Gratë vriten sepse janë gra! Kësaj i thonë femicid

1 Dhjetor 2022, 09:39Blog Enver Robelli

Gratë vriten sepse janë gra! Kësaj i thonë femicid

Në një shoqëri ku trupi i gruas nga një pjesë e madhe e burrave shikohet si territor për luftë të përgjakshme, vrasja është, fatkeqësisht, konsekuencë e pritshme. Në një shoqëri ku dhuna e terrori psikik ndaj grave «mbahen» e «ruhen» brenda «mureve» private, vrasja vjen si një pasojë e pashmangshme kulturore.

E pashmangshme për shkak se është e kushtëzuar nga sistemi i kalbur që fillon nga edukimi i mangët apo dhunëfavorizues në shtëpi, në shkollë, në shoqëri, në jetën publike, në komunikimin e përditshëm poshtërues dhe përbuzës ndaj gruas që s’trajtohet si qenie njerëzore, por si skllave e leckë.

Çfarë ka lëshuar rrënjë si kulturë primitive prej shekujsh, zor të shembet brenda pak kohe, sado e dëshirueshme të jetë. Por kriminelëve mund t’u pamundësohet zeja e vrasjes duke krijuar hapësira dhe institucione që i mbrojnë gratë. Duke hapur shtëpi të sigurta për gratë. Duke krijuar njësi policore të specializuara për reagim të shpejtë pas çdo kërcënimi ndaj grave.

Duke mundësuar barazinë e grave në çdo sferë. Duke ndërtuar një sistem gjyqësor që e merr seriozisht çdo kërcënim ndaj grave. Duke e detabuizuar dhunën ndaj grave. Duke diskutuar e folur hapur për të metat, gabimet dhe leksionet që duhet nxjerrë si shoqëri pas çdo krimi ndaj grave. Vrasja e grave nuk është tragjedi familjare, por tragjedi e krejt shoqërisë.

Vrasja e grave nuk është vrasje për shkak të «problemeve» apo «xhelozisë». Gratë vriten sepse janë gra. Kësaj i thonë femicid. Kosovës i duhet një kryengritje kundër kësaj dhune specifike dhe toksike ndaj grave. Po, kryengritje sepse kjo dhunë ka potencial të lë pasoja afatgjata dhe të pariparueshme ndaj krejt shoqërisë.

4 Komente

  1. Çekiçi

    Grat vriten nga grat Nga gruaja kafshë qe është në pjerdhidencë Nga gruaja shtrigë qe është në mutministrin e drejtsisë Nga idioti më i zi Al bin muti si lavire Nga cveklla idiot qe i liron kriminelet nga burgu Nga Shvarci qe femijt e sajë nuk e kan as nji pikë gjak shqiptari Nga dashnorja dhe valltarja e Gadafit dhe motra e pederit Albmutit i duket kjo vrasje makabre asgjë më shumë se dy shqiptar më pak Turp turp turp

    1. D
      Drini

      Sa te kete jete islami ne kosove e shqiperi , nuk mbaron dhuna ndaj grave.

      1. A
        Agron Shehaj

        Pse nuk jane vrare me perpara kaq shume ? them se vetem nje arsye ka ,qe grate sot shkerdhehen pa pyetur se jane me burre me femije ,shifini si dalin bythet jashte gjoksin jashte ,neper koncerte dalin pa breke ,dhe ne fund ja vejn fajin meshkujve ,ju femra kurva mos u martoni se merni ne qafe burrin femijet , e them me plot bindje kete ,se ketu ku jetoj ne USA jane me qindra burra qe kane ndare grate per tradheti ,jane cmendur kurvat ,shkojne e shkerdhehen me zezake .

        1. "
          "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

          Pune arabesh vari kkkkkkk...

          Lini një Përgjigje