Demokracia në Shqipëri lindi e vdekur

8 Dhjetor 2022, 17:32Blog TEMA

Demokracia në Shqipëri lindi e vdekur

Nga Namir Lapardhaja

Sot, 32 vite më pas, një konkluzion i tillë është lehtësisht më i arritshëm. Studentët, të cilët duhet të ishin në pararojë jo vetëm të ndryshimeve, por edhe të mbizotërimit të jetës politike në vend, u përdorën nga elita politike e kohës si një garniturë e shkëlqyer.

Më pas perdja ra dhe askush nuk u mundua ta fsheh më se gjithçka ishte e kurdisur sipas një plani të mirorganizuar. Edhe nëse nuk kishte një regji qendrore, ishin vetë aktorët që u kujdesën që gjithçka të ishte nën kontrollin e tyre. I yti mishin ta ha, por kockat t’i ruan. Dhe kështu u bë.

Mjafton të shohësh sot elitën politike, mediatike dhe të biznesit për të vërtetuar se gjithçka ka funksionuar perfekt. I vetmi politikan i ri, që dukej se e prishte skemën, u largua prej saj “me pekule”. Përtej kusureve që mbante mbi shpinë, ishte i vetmi që nuk kishte dalë nga paradhoma e Ramiz Alisë dhe, si i tillë, shkatërronte skemën.

Edi Rama, kryetar i PS-së dhe Kryeministër i Shqipërisë, është mjaftueshmërisht i vjetër në politikë, për të qenë një rrobë e tripsur dhe kundërmuese, për shkak të konsumit të madh dhe trashëgimisë politike. Ndonëse duket paradoksale, por i biri i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe nipi i ministrit të Enver Hoxhës, në fillimet e demokracisë ishte më radikal se pjesa më e rëndësishme e Partisë Demokratike të kohës, ndërsa sot është vazhdues i drejtpërdrejtë dhe përfituesi më i madh politik i elektoratit që përbën në pjesë të madhe vokacionin enverist.

Sali Berisha, kryetari i parë dhe i vetëm real i PD-së, është rikthyer në krye të saj dhe vijon të jetë garanti më i madh i skemës së demokracisë së kontrolluar në vend, duke e udhëhequr këtë parti, jo vetëm tani, sipas metodës së karrotës për miqtë dhe të kërbaçit me armiqtë.

Ilir Meta i ftuar në takimin e Ramzis Alisë me studentët e Universitetit të Tiranës, është rikthyer në krye të partisë që vetë themeloi në vitin 2004 dhe, pas daljes së dosjes si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit, kristalizohet ideja se asgjë nuk ka qenë rastësore për djalin e një familjeje të thjeshtë nga Çepani i Skraparit. Pjesa tjetër e politikanëve janë thjesht zare në duart e tyre.

Kjo treshe të jep mundësinë për të bërë karrierë dhe këta të shkatërrojnë atë, ndërkohë që gjasat janë që edhe këta vetë të jenë pjesë e një skeme dhe mekanizmi më të madh, që garanton vazhdimësinë dhe paprekshmërinë e tyre.

Përveç elitës politike, e njëjta situatë është më atë mediatike dhe ekonomike. Media kujdeset të mbrojë këtë klasë politike, për shkak të përfitimeve të mëdha ekonomike, ndërsa pjesa më e madhe e të ashtuquajturve oligarkë janë ish-oficerë të regjimit të vjetër, rrjedhimisht pjesa më e indoktrinuar ideologjikisht, gjë që tregon se edhe ata nuk janë rastësisht në ato kuota ekonomike. Sigurisht jo të gjithë. Shoqëria civile është inekzistente në rastin më të mirë, ndërsa e blerë në rastin më të keq.

Për të mos folur për intelektualët, që në shumicën e rasteve, pjesa më e madhe e tyre janë trashëgimtar të mendësisë dhe filozofisë komuniste, kurse pjesa tjetër, e trembur dhe anemike. Nuk shërbejnë për asgjë. Demokracia në Shqipëri është shndërruar në një lojë bajate. Qytetarët nuk besojnë më tek ndryshimi që mund të vijë prej zgjedhjeve dhe, në vend të reagimit, kanë zgjedhur të ikin, të emigrojnë. Tallja duket se është kuptuar prej tyre dhe janë të pafuqishëm përballë kësaj makinerie gjigante që suguron vazhdimësinë e lojës duke mos prekur të ngjashmit e saj.

Ata nuk e duan qeverisjen, por nuk besojnë as tek opozita, gjë që e mban situatën të bllokuar, të pandryshuar. Nëse do të parafrazonim profesorin e shkencave politike, Ivan Krastev-in, demokracia në vend ka humbur mundësinë e saj për t’u vetëkorrigjuar dhe është kujdesur më shumë për të mbajtur të paprekur fasadën demokratike.

Qeveritë në vend janë ndryshuar, por nuk është arritur të korrigjohen politikat e tyre, sepse në këtë lloj demokracie njerëzit e kanë humbur shpresën që zëri i tyre mund të sjell ndryshim. Gjasat janë të kemi arritur në pikën që të gjithë institucionet tona kujdesen për ruajtjen e fasadës dhe të status quo-s dhe për asgjë tjetër. Ka dështuar sistemi demokratik që në pikënisje. Ai lindi i vdekur. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

9 Komente

  1. S
    Shko shit fara ose gshtenja tpjekme

    KY LAPARDHICA ESHTE SHUME SIPERFAQSOR DEMOKRACIA LINDI PER SE MBARE POR E VRANE OR TOROLLAK INJORANT I PADITUR QE SHKRUN SIKUR PO SHET FARA LULEDILLI. LEN MOR KET ANALIZIMIN SE NUK PER KET PUN TI.

    1. P
      Prostituta Kombetare Sali

      Nje deputet i Malesise se Madhe mberrin ne ShBA me 1992. Shqiptaret i grumbullohen rrotull te degjojne ndonje fjale per demokracine! Deshtoi thote, nuk ka demokraci ne Shqiperi, ka ra ne dore te komunistit Sali. Deri ne pragun e vdekjes( diku nga 1996), familjaret fiknin televizorin qe i ndjeri mos te shikonte Doktor Mortjen, sepse u bente i lig dhe humbte qetesine. Flas per nje deputet te PD, i cili doli hapur kunder ligjit bolshevik 7501 dhe ju drejtu popullit te Malesise se Madhe qe ta bojkonte ate ligj dhe secili te merrte pronen e tij. Sa per kujtese : Doktor Mortja e ka shpallur veten Perfaqesues te ish Pronareve!!!!! Ne krahun tjeter zbaton ligjin 7501 dhe miraton nje sere ligjesh qe tua beje te pamundur kthimin e prones Edhe kur ajo eshte e lire.

      1. E
        E verteta dhemb....

        Nuk ka ( nuk ka pas e nuk do te ket kurre)Dhimokratia ne nje bourdhelo islamikesh... Sunit dhe Dhimokratia nuk mund te bashkejetojne,ne asnje vend arab nuk function Dhimokratia......pune arabesh Kush beson te kunderten thjesht ka nevoj per psikiatro.... gezuar ramazonin

        1. p
          pokeristi

          z.Lapardhaja! S’di çfarë moshe kini, por dua t’ju përmënd një ngjarje,për hir të së vërtetës. Ishte ballafaqimi i parë publik,i PD-së të posa krijuar.U organizua një si biçim mitingu në shshin para stadjumit “Qemal Stafa”, Air Albanija sot. Në shkallët që zbrisnin tek sheshi para stadiumit ishin rrjeshruar Sahliu,Pashko,Meksi,Edi Rama,Kasem Trebeshina,e të tjerë .Foli Sahliu.Mbas fjalës të tij dikush tjetër dhe Edi Rama kërkoji mikrofonin që parija e PD-së s’ja jepnin.Ja u rëmbeu me forcë dhe ja hyri mbarë e prapë bëmave dhe pislliqeve të Enver Hoxhës dhe Ramizit që ish ende president.Turma e mbledhur në atë shesh u entuzjasmua së tepërmi.Pasi mbaroji Edi, mikrofonin e kërkoji Kasem Trebeshina,ish i burgosur politik.Nuk ja dhanë.Atëhere Kasemi lëshoji shprehjen lapidare: “Fatkeqësisht foshnja paska lindur e vdekur” Foshnja simbolizonte PD-në e porsa krijuar.

          1. K
            Ky lapardhuci ka grabitur kopeshtin ne Berat

            Edi Rama ndjek linjen Enveriste ....me fale po ti qene pjelle e Berrishes komunist .E para .Edi Rama nuk eshte i majte politika e tije eshte dhathte .E dyta babai .Edi Rames ka qene skluptore artiste i merituar kur te vizitoshe varrezat e deshmorve megjithse ti je me preardhje balliste jedhes pulash bashkpuntore me okupatorin ke nje document nga shteti Gjermane kane qene 13 mije e 500 kolaborator shiko mos gjene Lardhane ne liste por ke nje permendore Nena Shqiperi te bere nga Kristaq Rama dhe nje nje Vlore te sheshi pamvsrsise po ku njeh artin ti pise islamiste nuk besoje qe prindi juaj ka dhene aq sa ka dhene prindi Rames .Dhe e fundit te kesh turpe komunist qe meresh me biografine e njerzve pis njeri njesoje si Berrisha ti ke vjedhur kopeshtin e femijeve a e di ku ka jetuar Edi Rama ne nje apartament te thjeshte nuk eshte ritur ne blloke. Katundar po te ra rruga per Tirane shiko mos gjene rrugen Gjoleka eshte nje pallat i vjeter jo si kopeshti qe ke grabitur ti .E vertete eshte nipi Spiro Koleka kush e pyeste Spiron Lenken Teften keta ishin kot ishin si ty ne PD thjesht per te ngritur doren legen njeri

            1. l
              lion

              Shoqeria Shqiptare nuk ka pasur ndonjehere elite intelektuale, ka qene e ndare ne bajraqe dhe si e tille vazhdon. Kush thote qe ka demokraci genjen veten, shoqeria shqiptare eshte e vdekur. Ne si shoqeri jemi primitive shikoni shfaqet me flamur kur festojne per diten e flamurit dhe kupton qe ora e shoqerise shqiptare ka ngelur ne 1912. Nuk ka komb qe feston diten e pavaresise si ne. Cdo gje eshte fallco ne Shqiperi, politikane injorante, shkolla eshte per ardhur keq, universitetet jane si shkolla partie, pseudo analiste. Gazetare qe s'dine te shkruajne. Politikane dhe njerez me 700 flamuj, popull pa shtylle kurrizore.

              1. Tuti

                Shko shit gështenja të pjekura pse nuk del me emrin tënd Lapardhaja del me emrin e tijë ndërsa ti kërkon të japësh mëndë

                1. L
                  LORA

                  PD-ja lindi e vdekur ,z.Namir Lapardhaja,,,,ndersa ju kujtoheni pas 32 vitesh ta artikuloni kete te vertete, me pasoja katastrofike per historine e shtetit te shqiptarve,ne tri dekadat e fundit. Shqiperia eshte ne rruge te mbare Namir,,, edhe pse ti e sheh zi,,sikurse tere nahija shqup-se.Demokracia po funksionon per njerzit e punes dhe nderit,kurrsesi per kategorine e kundert ,,,,qe nuk do mundet me te vjedhe vullnetin sovran ne Shqiperine tone. Keshtu Namir,mos barazo demokracine me PD-ne,se qorollepsesh .

                  1. A
                    Ad

                    Perfundimi i autorit është i drejte por jo i shterrur pa marrë mendimin e Lorit më sipër por sidomos të historianit brilant, objektiv dhe idealist si ai, i dorës së pare, zotit Beqir Meta. I cili e ha gjellen pa e lene te ftohet. Ki historian modern ka zbulue metoden ma të re ne shkencen e historiografise, atë se hekuri rrihet sa është i nxehte, ndryshe nga fjala vjen, hstorianet gjermane qe priten kohe per t'u shprehur per Oto von Bismark. Departamenti i Shtetit, ne mos faj, ka gabue rande qe s'e ka lexue librin e historise ku historiani brilant Beqir Meta i jep vendin e meritue legjendes se demokracise... perndryshe s'do ta kish shpall non-grata... Sa per Loren me sipër, është bij fshataresh pa tokë dhe ka mbarue institutin m-l të humanistes ma të madhe qi kanë njofte ndonjihere trojet arberore, Nexhmie Xhuglini Hoxha... Kurse për malesorin e Malesise së Madhe, deke ne SHBA, ftoj emigrantet të hapim një llogari bankare për t'i ngrejte një permendore te madhe në shsh të Tiranes...

                    Lini një Përgjigje