dhe i vuri përpara alternativës: Ose merr teserën e LSI, ose dil në rrugë dhe bëj opozitë!
Pamë edhe Ridvan Boden, ish financierin e Berishës, të cilin Rama e ka futur në Bordin e Bankës Kombëtare, si ndërlidhës dhe garant të oligarkëve të përbashkët.
Pikërisht aty në atë sallë të mbledhur rreth Sali Berishës të izoluar dhe të damkosur nga Perëndimi, pamë tablonë e qartë të 32 viteve tranzicion dhe dëshminë e gjallë, se përse nuk bëhet kurrë Shqipëria deri sa të jenë këta në skenë.
Mungonte fizikisht Edi Rama por ishin aty ortakët e tij në politikë, medie e biznes. Dhe mbi të gjitha, aty në krye të vendit ishte portofoli i përbashkët!
Por le të bëjmë tani disa pyetje retorike, që na lindin kur shohim këtë tablo:
Si ka mundësi që të gjithë oligarkët, ata që marrin tendera e koncesione ishin aty e më herët te dasma e familjes Berisha, kurse Lulzim Basha dhe eksponentët e tjerë të PD-së properëndimore na bëkan biznes me Edi Ramën?!
Si ka mundësi që të gjithë ish- ministrat e akuzuar për korrupsion dhe që sot kanë dosje në prokurori, janë grusht-bashkuar rreth Sali Berishës?!
Si ka mundësi që ata të cilët kanë negociuar gjithmonë me Edi Ramën nga zyra e Sali Berishës, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, sot janë në krah të tij?!
Si ka mundet që të gjithë ata që janë listuar nga Britania e Madhe si lidhje kriminale dhe korruptive të Sali Berishës, vazhdojnë të investojnë ndërmarrjen e tij politike dhe i qëndrojnë në krah me vetëmohim?!
Si shpjegohet që të gjitha mediet që shumëfishuan pasuritë nën qeverisjen e Edi Ramës, mbështesin Sali Berishën?!
A ishte Sali Berisha ai që mburrej nëpër studio televizive, se ishte i pari që kishte kërkuar djegien e mandateve dhe, a ishte ai që kërkoi bojkotimin e zgjedhjeve?!
Si ka mundësi që Sali Berisha mori menjëherë në gjirin e tij ata që qëndruan në parlament, duke i siguruar qëndrueshmëri qeverisë së Edi Ramës dhe sabotuan së bashku Reformën Zgjedhore, e cila e fuste opozitën në garë fituese?!
Ai qëndruan dhe vepruan me kartonët e tyre aty, me urdhër të Sali Berishës?!
A ishte ky nderi që i bëri Edi Ramës, për të mbrojtur veten dhe familjen e tij?!
Të gjithë e dinë se Edi Rama nuk rezistonte dot asnjë javë nëse deputetët që sot janë në skalionin e parë te Rithemelimi, nuk do ti mbanin mandatet.
Përse sot të gjithë analistët e Edi Ramës janë hedhur në krah dhe në mbrojtje të Sali Berishës, me në krye Baton Haxhiun?!
Dhe e fundit; ku i merr Sali Berisha milionat e eurove që janë shpenzuar për 5 xhiro Foltore nëpër Shqipëri, 2- 3 palë zgjedhje në gjithë Shqipërinë, Kuvend madhështor në stadium, qindra salla takimesh e nga 2-3 herë në ditë konferenca për shtyp. Kush i paguan faturat, rroga për të gjitha këto?!
Nga burojnë këto miliona euro dhe a janë paratë e korrupsionit të djeshëm dhe të sotëm?!
Mjaftojnë përgjigjet e këtyre pyetjeve, (me përgjigjen brenda në fakt), për të mësuar se kush është aleat me Edi Ramën; kush i ka shërbyer dhe vazhdon që ta bëjë.
Mbi të gjitha: Kush po e shkatërron PD-në në funksion të këtij pakti!
Alfapress.al
Bravo Poli!
Poli kerkon ti fus te gjithe ata , dmth ( Berishen; Meten
Bravo Poli vetem nje djale idealist si ty mund te punoje ne te zeze per Lul Braven dhe ne fund nje pyetje retorike per ty Poli kush ta paguan portalin Kunati apo Mul Hoxha nejse u pafsh hajrin sic ja kane pare te gjithe para teje ????
Bravo Poli? Vertet e ke more djale? Poli po na ben ca pyetje, pergjigjet e te cilave i dine edhe kalamajte. Kishte edhe Poli ndermend te bente nje artikull ne gazete dhe e beri, por i doli nje vere ne uje.
Poli Poli, po eshte e ditur kjo more i vrar, te gjithe mund t'i futesh ne nje thes, derra te babzitur dhe pangopur qe vec se din te c'vasin, vjedhin dhe vrasin. Pavarsisht nga ngjyrat qe perfaqsojn apo reklamojn, nga fjalimet pompoze apo pellitjet lart e posht, thirrjet per drejtesi, akuzat apo sharjet qe i bejn njeri-tjetrit, te gjithe keta kane nje gje te perbashket qe eshte perfitimi vetjak. Prandaj motoja e tyre gjithemon ka qene dhe mbetet, sote je ti ne pushtet neser e kam rradhen une, os sic e thot dhe populli "her ma hype, her t'a hypa"... Prandaj keta POLITIKAR vazhdojne te mbajn njeri tjetrin ne pushtet, se s'u leverdis t'ua nxjerrin te palarat njeri tjtrit, p.sh. rasti Berisha/Meta ne Kuvend kur akuzonin njeri tjetrin, por ne fund te fundit ata jane ortak, ortak ne krim, prandaj vari loqet kesaj pune, se po s'u zhduken me rrace e sorollop keta POLITIKAR qe kane zaptuar pushtetin ne 30 vitet e fundit, kurr nuk do behet Shqiperia.
Nje pergjigje te shpejte e te thate pa e lexuar fare shkrimin vetem dy paragrafet e fundit Saliu para se te shpallej nongrada ke qene kryeminister dhe ka menduar per nje dite te keqe ndersa per te shkaterruar pd ka vetem nje person qe eshte ne hall dhe disa qorra qe e ndjekin prapa ne marrezine e tij ai eshte . . . . . . .
Rama,Berisha,Meta(j)) duket qe kane pakt per te mbrojtur njeri tjetrin,sepse rezimi i njerit do te thote rezimi i te treve.Sharjet qe i bejne njeri tjetrit jane loje per te hedhur hi syve popullit .Keta mashtrojne jo SHBA-te por dhe djalli ka frike nga keto monstra
Eshte pakti Berisha -Rama i 21 prillit 2008. Shqiperia eshte KAPUR NGA MAFIA SHTETERORE BERISHA-META-RAMA. Nese aleatja e madhe e Shqiperise-SHBA-ja ka interes qe ne kete kend te Ballkanit Perendimor te shpetoje DEMOKRACIA, duhet qe te organizoje urgjent rishkRimin e KUSHTETUTES SE SHQIPERISE sipas parimeve te KUSHTETUTES AMERIKANE.
Te gjithe plehrat ishin aty. Plehrat e shoqerise shqiptare, hajdute, matrapaze dhe shkerrdhata ishin aty. Tregoni nje qe ishte aty dhe nuk plehre ose bythqir, ose malok. Plehrat,me median plehre, me politikane plehra dhe me biznesmene plehra, qe emrin e kane plehra droge dhe lepirkares.
Akoma me Sali cakalin merreni, Jeni te mbaruar 100 vjet prapa
Me duket o Poli me kete shkrim po nxjerr inatet e dikujt qe eshte mbas teje! Besoj, po mire do te ishte te isha gabim, se Edi Rama permendet per te kenaqur ate qe te ka urdheruar per te shkruajtur artikullin. Edi Rama, dhe ju e dini mire kete, nuk ben pazare me S.Berishes dhe I. Metajn. Turp per ty dhe për urdheruesin e artikullit, qe e perllyeni emrin e Edi Rames nga inati se ne festen e PD pate Sander Frangajne. E cfare faji ka Edi Rama se Sandri e perdrell nga te gjitha anet, mos shikoni bardhe e zi, ka dhe ngjyra te tjera, edhe ju keni qene dikur me Berishes apo jo? Une jam shqipetar dhe me duhet Shqiperia e asnje nuk me jep gje rroj me fuqite e mija, po Shqiperine po e ben Edi Rama, e po te ishte me stanin e hajduteve nuk do te bente asgje ashtu si ata te stanit, prandaj hiqini syzet e shihemi ne sy realitetin. Mos e censuroni komentin. Flm
Sali Qorri shet edhe mend.
Polikroni paska shume pyetje vertet qe pretendon edhe se paska pergjigje brenda (!) por me shume se pergjigje ato kane brenda Absurdin qesharak ! P.sh nja dy te tilla : 1 - Perse sot te gjithe analistet e Rames, me Baton Haxhiun ne krye, jane hedhur ne mbrojtje te Sali Berishes? Pra 2 Nazarkot, Frrok Cupi, Lorenc Vangjeli etj me Batonin ne krye qenkan sot mbrojtes te Sali Berishes??? Kete o Polikroni zor se ta besojne as kalamajte e pallatit! Dhe 2 - Si shpjegohet qe te gjithe mediat qe shumfishuan pasurite nen qeverisjen Rama, mbeshtesin Sali Berishen - Ben "zbulimin" tjeter Polikroni duke futur ketu edhe gazeten e Meros qe haptas na mbeshteska Berishen (sipas Polit) ! Shaka me qesharake ne kete prag viti te Ri zor se artikulon ndonje qe t'ja kaloje ketyre te Polikronit...
Ketë shkrim e ka firmosur Poli Hoxha por e ka shkruar Lulëzim Basha!
ore akome merreni ju me kete boko haramin e tropojes o kti ja qift kina nanen aty ku nuk thuhet po ky eshte nje bandit made in ndrageta djali i tij eshte kryetar i bana king droga tv klan
Kta lepirsat e bythes saliut qe i rrin rrotull duke u jargavit kan nje te drejt se presin te lepin noj kock si dikur , bej habi me Sandrin qe i rri mas shpine akoma tek kocka ka ngel Sandri , akoma se ka fituar panvarsin ky njeri , mir kta te tjeret por dhe Sandri e beson qe i bien vertet koqet dashit qe rri mas nongrates internacionale .
Numeri 13 (trembedhjete) eshte numer ters prandaj nuk bejme 13(trembedjete)pyetje .