
Nga Lorenc Vangjeli
Edhe njëherë si përherë. Dita e Samitit evropian në Tiranë dhe grushtit ballkanas në protestë, e ndau Shqipërinë në dysh. Protagonistë absolutë të historisë së vendit, Rama dhe Berisha, për arsye krejt të ndryshme, u rivunë aty ku e shohin gjithmonë veten, në qendër të vëmendjes. Nga njëra anë është Rama, mikpritës i Samitit, një akt politik në bashkautorësi me kumbarët e ardhjes në Tiranë, Scholz e Macron, që kreu një aksion pothuaj personal diplomatik të tij dhe nga ana tjetër Berisha, që me këmbënguljen e tij proverbiale u shndërrua në shënjestrën fatkeqe të grushtit të një njeriu të çekuilibruar mendërisht. Pa u mbyllur ende e marta e parë të dhjetorit u dhanë dëshmi të menjëhershme për atë çfarë u diskutua mbas dyerve të mbyllura të Samitit, por me gjasë, do të nevojiten pafundësisht të marta të tjera për të hedhur dritë mbi të vërtetën e asaj drame njerëzore dhe politike që u zhvillua në skenën nën qiell të hapur të protestës. Opinioni publik i ndarë në dy linja fronti, nuk beson ende atë që dikton logjika, por i nënshtrohet magjisë groteske të teorive të konspiracionit.
Ngulmi idiot për të diskutuar pafundësisht për gjurmët edhe në rastin kur ujku vazhdon të duket vërdallë, nuk është risi shqiptare dhe aq më pak, një risi e vetmuar. Sipas paradoksit qesharak që e gjen të vërtetën jo aty ku ajo objektivisht gjendet, por në atë se çfarë beson secili, publiku është barrikaduar në dy llogore kundërthënëse: atentatin e skicoi Rama dhe Berisha është edhe subjekt, edhe organizator i tij. Sado të marra të duken si ide, ato tashmë kanë përbetuesit e tyre, gjymtyrët e të cilëve nuk i ndruhen zjarrit ku i vënë të dyja duart në zjarr me përbetim se është pikërisht kështu.
Politika shqiptare, e cila në vite kushtëzohet nga ca pak potrete protagonistësh, nuk shpjegohet dot me ligjësitë normale të saj. Më së shumti, ajo i gjen përgjigjet e pikëpyetjeve të saj tek letërsia dhe psikologjia. Njohja e psikologjisë së dy individëve Rama e Berisha, është ndoshta çelësi më i pagabueshëm për të mbërritur tek një e vërtetë e tretë alternative, që përjashton dhe i bën qesharake të dy pistat e teorive konspirative.
Rama është një personalitet me shumë përthyerje. Tek ai gjendet njëkohësisht edhe narcizisti i vetëplotësuar, edhe egocentriku vetëbesues. Si i tillë, ka gjasa zero që në skenën që ai ndërtoi vetë, në një nga paragrafët më shkëlqyes që ai do t’i shkruajë vetes në historinë politike të vendit, të lejonte një krismë arme në koncertin e tij vetjak. Për asnjë arsye dhe për asnjë llogari, ai nuk do të donte të ndante atë moment vetmitar lavdie me askënd dhe aq më pak me Berishën duke i dhënë atij statusin e viktimës. Ditën e Evropës në Shqipëri, njeriu që e numëron veten në rreshtin e parë të kryevropianëve shqiptarë, akti hakmarrës ballkanas në bulevard, nuk ka asnjë shans të ishte pjesë jo e planeve, por edhe e maktheve të tij më të fshehta.
Berisha është gjithashtu një personalitet i shumëfishtë. Ai është një nga rastet e rralla të bashkëjetesës së mundimshme, sipas këndvështrimit të rradhës, të djallit dhe të ëngjëllit tek i njëjti individ. Edhe ai është narcizisti klasik dhe egocentriku i skajshëm. Skena evropiane që mbante kundërshtarin e tij në qendër dhe e kishte përjashtuar atë vetë totalisht, me të gjitha gjasat ka qenë vuajtje fizike për të. Me çdo kusht dhe çdo çmim ai do të paguante pa kushte çdo çmim të mundshëm për të qenë pjesë e asaj skene. Për të qenë në atë minievropë të përkohshme të Evropës në Tiranë, për t’u konsideruar një nga protagonistët e saj dhe për të deklamuar edhe ai: unë jam këtu! Por gjasat që të zgjidhte grushtin si ftesë për në skenë, janë gjithashtu zero. Malësor dhe tradicional, luftëtar që ka grushtuar gjithë jetën, Berisha, sado cinike qe të tingëllojë ky pohim, padyshim preferon plumbin që mbaron punë përballë goditjes poshtëruese me grusht në fytyrë. Ai do të zgjidhte të ishte agresor i dyshuar, por triumfues dhe jo viktimë e faktuar dhe humbës.
Mjafton kjo logjikë e thjeshtë, që së paku këto dy pista ekzotike të mos gjenin vend në Tiranë. Por në kushtet e presionit të teorive konspiracioniste, është e pamundur që tifozët respektivë të besojnë qoftë reagimin e menjëhershëm instiktiv të Ramës kundër dhunës ndaj Berishës, e qoftë të shohin besueshmëri tek Berisha që e konsideron instiktivisht Ramën autor të saj.
Ideja e tretë që Rama ka dashur të provokojë turmën që shoqëronte Berishën për të kryer akte dhunë si shpagim ose për simetri, që Berisha të zgjidhte të vetësakrifikohej për interesin e grupit që beson tek ai, është thjesht marrëzi teorike dhe jo teori praktike.
Logjika dikton se grushti i të martës është një armë që e ka mbushur ditë mbas dite bindja se forca është mjet politik dhe shikimi i politikës kryesisht si tapet force është normalitet. Logjika orienton bindjen se grushti ose ka qenë një rastësi fatale, ose një fatalitet i shkaktuar nga autorë të tretë që ndoshta nuk do të zbulohen kurrë.
Grushti që goditi Sali Berishën përgjaku në fakt gjithë portretin e shoqërisë shqiptare. Ai çast që zgjati sa një selfie në celular, demonstroi në mënyrë të pamëshirshme një qark të mbyllur problematikash, herë të rënda dhe herë qesharake të mosfunksionimit të një shoqërie në krizë dhe depresion të thellë. Të gjithë autorë dhe të gjithë protagonistë, të gjithë atentatorë dhe të gjithë viktima, ai çast fatkeqësisht sërish nuk afron pothuaj asnjë shans për të reflektuar se çfarë është bërë keq dhe nuk jep asnjë shans tjetër për të kuptuar se çfarë duhet bërë ndryshe; ishte dëshmia e rradhës që provon sesa të brishta janë ekuilibret e brendshme të shoqërisë shqiptare që ngjan se është një shkëmb në majë të një humnere që mbahet pezull nga një guralec i vetëm.
Në kushtet kur institucioni i besimit pothuaj nuk ekziston, kur policia dhe drejtësia si çertifikues të së vërtetës zyrtare shihen me dyshim dhe palë në qëndrimet e tyre, në kushtet e marrëzisë kolektive që nuk synon të vërtetat e thjeshta, por i jep këtë status asaj që dikton interesi, ngushëllimi i vetëm mbetet që Berisha u ringrit në këmbë mbas grushtit dhe se autori i tij i dukshëm është në qeli. Fatkeqësisht, më e keqja është ende udhës. Fatkeqësisht më e keqja, gangrena që do të godasë themelet e stabilitetit e do te ndëshkojë standartet e demokracisë, ende nuk kanë konsumuar fundin e tyre. Dimri me sfond hakmarrjen për te martën, do të jetë sërish përvëlues në Tiranën e ndarë përgjysëm nga Lana dhe ku palët e shohin njëra-tjetrën nga dy brigjet e kundërta të kanionit të urrejtjes që ka krijuar “njeriu i ri pluralist”: nga brigjet e kundërta të humnerës që ndan pushtetin nga opozita.
Nga ky shkrim I Lorenc Vangjelit e kutpon qarte qe ne Shqiptaret e kemi te veshtire te jetojme ne paqe me demokracine dhe rregullat e saj ndaj nuk eshte rstesishme qe ne bihem nen diktatura te gjata////, Pse ne kuptohemi nga shkrimi.
Tate Nga ky shkrim i Vangjelit nuk kupton asgje, sepse Vangjeli eshte shume i bezdishem ne analiza, ngaqe i sterzgjat pafundesisht. Po ta them shume thjesht arsyen e vetme pse ja bene fytytren te zeze si kepuca Berishes. Thone qe Berishen e rrahu nje budalla. Kjo tregon qe jo vetem njerezit e zgjuar dhe normale e dine se cfare eshte Berisha, por tani po binden edhe budallenjte. Prandaj edhe Berisha nuk e pranon ta kete rrahur nje budalla, sepse nuk deshiron te mendoje qe ligesine e tij te pafund po e kuptojne edhe budallenjte. Kjo eshte arsyeja dhe kaq. Mos ta zgjasim kot. I vetmi problem eshte se njerezit normale nuk rrahin njeri, qofte edhe kriminelet, kurse budallenjte nuk mendojne gjate kur ju del djalli perpara dhe ............. BAM.
I ke rene ne te o Mergimtar , edhe une pajtohem me mendimin tend .
PO, PO Por na cmendi o Burr I Dheut. Nuk del nje here hapur, te thote ate qe ndjen e mendon, por gjithmone flet me ore te tera me nenkuptime. Edhe ne “KONTRAST” gjithmone “LAN E LYEN”, te ftuarin. Psh po marr nje shembull kot. Kur ka te ftuar Vjollca Vokshin, eshte gati ti thote qe “....... ti je femra me e ndershme ne bote.......”. Ne nje moment tjeter, jo ne “KONTRAST mund te gjesh nje shkrim te tij qe mund te shkruaje qe “........ Ajo eshte perjashtuar nga burdello per kurveri te teperuar.......”. Me fal qe mora si shembull Vjollcen, mund te kisha marre shembull femra te tjera nga parlamenti, psh Moniken, Belinden, Lule Bozon, etj....., por ajo mu kujtua per momentin si nje nga zonjat me te hekurta, me te kulturuara, me te bukura dhe me më shume sharm ne parlamentin shqiptar.
...Vjolla Vokshi...ne parlament? Mos doje te thoje Albana Vokshi? Por edhe ajo eshte si buallice, e shemtuar fare! Per ke, pra?
Fiks fare
« një fatalitet i shkaktuar nga autorë të tretë që ndoshta nuk do të zbulohen kurrë?!?! » Te drejte ke por logjika e thjeshte te çon tek Ilir Mutaj. Askund tjeter. Dhe Salehu tani i thote faleminderit dhe lepe peqe. Pra grushti me te majten ne syrin e djathte te doktorr non-grates, shte si tip kurbani i bashkimit Foltorja-Partia e Leshit. Asgje tjeter..
Ky Lorenci ben filozofira por nuk di filozofine popullore qe batakcinjve si Berisha u thote:"E gjetsh ishalla nga nje jevg!"... Dhe Saliu e gjeti nga nje psikopat... Kjo eshte e gjitha... E zuri mallkimi popullor!...E beri psikopati tani ne pleqeri "Derr Bradher Grup"... :)
Ky akt agresioni eshte i sajuar nga vet Berisha se mendoj se do behej hataja ,por askush nuk ja vari ,cudi dhe rojet e kishin lene zbuluar ,nga ky person cfar nuk pret ,per te harritur synimet e tij cfar nuk ben ,ky ishte nje provokim i bere nga vet ustai ne fjale
Rama paska kryer nje akt personal me ardhjen e samitit, qeveria opozita dhe populli spaskan asnjë meritë. Fiks si Mao Ce Duni.
Mao , ky popull ka qene dhe do te vazhdoje te jete edhe me tej , por roli i individit ne shume raste eshte vendimtar ! Ndaj i jap te drejte Lorencit .
Une e di se ne shoqerine shqiptare qe ne fakt sot nuk egziston por egziston bashkesia shqiptare, jam edhe une; mua nuk me pergjaku , Lorenc, prandaj tregohi medioker kur doni te perfaqesoni gjithe njerezimin. Jeni njerez me pak kulture, si mund te gaboni ne kete menyre? Nuk mendohi fare se kur shkruani çfare shkruani apo i bini qafe me qafe e dilni atje ku doni ju. Populli jone eshte si gjithe te tjeret, as me i zgjuar e as me budalla, vetem intitucionet e soteme e kane detyruar qe ne fund vendosi te ikij nga Shqiperia ne menyre masive sepse kjo palaço demokraci u fali ngangstereve dhe krimineleve pushtet te perjetshem, gazetareve paprekshmeri te perjeteshme dhe kollones qe qendron demokraci dhe eshte DREJTESIA, sundim kanibal. Po te egzistonin keto, ai vend do te ishte vertete lule. Po ju protestat nuk i ben ti mbyllni dyerte drejtesise dhe ti lini nje muaj brenda aty ne zyrat e shtetit apo dhe ne Lalez, por beni protesta gerr-verre rrugeve per lemoshe, jo per jeten dhe perspektiven e saj. Ne qoftese s'gaboj, Mero Baze ka 17 vjet qe shkruan dhe ka hedhur ne drite fakte me video e shkrime te pa diskutushme, por Arben Kraja donte fakte te tjera! Tani do porosisim fakte nga alientet te na i bien. Shkoni, ore, zini deren atyre qeneve prokurore, gjykatesve dhe avokateve qafederra qe na behen dhe antare te partive fashiste ne Shqiperi dhe mos i lini te bejne as shurren deri sa te sistemojne gjerat qe kerkon demokracia e mos dilni rrugeve per nje cope lemosh, se sot ta hedh si qene qeveria e neser prape te ben te zezen!
O Komentues i përhershëm...shkruan për të kundërshtuar vehten ,apo shkruan për të shkruar. Nga njëra anë kundërshton L.Vangjelin se nuk është shoqëri shqiptare po është bashkësi shqiptare dhe nga ana tjetër thua se populli ynë është si gjith popujr e tjerë sa më i zgjuar dhe as më budalla. Më posht shkruan ,se po të kishte DREJTËSI dhe QEVERISJE të mirë ,ky vënd do ishte lule.Kështu si mendon ti e di si i thotë populli : po të kishte halla koqe si do ta thërisnim ???? Përse kërkon që të tjerët të mbyllin zyrtarët brënda në zyra dhe mos t'i lenë të dalin dheos të jesh edhe ti aty se e pranon që je dhe ti pjesë e bashkësisë shqiptare,apo kërkon që të nxjertësh gështënjat me duart e të tjerëne nga zjarti si i thotë populli ?????
Muti Sali e meritonte nje gje te tille, edhe pse me shume vonese! Sali muti, qe iu be fytyra si kepuca e Taulant Balles, po te jete burre dhe malesor, duhet te zhduket nga faqja e dheut per cnderimin qe i bene! Turperim me te madh se ky, konspiracioni ketu nuk hyn fare, nuk ka per nje burre! Ja nje thenie: Eshte mire qe njeriu nuk duhet te humbase disa gjera: Fytyren per shembull! Por Saliu yne nuk ka patur kurre fytyre, as burreri, as ndershmeri! Tere jeten ka qene mbrapa shkurreve, si kacaket e qemoti! Tani sikur ky Saliu te beje veze te arta, njerezit do te mbajne mend vetem nje gje: Grushtin ne daten 06 dhjetor, 2022! I shkreti, vajti te qethe dhe e qethen, apo shkoi per te vene vetullat dhe i nxoren syte!
Ju, z. Vangjeli mirë bëni që shkruani por, nëse mundoheni të sqaroni të tjerët, mbi gjërat që mendon Berisha, më duket e pamundur. Sali Berishën nuk e njeh askush, absolutisht jo. Edhe vetë Sali Berisha, nuk e njeh veten e vet. Sal Berisha i orës tetë të mëngjesit, nuk është ai i orës dhjetë. Ai i pasditës, nuk është ai i paraditës. Sali Berisha e din se, tani, ka humbur gjithçka dhe, të gjithë. Ai kërkon vdekjen por, sa më të bujshme. Një vdekje të shoqëruar me qametin, ashtu siç e ka deklaruar vetë.
Lorenc! Jam shume i sigurte qe ju e dini me siguri qe ai grushti ishte inskenuar nga vet Berisha per ta perdorur si pretekst te nje grusht shteti si ne rastin me Azem Hajdarin, por qe po na lajmeron se eshte revolucion. Te gjithe drejtuesit kriminel te PD e dine kete dhe flasin me nje gjuhe si shume te sigurte qe e paska bere Rama pa asnje prove e fakt. Pa dyshim qe ju ne ndryshim nga shumica e gazetareve lolo te mediave berishiane, keni ndergjegje dhe nuk e lejoni vehten qe te bjerin aq poshte dhe nuk shpreheni si ata, por edhe ju duhet te jeni me i guximshem qe te thoni plotesisht ate qe e dini dhe mos te beni analiza jo te plota qe duken si as mish, as peshk.Ne se doni te ndihmoni vehten tuaj dhe njerezit, flisni hapur ato qe ndjeni dhe dini.
Ky Lenci i rrezon teorite konspirative po kur shkruan: " një fatalitet i shkaktuar nga autorë të tretë që ndoshta nuk do të zbulohen kurrë?!?! " a nuk inicion nje teori te re konspirative. a ka me konspirative se dicka qe ndoshta nuk do te zbulohet kurre? Bravo Lenci e ke bere si ai zoteria qe tha: "Arsyeja qe i behet mosarsyes sime..."
I lumte atij njeriu jo normal qe beri ate qe duhet te bente nje njeri normal. Mbase dhe ky lloj politikani i paskrupullt morri nje shije te asaj cka bere ndaj gjithe elites politike. Uroj te cfaqen dhe te tjere anormale. Anormalistani shqiptar pa Berishen dhe pa njerez te cekulibruar do ishte krejt i zbehte.
Sali Berisha duhet te jape shpjegime per katastrofen e vitit 1997 ,tragjedine e Gerdecit, Aferen e rruges se Kombit dhe ate te CEZ dhe pastaj te shkoje te kerkoje voten perseri tek shqiptaret.
Bobobobo Gadadi shqiptar
Mjaft more aman se na cate menderen me grushtin e berishes, mjaft more gazetare, mjaft.
Ne boten Demokratike grushtohen ato qe kane pushtetin, ne vendet Diktatoriale (shembelltyra te Erdoganizmit) grushtohet ai qe drejton opoziten.
Një gjë nuk kuptoj: Birisha e fali "Fatkeqin", "Fatkeqi" i fali MASAKRUESIT(rrojet e Birishës), përse policia vazhdon ta mbajë në Arrest "Fatkeqin"?????????
Policia mbase kerkon kush e shtyu fatkeqin! Po te kishte gjykates dhe prokurore te paanshem, do ta sillnin budallain ne vete. Dhe pastaj do te thoshim: "Pjeter! Memecit i erdhi goja". Thjesht sa per sport, e asgje tjeter. Ata qe e kane zgjedhur "fatkeqin" jane mendje holle. Shikoni sa dite po merren njerezit me kete histori? As per Samitin nuk u fol kaq shume. Cfare do qe te thote budallai, nuk i merret per baze. Me çoi, Edi, me çoi Sala, me tha Iliri = budallalleqe se ai eshte me kartele.
Me antipatiku i gjthe gazetareve eshte ky Vangjel. Nje njeri i neveritshem qe ta shpif fare me gjoja "ironine e tij " dhe me te qeshuren e felliqur qe ka qe, te ben te vjellesh.Kete tip gazetaruci une do e shporrja fare nga cdo portal se ky ka antipati ne masen me te madhe te gjithe shqiptareve . Por cfare te besh kur te ze emisione televizive dhe detyrohesh ta shohesh se per te degjuar ka vite qe as marr mundimun te degjoj opinionet mut qe ben ky
Vetem e inskeneuar nuk eshte ore koqe katunar Shpiragu as nga Rama dhe as nga Berisha, por puna eshte te gjendet se kush e ka shtyre ose mund ta kete bere vete nga urrejtja. Mos flisni budallalleqe Shpiraku o te trashe
Ju gazetaret shkruani perralla. Hamendesime. Por kelyshet e Saliut duhen te thirren ne prokurori e te deshmojne o te verteten, o te rrema. Ne rastin e fundit, jane per burg per deshmi te rreme. Ne rastin e pare, jane gjithashtu per burg, si shpifes dhe per fshehje te se vertetes. Thjesht, jane per burg. Hahaha.
Lorenc, dikur kisha simpati per ty si gazetar, simpati e cila filloi shkermoqjen disa dite me pare, pasi te pashe ne nje emision qe ne mos gabohem, quhej „Kontrast“. Ti ishe opinionist i vetem perballe te ftuarit kryesor, Ilir Metes. Gjitheçka qe tha ai, me nje oratori fshatareske, ishin vetem broçkulla dhe rrena, sidomos kur foli per grushtin „qe e kishte kurdisur Rama dhe e hengri Berisha - askush nuk priste nga ai qe te bente nje analize normale dhe te pohonte diçka te vertete. Ajo qe me habiti ishte mefsheria jote ne formulimin e pyetjeve, qe i drejtoje atij. Pyetje teper oportuniste,, a thua se ti ishe nje gazetar i partiçkes se tij dhe vete pyetjet ti kishte shkruar ai dora vete. Ishte nje rast i rralle qe ti, balle perballe tij, njerit prej personazheve me negative te politikes shqiptare, te tregoje integritetin, guximin dhe vlerat e tua, por ty, thene troç, nuk ta mbajti by••a. Per mua, nga Lorenz u ktheve ne nje „Lenz“ pipirruq - nga te cilet ka plot dhe qe mbushin çdo mbremje portalet e TV-ve ketu tek ne. Per artikullin tend te mesiperm, nuk dua te futem ne detaje, perveç nje paragrafi, qe po me mbush mendjen, se me ty ka ndodhur nje metamorfoze e çuditeshme. Ti shkruan se… „Grushti që goditi Sali Berishën përgjaku në fakt gjithë portretin e shoqërisë shqiptare. Ai çast që zgjati sa një selfie në celular, demonstroi në mënyrë të pamëshirshme një qark të mbyllur problematikash, herë të rënda dhe herë qesharake të mosfunksionimit të një shoqërie në krizë dhe depresion të thellë. Të gjithë autorë dhe të gjithë protagonistë, të gjithë atentatorë dhe të gjithë viktima, ai çast fatkeqësisht sërish nuk afron pothuaj asnjë shans për të reflektuar se çfarë është bërë keq dhe nuk jep asnjë shans tjetër për të kuptuar se çfarë duhet bërë ndryshe; ishte dëshmia e rradhës që provon sesa të brishta janë ekuilibret e brendshme të shoqërisë shqiptare që ngjan se është një shkëmb në majë të një humnere që mbahet pezull nga një guralec i vetëm„ Pra, ti vendos shenjen e barazimit midis llumit, qe perpiqet ta fundose Shqiperine ne gropen e gjirizit nga ku vjen vete dhe perpjekjeve aspak te lehta, per ti dhene ketij vendi kaq te pervuajtur nje emer, nje fytyre, me te cilen te krenohet sadopak. Per ty, per te ruajtur ekuilibrat, jane „të gjithë autorë dhe të gjithë protagonistë, të gjithë atentatorë dhe të gjithë viktima“…. Ti e din fare mire qe kjo nuk eshte aspak e vertete, por e ke humbur kurajon per ti vene emrin sejcilit, si atij qe eshte atentator ashtu dhe atij qe eshte protagonist. As qe mund te behet fjale per nje situate te ekuilibruar, jane dy forca te pa barabarta qe veprojne ne krah komplet te kundert, njera per te ndertuar dhe tjetra vetem per te shkaterruar. Dhe ky i ashtuquari „ekuiliber“ qe ti permend, nuk mbahet aspak nga ai guraleci i vogel. Ai nuk ka asnje shanc te mbetet i tille, se forca progresiste, aspak e persosur por mjaftueshem e fuqishme dhe e perkushtuar, do te largohet perhere e me shume nga haleja ku vegjeton pjesa tjeter. Per ta mbyllur, deshiroj te te them, se emri yt Lorenc eshte nje emer i veçante dhe i bukur, por ta kane zgjedhur prinderit e tu. Perpiqu ta meritosh ashtu te plote…
@ komshi...Bravo!
S'ka pse çuditemi kur ai e di mirë që shumë të thëna i merr era edhe me nënkuptime t'i jenë përciellë Kon - it dhe Trast - ës , e mënyra se si e kojnë auditin edhe andrallat në thonjza u fluturojnë si laraska e dy pare në torbë do që t'u marrë , dy gurrë bashkë s'u intereson se u prishet tregu . Nuk i'u intereson të marrë fund kjo rrëmujë se s'ka kush ja mbush torbën torobellos . Paçka ,, e syçelë .
O gazetar shkerdhata naj hiqni nga gazetat kte pusht antishqiptar kte kriminel , vetem prej ktyre ikin te te nga shqipria dhe neper gazeta kte kafsh nxirni o mos bofshit hajer , ju jan ber ushqim kta lloj kriminelesh , nuk na plas fare se qelluan kte pler antishqiptare se ky ka vrar sa nuk numerohen ne kte vend , hap televizorin te del ky qen ne ekran , hap gazetat po i njejti qen , naj shpifet o plera gazetar , nuk na plas per kte ndyrsir fare , un nuk e kuptoj si del pazarit ky kriminel qe ka vrar gjysmen e shqiperis .
Jo ore, dashke te mbese rrugeve si lypes Mero me gjithe staf nese u heq nga goja ate te Saliut...se te thone nje llaf te vetem per kete qeveri Rama nuk ja mba as bitha as verra e saj.
Ne artikull Lorenc Vangjeli thote: "Grushti që goditi Sali Berishën përgjaku në fakt gjithë portretin e shoqërisë shqiptare." Kjo nuk eshte aspak e vertet aspak reale Z.Vangjeli. Ai ishte nje grusht qe e hengri vetem sali Berisha, bga nje i semure mendor. Lexoni me shume rreth semundjeve mendore po ashtu konsultohuni me nje mjek psikiatrist nqs doni te shkruani per grushtin qee gjoja paska pergjakur shoqerine shqiptare as shqiperia as shoqeria shqiptare nuk jane pergjakur Lorenc. Nqs ti ndjehesh sikur te dhemb akoma ai grusht ti nuk je ne rregull. Analiza jote nuk eshte korrekte
kur pushteti i pushteteve hesht, ju gazetaret beni shrbimin me te keq shoqerise , e nxini. pasojat jane ju nuk jepni optimizim. Faktorizimi i te keqes, mohom optimizmim dhe shpresen Ju jeni pjese e abuzimit te pushtetit te katert, dhe nuk ndjeni asnje pergjegjsi,ibrahim
Pirdhni ......pirdhni se liroheni ...... ec Sale (Berisha) ec aty ....si Blues Brothers dukesh me ato syzet , i modh ,xhigand je or Sal Ram Belushi .. U paska dash me te rrah nje budalle me nxjerr ne pah fotozhenine si artist Hollywood -i tani ne pleqni . Gjynof .... ke hum kot me kete pis milet . Mo i hiq mo syzet Sale ,qe kshu te dum Blues Brothers .... SalRam Belushi.
Ti o Stivo qeke bir kurve i qut, paske hum kot.
KY ANALISTI ME EMRIN LORENC BEN TE DITURIN DHE ATO QE FLET NUK I KUPTON AS VET NJE FAR TRAPI JAN MBUSHUR STUDJOT TV ME ANALIST A THUA SE SIKUR TE MOS JEN KETA SHQIPERIA NUK DO EGZISTOJ KETA JAN SHERBETOR TE POLITIKES QE DEZIFORMOJN PUBLIKUN FLASIN SIPAS QEFIT SE I SHERBEJN PARAS KURSE KETI KANCERIT TE SHQIPERIS EDHE PLUMBIN EKA PAK SOJ QIRI
KY ANALISTI ME EMRIN LORENC BEN TE DITURIN DHE ATO QE FLET NUK I KUPTON AS VET NJE FAR TRAPI JAN MBUSHUR STUDJOT TV ME ANALIST A THUA SE SIKUR TE MOS JEN KETA SHQIPERIA NUK DO EGZISTOJ KETA JAN SHERBETOR TE POLITIKES QE DEZIFORMOJN PUBLIKUN FLASIN SIPAS QEFIT SE I SHERBEJN PARAS KURSE KETI KANCERIT TE SHQIPERIS EDHE PLUMBIN EKA PAK SOJ QIRI
TE MENCURIT MESOJNE NGA BUDALLAI .BUDALLAI NUK MESON ASGJE NGA I MENCURI.
Lorenc je sh. ipa kuptueshem me shkrimin ,jo gjithmon edhe keshtu edhe ashtu .Ne kete zamallahi ngjarjesh si analist thuaja opinionit te verteten ne sy .ne debatin me yllin dhe neritan sejaminin u terhoqe nga mendimi dhe deklarove sali berishen burre shteti, e pa kuptueshme perse....... Saliu po te ishte burre shteti ate dite duhet te kontrollonte cdo fjal qe nxirrte nga goja.,dhe jo te bente protest, te vepronte si burre malesie ,te priste miqte si duhej dhe si e ka zakon shqiptari.Skenari i d 6 ,eshte i turpshe dhe skandaloz ,KURRE nuk duhet te ndodhte ,ai grusht te as nje militant i thjesht i PD dhe KURRE ndaj S Berishes .Leni drejtesin te veproj ,ndaloni supozimet se po leni NAME me hipoteza qe nuk kan asnje baze ,vec thashethemet nga llafazanet .