“Kur politika shkëputet plotësisht nga morali, atëhere cdo gjë është e mundur”. Nuk është ndonjë urtësi nga lashtësia. Dhe as nga gjithësia e sotme. Është një postulat i mbi 30 viteve më parë, nga Akademiku ynë i fundit Rilindas, Rexhep Qosja ! E kam të fiksuar herët në memorie. Që kur filluan dallgët e para shkumërëna të Pluralizmit Politik në Shqipërinë tonë. Dhe nuk u vjetërua asnjëherë.
Isha ende në orët e fundit të gazetës së dashur “Bashkimi”, kur disa kolegë po hidheshin me hir a pahir nëpër mediat PD-së e në gazeta të tjera opozitare. Dhe nuk më shkoi mendja kurrë se një ditë do e rrëmbenin tinëzisht jo si pronë të babait dhe do na hidhnin në rrugë ca bashibozukë të pështirë të Partisë së Punës.
Mirëpo, gati cdo ditë, shpesh paradite e pasdite, ngjiste e zbriste shkallët dy a tri një burrë shtatlartë, i hedhur, energjik, gjithnjë me një cantë në dorë, me vështrim të papërqëndruar e me baluket e ndara përpjetë mbi ballë dhe që përshëndeste nga larg e nga afër me krahun e djathtë ngritur e të shtrirë plotësisht. Kur e pashë në korridorin e Redaksisë së telikosur nga sherret vulgare, nga mendimet e kundërtë me tone të larta kundër karaktereve të fëlliqura deri në mesnatë, të jem i sinqertë, u ndjeva mirë : Ishte Doktor Berisha ! Kështu e kam thirrur vazhdimisht
Madje edhe shkrimin e parë Doktori e ka botuar te gazeta ime “Bashkimi”, ku bënte jatak ditën e natën ! Miqtë e tij kishin qenë gati tërë jetën “shefa” e më të besuarit e regjimit.
Rekomandimet dhe gjuha e nepërkës helmatisëse te Doktori, për mua personalisht, hapën ngadalë hendekun e padëshiruar…”Ai është komunist, nuk lëviz nga istikami”, ishte përgjigjur në një takim partiak në Tiranë. Dhe harroi shpejt veten, shokët e miqtë e vërtetë, të veshur e ngjeshur me rrobat e “armët” e Partisë së Punës. Më vonë, për disa pispilingë dinakë, të pabesë e të pispillosur morëm vesh nga shkresat zyrtare se ishin me spaleta e grada xixëlluese të ish Sigurimit të Shtetit (!). Dhe për mua kuturisnin si urithë se isha mbrojtës i Enverit, nuk bëhesha dot demokrat(më saktë: pëdëist). Por tani vonë jam zilepsur : Ata paskan qenë kampionë të vërtetë në mbrojtje të PP-së e Enverit, madje me grada jo dosido, bashkë me ndonjë lapërdhar të pacipë nga ish“Zëri i Popullit” !
Por një meritë nuk mund t’ia mohoj Doktorit : Këta bicimsëzë i mbajti shumë pranë dhe i ruajti deri në fund me fanatizëm…Askujt nuk ia tregova faktin që unë e kisha njohur qysh në 1983 (Korrik), në katin e dytë të Spitalit nr.1 në Tiranë, kur isha Korrespondent Profesionist me rezidencë në Sarandë. Brenda vetes nuk ndihesha keq, jo thjesht se ishte Kryetar i Partisë së parë opozitare, por mbi të gjitha si mjek kardiolog i mirënjohur. Ardhur nga malësia e Tropojës nëpër shkallët e diturisë e të shkollimit në Kryeqytet .
Jo vetëm që nuk lëvizi asnjëherë familjarisht nga Tirana, por arriti të shkonte për specializim edhe në Paris !
Vonë, në një mbrëmje ta paqtë dhjetori, pasi kisha parë me sytë e mi për herë të fundit një shkrim në shtypshkronjë, po zbrisja për të shkuar në shtëpi shkallët e katit të tretë. I lodhur e i kënaqur, po ktheja në rit të përnatshëm sidomos dy vargjet e këngës së mocme:”Moj kok’ e qenit, moj qëne,/ Nuk dite për veten tënde…”. Kolegu dhe miku im i mirë, Llazar Vero (sot nëpër humbëtirat e mërgimit të detyruar) hapte menjëherë derën e zyrës në katin e dytë dhe ia kthente bukur e me gjongul këngës. Si një përcjellje origjinale në atë qetësi mbrëmësore. Kur po dilja nga dera kryesore e Redaksisë duke vazhduar këngën, te shkallët e para përplasem befas me Doktorin që i kapërcente jo një nga një:”Më fal zotni Mërtiri, më fal !”, u përshëndetëm dhe ai hyri brenda.
Edhe ky prag 6 Dhjetori flet shumë. Dikush i preu drutë shkurt “është provë force ndaj gjykatës”. Pa pyetur për pesë risqet kryesore që lidhen me aleatët, kostot e aktivitetit politik para ndërkombëtarëve, etj. Lind pyetja: janë risqe apo brisqe? Brisqe rroje apo ... Biçak i ndryshkur? Brisk berberi apo biçak çobani ?
Ndërsa një kandidate nën sqetullat e doktorit politikan, na prishi gjakun e na bëri “gjysmë njeriu”, kur u çorr e ia futi si kau pelës: “Kam qenë dhe qitëse, të kenë kujdes edhe ata që janë kundërshtarët e mi”. O Zot, ku i kanë psonisur vallë këto kungulleshka? Dhe Saliu doktor, mban iso e flet “në emër të kombit”, si politikan akshami: “Pas Enver Hoxhës është armiku më i egër i kombit shqiptar”. Uauu! Dhe nuk pushon: “Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës” ...
Edhe për 6 Dhjetorin u duk ashiqare. Dhe nuk e kishte hallin për të krasitur drurët a për të prerë lulet, ose për të shartuar e gdhendur dy gishtat lart, për nder të Samitit Evropian në Tiranë. Se politikanëve të tranzicionit shqiptar u ka prerë thika “në mish të botës”! Më thoni qoftë dhe një të vetëm që e pagoi shtrenjtë ’97-ën, ’98-ën, Gërdecin e 28 qytetarëve të djegur e të pjekur për së gjalli, etj. Paskan lindur “me këmishë”! Se për veten e familjen e tyre ka mbi 30 vite që u shkon jeta si thika në gjalpë. Ndërsa njerëzia ka duruar e duron thikën e varfërisë gjer në kockë.
Doni të shikoni nesër 6 Dhjetorin tim të bukur, atje mbi Vjosë? Doni të dëgjoni cicërimat e fundit të ca zogjve shtegtarë? Doni të dëgjoni frymëmarrjen gulçuese e plot ankth të nënës time, që ngjitej bashkë me hënën si sorkadhe? Doni të prekni nga afër buzëqeshjen engjëllore dhe gëzimin e motrës së madhe fatzezë? Nuk më gëzuan dot as gjyshi e gjyshja dhe as 2 xhaxhallarët. Tre kishin mbyllur sytë përgjithmonë, gjyshi nga torturat dhe plumbat e nazistëve gjermanë dhe njëri xhaxha ishte as i vdekur dhe as i gjallë në tokën e Miçiganit ... Nesër e kam ditë të shenjtë! Mjaft liderë të handakosur dhe protestues të inatosur tashmë unë i njoh nga afër. Kur ma bëjnë gogol 6 Dhjetorin, më vjen për të qeshur e për të qarë. “Po na tromaksin kalamajtë, me ultimatumet nëpër ekrane”, më thoshte dje një mëhallali tiranas. Zhurmë edhe nga kundërshtarët e tyre politikë. Përveç ditëlindjes, ty të shtuam në kalendar dy ngjarje: Samiti Europian dhe protesta paradoksale për mbrojtjen e vilave e të gjëmave pa fund e krye”...
Meqe ke punuar te Bashkimi u kujtova se sekretar kolegjumi kishje Pellumb Bataj .Legen me te madh nuk besoj se gjeje .Ne kohen e ppsh mburej me te jatin se i ishte vrare ne krye te detyres.Nena e tij guzhinere ne vila .Me vone mora vesh se u konvertua ne demokrat safi.Tani i ka humbur fare vula
Ore, mos i vini shumë faj Kristos se varfer se edhe është plakur, por ato që thotë i ka tamam. Saliu vertetoi we ishte komunisti me i ndyre nga te gjithë ata qe ishin anetare të PPSH. Por shikoni foton e artikullit. Jane nje tufë rrugeçërish, koqe kandarësh, dhe nje kryekatunar. Besoj se e kuptoni per kë e kam fjalën kur them kryekatunar. Maskaralleku me i madh ishte qe nepermjet spiuneve të ish-sigurimit Saliu mbrojti pozicionin e tij si kryetar i PD- se duke shmangur konkurencen e atyre qe ishin vërtetë të persekutuar. Dhe mbeshtetet tani vetem nga nje tufë rrumpallash qe nuk jane të persekutuar, por që regjimi i denoi sepse ishin hajdutë dhe kriminelë.
pellumb bataj ishte legen,por jo me legen nga fahri balliu si kampion i servilizmit e i batakciut...por edhe ky maskara qen i hekuran isait u konvertua ne dhjerokrat bashke me njefar shaban murati dhe i coi sali komunisti ne ambasade ne Maqedoni dhe atje gojet e liga thone sr bene namin me ca bursa studentesh. komunist saliu nga me fanatiket e ndyre,bridhte sa te bashkimi te ZP ti botohej ndonje shkrim,por strehen e gjeti te bashkimi me sa duket edhe nga hamit borici ose me shume nga spiuni qemal sakajeva ,edhe ky i konvertuar ne dhjerokrat i flakte.ja keta lloj plehrash qe na spiunonin e raportonin dikur,u bene paria e vendit e vrasin,vjedhin,shkatrrojne e shajne si dikur
Nje komunist mes demokrateve!!!!ne pidh te semes
I nderuar z.Kristo Mertiri.. Mese e vertete AI qe din te kuptoje . Analize dhe Fakte prefekte.. Kemi lindur per te vuajtur ,jo nga NJEREZIT e huaj nga jashte . Por nga brenda,nga NJEREZIT tane,dhe nga NJEREZIT te afert,te shoqerise apo dhe te Families ,me idera te ndryshme qe nuk duhan te jetojne dhe ta shijijne jeten e bardhe dhe te paster..
I nderuar z.Kristo Mertiri.. Mese e vertete AI qe din te kuptoje . Analize dhe Fakte prefekte.. Kemi lindur per te vuajtur ,jo nga NJEREZIT e huaj nga jashte . Por nga brenda,nga NJEREZIT tane,dhe nga NJEREZIT te afert,te shoqerise apo dhe te Families ,me idera te ndryshme qe nuk duhan te jetojne dhe ta shijojne jeten e bardhe dhe te paster..
I nderuar z.Kristo Mertiri.. Mese e vertete AI qe din te kuptoje . Analize dhe Fakte prefekte.. Kemi lindur per te vuajtur ,jo nga NJEREZIT e huaj nga jashte . Por nga brenda,nga NJEREZIT tane,dhe nga NJEREZIT te afert,te shoqerise apo dhe te Families ,me idera te ndryshme qe nuk duhan te jetojne dhe ta shijojne jeten e bardhe dhe te paster..
" Gazetari", nostalgji i gazete Bashkimi. GUNGACIN È NDEQ VETEM VARRI.
O Lis, ai Mertiri eshte marre me shkrime dhe shkrimet, sidoqofte, te bejne njeri, ndersa ti duket qe je prodhim plehrash, e per kete arsye je gungac nuk te ndreq as varri, por vetem gropa e plehrave.
Lisi ste vjen turp edhe pse duheshe te jetoshr neper Male e Bjeshket meqe je Lis. ! Falendero Njerezit qe te kane mesuar Tastaturen dhe te Lexoshe or TI Trim ...i Kompjuterve.. Shko lum baba bli nje thes me Miell dhe ndonje kile molle dhe dergojua aty corakeve nese ke..
Lisi ste vjen turp edhe pse duheshe te jetoshr neper Male e Bjeshket meqe je Lis. ! Falendero Njerezit qe te kane mesuar Tastaturen dhe te Lexoshe or TI Trim ...i Kompjuterve.. Shko lum baba bli nje thes me Miell dhe ndonje kile modhe dhe dergojua aty corakebe nese ke..
Ti je plep se lis nuk je.
Shkrim brilant. I vecante ne shkrimet e tij ky gazetar i njohur. Shkruar me kulture. Te lumte zoti Mertiri. Ke gjith respektin tone.
Lexoj më ëndje Mërtiri jo vetëm për vërtetësinë e atyre që thotë; por edhe për stilin dhe sinqeritetin. Rrespekte!
Nje gazetar i guximshem ne temat qe trajton por dhe dinjitoz ne profesionalizmin e tij.
O shqiptare truthare (nje pjese e komentuesve)! Lexoni shkrimin dhe komentoni per çfare shkruhet. Urime Zoti Kristo, shkrim me se i vertete per dramen 32 vjeçare qe luhet ne kurriz te shqiptareve. Shendet te mire dhe pleqeri te mbare! Loni
Ç'do bënte pa lentet e lisit ajo feçkëjargavece dos'a dërri me pa e vedin , një lis të motshëm . Mbase as s'e di ku varrosen mendimet e as nuk ka parë një gjethe lisi ta shoh me kureshtjen e një fëmije në detaje edhe lenten . Jo de hiç . Mbase ka pas qën'ul nën rrap e i ranë si nga qielli ato olo si çëkth kokës . Lis (¡).
Mirë o Kristo, mirë...Mirë i thua gjërat. Po kujt ja thua, e kush të dëgjon...Shqipëtarët i kanë veshët si tynelet e Krrabës, ku nga njëra vërë u hyn e nga tjetra u del...Gëzo shëndet or mik, se këtë punë e ka marrë lumi me kohë...
Me te rrezikshmit. Keta gazetare dhe analiste, qe po lepihen per te mbajtur gjalle diktaturen punistosocialiste. Mjere ky popull, qe mashtrohet kaq shpejt. Ka 100 vjet qe nuk beme dot shtet. Mashtrohemi me histori te rreme dhe me brohoritje pas udheheqsave. Keta jemi ne. Populli me injorant ne Europe. Rrote Ducja, rrofte Tito, rrofte Stalini, rrofte Mao, rrofte Saliu, rrofte Rama. E kaluam jeten me rrofte, rrofte....