Ku ishte Ilir Meta (që i bie më të fortit) kur ia hodhën ‘knock-out’ pikën e tij të dobët?

7 Dhjetor 2022, 09:54Blog TEMA

Ku ishte Ilir Meta (që i bie më të fortit) kur ia hodhën

Nga Ardit Rada

Një ditë para Samitit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sali Berisha deklaroi se Tirana do të lebetitej nga protesta e 6 Dhjetorit. Dy ditë më parë, duke u përpjekur të justifikonte prekjen e mundshme të perimetrit të sigurisë, tha: “Në vendet e BE ndodhin protesta, madje ka raste që liderët evropianë sulmohen me vezë apo bojë”. Se kush u lebetit dhe kush u sulmua, e treguan orët në vijim. Karma bëri punën e saj.

Pas ngjarjes që tronditi vetëm Berishën dhe sigurimin e tij personal një lumë hipokrizie vërshoi në rrjetet sociale dhe në ekranet e mbrëmjes. Gjeje aty vajtonjës, moralistë, të dëshpëruar dhe të “çuditur” sesi sulmohet një burrë plak që mezi mbahet në këmbë. Këto qëndrime i bëjnë hipokrikte dy faktorë. Së pari, ky “burri plak” ka 30 vjet nëpër këmbë, në çdo fushë të jetës së shqiptarëve. Nuk ishte një pensionist i zakonshëm që e rrahu një narkoman në lulishte.

Së dyti, ku janë këta moralisë kur ky i moshuari fjalën e fundit e thotë të parën falë “lirisë së shprehjes”? Fjala bie, ku ishin kur ky ‘viktima’ 10 vite më parë kërcënonte deputetët e opozitës së atëhershme se do t’ua bënte fytyrën më të zezë se këpuca? Apo kur vetë doli në opozitë dhe bënte thirrje që të vriteshin inspektorët e aksioneve të OSSHE, UKT dhe IKMT që luftonin informalitetin? Më konkretisht, duhet të mbetet e paharruar deklarata e tij në prill të vitit 2016, që për turp heshtën edhe ambasadat, edhe shteti. Ai tha publikishit në atë kohë në Parlament se:

“Iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që për sigurinë e tyre të armatosen! Të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, shtëpitë, pasuritë e tyre. Nëse ju si organizatë kriminale (qeveria) mendoni të terrorizoni opozitën me bandat tuaja (policinë) të jeni të sigurt se opozita është e gatshme t’jua kthej ju që të mos gjeni vrimë ku të futeni. Të armatosen, siç armatosen amerikanët”.

Për fat të keq, jo vetëm analistët shëtitës dhe njerëzit e internetit heshtën për këto, por sot kërkojnë “të zbardhet e vërteta” për grushtin që e palosi në tokë nxitësin e çdo akti dhune në këtë vend. Autorin apo aktorin e çdo vdekjeje të shkaktuar nga shteti dhe papërgjegjshmëria e tij. “Plakun” që dogji në Gërdec edhe fëmijë. Të moshuarin që sa të jetojë me soj e sorrollop do t’i përmendet 97-a dhe Otranto. Remzi Hoxha që e zhduku kushedi se ku. Djegia e mediave dhe gjymtimet e gazetarëve. Katër viktimat e 21 Janarit dhe veto e tij dhe e Policisë së tij për të mos zbatuar urdhrin e Prokurorisë për të dorëzuar autorët e vrasjeve. A e keni pyetur ndonjëherë veten, ç’i do Sali Berisha badigardët që i paguan privatisht 10 vite pasi ka rënë nga pushteti?

Çuditem si habitet “i moshuari” që 24 orë para grushtit na foli sesi sulmohen liderët kudo në Perëndim. Berluskoni, i cili në konferencë për shtyp në 2010 i kërkonte femra të bukura nga Shqipëria, hëngri një statujë turinjve në Milano. Macronit i janë stampuar në fytyrë shuplakat e qytetarëve disa herë. Xhorxh Bushin që e ka idhull, ia fluturuan këpucën kokës. Ronald Reganin, për të cilin thotë se e lexon dhe ka rol kryesore në formimin e tij si antikomunist, e qëlluan dhe e shtrinë përdhe. Për të mos folur për Gaddafin që mbante marrëdhënie zyrtare, që e tërhoqën zvarrë derisa shkoi në esfel.

Nuk them të mos ndëshkohet autori. Është një vepër penale që e parashikon ligji dhe ‘apeli’ i të moshuarit që u dhunua nuk duhet të dëgjohet. Sepse është i pasinqertë edhe kur e rrahin. Kërkoi të falet autori pasi e masakruan atë në shesh dhe e morën peng në selinë e PD-së. Siç merrte pengje 25 vite më parë kur i drejtonte vetë me SHIK e me Polici pa uniforma, por të veshur civilë me terital e deve. Kërkoi të falej, jo duke u shprehur se ishte i sëmurë, por duke u thelluar në fantazinë e tij të shfrenuar se ai që e qëlloi është agjent policie i paguar nga paratë e drogës. E “fali”, siç fali Ramiz Alia atentatorët e tij në 1983 në Kukës. Ndaj për inat të Sali Berishës, ai djali duhet mbyllur në burg. Edhe për të zbatuar ligjin, edhe për t’i shpëtuar jetën nga njeriu që mbjell veç hakmarrje edhe nëse të sheh keq në ëndërr.

Tani, pyetja kryesore qëndron për Ilir Metën, çunin e Pazarit të Ri, që i bie më të fortit dhe e thyen në mes. Ku ishe ti, kur ta hodhën knock-out pikën tënde të dobët? Pse nuk ndërhyre?

9 Komente

    1. R
      Ramiu duke qeshur mbi Spektaklin

      I.Mutaj , u gezua aq shume ate cast kur saliu ra ne toke ,sa mendoj se vdiq dhe ai u be tashme Kapua e vetem i Opozitesh Shqiptare ,per te cilen shikon ondra cdo nate . Eshte gjarper qe ka me e godit perseri per vdekje plakun pederast

      1. S
        Spiuni I.M dhe Gim Gagashi

        Haaa spiuni Meta Metaj Muti te keput ne mes kur eshte i dehur md rraki koçimare dje kishte pire vodka nuk i dha efekte po akoma mereni me keta plehra te zbritur nga mali

        1. T
          Tironsi

          Hahaha spiuni Ilir Floriri desh u rrezua nga frika dhe u bo si lepur ! Ky ishte ujku pazarit te ri ? Ilir shurraqi bohet trim ne ekrane televizive e konferenca shtypi me analiste derdimene te paguar qe e shohin me frike e nuk guxojne ti bejne pyetje e miratojne me koke trimerite e ketij ujku prej letre.Trimerohet para analisteve spurdhjake si Arian Cani, Debilekaj, Lubonja e Eni Vasili . Ne keto ambjente behet trim Ilir kembeshtremberi. Perse nuk e theu ne mes me te fortin dje por mbuloi fytyren me duar si nje lepur i trembur ?Ketyre politikaneve qe per 30 vjet e vodhen dhe e vrane kete popull duhet treguar vendi pasi jane lepuj frikacake.

          1. Y
            Y.H

            Te marin shembell dhe gazetaret e tjere per te thene te verteten.

            1. A
              Ardian

              Ilir plehra e ka inskenuar me plakun mere prandaj si beri pershtypje trimit shtrembs i cepanit qe te ha ???????????? e te le pa byth te vej te mbaj moniqen fort se i ran ne tok veremlies se mutit.

              1. i
                ilir

                Analistet nuk thon ato qe duhet neper ekrane se nuk i therasin me e humbin honoraret.Me ato honorare rojn! Mbrem jepte leksione se si duhej te trajtohej opozita nje zonje qe ne kohen kur ishte ne pozite i kapte per "ZHELESH" opoziten dhe askush nuk i kundershtonte fjalen!

                1. c
                  ce

                  Amon kur flet dhe Jozi qe ishte gati ti jepte plumbin ballit Gramoz Rucit dikur ne parlament. Grua pa imazh, pa yrbe, u kthye prape ne foltore se e pa se 12 vota mori ne Tirane se nuk ka asnje lloj personaliteti si femer, e mbani mend qe beri tender 120 milion leke ne kuvend dhe e mbushi me kompjutera rrangalle te perdorur qe kishin 10 vjet qe kishin dale nga perdorimi dhe nuk punonte asnje dhe talleshin gjithe diten deputetet me rrangallat e kryetares se kuvendit Jozi e plakur tashme.

                  1. P
                    Protestuesi paqësor

                    Agush mutja ishte duke menduar si të bjerë salehu nga kali, që ky të marrë drejtimin e opzitës si më i zoti, pastaj "do t'i bjerë më të fortit, do ta këpusë mu në mes më të fortin" si çun i Pazarit të Ri... Si njëri dhe tjetri janë e njëjta mortje, banditë, që kanë nevojë të riedukohen, po kur?! Kjo është çështja...

                    Lini një Përgjigje