Ditmiri më dha këshilla të vyera!

28 Nëntor 2022, 12:43Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Ditmiri më dha këshilla të vyera!

Muaj i trazuar ishte ky. Pikellimi na ka sulmuar në çdo anë. Merzirat keputen si gjethe vjeshte dhe na bien në preher.

Në mes të kesaj zymtesie e zvetnimi i prekur nga “Kronika” e fundit mbi ngasherimet publike  Ditmiri shfaqi anen e vet të mirë që pak kush ja njeh e shumë mendojnë qe se ka i uruari.

Ndonëse po merret me gazetari ku bën video mbi situaten globale prej të cilave duket qarte se shendeti i ka prirë për mbarë gjeti kohe edhe per mua.

Marazet e mia i kishte ndjekur një nga një. Si i ndjeshem që është në dy tre momente kishte rënë në zali.

Të lexova tha e mendova të të ndihmoj me keshilla nuk thonë kot më mirë një mik se një çiflik.

Zemren i ke thyer Doktorit dhe katoliçizmen në PD ja dorezove prape atij qe i takon Aldushit dhe mire ke bërë se ata janë të punesuar familjarisht në parti. Nuk thoshte kot shoku Enver “toka i takon atij qe e punon”.

Gjënë mire po vazhdon traditen e diplomacisë parlamentare amanet nga ” Zonja e hekurt” por të mungon një ekip i  RTSH nga pas që ti rrefeje kombit sukseset që po korr.

Në dy partite tuaja shoh tollovi dhe nuk po gjen rehat por duhet të mbeshtetesh me shume tek elementet cilesore në parlament.

Gjithsesi trokit njehere edhe tek Babo se mund të të hapet dera dhe aty mund të gjesh shokë besnikë !

Të parin ke Taon se e ke edhe ngjitmas me bankë ! Ai ndihet pak ligsht keto kohe virane  se nuk e ka pranë as Alket Hysenin që mbulonte çeshtjet akademike në parti por derman per lista librash i bën Ulsiu. Moglin  librin e xhungles  ai ja kishte rekomanduar.

Aty afer ke dhe Tonin per çeshtje besimi e gjëma shpirti ai ti hukat dhimbjet. Sa Biblen aq dhe Babon do. Kedo të citojë nuk gabon.

Me pas ke Etilden. Puna dhe modestia janë tiparet e saj perfito.

Nese ke brenga dhe do ti shuash rënd per ke tezja. Shpirti i saj është det plot dallge që të nxjerrin në bregun e shpreses së mirë.

Une edhe pas kaq vitesh me të flas darkave gjërë e gjatë. Mallengjehemi e qeshim si çiliminj prej ngazellimeve. Ska si Tezja ajo i jep kuptim miqesise shenjterise se saj. Per punë ushtrie ke më të miren e krejtve Mimi di Puccini. Ajo të shpjegon fuqine e urdherit dhe magjine e bindjes, si Bakja behet President dhe Mimia gezohet duke i rënë qemanes pas darke.

Kurrë mos nevlefteso Nikon dhe gadishmerine e tij për të të ndenjur pranë. Shetitjet tona të gjata të liqeni nuk kishin të sosur gjatë asaj të mallkuar disidence. Ai ka nevoje të ece , të marrë ajer dhe liqeni po e pret po kesaj here me i dlirur nga mendimet e keqia.

Per komunikimin, deklamimin dhe retoriken ke Elisen.

Me Tigrushin mund të besh biseda filozofike mbi pushtetin si afrodioziak dhe kur ai iken njeriu paqtohet si keci pas adeteve.

Friden e njoha pak nuk e di në eshte ajo po Bora që pyeten per mua Shalsin kush ishte një Ditmar Ditmar po unë nuk jua marr per keq, ngarkesa e madhe per vatanin,  puna nuk i le te merrem me te shkuaren po ti mund te japesh leksione tek akademia e barinjeve se si biçim pedagogu je!

Teta Gerten e shoh të menduar keto kohe po është shpirt njeriu. E ke parë si pikellohet kur ju laneterit e opozites shani Babon. Vetem në atë moment ajo ju do të pjekur në hell.

Meqenese i ke rene Ballkanit si lugat shpresoj te kesh konsultuar me Majkon per çeshtje te diaspores, nejse nese se ke bere gabim, per çeshtje patriotizmi me atë merru. Punet e Shqiperisë ja zbardhen floket por edhe ti në atë rruge je!

Punet e shendetit besoj Damos! Ai i di palestrat me të mira në krejt kasabanë. Me pak mundim behesh ashik i vertete.

Gojes mos i jep shume se ajo po të merr në qafë. Luli mund të kthehet e të marrë një ngaster të vogel po aq i duhet si erdhi puna e ti thua te ike doktori e erë të bëhet Luli në të fshehur. Zevendes Lider Muli po të pret per një tjeter dreke se ai e ka të madhe zemren edhe pse herë pas herë zhgenjime të tmerrshme i  ke dhënë.

Nuk të ben pershtypje qe ai Salianji si shumë i pjekur e me mendime të thella keto kohe?

Po fuqia sulmuese e Gaz Bardhit nuk të nxit per beteja?

Tani që Grida iku e pas trandjes tende a po tregon dhimbje Jorida apo ajo shpreson  qe të pelcasesh si Kostandini në derë?

Jo ja ktheva me sheh si jetim e me rri pranë.

Po ashtu mund të mbeshtetesh tek Fatmiri ai gjithmone e ka një ide pozitive që e thote me shpejtesi.

Në senacen e fundit Çuçi dhe Ulsiu dukeshin si të hidheruar. Faji është yti se kur nuk bën kroniken duket sikur i nxjerr nga historia qafiret. Vendi ka festa dhe ti mos rri menjanë si qyq e kuk jep flakë atdhedashurisë siç bëjnë të gjithë! Hajt tani gezuar 28-29 Nentorin a harrova ju të djathtet keni vetem  daten 28! Askush nuk me kishte dhënë kaq keshilla në një hapesire kaq të vogel kohe mbeta shtang !!

14 Komente

  1. B
    Bardha

    Se kuptoje kete idiot malesor qe e quane vehten te ditur,ky mbeti tere jeten krric e hajvan

    1. a
      ashtu kot

      Kur nuk e kupton, nga e di qe eshte hajvan ? Moskuptimi eshte problemi jot jo i atij.

      1. k
        kot me kot o ashtu kot

        hajvani kuptohet edhe pa e lexuar. ditmiri apo si e cilsonte saliu ditkeqi te keshilloi te qaje per griden....

    2. A
      Arian

      Je shumë i pështirë.pa erë.pa bojë.pa shije.i neveritshem

      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        O ti pseo shkrimtar ,me keto shkrime veç vetes tende asnje nuk te perfill ,ty nuk te dihej nishani perpara se te beheshe deputet ,po gajas dynjane me mbroçkullat e tua ti nuk di te lidhesh dy fjale mor katran vveçgomeret i lidh bulur .pika shkrimeve te tua .

        1. F
          Flutra

          Moj Mara je ne metro ? Thua : Po gajas dynjane ! Pser a nuk eshte qellimi i ketij shkrimi te gajase dynjane ?

        2. T
          The truth

          Cfare i paska bere Basha PD. Si valle i mblodhi keta idiot si ky Ghethemarku dhe i futi ne listat e PD. Mosmarrja pjese ne zgjedhjet ne pushtetin lokal eshte asgje krahasuar me futjen ne zgjedhje me debila si Gjethemarku. Qellimi i tij spaska qene vetem lenia e Rames ne qeverisje por shkaterrimi dhe diskretitimi perfundimtar i PD. Ketij mos i vini faj, cdo idiot tjeter si ky, keshtu do te lehte.

          1. K
            Komunist me Rolex

            Ke te drejt duhen deputete si të PS-së si Rrahja i niklës akademik i vertetë ky cope profesori pa lek pa prona pa nipa të fortë

          2. N
            Nari

            Kerkon te beje si shume i mencur e i lecitur ! Mbush nje thes me budallalleqe e idiotsira,qe ketij budallait funkional i duket ironi e humor bashke, dhe e zbraz ne mexhelis.Katunarit i duhen te breza te behet qytetar,ka thene Namik Hoti

            1. V
              Vlora

              Personazhin "dopio non grata" nuk e permend asnjehere. Nuk ke burreri, je bythefend.

              1. k
                k

                Ky intelektual fshati, ka 30 vjet që kerkonte të na bindte qytetaret që non grata ishte kollos i demokracise dhe statist botëror, nuk kishte bindur me pare vetveten. Këta janë servilat tipike që mbajten në kembe diktaturen.

                1. N
                  Nonan

                  Xhon , për atë të thënën për mikun , pak e saktë : pas një lëmshi që duhej ti jepja zgjidhje në një kantier , një shef kantieri , një ex-spiun , por i aratisur ky , ti nuk e di a u arlise kur ra systemi ( un u arratisa po me passport që lejoi Ramizi që bënë ujdinë me ca ) kur i binda në një kombgordian koleget , m'i thotë kolegut tim : më mirë një armik si ai se sa një mik si miku yt . Nuk di në di ti ç'o përgjegjesia profesionale , e me ken përgjegjës , me majt pëgjegjësi pra , a t'a kall kur t'zënë me dorën në torbën e tjetrit , a jo , mua jo , fare , di me vjedh , por nuk kam kurrë . Kështu e pësoi Norber Novac - u .

                  1. I
                    IPolixenia

                    I poshtër fashizmi ti si e ke , mos e harro si për çlirim nga komplexi : VFLP .

                    1. K
                      Kuvendi

                      Ku eshte katanditur parlamenti i shkrete shqiptar?! Dikur kishte shkrimtare te mirefillte, inxhiniere, ekonomiste kishte tjeter diskutim (kishte edhe ndonje molle te kalbur tek tuk por prape nuk ka qene kurre ne nivelin e ketyre viteve te fundit) sot ka plot nga ata qe kane nderruar emrin disa here dhe ca pseudoprofesore si puna e ketij. Cili eshte qellimi i ketij shkrimi per te treguar se ke mllef ndaj Ditmir Bushatit dhe do qe ta marrim vesh te gjithe ne kudo qe jemi, ngjaqe merreni me te tilla budallalleqe ju deputetet nuk keni kohe te beni ate per te cilen jeni zgjedhur, te perfaqesoni dhe punoni per popullin qe ju ka zgjedhur. Nejse te pakten nuk ka fjalorin e piste te ca te tjereve aty, gjysma e te keqes

                      Lini një Përgjigje