Kush e rrahu Sali Berishën, për ta lënë në hije Tiranën dhe samitin e BE?

6 Dhjetor 2022, 16:24Blog Nga Kreshnik Spahiu

Kush e rrahu Sali Berishën, për ta lënë në hije

Sot Tirana ishte kryeqyteti i Europës.

Për herë të parë që nga 28 Nëntori 1912 kur krijuam shtetin shqiptar nuk kishte ndodhur që të gjithë “kokat” e Europës të mblidheshin në Shqipëri.

Qindra gazetarë dhe media të huaja “pushtuan” sheshin para stadiumit.

Edi Rama po përjetonte ditën e tij historike.

Ai po shijonte një ëndërr që nuk e realizoi dot asnjë kryeministër në 110-vite shtet shqiptar.

Vëmendja e gjithë opinionit ishte në Tiranë.

Shqipëria ishte sot e përkëdhelura e Perëndimit.

Shqipëria ishte e përzgjedhura e liderëve botërorë si shteti dhe populli më pro-Perëndimor në Ballkan.

Stadiumi kuqezi “Air Albania” ishte oda e pritjes së mysafirëve, ndërsa Ura e Lanës ishte WC-ja e jashtëqitjeve të shekullit të 21.

Krejt papritur buzë lanës, atje ku prej dekadash urinojnë fundërrinat e qytetit u shfaq një person i paguar për të goditur dhe dhunuar ish-kryeministrin, Sali Berisha.

- E goditi para kamerave

- E goditi në Bulevard

- E goditi në mes mbështetësve

- E goditi në të njëjtën orë kur Macron dhe Scholz po flisnin para kamerave për të ardhmen e Shqipërisë.

Komentet kanë pushtuar mediat me interpretime të ndryshme:

Dikush e quajti KARMA,

Dikush e quajti hakmarrje,

Dikush e quajti poshtërim,

Dikush e quajti dhunë,

Dikush e quajti njeri të qeverisë,

Dikush e quajti të çmendur,

Ne kemi 32-vjet që kemi përjetuar rrahjen e dhjetëra politikanëve.

Të gjithë i ka rrahur Sali Berisha në 32 vjet:

- Rrahu Fatos Nanon në burgje

- Rrahu Edi Ramëm me leva kokës

- Rrahu Paskal Milon,

- Rrahu Arben Imamin në shesh,

- Rrahu Skënder Gjinushin,

- Rrahu Genc Pollon,

- Rrahu Pandeli Majkon,

- Rrahu Blendi Gonxhen,

Por a mendoni ju se, KARMA ja ktheu mbrapsht “dajakun” me të njëjtën mënyrë siç ja bëri kundërshtarëve?

- Jo, dhuna e sotme nuk e poshtëroi Berishën por e faktorizoi,

- Jo, dajaku publik nuk i interesonte kundërshtarëve të Berishës,

- Jo, rrahja e Berishës nuk është akt patriotik por anti - shqiptar

- Jo, grushtet mbi Berishën nuk janë garë politike por taktikë për destabilizim.

Njeriu i fundit që do kish interes për ta rrahur Sali Berishën sot, do ishte Edi Rama.

Sot ishte e vetmja ditë që Rama nuk do e faktorizonte Berishën.

Grushtet mbi Sali Berishën, shkëputën vëmendjen nga samiti i BE dhe nga dita magjike e Edi Ramës.

Sot në Tiranë ishin ulur këmbëkryq shërbimet sekrete të Perëndimit dhe Lindjes.

E çfarë mund të ishte çelsi magjik për ta hedhur në erë ditën historike të shqiptarëve?

Rrahja publike e Sali Berishës ishte “atentati” për ta faktorizuar si lider politik të opozitës dhe për ta damkosur Tiranën Europiane në sytë e liderëve Perëndimor.

Asnjë shqiptar nuk e dëshironte sot poshtërimin e Sali Berishës, sepse mjaftojnë 364 ditë të tjera të vitit për ta bërë atë.

Për këto arsye, pyesni veten: Kujt i interesonte sot, rrahja e Sali Berishës dhe lënia në hije e samitit të Bashkimit Europian në Tiranë?

Rama kishte mundësinë, 10-vitet e fundit te rrihte apo ta grushtonte Sali Berishën me pushtetin dhe levat e tij, por nuk e bëri asnjëherë.

Sot personi më i painteresuar për ta dhunuar Berishën, ishte Rama.

Sot, Rama e donte 1000% reklamën mediatike për vete, jo për Saliun.

A mendoni që Rama është aq budalla, sa të bënte sot auto-gol në finalen e “Kampionatit Europian” në Tiranë?

48 Komente

  1. A
    Askushi

    Sali Berishen e rrahu Sali Berisha!

    1. T
      Tan_Tironci

      Hedh nje budalla nje gur ne lume e tere te zgjuarit hidhen per ta gjetur. Ai qe e hodhi, nje gje e pati!!

      1. T
        Tropokukohasjani

        E rrahu nje tropojan, se e kishte inat qe berisha e kishte kullen me maje dhe ai me bythe. E rrahu nje kuksian. E rrahu nje hasian. He tema ka me qytete te verilindjes qe do deklarosh? Plera qe doni te nxisni vllavrasjen!!!!

      2. L
        Lala i Lushnjes

        Grushtin e par ia dha vetvetes, grushtat e tjerë që do të vijnë do të jen tamam se do të jen të popullit.

        1. K
          King D

          Jeta politik e Sali B. me banditet e tije... ???? ne shtepine e tyre mbjellin lule... jashte kufijeve te shtepise... ???vrasje,plagosje,vjedhje,grabitje, droge,prostitucion etj etj etj lista pa fund....!

          1. M
            Malok baba

            E rrahen komunistat!!!

            1. O
              Opinion

              Prap fajin e ka Saliu, pyetja ime është e vendosi gazeta Tema se nga është ky çuni?

              1. V
                Vranakonti

                Sali Berisha e ka paguar ate person qe ai ta godiste dhe Saliu te hidhet ne sulm kundra Edi Rames. Ka me te zgjuar se Saliu dhe i kuptojne djallezit e tij.

                1. S
                  Soreto

                  Knockdown. Hahaha.

                2. d
                  demokrati

                  Saliu ishte regjizori dhe aktori i ketij filmi me metrazh te shkurter.Per ksi gjerash eshte artist

                  1. B
                    Bureto

                    Nuk është aspak e çuditshme se si një mori shkresash me gjoja documenta në favor të alibisë së tij se atë e goditi Rama, u ndodhën vetëm pas dy orësh në tavolinën e tij në konferencën për shtyp. Sigurisht që truri i tij është jashtëzakonisht prodhues për djallëzi dhe sajesa etj si këto, për për ta vënë atë mendje diabolike në punë, lipsen bashkëpunëtorë, dhe ata nuk i mungojnë. Si metastazat e kancerit në gjëndjen terminale (të fundit, të pa shpresë) të një të sëmuri janë prezente dhe në çdo organ të trupit/organizmit "Shtet" si në: Polici, ShiSh, Spitale, Gjykata

                    1. V
                      Vranakonti

                      Ai qe goditi Berishen me grusht ishte me te meta mendore,po ata qe e masakruan ate,si ishin? Badigardet e Berishes qe masakruan dhunuesin jane me keq se ai. Badigardet jane sjall shume keq me ate dhe duhet te pergjigjen para prokurorise.

                    2. L
                      Leo

                      e gjithe kjo eshte oragnizuar nga Salih Ram Berisha dhe Ilir Rexhep Metaj Mendojne se keshtu do krijojne trazira ne Shqiperi duke akuzuar Edi Ramen kur dihet qe Edi Rama qendron shume me lart nga keta dy katunare te pagdhendurdhe nuk merret me keto karlliqe

                      1. B
                        Buda

                        Kreshnik, ia ke futur si kau peles kesaj radhe. Perbindeshin e Vicidolit, kete kreun e agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, Sali Sheqere Vuk Karaxhichin, e goditi tornado, stuhia qe ai vete e ka ngritur tash e 32 vjet me radhe mbi shpirtin e ketij populli te braktisur per llafazaneve si puna jote qe ike dhe u strehove ne Gjermani. Kur flasin bijte e vuajtur te ketij populli ish-lideret e deshtur politike si puna jote duhet te heshtin!

                      2. I
                        Inskenim karagjozash maloko-fshatare

                        u tentua te terhiqet vemdnja nga Samiti ,siedhe per te nxitur nji Konlikt si me 97-en ,ku qellimi kryesor mbetet , Shpeitimi prej Drejtesise i Dy Krimineleve dhe Kancerozeve Tradhetareve Esadiste te Kopmbit Shqiptare , ata qe kan bere Pasuri Sheikesh me rroga Deputeti per dy dekada ,qe kane ne Bodrumet e tyre mijra Kufoma . Mendoj se Qeverria duhet te merret seriozishte me Drejtesine ne vendin tone ,sepse ky popull ka pare shume Poshtersira nga kjo Dyshe Bastarde Kriminelesh Esadiste

                        1. F
                          FAN NOLI

                          Me qarte nuk ka!

                          1. P
                            Petrit

                            O Nik, nje te drejte ka pas Rama me ty kur te quajti Sorre. Ti je Sorre dhe ti asnjehete ske per te puthur me ne politike se e pe politiken nga xhepi jot. Je bir dhe vella kurve dhe keshti=u do mbahesh mend si djali kurves qe donte te behesh lider.

                            1. A
                              Anonim

                              MIR KY ESHT MASKARA PP BABA JUAJ JASHTQITJE CFAR ESHT ME 97 NE VLOR, ME VRASJEN E HAKLAJVE, ME VRASJEN E TREBICKES , ME VRASJEN E OLLDASHIT , KY BABA JUAJ SHPELLAR E MARRTE ZOTI DHE U VESHT ME TE ZEZA SI NENAT E VLORES MOS E ZENT VITI I RI.

                            2. k
                              koli

                              Kerkove muajt e fundit te perfshiheshe ne strukturat e Opozites dhe Berisha ta preu me nje JO te madhe.Tani ,ti ben ate qe ke bere gjithnje,,,koven e mutit qe doje ti hidhje Rames se spranoi te te jepte perpara zgjedhjeve ate pjese te tortes qe i kerkove ...dhe koven e m...dhe Doktorit per JO-ne pervmuese.Do te te them dhe emrin e negociusit tend per ne torten e Opozites?!

                              1. P
                                Poshtë tradhëtarët e Shqipërisë

                                Një super analizë ke bërë Kreshnik Spahiu,çdo gjë që ke shkruar është e vërtetë. Sali Berisha e pagoi atë njeri dhe e bëri për të marrë vëmendjen dhe për t'u viktimizuar për të destabilizuar Shqipërinë . Ai është njeriu dhe politikani më antishqiptar është vegël e Rusisë dhe Putinit.

                                1. S
                                  Super lartmadhnia

                                  Bini dakort me Nik shqiponjën, e pagoi Sala? Është i çmendur? Apo fajin e ka Saliu?

                                2. A
                                  Abdul Dibra

                                  Mero gjithsesi Berisha e meritonte sot nje grusht,turpi eshte se nje grusht e uli ne bythe dhe i nxiu syrin.Merreni me sportivitet,nga neser do jete gallate, njerezit do bejne humor.

                                  1. B
                                    Besnik

                                    Absolutisht e vertete!

                                    1. M
                                      Made in Albania

                                      Dogma e Andi Buatit morri dhenë .

                                      1. T
                                        The truth

                                        Krhehu se po te presim o trim. Merr dhe ato dylbite. Greku ka erdhur ne kufi. Mos e ki problem per pagesen, do gjejme ndonje burim te pagusjme ty; do tja zhvasim donje lek Ramiut or Sorosiut.

                                        1. k
                                          kosta

                                          inskenim krye keput vetem se ju doli nga duart skenari. shikoni dinamiken e ketij djali si e mban nga dora njeri nga ata qe me pas e godet dhunshem. skenari i tyre do ishte deri ke shtyrja psh por ky cuni me problemet qe paska nuk e ka kuptuar pjesen dhe i futi nje grusht te cilin duhet tja kishte futur cdo shqiptar per te zezat qe i ka bere ketij populli ky plere. nese kjo nuk eshte inskenim une do kerkoj ndjese publike ne tema me foto. hetoni dhe do e shihni. keta e kane karikuar kete djale me foton e berishes dhe me pas e kane leshuar dhe prandaj e moren ne seli per ti humbur lidhjen e filmit. skenar alla malokeri, nuk ka pare njeri film te hajrit nga keta.

                                          1. T
                                            Tartabiqja

                                            Mesa mbaj mënd unë ...këtij(Sales)i kane hedhur dhe bombë ne Qerret...hahahahahaha

                                            1. T
                                              Tartabiqja

                                              Mesa mbaj mënd unë ...këtij(Sales)i kane hedhur dhe bombë ne Qerret...hahahahahaha

                                              1. N
                                                Nick Rossonero

                                                "A e mendoni qe Rama eshte aq budalla" po pyet ti or Nik rrocka? Po ti vete i je pergjigjur kesaj pyetje shume e shume here kur Ramen e ke cituar si : Derdimen, Legen, Uturak e Torollak sa je lodhur...me qellim qe te te fuste Lyl Basha ne liste per deputet te PD, e pasi nuk te futi, ja ktheve Lylit tere sa ke thene per Ramen (si teper Kuq e Zi" qe ishe ahere).

                                                1. E
                                                  Emigranti

                                                  Lexues mos merrni kot, kjo qe ndodhi sot eshte nje koincidencë, dhe asgje me shume. Pak me afer te kishte qene "Rocky Balboa" dhe Saliu rrezikonte jeten, ose pak me shume te kishte rene ne toke Sala po aq rrezikonte jeten. Thjesht koincidencë, .....se populli ne shqiperi rrotkariz...het me shume çdo dite, dhe ja ca ndodh. Komplimente "bacave" te Berishes qe ne 1000 rrahen nje njeri!! ne vend qe ta merrnin e tia dorrezonin policise pa e prekur. Bravo bravo. Mir qe skishte donje "cader pistolet" ai tipi ti bente kulles makaronash.

                                                  1. N
                                                    Nik

                                                    Asgja ska ndodhe , ku eshte lajmi???? ishte i pregaditur ne tavoline nga partia e hajduteve, pra nga partia demokratike

                                                    1. D
                                                      Doni

                                                      E beri vete sali ram berishacic qe eshte njeriu qe ben cdo gje I mesuar nga ustallaret e tij udebashe.

                                                      1. s
                                                        skela

                                                        maloket i kishin thene te qellonte ilir meten po ai e ngateroi me liderin e malokeve

                                                        1. M
                                                          Mara emigrante ne Itali

                                                          Te lumte pena Mero Baze me sakt nuk ka ,saliu i insenon vete keto skena per tu faktorizuar por atin djali i lumte dora e poshteroi salen dhe badigartet esales ku ishin ata ?pet ta mbrojtur kjo tregon me se miri qe kete e ka bere vete saliu qe vdekt ishalla por mortja nuk ha mut .poshte saliu dhe debilat qe e ndjekin pase .

                                                          1. A
                                                            ALI KOMIKU

                                                            ME CUDITI PAMJA E GEZUAR E ILIR METES,,,?? ..SKENAR PER TU PASUR ZILI . PO TE BINTE SHI SKENARI ME CADRA ME HELM ISHTE NE SIRTAR...

                                                            1. Çekiçi

                                                              Sali Karagjiqin e rrahu Damir Fazlliçi

                                                              1. s
                                                                sulo Permeti

                                                                Avni Rustemi eshte mes nesh....gjithmone godet tradhetaret e kombit.

                                                                1. C
                                                                  Cuko

                                                                  Ketij i thane te godiste Meten , po nga shpejtesia , ngaterroi personin.

                                                                  1. F
                                                                    F

                                                                    U mbars mali e polli nje mi Sa ka rahur e vrar Sali Berisha ,Armiku me i madh i ter kohrave qe nuk ariti ta hedh Shqiperin nga gremina por e coi deri ne buz te saj me viktima e lot nena shqiptaresh,me varezat ku numerohen e akoma jan deshmi e gjall e dores dhe tradhe tis se ktij perbindeshi qe dikur edhe ambasaden Amerikane e vu ne shinjesterKjo kafsh shpellash e pasuruar ne kurz te shqiptareve te varfer,nuk e ka per gje te coptoj dhe kelyshin e tij per te zhdukur nje Komb Car ka ketu per te hymnizuar kte pjell qe meritonte plumbin e jo ate grusht "perkedheles"qe tenton te shuaj ter mekatet eksaj egersire antishqiptare NON GRATA Injoroeni or shqiptar e mos hani te tilla fruta helmuse ,gjeni forcen ta shkulni kte tumorrte pa sherushem e aq te urryer ,shpetoni veten ,femijt dhe atdheun tuaj ...

                                                                    1. T
                                                                      Tanguli

                                                                      Nuk do komentoje me nga sote.. vetem do lexoje komentet qe te bejne per te dhj e vjelle..edhe une jame bere shpesh here pjese e ketyre komenteve por sja vlen me ti lexoshe jo te behwsh pjesmares.

                                                                      1. S
                                                                        Semiramida

                                                                        DAJAKU KA DALË PREJ XHENETIT. të lumtë dora u çun, por jo vetëm Saliut kur kishe dhe Ilirin ngjitur me të, që po priste një grusht dhe Ai. Dy mortjet e Shqipërisë post-komuniste, po e ndjejnë fundin e tyre sëafërmi, sa as 500 veta nuk i pordhi kush sot.

                                                                        1. s
                                                                          sehomortja gjonekeqe

                                                                          hahaha... sa kom qesh sot. kom njoft shum shqiptar trapa , nyca , lakej , cmirsa , zara etj etj, po shqiptar karadus qi te rrah veten prej deshperimit ,vetem sot e njofta. e kom dit qe je njeri i keq ,po qi keke ene loqe kjo eshte e re per mu.

                                                                          1. s
                                                                            sehomortja gjonekeqe

                                                                            hahaha... sa kom qesh sot. kom njoft shum shqiptar trapa , nyca , lakej , cmirsa , zara etj etj, po shqiptar karadus qi te rrahi veten prej deshperimit vetem sot e njofta. e kom dit qe je njeri i keq , po qi keke ene loqe kjo eshte e re per mu . ene i gjo t'funit "t'qi.... budigardat e leshit"

                                                                            1. E
                                                                              Era

                                                                              Malokët nuk bëhen njerëz,shpellat i kanë tepër.Edi Rama është fisnik,super qytetar.

                                                                              1. r
                                                                                raul

                                                                                Po si u ngref ne konference shtypi para cupelinave 16 vjecare te Jales spiuni Agush askush kokeducja. U ngref si i forti i lagjes a thua se neser do t'ja linin hapur deren e kryeministrise ne mengjes e ky kokeducja do shkonte me vrap ne zyre dhe do fillonte menjehere me emerimin e cupelinave te haremit te Jales ne poste drejtuese te shtetit se e ka pike te dobet rinine e ketij vendi hunderri i neveritur, i digjet barku. Ulerimat e tij dhe thirjet prej te forti te lagjes dhe akuza monstruoze ndaj Edi Rames tregojne qarte se ato te dy pane sot fundin e tyre politik para 2000 mbeshtetesve shpellare mjerane te paguar me sufllaqe e byreke me dhalle mbledhur me shume veshtiresi nga 4 anet e Shqiperise qysh mbreme.Sot perbindeshi i Vicidolit pa vete se atij i ka ardhur fundi. Duket qarte se vete bodigardi i Perbindeshit e shoqeron kete horrin deri prane dhe e shtyn dhe sapo ai kryen aktin vandal ky bodigardi e qellon kete banditin. Sjellje shume e dyshimte e vete bodigardit.Sjellja e spiunit Agush ne kete moment te le te kuptosh se ai e dinte se cfare do ndodhte se nuk i levizi as qerpiku i syrit.Sot Gjigandi Edi Rama ishte ne lartesine e duhur kur priti gjithe kryeministrat e Europes Bashkuar dhe vullosi fitoren spektakolare ne 14 maj ne lokale dhe mandatin e 4 te Kryeministrit ne zgjedhjet 2025.

                                                                                1. m
                                                                                  me emer

                                                                                  regjsori producenti sponsori I.M., KGB, UDB, Garda Revolucionare!!!

                                                                                  1. G
                                                                                    Gus

                                                                                    O njerz mos harroni hambrellat pistolet!!!!!!

                                                                                    1. P
                                                                                      Pensionisti

                                                                                      6 dhjetori 2022 mbetet data historike me e madhe per Shqiperine dhe autori i kesaj Dite dhe date te Madhe eshte padyshim tendenca e theksuar properendimore e popullit shqiptar dhe e Edi Rames. Ne kete dite te shenuar, kur e gjithe vemendja e Evropes dhe e botes ishte perqendruar tek Samiti i BE ne Tirane, mikpritesi Edi Rama nuk kishte absolutisht nje tjeter axhendë, perveçse te priste mysafiret e nderuar dhe te plotesonin 100% programin e hartuar prej tyre, program, qe u realizua me sëmiri. Nese do te kishte nje nje plan per te goditur dhe çnderuar sali berishen ne kete dite, autoret e atij plani duhen kerkuar gjetke, jashte qeverise, jashte Kryeministrise dhe absolutisht jo tek Edi Rama. Edi Rama nuk eshte njeri i dhunes dhe nuk eshte nje hakmarres primitiv. Nese nuk qendron fakti, qe saliu u sulmua nga nje i semure mendor me emrin Gerti Shehu, kerkoni, se mund te jene organizatore fshataret ne politiken mbi 30 vjeçare ne Shqiperi...

                                                                                      Lini një Përgjigje