Syri i keq i datës 6!

3 Dhjetor 2022, 14:06Blog Nga Frrok Çupi

Syri i keq i datës 6!

Në fakt, pak nga pak, portreti i frikshëm i luftës kundër Samitit Europian në Tiranë, në 6 dhjetor, erdhi duke u hijesuar.

Kryetari i luftës me kodin ‘Foltore’ është kthyer thuajse në fantazmë. Fantazma lëviz natën përmes lisave të vjetër, asgjë më shumë. Që nga kulmi i frikës se Berisha do të t’i ‘bënte gjëmën’ Perëndimit, duke e sulmuar me ushtat e Moskës; ja ku erdhëm në pikën e fundit, të ‘syrit të keq’.  Askush nuk ka më lidhje me ta.

-Shshshshsht!- po bëjnë njerëzit prapa mureve!, mos e ngucni hijen e fantazmës; lëreni fantazmën të kalojë.

Shumë njerëz mendojnë se kjo është e mirë, domethënë kjo që shfaqet fantazma. Fantazma ka ekzistuar herët, që në lindjen e qytetërimeve dhe ka hyrë në ngjarjet e mira.

Kjo e tanishmja është ‘magjia’ më e fundit në botë: Saliu dhe Iliri rrëmbyen shpatat për të zhbi Shqipëri e shqiptarë dhe për t’i dhënë mësimin Perëndimit, por zoti i çoi të përballen me numrin 6. Numri 6 është data e dhjetorit 2022 kur në Tiranë mblidhet Samiti i Bashkimit Evropian.

Në sensin romantik të numerologjisë, 6-a është më romantik se çdo numër tjetër. Numri 6, është i lumtur vetëm kur gjysma tjetër e tij është e lumtur.

Ju do të shikoni se si Saliu dhe Iliri, sapo të nisë Samiti, do të dalin në ekranet e tyre dhe do të thërrasin si fantazmat: ‘Po kjo ishte loja, ne e duam numrin 6; ne jemi dashuria, jo vdekja!’.

Në Teatrin e Sali- Ilir do të thuhet se ‘planin e kishim për mirë, edhe sikur të vrisnim ca njerëz, për mirë do të ishte!’. Ata kanë të drejtë ta thonë këtë, sepse gjithë vrasjet e viteve ‘96’97’98’2008, 2011, e ku ta dish sa shumë, i dolën për mirë Berishës, e sollën në pushtet. Prapë mprehu dhëmbët, kushedi sa do të vidhte përsëri.

Tani këta kanë zgjedhur t’i shërbejnë Samitit, por t’i shërbejnë përulësisht, si ‘syri i keq’. Këtu, te këta të dy ka mbetur e keqja…

Pffff!, Pffff!, po thonë magjistaret, mos na i ‘zëntë syri i keq’. Me emrin ‘Syri’ i lidh një biznes i përbashkët, por nuk është fjala për këtë.

Shqipërisë nuk i ka ndodhur gjë më e mirë në jetën e saj se sa të ulet Eurpopa në kryeqytetin e saj, mes shqiptarësh. As në kryeqytetet e mëdha historikisht të shteteve fqinje rreth nesh, nuk ka ndodhur kurrë. Shqipëria tani është në krah të Aleancave dhe Institucioneve më të larta të Qytetërimeve. Vetë Shqipëria është kthyer në një bukuri të paparë deri më sot; miliona botërorë marrin rrugën drejt vendit tonë dhe kthehen për të ardhur prapë.

Si ta përfytyronim këtë ngjarje kaq të ndritur; si ta përfytyronim pa ‘hudhër’ e pa fantazma që të na përzinin syrin e keq?! Jo, kjo nuk do të shkonte.

Këta të dy, që kur ishin në jetë, kishin ulëritur se ‘do të na shikoni në shesh!’, kishin kërcënuar se ‘do tu bëjmë atë që u kemi bërë!’, kishin deklaruar se ‘në datë 6 do të shporrin qeverinë dhe … popullin’, dhe nënkuptonin se do të vrisnin Europën njësoj si ‘Ulkonjën e Romës’.

Forca e tyre përballë NATO, BE, Shqipëri…, është hijesuar gjer në shkallën që objektet  dhe figurat konkrete, portretet… janë të shndërruara gati në hije.

Fallxhoret kanë zbarkuan në Bulevard e po bëjnë me shenja: ‘Shshshsht!, mos i zboni fantazmat, na ruajnë nga syri i keq’.

Kaq ishte.

29 Komente

  1. F
    Fatmiri

    Alogjizma pleqsh.

    1. N
      Nastradini Plak galopon mbi Gomarin Demokrat

      turma nderkohe eshte hapur me dy pjese nga njera ane qendron arifbej - dhe ana tjeter banda frymore rapsodiste nen duartrokitjen e Kaosit qe eshte Hymni i Bandes Esadiste Demokratike

      1. P
        Petrit

        Doli dhe i pakalluri tjeter i komunizmit.Frroku i Frontit qe na bente fleterrufe.

        1. A
          Apojo

          Frrok LLULLA me qëllim e ka harru 2 Pridhin 1991 kur ishte në krah të Sahalës???

          1. T
            Tope tope o papagallos

            O loqe apojo,,,ne 91 ka qen gjith populli krah berishes,,,per demokracine ndaj monizmit,por shum shpejt e kuptuam dhe i dham duart saliut,qe skishte tjeter vec kokrra mashtrusit e komunist i perbetuar,,,vetem KOQE si puna jota vazhdojne ti shkojne akoma nga prapa plakut shurraq ne 2022

          2. L
            Lana

            Hahaha..bukur e ke qelluar! Tamam, e as topi nuk e luan. Prandaj po behet mire e me mire Shqiperia se fantazmat qe po i vijne gjithmone rrotull i sherbejne si syri i keq!

            1. s
              sopiqoti

              PISLLEKU i shoqerise tome jane Sali Berisha dhe Kryetari i Partise se Liorise ,alias Ilir Meta ,Dy fytyra te vrerosura, dy fytyra politike qe te mos kesh deshire per ti pare.

              1. o
                opionisti

                mos ki merake froke cupi nuk te ndodhi qe se nuk le gjykata shqiptare evropiane ne bote edhe ne evrope e ka mare juda ushtarake nuk do kete zgjedhje pa bere referdum juda ushtarake pas 100 vjete do mari falanka revulocjonare do mare 5000 vjetes

                1. L
                  Likja

                  Opionist ,,si shkruan me siguri je nga te kristalit,ata kan nje stil tjeter te shkruari si kembet e pules,,,nje fjale ketu nje atje,,,lexoje dhe njehere se ndoshta e kupton cfar ke shkrojtur

                2. F
                  Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

                  Ja dhe Frrocko, para tij avokat Ngjala e dje edhe ai Kreshnua ish-Kuq e Zi! Jane vene ne gare Letrat higjenike qe kane fshire by...e Saliut me vite, per ti shprehur gadishmerine e plote Ramiut qe ti bejne te vetmen gje qe dijne, ate bythlepirjen e bythfshirjen Pushtetit te rradhes!

                  1. Çiksina

                    Po vëmë nipin e Kapos me kapotën e Satinit e një epruvetë në - 82 gradë e të shumëzojë xoiden e gjeçën .

                  2. a
                    arqile

                    Te lumte Frok shkrim i ndjere.Te kene turp komentuesit qe mundohen te mbushin mendjen se sala nongrata dhe liri floriri do rivehen e do ribejne shqiperine.Ata te dy qellimin kryesor kane vetem te zgjasin agonine te mos meret njeri me hajduterite e tyre me parate e tyre neper banga dhe me e rendesishmja me krimet e tyre pasi qe ne SPAK vune kriminelin tjeter kraja qe u pranua edhe nga Rama dhe jo per keto 3 vjet si kryetar spaku por edhe per 9 vjet te tjera kur kraja te jete prokuror spaku keta te dy kriminele nuk ka per ti ghetur gje.Mjere populli qe pret por vetem perendia do e coje te drejten ne vend.

                    1. a
                      alphade

                      Ky cifti : SB IM spiuni do Kinen siper !

                      1. K
                        Kalista

                        Shum'e vërtetë e sterët , por e bërë sjollmë e bardhë që na bië si gun'e bukur dimri . E buënëfine që veç kësi kjo ngrohmë e bardhë i'u çel sinë me i pa ato gjurmë t'ktill'këllirash . Lexonet si një përrua që legaton qetë nga burron safi ai përo në Kir . Si përallë . Fëmiëria pa gjumë në sy nga këta tromarë .

                        1. F
                          Flake

                          O F'rroçke, u caktua samiti me date 6 dhe pastaj Saliu yt percaktoi po daten 6 dite proteste.Pra nuk i çoi zoti të përballen me numrin 6, e caktuan vete. Me genjeshtrat qe thua jo me prifti por as hoxha nuk do te te leri as te shkelesh ne oborrin e xhamise. Prifti ta ka bere lanet.

                          1. A
                            Asgjëzeza

                            Po pse mos të kalërojë Besiri e Bespreri më gjashtë , fundja ca si të përveshur më tjatër veçmas hanë e si mëkatarët e jo të mëkuarit ndryshe prapë , kush i kon e si kohen . Ç'e lidh atë me një godinë përveç se arkitekturës e rojtarit që ti ciklon , asgjë , veç justifikon misterin e mizerjës makute e barqet përboshatisur të mult bestytnish e të pabesësh që humbin kohën duke pritur cili do pendohet kur nga mëkatarët kur disa mëkohen komplët ndryshe e s'i detyrohen askujt veç asaj .Cilës ?! Mbase kur të shuhet do e kupërojë gjithsejcili , mëkatarët e dinë më mirë se si shquhen . Mbase zoti iks ka zell e zilinë zoti ypsilon , zoti zed mbase ka zët zotërinjtë ndërsa zotëria natyën e ka muze e zojën zotëronjë . E ç'lidhje ka me kaq fjalë ? O po hiç , siç tha një e përveçme e çarë . Asnjëzat .

                          2. a
                            alphade

                            Z. Aqile, mos prit nga pushtetaret shqiptar t’a cojne perpara drejtesine ne Shqiperi ! As edhe nje duke perfshire edhe KM aktu- al ! Per nje nje 10 vjecar ose me shume du- het qe ne krye te SPAK-ut nje “JAKOBS” qe merr pjese ne Vettingun gjyqtareve dhe prokuroreve, megjithate dhe kjo s’mjafton sepse edhe Z. Jakobs i shpetuan tipa ba- takci e hileqare si puna e ketij skuthi qe gjate gjithe kohes ne krye te SPAK-Ut punoi “underground” qe binomi SB IM te bejne gjumin e embel ne gjirin e Lalezit, njeri duke shpifur e sajuar mijra ligesira dhe tjetri duke perkedhelur macet me banjo te vercanta enderron si Donkishoti te rikthehet fuqishem ne Naten e Gjate te Mesjetes duke enderruar perandorine e tij hajdutesire ! Donkishoti hipur ne kalin Ro- sinant dhe Sancho Panco hipur mbi gomar I drejtojej ketij te fundit : (perifrazim): San- cho a i shikon ata atje larg jane ushtri qe do te perballen me ne ! Jo, imzot i pergjigj- gjet realisti me kembe ne Toke, Sancho: ato jane mullinjt e eres ! Ku merr vesht Ti Sancho e replikon Donkishoti ato jane ushtrite armike dhe ne do t’i asgjesojm…..! Donkishoti “Boten mbrapsht desh ta kthente dhe me ushte t’a mberthente” ! Kjo ne Mesjete ku sundonte shpata dhe jata- gani ! Ndersa sot ne shek.21 na dalin dy personazhe qe per cudi ngjajne si dy pika uji me personazhet e Mesjetes: Donkishoti pa Rosinantin kocke e lekure dhe Sancho pa gomarin e raskapitur, ndersa sot muteberet tane cifti SB IM bredhin me Benza te modeleve te fundit dhe ironia qendron ne faktin se keta pelivane te poli- tikes shqiptare i ha meraku per popullin ! Por populli i njeh mire keta kriminele me damke! Per te ilustruar sa thashe me siper po jam barcoleten e fundit qe qarkullonte ne Spitalin “Nëne Tereza”: Nje pacient ishte shtruar ne spital dhe kishte nevoje per gjak ! Dr.rastesisht mori nje qeske me gjak dhe ia transfuzoi pacienti ! Te neser- men pacienti u zgjua me mire por se c’kishte ne gjendjen e tij psikologjike, nje deshire e lindur gjate asaj “Nate Vere” ?! Nderkaq erdhi doktorri per ta vizituar dhe pacienti I rrefehet : Dr. tere jeten kam qene njeri i ndershem, kurre nuk me ka shkuar ndermend as te vjedh dhe as te vras por sot ne mengjez u gdhiva me metamorfo- zen kafkiane: me ka hypur te deshira per te vjedhur se sa si vrases nuk ma mban ajo qe ndodhet ne fund te lumbagos ! Si eshte e mundur pyeti me habi doktorri ! Pa te shikojme cfare gjaku te kemi dhene ?! Ahaaaa tha doktorri te kemi dhene gjak nga Ai i ILIR METAJ, alias ILIR META, pa “j”ne fund …….!!!

                            1. a
                              alphade

                              Komenti im….

                              1. U
                                USA

                                O I MADHI FROK CUPI , TE LUMTE PENA E ARTE , PO ME KE FLET ME NJEREZ QE NUK TE KUPTOJNE QELLIMIN TEND , JU JENI I MADH NE MENDIME DHE NE SHKRIME , RESPEKTE PER JU I MADHI FRROK CUPI, DITA TU BEFTE 1000 VAZHDO ME SHKRIMET E TUA TE VYERA. USA

                                1. V
                                  Vranakonti

                                  Bravo zoti Frrok. Pd-ke dhe Sali Berisha jane fantazma. Eshte fatkeqesi krijimi i kasaj partie dhe qe ne krye te saj u vendos nje nga kriminelet e medhenj dhe te kamufluar, Sali Berisha. PD-ke nuk erdhi si parti e pare demokratike qe do te sillte ndryshime te medha,do vinte demokracia,por ajo pas formimit te saj u prezantua si parti kundra demokracise e cila filloi punen e saj me shkaterrime,djegien e shqiperise ne çdo cepe te saj. Rezultati i punes se saj duket edhe sot qe ajo parti dhe ky qe udheheq,kerkojne destabilizimin e shqiperise. Berisha dhe Meta sot jane e keqja dhe njerzit me te zinj te shqiperise.

                                  1. A
                                    Artibr

                                    Gjith bota do shikoj kush Jan keta qe protestojne dhe me siguri do pyesin po kush Jan keta Jane hajduter nderkomtar te denuar familjarishte po cfar kerkojne Duan te vjedhin ende dhe rama nuk i le dhe kan dal ne proteste per te drejtat per te vjedhur po si mundet qe hajdutet te dalin ne grev pyet gazetari ata duhet te ishin ne burg epo keshtu e ka shqiperia hajdutet dalin ne boulevard dhe perse Jan te shpallur familiarisht dhe shtepit apo vilat i kan te gjiri maceve po ceshte ky gjiri maceve sepse vilat kan nga 19 banjo macesh dhe keshtu i ka mbetur emri i vertet eshte gjirri lalsit.

                                    1. L
                                      LEON

                                      Rama vjedh per vete.Hajduti hajdutit,korbi korbit,nuk ja nxjerr syte.

                                      1. M
                                        Mat(i)lda

                                        Të gjithë vjedhin njëri tjetrin por jo të gjithën , ajo , shërbehet .

                                      2. H
                                        HISTORIA

                                        Barku qe polli mostren PD akoma nuk eshte shterpesuar .Shqiptaret duhet te durojne deri nga viti 2050 .Pas vitit 2050 partite politike do te jene pastruar disi nga elementet antishqiptar qe RAMIZ ALIA i vendosi ne krye te tyre me qellim SHKATERRIMIN E SHQIPERISE ZBRAZJEN E SAJ DHE TE MOHIMIT TE GJAKUT DHE DJERSES TE DERDHUR NGA POPULLI SHQIPTAR PER 50 VITE.

                                        1. H
                                          HISTORIA

                                          Barku qe polli mostren PD akoma nuk eshte shterpesuar .Shqiptaret duhet te durojne deri nga viti 2050 .Pas vitit 2050 partite politike do te jene pastruar disi nga elementet antishqiptar qe RAMIZ ALIA i vendosi ne krye te tyre me qellim SHKATERRIMIN E SHQIPERISE ZBRAZJEN E SAJ DHE TE MOHIMIT TE GJAKUT DHE DJERSES TE DERDHUR NGA POPULLI SHQIPTAR PER 50 VITE.

                                          1. H
                                            HISTORIA

                                            Barku qe polli mostren PD akoma nuk eshte shterpesuar .Shqiptaret duhet te durojne deri nga viti 2050 .Pas vitit 2050 partite politike do te jene pastruar disi nga elementet antishqiptar qe RAMIZ ALIA i vendosi ne krye te tyre me qellim SHKATERRIMIN E SHQIPERISE ZBRAZJEN E SAJ DHE TE MOHIMIT TE GJAKUT DHE DJERSES TE DERDHUR NGA POPULLI SHQIPTAR PER 50 VITE.

                                            1. S
                                              Sara

                                              Urime gazetarit për shkrimin. Sa për komentet kuptohet. Sala dhe Iliri kanë vjedhur aq shumë sa që se kanë për gjë të paguajnë ca thërrime për komente të tilla. Aspak nuk ia ulin vlerat shkrimit apo gazetarit por thjesht me komentin e tyre pranojnë që lexohet. Ata nuk japin asnjë argument kundërshtues vetëm shajnë. Dhe për fatin e tyre të keq sharjet nuk janë asnjëherë argument ato thjesht përcjellin nivelin e komentuesit.

                                              1. Lisi

                                                Alucinacjone te nje spiuni.

                                                1. e
                                                  edi

                                                  Ti Arbiter nuk je as per te drejtuar nje ngeshje me 2 porta qe ben i njejti ekip per stervitje. Ti thua qe Rama nuk i le te vjedhin me por nuk thua arsyen sepse nuk i le ! Po te jesh arbiter duhe ta sqarosh se keto qe kane mbetur nuk i mjaftojne Rames per vete, Po na e ben Ramen engjell.

                                                  Lini një Përgjigje