Ariu ka hyrë në Bulevard, çfarë bën shteti?!

30 Nëntor 2022, 12:37Blog Nga Frrok Çupi

Ariu ka hyrë në Bulevard, çfarë bën shteti?!

Hamendje, hamendje, hamendje pa fund…, çfarë do të ndodhë në 6 dhjetor. Data 6 është projektuar si më e mira në historinë e re të shtetit shqiptar, por po trembet si ditë frike dhe absurdi.

Më të mirën në historinë e shtetit, ditën 6 e bën ulja e ‘avionit’ të Bashkimit Europian në Tiranë; atë ditë mblidhet këtu Samiti i BE mbi Ballkanin Perëndimor. Kurrë nuk ka ndodhur deri më sot ngjarje si kjo, që ‘mali të vijë’ te qytetari i izoluar në dekada. As ka për të ndodhur më, derisa dielli vërtet të lindë nga kodrat e Durrësit.

Po ‘ditë absurdi’, çfarë e bën njëkohësisht ditën e shënuar për mijëra vjet?

E dinë të gjithë, dhe e perceptojnë me frikë të gjithë. Atë ditë, Sali Berisha, i korruptuari i madh dhe mina mbi shtetin e demokracisë, ka kërcënuar se ‘nuk ka forcë në botë’ që e ndalon. Me një grup militantësh do të radhitet jashtë Samitit dhe do të bëjë të vetën.

Cila është “e vetja”?

E para që mund të bëjë është që mes militantëve, mund  të vendosë një ose dy bomba që do të shkaktojnë lajmin e botës. ‘BE u sulmua në Tiranë’, do të shkruajnë agjencitë e lajmeve në mbarë botën.

Ja, ta zëmë, nuk ndodhi kjo.

Do të ndodhë që duke u afruar në rrezen e sigurisë, të nisë një sulm. Zona e  Sigurisë është përcaktuar nga qeveria shqiptare, nga kujdesi i Sigurisë Europiane, sipas informacioneve të CIA ose MI6…, megjithatë këta të Berishës thonë se do ta shkelin. Mund të ketë të papritura; njerëzit po hapin sytë dhe veshët.

Grupimi Rithemelimi ka deklaruar se do ta ‘çajë kordonin’ e sigurisë, dhe të përfundojë në Bulevard, pranë Samitit. Kjo ka gjasa që me siguri do të ndodhë. Berisha e ka mbajtur fjalën sa herë ka premtuar dhe projektuar dhunë, djegien e  qytetit, vrasjen e kundërshtarëve edhe në Bulevard (Kundërshtarë të tij sot janë perëndimorët, këta që vijnë në Samit)…

Presidenti dhe kryeministri Sali Berisha, është i vetmi i gjallë nga lloji i tij, që e ka dhunuar popullin e vet hapur në mes të ditës, me ushtri, me militantë të njërës krahinë kundër krahinës tjetër, me vjedhje, me shantazhe, me bomba dhe vrasje pas krahëve. Skema me Samitin i shkon shumë gjithë metodave të Berishës; ai e ka nisur sulmin kundër ambasadës amerikane që nga kalaja Toptani deri në rrugën e Elbasanit; tani që afrohet pranë- tani skema i bëhet më e lehtë.

Ja që nuk paska për të ndodhur edhe kështu. Liderët e lartë të shteteve të BE do të vijnë e shkojnë shëndosh e mirë, pa e ditur fare çfarë bën Saliu me tufën e tij.

BE merr avionin e shkon.

Problemi është se këtu mbetën dy elementët e tjerë nën skllavërinë ‘Berisha’. Mbetet 1- Bulevardi dhe 2- Qytetarët e këtushëm.  Qytetarët e lindur e rritur në këtë vend; disa prej të cilëve po bëhen prindër duke u frikësuar ‘na erdhi Berisha’ sot e ‘na sulmoi’ nesër.

Po shteti? Shteti, çfarë bën? A i mbron shteti njerëzit nga dhunuesit e këtushëm?

Ta zëmë se Berisha nuk është një njeri i ‘plagosur’ nga SHBA dhe BE e tash po kërkon një strofkë. Puna vjen si me fatkeqësinë që u kanoset njerëzve; fatkeqësia dhe terrori shkaktojnë më shumë frikë se dëm tjetër.

Çfarë bën shteti?

Shtetin e kemi parë: Shkon në Urën e Bunës, në Nënshkodër, në Lumin e  Vjosës dhe lufton me ujin që përmbyt banesa e rrezikon jetë… Shteti shkon te banesat e shembura nga tërmeti dhe merr mbi vete barrë të madhe, barrën e rindërtimit- bashkë me Europën…

Po këtu në ‘Bulevard’ kush e mbron njeriun?  ‘Bulevardi’ është më i lakmuari dhe më i sulmuari, sepse është pjesë e qytetit dhe kushdo ‘jashtë- qytetës’ mund ta synojë. ‘Jashtë- qytetës’ janë edhe të gjithë ata që nuk pyesin për ligj, as ‘për leje nga policia’ dhe gajle nga qytetaria.

Në Bulevard njeriu është më i rrezikuar se në malet me borë, këtu rrezikohet ‘polisi’, ndjeshmëria, fryma. Askush nga Bulevardi nuk e rrezikon malin, ndërsa nga mali zbresin qenie me të cilat nuk mund të merresh vesh, dhe kush i ndalon?!

Kush e ndalon ariun që të hyjë në Bulevard? Ai nuk njeh as vija të bardha këmbësorësh, as shigjeta rrugë- makinash, as kordonë, as ligje…

Atëherë, çfarë bën shteti me forca të verbër?

Tani ‘forcë e verbër’ po quhen edhe ato krime të kryera nga njeriu, por që u ka kaluar koha për t’u shpaguar, dmth., për t’u gjykuar. Askush nuk e mohon se ka ndodhur krimi, por askush nuk e gjykon. Janë hapur gropa të mëdha korrupsioni, janë vjedhur miliarda, janë pasuruar pjesëtarët e familjes pa punuar kurrë, po përdoren paratë e vjedhura për të paguar ‘protesta’ e frikë, sulme, kamikazë, media, mexhlise…

Ta zëmë se edhe këtë pasuri e mori ariu që hyri në Bulevard. Po vallë shteti çfarë bën? A do t’i kthehet publikut pasuria që ia grabitën?. Këtë kërkon ‘Bulevardi’, nuk kërkon pushtimin e Dytë

Kushedi sa pyetje i vijnë në kokë njeriut kur ndodhet para Qytetarisë, por tjetri kërcënon me armë  dhe i sulet Bulevardit.

 

53 Komente

  1. B
    Berti

    Kjo ndodh pasi kemi institucionin me te ndyre ne vend qe eshte DREJTESIA. Shpresuam shume te SPAK po mesa duket aty jane caktuar nje grup LEPUJSH e ne krye te tyre Arbeni i cili mbrojti deri ne fund te mandatit ciftin Berisha

    1. C
      Cini

      Kjo ndodh se ne demokraci edhe protestohet o rrote kari

      1. E
        Emiljano

        O cin or taj,protestohet po nga populli ama,te shkosh te protestosh per berishen duhet te jesh rrota karit me i madh ne bote

        1. V
          Vranakonti

          Respekt per ju zoti Frrok. Mendoje se shteti dhe qeveria e saj do i kete mare masat e siguris per ne daten 6 Dhjetor. Nuk mund te ler nje kafshe me fytyre njeri Sali Berishen qe te beje si i do bytha atij. Ai e di se çe pret mbas dates 6 Dhjetor. CIA amerikane gjithashtu i ka mare masat dhe nuk mund te lere nje te çmendur me disa te çmendur te tjere, te hyj ate dite ne bulevard. Ato qe thot Saliu dhe Meta jane pordhe me rigon.Nuk do futen dot ne bulevard.

          1. T
            Tironsi pa paragjykime

            Or taj??? Po pse o racist m.... ! Kujton se je me i mire se malesoret b... jote! Ti mund te jesh psh nga Tepelena qe i ka malet gur.... dhe malesoreve u vini anash! Harrova ke sha dhe kete spiunin se ky eshte or taj psh ao kete se ke problem!

          2. I
            I indinjuari

            Ti Cini je rrote karri. Ti e identifikon demokracine me Berishen dhe Ilirin???!!!. E verteta apsolute eshte se shohim ne bote qe ne Iran protestohet kunder grave qe nuk mbajne ferexhe. Ne Amerike demonstrojne edhe antaret e Klu Koks Klanit. Ne indi demonstrojne kunder ngreneis se mishit te lopes dhe ne Shqiperi demonstron Saliu, ky spiun i serbit dhe hajdut me damke. Demonstron Ilir florir dhe atij i ngjiten nga mbrapa servilat qe kerkojne te vjedhin flori. Etj Etj...Pra ti Cini ke te drejte per lirine e demonstrimit, por nuk ke te drejte per kauzen qe keta palaco perfaqesojne. Ne Amerike Klu Kuks Klani mund te demonstroje, por ata nuk bejne zullume, se e dine se ci pret...asnje nga ata nuk thote se nuk ka force ne bote qe ne te na ndali, sepse kjo eshte kunder shumices qe nuk e mbeshtet kete organizate. Ne thelb or rrot karri, kur thua qe nuk ka force ne bote(sic thote Saliu) qe te na ndali eshte shkelje e te drejtes se shumices qe nuk te mbeshtet dhe ti i kercenon ata. Sali Berisha vetem per kete shprehje duhet te ndalet dhe te spjegoje se ckuptim ka kjo shprehje. Fatkeqesia jone eshte se ne Shqiperi ka rrota karri si puna jote qe nuk kuptoni se me kete qe beni jeni kunder Shqiperise. Jeni kuinder shqiptareve dhe per kete hetusia nuk ka pse te kerkoje spjegime nga Amerika, por te hetoje per te verteten. Ju jeni palaco dhe nuk keni turp nga poshtersite qe beni. Ju lumte se talleni me Ramen kete enciklopedist skollaresk! ju jeni antibota qe ndeshet me boten iluzive te Rames. Ju duheni lidhur!

            1. G
              Gazetari Fierit

              Po Cini dhe biles edhe shteti I bie me dorë... kur shpellarët flakërojnë... ke të drejtë. Plerë!!

            2. s
              shigjetari

              E di pse Berti ? Kane vilat prane e prane ne Lalz !!!

              1. p
                pilo lala

                Nqse shteti nuk do pezulloje Argita Berishen nga Fakulteti Drejtesise, ai Fakultet do vazhdoj te nxjerri kamikaz te Saliut. Si mund te mbaj Fakulteti me i rendesishem nje non-gratta. Ketu e ka thelbin Drejtesia qe shkon perhere e me shtrember, Argita i perpunon studentet. Kemi te bejme me nje rast tipik si Harry Fullci qe rekrutonte studentet ne shkollen e mesme teknike.

                1. H
                  Hana

                  Argita Berisha Maltezi dhe gjithe trungu familjar i Sali Berishes eshte i mbrojtur nga marreveshja historike Berisha-Rama, e 21 prillit 2008, mbi ndarjen e pushteteve dhe mbrojtjen familjare reciproke. Mos llapni kot per gjoja "krime" qe paska bere Legjendari i Vicidolit, sepse njeriu me i fuqishem sot per sot ne Shqiperi, Edwin Rama, nuk i permend ndonje krim tjeter, pervecse eshte shpallur "person nongrata" nga imperialistet angleze dhe amerikane.

                2. B
                  Berti

                  Perse i hiqni fjalite e fundit ? Eshte e disata here.

                3. R
                  Referendum per arrestimin e koleres sali

                  cfare ben shteti?shtet muti qe nuk ben zap nje malok komunist dhe 300 cecen qe kane 30 vjet zaptojne toka,shkatrrojne,vrasin,e vjedhin. nje drejtesi te korruptuar me pasuri prrallore qe nuk e dine edhe vete se sa kane dhe qe jetojne ne lluks si politikanet e te gjitha ngjyrave.

                  1. L
                    Liria

                    Sa te jete Edi Rama ne krye te gjitha pushteteve ne Shqiperi, jeta e Sali Berishes dhe e familjes se ti eshte 100% e garantuar me te gjitha pasurite qe kan ene llogarite ofshore te botes. Quhet Sali Berisha ai, o budallenj!

                  2. H
                    Hiqe kte bajge

                    Doli ftyrndyri i malcis !

                    1. K
                      Ke te drejt Frrok duhet ngritur zani Shtetit !

                      Shteti eshte Impotent zoti Frrok . Kane 10 -vjet qe bejne llogje ne Parlament me nji Kufome duke mos i intersuar asgje per dinjitetin e ktivendi apo ktij populli te cilin e lane ne udhekryq dhe i afrohen e ferkojne koqet ,saher i duan Voten me ndejt perseri ne Pushtet . Te tille pordhace e hipokrite jane . Bojne gjona te Medha kta i nderuar Frok . Kta flasin vetem per Projekte Gjigande si psh : Si do rrexojne Putinin dhe Ndertojne Ukrainen , si do Bashkojne Kombin me Parole dhe me Piktura ne Letra , edhe pse Muti ne mes Shtepise dhe se nuk jane te afte te shikojne se ku jane para gjithe Botes . E kan len kte vend , te rrezikohet nga nji Ushtri me kallama ne duar . Me plehra Politikane ne Bote s'takon . Na plasen ,nuk mundet te suportojme si popull kte poshterim e anarshi qe ku Pushtet lejon se i pelqen se eshte thjeshte nji impotent

                      1. N
                        Nje shqiptar

                        Pse,ngrihen shqiptaret ne proteste pa pagese?Po u pagoi njeri leket e rruges dhe ndonje byrek, dalin ,ndryshe Jo.Te tjereve u del me lire te arratisen jashte

                      2. F
                        FC

                        He more pusht, i kane hequr breket iranianet gjithe shqipetareve e ti ha m*t gjithe diten. Vish breket or pusht njehere.

                        1. P
                          Petrit

                          Ham ham o Frrok.

                          1. F
                            Frook spiuni

                            Ja spiuni konkret i sigurimit te shtetit. Ja. Shpik situata. Ngjarje qe do ndodhin. Ik o frrok se do te te rrahib ata qe ke spiunuar ne kohen e enverit

                            1. E
                              Engjell

                              Ariu frrok nuk merret me qelbesira dhe ngordhesira si ty.

                              1. S
                                Siun qen bir qeni

                                E paske shok o Djall! Spiun dhe ti eeeee?

                              2. L
                                Lasgushi

                                Kështu ndodh kur KM duet të thirret KMLGBT

                                1. E
                                  Eri

                                  Te lumt Peña Frrok Cupi si gjithmone.

                                2. S
                                  Siklet Lezet

                                  Froku ijnoranti i lagjes qe Mero Gelbaza na e servir per te lezuar.

                                  1. R
                                    Rrubik

                                    I nerum zotni Froq. Bej kujdes ate dite, ruj bythen se keta te Saliut jane milet i keq. Mund edhe te t’qijne n’bythe ty. Je plak o Froq. Se per goje ti nuk e ke problem…

                                    1. L
                                      Lidheni Frrokun

                                      E çuditshme si një ish spiun me vendim gjykate si Frroku del akoma dhe flet broçkulla, për bomba, vdekje etj si këto! Si ka mundësi i japin akoma hapsirë mediatike një të çmenduri të tillë që paguhet për folur kundër vetëm Saliut apo dhe Metës? Nga mëngjezi në darkë avazi me Frokun, Saliu do vrasë, do bëj vrasje, trazira. Nuk e kupton ky idiot që është bërë qesharak? Apo s'ka si ha bukë ndryshe dhe për këtë paguhet?

                                      1. V
                                        Vranakondi

                                        Frrokut i mere te keqen ti qe shkruan kundra Frrokut se na paska shkruar kundra Saliut tend dhe Metes. Saliu dhe Meta jane kriminelet dhe hajdutet me te medhjen te kombit shqipetar dhe ty te mos bjen pordhet ne zemer per ata dy maskarenj. Nga Frrok Cupi deri sot nuk na ka ardhur ndonje e keqe.Ai flete me guxim dhe gjithemon te verteten.

                                        1. L
                                          Lidheni Frrokun

                                          Mua s'më plas për Saliun apo Metën. Frroku nuk thotë të vërtetën. Frroku u dënua për shpifje kundër Evi Kokalarit. Humbi dhe gjyqin me Rakipllarin që i tha se ishte spiun. Frroku është thjesht një ish spiun, një delirant, një plak i rrjedhur. Tani duket qartë që ha bukë me broçkulla dhe propagandë. Kështu ti o KondiVranës.

                                      2. g
                                        greg

                                        ske cpret nga njerez me emrin Frrok

                                        1. L
                                          Landi

                                          Ore spiun o rob qire o moter qire po ti do vdesesh vetem nga marazi qe berisha do vije ne pushtet . Mbaje shenim diten qe berisha behet kryeninistre ti do vrasesh veten. Kurve burre

                                          1. k
                                            koli

                                            Frroku i frontit te lagjes qe bente poezi per Enverin/lol...kjo "demokraci" eshte karikature.

                                            1. D
                                              Dani

                                              Frroku,qeni Alfa i Slites se qeneve te propagandes se Rilindjes.

                                              1. F
                                                Fadil

                                                Burre pusht qe se ftonin shoket ne shtepi se u shihte grate nga kembet."Pena e Arte" e gazetes se qenerve(Zerit te Popullit)/

                                                1. B
                                                  Beni

                                                  Varremihesi i shekspirit.

                                                  1. L
                                                    Landi

                                                    Me kucke (se burre seshte) se ky pseudogazetar se gjen.

                                                    1. B
                                                      Bærrban Tovani

                                                      E ku ka si ti o Shqi~përia ...E kujt ? Një erë ka_autike . Njërku i një turme autike .

                                                      1. N
                                                        New York

                                                        Po komentojne bythqirat e nongrates

                                                        1. a
                                                          arqile

                                                          Te lumte z.Cupi mesazhe shume te qarta per cilindo qe jeton ne kete vend.Kuptohet krimineli qe nuk po ndeshkohet saliu i shpallur nongrata kerkon te beje remuje dhe ja ka dale po behen 10 vjet qe socialistet jane ne pushtet dhe haruan bemat e sales as po ja kujton kush aq sa ai po gjallerohet cdo dite duke kerkuar kryeministrine a thua se do jetoje pa pundesiasht.Ai me afer ka mortjen se perendia do i regulloje punet.Me vjen keq se ne proteste sala do vrase nga brenda ndonje protestues te mjere per tja ngarkuar Rames.

                                                          1. E
                                                            Emiljano

                                                            Frroku=lepiresi i pushtetit te rradhes

                                                            1. G
                                                              Gurrëgdhënxa

                                                              Ndoshta latues ....si një gurrskalitës

                                                            2. l
                                                              lexuesi

                                                              Kjo ndodh se kryeministri i Shqiperise eshte anetare i LGBT, njeri pa forme dhe karakter e frikacak....

                                                              1. G
                                                                Gazetari "Ne sherbim te Popullit"

                                                                "Burre me te mire se Frrok Cupa nuk e ka Mirdita" dhe rralle burra te tille te ndershem i gjen ne Tirane . Ky ka nje te ardhme te ndritur dhe eshte shume me prespektive si analist de politike Votoni Frrok Cupen

                                                                1. X
                                                                  Xha Braho

                                                                  NUK ESHTE AQ TRIM SALA, SE PO I MBYLLI RRUGEN DHE BE-ja, E MORI LUMI….ME KEQ SE E KA MARRE…

                                                                  1. Z
                                                                    Zoje Rugovja

                                                                    Simpatizantet e LDK se, te semure PSIQIK nese nuk i permendet emri Rugovnes preken ne shpirte dhe e fillojne renkimin. Rugovna nuk ka qene i vetem, me te gjithmone kan qene nje grup njerezish tjere te cilet kan dhene kontribut te njejte ne mos me shume se Rugovna por askush nuk reagon nese emri i tyre nuk permendet. Fehmi Agani ,Bajram Kelmendi e shume e shume personalitete tjera. LDK-ja eshte parti e PARA luftes dhe si e tille ajo e ka tejkalu vetvehten. Objektivat e asaj partie jane permbush dhe ajo do te shkoje drejt zhberjes deri ne zhdukje. Ky eshte ligj i pashkrum i inercionit. Tani ne skene kan ardhe parti tjera te cilat e japin kontributin e nevojshem i cili sot kerkohet nga ato parti si: Lufta kunder Krimit e Korupcionit, konfiskimi i pasurise se pa justifikueshme, dueli dijalogues me ARMIKUN shumeshekullore te Shqiptareve - Serbine,  ringritja ekonomike, forcimi i sistemit te Shendtesise, PASTRIMI i sistemit te drejtesise nga mbeturinat kolaboracioniste te Serbise te kohes se komunizmit e shume e shume pune tjera. Tash nuk do te qajme ter jeten pse VDIQ Brahim Rugovna... Faik Konica i madhi ka thene derisa ne shqiptaret bejme kultin e individit e Jo atdheun kurre s’do perparojm- tash e 100 vjet prap jem aty. Me shume shkruajme per te vdekur se per te gjallet .Te rinjte shqiptare ikin nga vendlindja e na vajtojme kush u permend e kush Jo….e familjaret e tij pasurohen ne emer të Rugovnes…. Eshte historia ajo qe shkruan per kontribuesit e atdheut… ju lutem të perkushtohemi tek te gjallet.

                                                                    1. F
                                                                      FATMIRI

                                                                      SALI PORDHA EDI EDHE VET SE PO TE FUTI NE RRETH SHBA DO TE PAGUASH NJE DITE POR E LEN VET QE TE BEJ AUTOGOL MBASI AI TANI GJUKIMIN E KA TE MANGUT SE KA RRJEDHUR NGA MOSHA POR NJE DITE DO JAPI LLOGARI SI BUKA QE HAET

                                                                      1. F
                                                                        FATMIRI

                                                                        SALI PORDHA EDI EDHE VET SE PO TE FUTI NE RRETH SHBA DO TE PAGUASH NJE DITE POR E LEN VET QE TE BEJ AUTOGOL MBASI AI TANI GJUKIMIN E KA TE MANGUT SE KA RRJEDHUR NGA MOSHA POR NJE DITE DO JAPI LLOGARI SI BUKA QE HAET

                                                                        1. i
                                                                          i Nderumi Frrok s'i drejtohet qenve te rruges por

                                                                          Lexon komente nalt mbush nga idiotet e stanit dhe s'te vjen aspak me qeshe nga kto budalliqe injorantesh rruge . Frroiku i drejtohet Shtetit Shqiptare e aspak qenve te rruges ,qe vc se me leh dhe lepi kocka s'dijne gjo tjeter

                                                                          1. F
                                                                            FCB

                                                                            Kush shtet or spiun , shtetin e kan ne dore Iraniant or frrik , kush shtet or frruk, shteti qe permbyti Shkodren e rrethinat , shteti i inceneratoreve, shteti qe miri 1,1 miliarde euro per termetin dhe i boni rrush e kumbull tigri neper kazinote greke , kush shtet or frrak , or spiun servil.

                                                                            1. A
                                                                              Alphadi

                                                                              Po ti facë cilën faqe i ke bërë këtij vendi , nuk e ke pasë këtë shtet në dorë ndonjifarë kohe apo -i/fukson den e padien ?! Fatal .

                                                                              1. y
                                                                                ymeri

                                                                                FCB, hik o Ufo e shikohu ne pasqyre te kuptosh kush je .

                                                                              2. P
                                                                                Politike te kam dhjerre

                                                                                O koka kari gjykoni shkrimin mos u merni me rrezikun se cfare ka qene Froku.Ka a po nuk ka te drejte pastaj te tjerat jane aty kur te dale se cfare ka qene atehere versuluni.Te mbeshtes Saliun eshte fatkeqesia me madhe qe i ndodh nje vendi duke e ditur fare mire se cfare perfaqeson.

                                                                                1. J
                                                                                  Juliano

                                                                                  Eshte e pa mundur për nji kok turku, ku më pas do vijë djegia shkatërrimi nga turma. Në një shtet ligjor, veprohet me ligj, ku urdhri është nga shteti dhe më konkretisht policia që, nuk japim leje për arsye angazhimi të një takimi botëror, ku masat e sigurisë janë të fokusuara në këtë takim. Protesta do humbë vëmëndjen e sigurisë nga forcat e rendit, duke mos qenë në numur të mjaftushëm në forca të rendit, do ketë episode të tjera kriminale. Me urdhër të prokurorisë, dy iniciatorët e ndizjes luftës civile, duhet të izolohen në mënyrë urgjente, ndryshe gjith bota do ketë zhgënjimin nga drejtësia shqiptare. Protest mund të bësh sa herë të duash, por për arsye sigurie, është ministria e rendit, ku përcakton vëndin dhe orarin. Këta dy caubojët po sfidojnë shtetin ligjor, që në këtë moment ato duhet të arrestohen nën akuzën, thirrje të organizuar kundra rendit kushtetues.

                                                                                  1. D
                                                                                    Demokrati

                                                                                    Militantet e sat eme! Spiun m....!

                                                                                    Lini një Përgjigje