Epitafi

3 Dhjetor 2022, 17:00Blog Nga Monika Stafa

Epitafi

Njerëzit janë më të dobishëm për njëri-tjetrin pikërisht atëherë kur cdo njeri prej tyre lufton fort të jetë vetë i dobishëm. Sa më shumë gjithsecili prej nesh të kërkojë dobinë vetjake dhe të përpiqet që ta ruajë atë, aq më shumë është i pajisur me virtytin, thënë ndryshe aq më e madhe është fuqia që ka për të vepruar sipas parimeve të natyrës së tij e që i përgjigjet arsyes.

Por në morinë e përditshmërisë vullneti për t’u bërë të dobishëm bie; ndoshta për shkak të zilisë, mostolerancës, përjashtimit të tjetrit, vetëkënaqësisë boshe dhe dëbimit të mendjes së shëndoshë duke vënë në lëvizje një mori forcash të tjera më të vogla të cilat nga ana e tyre e zvogëlojnë njeriun.

Dhe dita e cdo njërit prej nesh pikërisht nga këto shkaqe fillon e c’bëhet ngadalë e pakuptuar.

Këto shprehje të cilat unë prej bjerrjes së mendjes i rendita më lart, nuk njiheshin dikur.

Në kohën e totalitarizmit.

Ai sistem si cdo tjetër pati ndërtuar forma të reja për të kërkuar lumturinë e individit; sot sigurisht ka të tjera. Vërtet ne sot jetojmë në liri, por nuk bëj gabim të them se nuk jetojmë në një liri plot hire. E që këtej edhe në një demokraci, si ideologji por dhe si sistem.

Kjo do të vijë vetëm atëherë kur liria, si mendësi të kontrollohet nga një respekt i vullnetshëm për ligjet dhe vecanërisht për ligjet e pashkruara. A mundemi ne?

Të paktën është e sigurt se ky besim në natyrën njerëzore që gjendet thuajse tek të gjithë  e filozofët e antikitetit përbën atë dallimin midis demokracisë dhe oligarkisë, për të cilën flasim natë e ditë ndër tryezat tona politike, në fund fare dallimin midis Athinës dhe Spartës.

Sa herë ka përleshje palësh, luftra, dëbime, masakra, genocide, shfarosje etnish apo popullsish njëra pjesë e globit lufton e zvogëlohet në numër, tjetra rri përballë e mediton, lexon dhe shkruan këto rradhë për pjesën tjetër.

Pse është gjithmonë e njëjta pikturë në histori? Dhe përse popujt nuk kuptojnë?

Të gjithë ata që lexojnë Tukididin e njohin atë si historianin më të thellë dhe më bindës të perandorisë, jo vetëm të epokës së tij, por edhe si një parashikues të saktë të epokave të mëvonshme. Në librin e tij “Epitafi i Perikliut”, ai nuk shprehte thjesht ambicjen e përshkrimit të ngjarjeve të një lufte, por ai donte t’i linte trashëgimi njerëzimit një pronë të përjetshme, në kuptimin më të thellë të cështjeve politike.

Epitafi- Fjala e Përmortshme, ishte vendosur më herët që të mbahej në Athinë për nder të të rënëve të Luftës së Peloponezit. Ai u mbajt nga fundi i vitit 431 para Krishtit. Tukididi shënoi trazirën e madhe me këtë libër por dhe simpatinë për të gjithë ata që e vlerësonin lirinë si virtyt.

Përkthimi i klasikëve të lashtë ka traditë të gjatë mes nesh. Ai merr vlerë sa herë risillet.

Ndaj me vlerë duket të jetë dhe puna e shqipëruesit të veprës, Vangjel Dule, i cili me shumë druajtje e pranoi se përkthimi i tij mbetet modest jo vetëm për shkak të ndryshimit të gjuhëve të reja nga greqishtja e lashtë por dhe në sintaksën unikalisht të vështirë dhe të dendur të Tukididit. Pa përjashtuar dhe tonin panegjirik të fjalës së tij.   

11 Komente

  1. S
    Sara

    eh moj Monika c'na kenaqe.... nuk e p0yet veten a thua e di jevgu vangjel greqishten e lashte te Tukididit?!

    1. K
      Klimax

      Kjo të shqetëson ty, greqishtja e lashtë e Vangjelit?!!! Nuk thua faleminderit që dikush pati kurajon për herë të parë të prezantojë në gjuhën shqipe për publikun shqiptar e të pasurojë literaturën shqiptare me një vepër të 2500 viteve më parë, një vepër që nuk përcjell vetëm ngjarje historike të asaj periudhe, por edhe botëkuptimin filozofik të civilizimit më të lartë të botës antike! Është një civilizim që nuk mund të kufizohet si shteti i Athinës apo si perandori, por pa frikë cilësohet si qëndra e botës, mesi i dheut nga u shpërnda gjithçka që civilizimi i sotëm bazohet e zhvillohet! Nuk e kuptoj këtë cmirëkeqësi të mentalitetit shqiptar për madhështinë e tjetrit, një madhështi që me përulje e vlerëson bota mbarë dhe në të njëjtën kohë kur vet ti si popull nuk kishe 100 vjet më parë as gjuhën e shkruar, kur historia jote trajtohet me hamendje apo bazuar në rrënojat arkeologjike dhe shkrimet e filozofëve të lashtë e në vazhdim të udhëtarëve mesjetarë nga Perëndimi apo nga Lindja!

      1. S
        Sara

        Klimax Vangjeli! kur lexoj dicka te perkthyer sigurisht qe me intereson perkthyesi, perndryshe filloj e mondoj si puna jote.... sa p0er ate qe thua Tukididi e Platoni e shume autore te tjere te lashteise klasike jane perkthyer nga pena te arta perkthyesish ne shqip (po nga ata qe e kishin greqishten e lashte dhe latinishten me diplome vec) me shume se gjysem shekulli me pare... po ti besoj s'e di, se atehere nuk e kishe zbuluar ende grekun brenda vetes e rrezik i beje duart cope ne mitingjet e ish=partise

        1. K
          Klimax

          Hahaha. E vetmja llogjikë për ty është "vlerësimi" i dikujt në bazë të përkatësisë etnike, të ngjyrës së lëkurës apo të pikëpamjeve politike të tij. Nuk të vë faj, superioritet race, mentalitet inferioriteti. Që të flasësh për veprën e dikujt me syrin kritik, është pozitive, por më parë mos harro, shfleto ndonjë faqe të veprës së autorit! Se kush jam unë e kush je ti, se sa di unë e sa di ti, mbrapa kompjuterit nuk ka shumë vlerë! Në rastin në fjalë po flasim për një personazh publik. Kritika do vërtetojë edhe nivelin se si është shqipëruar ky libër.

        2. U
          Universi shprsa ime

          Klimax ku e mësove shqìpen ? Po graqishten e lasht a e njef ndopak? Janulla vajti në të sëmës po pasķa lën mbas shum dobiça si puna jote. Sa per Graqin e dim si u formua sà edhe Otto Kari kur shkoi e do shqiptonte ato pak fjal në graqisht që me aq zelĺ I pat mësuar nuk e mertevesh njeri se ishin krejt shqiptar ndaj tha pse mesova kto fjal kur ktu flitet gju tjeter. Pjellmuti vetëm ju jeni. Të urryer në graqi èdhe më shum në Shqipri. Kto paçavuret që medemek I paska perkthyer V. Dule pa shkoll nga graqishtja e vjeter Jan shtrembrime të historis e duhen dënuar me ligj . Po skeni faj deri sa ju mban franca e Anglia prap muti ju ka zën frymën. Njerëz pa gen

      2. L
        LEON

        I kujt perandorie ishte historiani me i thelle dhe me bindes,Tuqidhiti? Nga cila gjuhe e ka perkthyer Tuqidhitin,Vangjel Dule?Nga anglishtja,nga gerqishtja e soitme,apo nga helenishtja e lashte? Ka tjeter vlere perkthimi nga origjinali,se perkthimi nga perkthimi. Me lojna fjalesh merru sa te duash.Une i quaj pordhe fjalesh.

        1. P
          Poseidon

          KY ESHTE SISTEM SHUME ME I MIRE..............JE I LIRE TE KESH PASURI DUKE VRARE VJEDHUR TRAFIKUAR ...............................JE I LIRE TE VDESESH VETE DHE FAMILJA JOTE PO NUK PATE NJE PUNE PER TE MBAJTUR VETEN DHE FAMILJEN................................RROFTE DHEMOKRACIA.

          1. P
            Poseidon

            KY ESHTE SISTEM SHUME ME I MIRE..............JE I LIRE TE KESH PASURI DUKE VRARE VJEDHUR TRAFIKUAR ...............................JE I LIRE TE VDESESH VETE DHE FAMILJA JOTE PO NUK PATE NJE PUNE PER TE MBAJTUR VETEN DHE FAMILJEN................................RROFTE DHEMOKRACIA.

            1. L
              Loni pe Saigoni

              Athina dhe Sparta nuk kanë qenë perandori, por qytet-shtete... Nuk pasur petandori Hélène apo greke... He, moj zonjë, e paske ulur shumë steken me skipetarin e kulluar Dule...

              1. x
                xhemal

                Vangjeli ka perkethyer...?????ku i del koha...cdo dite nga 2-3ore ne TV bulevard..pastaj flet e njeh gjuhen e re te greqise...megjitheate duhet pershendetur guximi. Nuk eshte pa' vlere edhe kjo e fundit ?

                1. L
                  LEON

                  Pse me shqeteson mua PERKTHIMI NGA PERKTHIMI? Perkthimi i Filipikeve ne greqishten e sotme nuk e ka frazen:-Po ata NUK JANE AS GREKE,por jane vecse ca Maqedonas faqezinj prej te cileve as skllever mund te merrje... Ndersa perkthimi nga origjinali,(helenishtja e lashte),kryer nga Papakristo e ka kete fraze,me shume rendesi,qe tregon se Demosteni deklaron qe maqedonasit e Lashte nuk ISHIN HELENE(gtreke). O Klimax,Ne perkthim ,nje fjale ben diferencen. Sot po c`vleresohet edhe Bibla e perkthyer ngaGreqishtja,sepse ne origjinal(aramaisht) Molla e Adamit nuk eshte molle,por eshte hurme.

                  Lini një Përgjigje