
Kur ndodhin ngjarje si ajo e datës 6 dhjetor me grushtin ndaj Sali Berishës, ato shoqërohen edhe me teori konspirative, sipas këndvështrimit të secilës palë. Personalisht nuk më pëlqejnë këto teori, sepse logjika e fakteve dhe provave duhet të jenë busulla e argumentit. Por meqë janë ngritur shumë teori të tilla, po shpalos këndvështrimin tim, sado ai mund të mos i përputhet realitetit.
Dihet tashmë sesi agresori Gerti Shehu shmangu sy për sy truprojat e Berishës dhe arriti ta godasë atë duke i shkaktuar dy plagë, një në mollëzën e faqes dhe një në anë të hundës, të dyja nga krahu i djathtë i fytyrës së Berishës. Deri më sot, më ndjeni nëse është e kundërta, nuk kemi asnjë dokument mjekësor që të evidentojë shkallën e dëmit të pësuar për Sali Berishën.
Mjeku ligjor ka për detyrë që në akt-ekspertizë të përcaktojë qartë e me prova se cila ka dinamika e plagës, forma, gjerësia, gjatësia dhe thellësia e saj, Këto janë elementë shumë të rëndësishëm, në kushtet kur Sali Berisha, siç theksova më lart, u shfaq menjëherë në televizion me dy plagë në fytyrë.
Mungesa e kësaj ekspertize na pamundëson të kuptojmë se ai grusht i vetëm, a ia shkaktoi menjëherë dy plagë në distancë me njëra - tjetrën e me atë tipologji plage? Ajo plagë që i pamë në hundë vjen nga një goditje e lehtë apo fortë e në qoftë e tillë a do kishte si pasojë krisjen e kockës së hundës ose rrjedhje gjaku nga vrimat e hundës? Prandaj në këtë rast duhej ekspertiza e mjekut specialist. Ndërkohë plaga në hundë tashmë nuk ekziston më, kurse ajo tek mollëzat e faqes fshihet prej syzeve me xhama të errët.
I ngre këtë pikëpyetje sepse momenti i goditjes së Berishës është kapur jo shumë i qartë nga kamerat pasi të gjitha ishin në lëvizje e sipër. Dhe, sapo ndodhi goditja, kameramanët u shpërqendruan prej zhvendosjes që i bënë truprojat e Berishës të cilët iu turrën Gerti Shehut dhe gjithë fokusi i kamerave u përqendrua aty.
Ndonjë kamera që u fokusua për pak sekonda tek Berisha, e pati të pamundur që ta evidentojë me pamje filmike se çfarë po ndodhte për 6 minuta me fytyrën e tij, pasi dikush aty pranë Berishës, me një dosje blu, ia mbuloi komplet fytyrën. A ka të bëjë ky mbulim për të ruajtur intimitetin gjatë pastrimit nga gjaku apo ... ?! Sa kohë pamjet mungojnë apo u mbuluan, teoritë konspirative qëndrojnë.
Vendngjarja u prish sepse si i dhunuari, ashtu dhe agresori, lëvizën që aty. Ato shami apo kartpeceta me gjak që disa kamera shfaqen të hedhura në asfalt, nuk u morën si provë materiale për të provuar që ishte gjaku i Berishës. Të dyja plagët, çuditërisht, nuk rrodhën më gjak, ndonëse nuk pati mjekim paraprak. Në një skenë krimi, çdo element vlen dhe nuk duhet neglizhuar, aq më tepër kur i dhunuari është politikan dhe çështja merr përmasa edhe më të mëdha.
Pasi Gerti Shehu doli nga SHQUP-i dhe iu dorëzua policisë, ai ka deklaruar në dëshminë e tij përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore se agresionin e ka bërë sepse iu shfaqën përpara syve ngjarje si ajo e vitit ‘97 apo edhe Gërdeci. Kur një agresor ka dy kauza madhore, ato janë kauza që ai do mbronte dhe do përdorte qysh në pyetjen e parë që iu bë në ambientet e selisë së PD-së ku u shoqërua fillimisht prej truprojave të Berishës. Sipas dëshmisë së njërit prej atyre që e shoqëruan, Gerti Shehu ka thënë: “Ishte për t’u bërë”. Përse kauza e vitit ’97 dhe ajo e Gërdecit mungon tek përgjigjja që ai ka dhënë në selinë e PD-së?!
Largimi nga vendngjarja ishte një akt i dëmshëm i atyre që e realizuan. Mos ekzaminimi mjekësor i Sali Berishës, sërish është tjetër element që nuk ndihmon për të qartësuar ngjarjen dhe për të mos u krijuar teori konspirative që nuk i ndihmojnë ndriçimit të së vërtetës. Po ashtu, refuzimi i Berishës për të dëshmuar përpara prokurorëve për sa i ngjau, tregon mungesë respekti për institucionet e drejtësisë.
Pamjet televizive nuk janë të mjaftueshme për të provuar gjithçka, sepse ato mbetën pjesore ngaqë kameramanët u ndodhën të papërgatitur. Siç theksova më lart, kemi një individ me emrin Gerti Shehu që i afrohet Sali Berishës dhe zgjat krahun drejt tij duke e grushtuar. Por vetëm kaq. Më pas Berisha shfaqet me dy plagë, por për to nuk ka asnjë ekspertizë mjeko-ligjore. Dhe sa kohë gjërat nuk bëhen sipas procedurave ligjore sepse vetë i dhunuari refuzon t’i ndjekë këto procedura, teoritë konspirative do mbeten në fuqi.
Si përfundim, kjo ngjarje kërkon një punë hetimore shumë profesionale. Mungesa e bashkëpunimit nga pala e dhunuar dhe dëmtimi i atyre pak provave në vendngjarje, e vështirëson disi zbardhjen shpejt të së vërtetës. Fatmirësisht autori është gjallë dhe duhet punuar intensivisht në të gjitha drejtimet e mundshme për t’i zbërthyer të gjithë kontaktet dhe lëvizjet e tij. Guximi prej psikopati që ai shfaqi duke goditur Berishën e rrethuar me truproja e militantë, a ishte vërtetë një akt individual për ngjarje që kanë ndodhur kur autori ka qenë 6 vjeç apo ishte i nxitur (paguar) nga forca të tjera që kanë si qëllim destabilizimin e situatës në Shqipëri e të përfitojnë politikisht prej saj?!
Rëndësi ka që Sali Berisha e ka falur agresorin e tij. Po ashtu, rëndësi ka që edhe agresori Gerti Shehu i ka falur truprojat e Sali Berishës që e dhunuan. Të dy janë shëndoshë e mirë, njëri në parti e tjetri në qeli. Tashmë i mbetet drejtësisë që ta thotë fjalën e vetë, për t’i shkuar të vërtetës deri në fund, për autorin dhe kujtdo tjetër që mund të fshihet pas tij.
Dhe Cmenduria ne Politiken Shqiptare Marrshon bulevardit te VIP-ave me Shkerdhate qe mundet te ket pare Njerzimi . Dy Kafshe Primttive bejne Liderat e Partive te Krimineleve Hajdut e me e forta eshte se i paguan ky mut Shtet prej 31- vjetesh edhe pse di fare mir se kujt i sherbejne kta te dy dhe turmat pas tyre , ku cdo Veper e tyre nenkupton Degradim te Shtetit Shqiptare dhe shkaterrimit te gjithckaje ne kte vend ,gjithmone te Destablizuar sepse ky eshte Misioni i te Dyve perse ata jane ne Politike . Vrasin - Vjedhin-Shkaterrojne - Tradhetojne -kte VEND pa ZOT dhe marrizia arrin Kulmin gjithmone ke ajo pyetje qe te ben te shperthesh si Trirol (sepse asnji bir kurve s'te pergjigjet nga Politika ) se : Per cfar i paguan Taksapaguesi kta Politikan etj so kta ,kur Kta jane Gangrena e Shqiperise ,kta i kane shkaterruar jeten dhe te Ardhemen ktij Populli dhe si len njiher te qet te jetojne si njere Normal ne vendin tyre ??????????????? A ka noj Bir Kurve nga kta FakePolitikan edhe Pushtat vet te na japi nonji Pergjigje ?
Është e përgatitur nga Saliu , siç i ka bërë të gjitha . Që ke Arben Broci e me rradhë …. janë të gjitha të faktuara , me zë e me figurë . Populli duhet të ngrihet për të kërkuar arrestimin e kryekriminelit dhe sekuestro të pasurisë në mënyrë të menjëherëshme , që ky vend dhe popull të heci përpara .
Së shpejti në ekranin e Syri TV rifillon seria "Babale 2" me regji të Shkëlqimit të Pekajve. Këtë herë aktorët janë edhe personazhet realë.
Ndoshta e pa sakte,por,kam degjuar qe personi i cili terhiqte agresorin nga xhaketa dhe nuk e ndaloi dot,eshte punonjes i SYRI TV !!?? Eshte apo jo ? Nese po (?!),do kishte shume shpjegime.... Tironci
Vete Sali Plehu me Shkerdhenin e kane bere me dijeni te Ilirmutit.
Vete Sali Plehu me Shkerdhenin e kane bere me dijeni te Ilirmutit.
Per ta mbyllur shkrimin e zotit Ketro:- zhvillohet gjyqi dhe merret vendimi "i pandehuri shehu shpallet fajtor ,por meqenese,te dy palet kane falur njeri tjetrin,i pandehuri denohet me qortim.ka rrethane lehtesuese sepsr pjestare te familjes punojne ne familjen e Saliut te demtuar,si dhe vertetohet organizimi i dakordesuar i atentatit nga te dy palet. Ku ishe ?Asgjekundi.Cfare bere?asgje,por nje grusht leke i fitova dhe tani do shperndaj pica.Po pati nevojtare te tjere per aksion jam gati.Vetem paraja te shkoje e te vije. Me kuptoni,thjesht fantazi imja,pa regji e skenare te huaj.
Ke bere nje Artikull edhe prgj e ke dhena vete,se cfar kerkone me shume apo do te evidentoahe ska analiste qe analizone… Rëndësi ka që Sali Berisha e ka falur agresorin e tij. Po ashtu, rëndësi ka që edhe agresori Gerti Shehu i ka falur truprojat e Sali Berishës që e dhunuan. Të dy janë shëndoshë e mirë, njëri në parti e tjetri në qeli. Tashmë i mbetet drejtësisë që ta thotë fjalën e vetë, për t’i shkuar të vërtetës deri në fund, për autorin dhe kujtdo tjetër që mund të fshihet pas tij.
Ore nuk u pa ne tv sepse e kane manipuluar mediat e Çim Pekes se ne te vertete Doktorin e goditi Meta . Por merua do e nxjerri videon ne momentin e duhur.
Jam sh i "revoltuar" qe keshilli i sigurimit te OKB nuk doli me deklarate per psikopat Berishen..!!!! Berisha dhe zagaret e tij bejne mire te mos na cajne byt..n se kane ndryshuar kohet po te duan te trimerohen me Meten ne krye do te shohin me keq...Ata duhen te ulen ne kuvend dhe te punojne si njerez dhe te lene politiken e rruges dhe rrugacerine..
Tja fusin ati kurves nja 5 vjet burg dhe le te bej prap nje marveshje ne burg per qirje .
Nuk na vajti mendja syrin ja kane bere me makijazh shume e besueshme bravo ketri