Ku po shkon me drapër n'dorë, kryeministër?

26 Nëntor 2022, 19:50Blog TEMA

Ku po shkon me drapër n'dorë, kryeministër?

Nga Kimete Berisha

Foli për Kantin, si për naj shok t'shpirtit, për të cilin u shku me lyp nuse në Internacionalen e socialistëve.

Nuk u intereson njerëzve e kaluara, edhe më pak u intereson krahasimi i shekujve e filozofitë e lashta, kur e kaluara gjithmonë duket absurde dhe e padobishme (si filozofia).

Internacionales socialiste nuk i linte përshtypje që Kurti as nuk e dinte se Kanti kishte edhe qëndrime raciste dhe pro skllavërisë.

Kanti ka shkruar se 'afrikanët për nga natyra nuk kanë asnjë ndjenjë tjetër përveç që janë qesharakë' dhe se 'indianët nuk janë të aftë për asnjë kulturë'.

Dhe ka propozuar hierarkinë e racave në mesin e evropianëne.

Çka të duhet e kaluara e huazuar, kur i ke shembujt e t'u.

Ti trego kush je!

Se ata e dinë kush ishte Kanti!

Kur flet për paqen mund ta citosh pa u frikësuar se po gabon Nënë Terezën, për shembull.

Socialistët e ulën kokën kur foli kryeministri Kurti.

Jo që është veç monoton por sepse nuk i ka lexuar dy biografitë e Kantit, që e zbulojnë se jeta e tij nuk ishte veç mekanike qysh kemi kujtuar.

Kanti dinte të pinte aq shumë sa i ndodhte të mos e gjente rrugën për në shtëpi.

Edhe më keq - ishte seksist.

Kanti fliste keq për femrat.

Mendonte se femrat janë të dobëta, inferiore, dhe 'nga djalli largohen jo që djalli është i keq, por se djalli është i shëmtuar'.

(Për femrat rrallë ka filozof që s'ka shkruar keq. Plato, Aristoteli, Sartre, sidomos Shopenhaueri...!).

Kryeministri Kurti foli me afsh për Kantin, sepse konsiderohet se filozofia e Kantit është baza mbi të cilën u ndërtua marksizmi.

Që Kanti vishej me rroba ngjyrash të ndritshme - kryeministri nuk e përmendi.

Një një moment dalldie filozofike...kryeministri foli për paqen e përhershme (të Kantit) në politikë....!

S'di ku e gjeti ky te Kanti 'paqen e përhershme',

se Kanti ka thënë që 'Paqa e përhershme gjendet veç në varreza'.

Prandaj, socialistët nuk e dëgjuan.

Nuk mund të jesh atraktiv derisa flet për të kaluarën.

Nuk ka njerëz më të mërzitshëm dhe më jointeresant se sa ata që flasin për të kaluarën....!

Kur flet për të kaluarën, thuaj shkurt diçka që nuk e ka dëgjuar kurrë kush dhe gjithqysh

lidhe me të tashmen, përndryshe punë e madhe çka ka menduar Kanti për paqen e përhershme kur vet nuk ishte i zoti ta gjente paqen personale.

Këtë sekret e kanë zbuluar (dhe po e përdorin kleri myslimanë, prandaj joshin kaq shumë të rinjë pas vetes, sepse fenë e vjetër e lidhin me të tashmen (me jetën e përditshme), madje edhe me ëndrrat e natës së kaluar.

Asnjë e kaluar që s'lidhet me të tashmen - nuk është atraktive.

Kryeministri u tha socialistëve të botës se 'Demokracia është despotizëm', sepse kështu ka thënë Kanti për demokracinë:

'Demokracia është, thënë siç duhet, domosdoshmërisht një despotizëm, sepse vendos një pushtet ekzekutiv në të cilin "të gjithë" vendosin pro ose edhe kundër atij që nuk është dakord'.

Kanti këtu e kishte fjalën për 'lirinë individuale', por Albin Kurti nuk e bëri dallimin.

Kanti ishte shumë i keq kur fliste për racat dhe për femrat, por ishte shumë i mirë kur shkruante për të bukurën dhe të madhërishmen...

Filozofia e tij për 'dashurinë praktike' është shumë interesante, pikërisht pse është e parealizueshme.

Për Kantin, dashuria është obligative:

'Dashuria nuk mund të komandohet nga detyrimi - por të duam e kemi për detyrë' - Immanuel Kant.

P.S. Kryeministri mund të konsultohet pak me ministrin e bujqësisë kur flet për tema të thella - të nëntokës.

Ministri i bujqësisë flet palidhje, ofendon dhe askush nuk e 'heton', as nuk e lyp në përgjegjësi.

E vetmja herë kur lë gjurmë e bëhet interesant është kur Peci qan për mbiemrin e tij.

Parmbrëmë ministri i bujqësisë tha: 'Opozita janë bërë si ato gratë shtinëse të katunit'...

dhe askush nuk ia pa për të madhe...asnjë qytetare nuk reagoi për ofendimin e katundareve.

Kësaj i thonë kur je inekzistent edhe para kamerave.

11 Komente

  1. R
    Rezi

    Albin Kurti ka cituar Kantin por s’e ka lexuar. Sa për marksist, vetëm i tillë nuk është. Dhe kur do të japë mënd atyre që janë mbledhur në Internacionalen Socialiste. Albini ka shkuar me që nuk ishte Iliri, ka shkuar në vënd të vëllait.

    1. F
      Fatosi-kosove

      Mos Kymete mos,lere allbinin ta mbaj drapnin ne doré se sot me shume se kurre i dueht, separi i duhet ta "operoje" mender presednike osmanken sepse ajo dihet çdo te diele heq killat, pastaj thot shkova ne klinike private sepse aty kam axhen, kurse sa per fyerjet e ati rrugaqit me emrin peci une mendoj se askush nuk duhet te merret me te,le tja lejm nurrcit te krenohet me nje rrugaq si ky, mjer kosova ne doré te kujt ka ra.

      1. F
        Fatosi-kosove

        Mos Kymete mos,lere allbinin ta mbaj drapnin ne doré se sot me shume se kurre i dueht, separi i duhet ta "operoje" mender presednike osmanken sepse ajo dihet çdo te diele heq killat, pastaj thot shkova ne klinike private sepse aty kam axhen, kurse sa per fyerjet e ati rrugaqit me emrin peci une mendoj se askush nuk duhet te merret me te,le tja lejm nurrcit te krenohet me nje rrugaq si ky, mjer kosova ne doré te kujt ka ra.

        1. U
          USA

          Do ti mjaftonte këtij aguridhe vetëm të përmendte Kantin për atë që thotë se :"Eksperienca është baza e diturisë"gjë të cilën aguridhja Kurti nuk e ka

          1. F
            Fisnik

            Kurti ka studiu elektroteknikë dhe filozofinë e ka hobi. Kurti t'ua kujtonte socialistëve se vendlindja e Kantit, Königsberg,tash është pjesë e Rusisë, gjermanët janë dëbuar nga ky qytet dhe është kolonizuar me rusë. Edhe emrin ia kanë sllavizuar dhe tash quhet Kaliningrad.

            1. B
              Bureto

              E lexoj gjithmonë Kimeten dhe, përjashtuar faktit, se unë si jugor ndjej në lexim ca vështirësi me gjuhën e shkruar prej saj në variantin popullor kosovar (disa e kanë justifikuar, se ajo shkruan që ta kuptojë dhe populli i thjeshtë; Mbase!), ky i sotmi më ka pëlqyer veçanërisht. Bravo Kimete!

              1. l
                lushi

                Mos reagimi i kerkujt ne thenien e ministrit te Bujqesise eshte sepse te gjithe e konsiderojne vehten "katunare" ori Kimete!Besoj se e ke intuiten per me e kuptue kaqi gja!Dhe se dyti perkufizimi "Qytetar" eshte shume dimensional e per rrjedhoje kerkush prej atyre qe pretendon nuk e perfiton ! Persa i perket shembullit te Al Binit me Kantin ,Al Bini mendon se eshte abstrakt si vete ai ndaj dhe e citon shpesh.

                1. G
                  Gramozi

                  Kimete : Per sa t'perket ty me Kurtin : Cfar do qe te bajn Albini ti do ta kritikosh ate. Pra, cfar ujit i ke dhane gomarit ? Ti gjithmon nepermjet kritikes e shan Kurtin !! Pse ? Duket qe keni dicka personale. E kritikon Albinin pse foli per Kantin, dhe nga ana tjeter pse Albini nuk e tha kte apo ate per Kantin , sepse Kanti ishte keshtu apo ashtu !! Pastaj per me tregu qe ti e njeh Kantin, fillon dhe flet vete per te si magnetofon i prishun. Levdatat qe ti merr nga komentuesit e gazetes tema, i merr nga qe shan Albinin dhejo pse pelqejne shkrimet e tuja. Ne kte gazete askush nuk pelqen shkrime ne dialektin gege.

                  1. J
                    Jugori qe i pelqen shkrimet gegerisht/gegenisht

                    Gramoz nese ke krittika ndaj Kimetes ke te drejten tende ta shkruash cfare mendon por nuk mund te dalesh ne konkluzione per dialektet, shkrimet dhe krahinat. Dialektet jane pasuri e pacmuar e jona dhe duhet ti ruajme. Sa per Kantin ka te drejte, Duhet ta njohesh mire para se te flasesh dhe nga ana tjeter seriozisht cili ishte qellimi i te folurit per Kantin? Ka gjithnje nje qellim, mision dhe menyre per te shkuar, nese Kanti ishte menyra, cili ishte qellimi?

                    1. P
                      Pliacido S'amica

                      Doni a dëshëroni a desh me ni i dian me t'ek osh e me e shkly ng'a në zhë e me la qaq di piksuna mbi ië ?! Botojmë . Së shpejto fragmentë nga Ndre Mjeda , pse jo , arkiva ka !? Sa për plaçkën , ose , si me ja von , t'fshikën , apo t'nillës . Hë de Gramon , e plaçkitjen e autorësisë , pra , të drejtat e autorit , of , mos m'a nga se : kaltria dhe evantila që u mor (muar) shëmbë(u)ll nga vetë natyra , u ushtri (ua) si trysni ndaj vullnetit n'at relat'midis nesh e atleri mat pasi n'kërki ...one s'po n'ag o ku me ë pa p'sy onë , plaç n's'do , kno . Kan'ta . Ah , pse nuk rishikon teoremën e Pithagore - s o pun'me kalem , mo mirë aritmetikë me zgidh se o exakte s'karitmi . S'po ta ris më tensionin se kam'all se të përgjymonet pencka , e s'e di as sa merr se ti kon-(m)-pens-oi , kë , iliaçet pra , farmakun . pd : po e lë me kaq se dau m'a bënëç t'kiajë ajkën . A e nxz'hë o Gramonas ?! Ka më në do , shkruamë piqkuidite !

                    2. T
                      T

                      Ai( kanti) ka thene qe…. keshtu ashtu grate, qe disa rraca ashtu e keshtu, jo po andej e kendej e lart e poshte. Kimeteeee, po ti qe perdore po te njetat terma me min. buqesise, a je katundare? Nce nce nceeee… Kur dikush eshte i poshter, i keq, dhe deshiron te keqen tende, i futet jetes personale dhe jo arritjeve. Kimeteeee, shkrimtari i more lexohet se ka shkruar dicka te mire e jo per jeten personale, filozofi lexohet per ate cfare ka dhene me mendimet e tija dhe jo me sa “ raki” ka pire, Nene Tereza shikohet me cfare ka ofruar e jo per mendimet e saja personale, etj. Eshte njelloj sikur te thuash qe rama q. shume ndaj nuk eshte i kryeminister i mire????????????????

                      Lini një Përgjigje