Nga Ilir Metaj*
Një furi e tillë e mirëorkestruar debati opozitar e përpjekjesh analitike, kishte kohë pa u dëgjuar në këto anë.
Jam përpjekur ditët e fundit në fakt, ta ndjek sa kam patur mundësi nëpër portale e studio, e pastaj, të mundohesha të ndaja shapin nga sheqeri.
Po c’është kjo furi dhe çfarë kërkon të përfshijë me vete?
Një projekt gjigand zhvillimor në brigjet e Durrësit.
Një sipërfaqeje toke prej 800 ha, që shtrihet aty prej shekujsh, e që ka qenë aty edhe përpara 2013, po i tronditet kotësia e po i thuhet:
-Dil në shesh të mejdanit dhe trego çfarë mund të bësh për shqiptarët e tu!
-Dil nga gjumi letargjik shekullor dhe sill jetë për këtë qytet!
-Dil e sill begati për këtë vend, që ka ngecur në vagonin e gabuar të vegjetimit nga të mos bërit asgjë, në vagonin e pritjes dembele se mbase ndonjë gjë bie nga qielli.
Një projekt gjigand po i thotë këtyre 800 hektarëve tokë ranore, të dalë nga agonia e të sjellë shpresën për këtë popull të lodhur nga vetë shpresa.
Ky projekt gjigand, po trondit themelet e fukarallëkut që ende e mban për fyti këtë vend të bekuar nga Zoti.
Ky projekt, po trondit nga themelet të gjithë ata, që kanë 30 vjet duke i pirë gjakun këtij populli, për të mbajtur gjallë pushtetin e kalbëzuar nga mosha.
Ky projekt, po trondit si uragan alibinë e kësaj opozite, se në këtë vend nuk vlen të jetohet, se ky vend nuk bëhet dot.
Ky projekt pra, po i shkund te gjithë!
Ai i ka zënë të gjithë në befasi me atë që propozon, i ka gjetur të papërgatitur, se çfarë do bëjnë me veten e tyre paskëtaj,fiks njësoj si ato vajtojcat kur kuptojnë se fshati ka vec të rinj e ndaj me gjasë do mbeten pa punë.
Kjo, ishte një lëvizje shah-mat e qeverisë, ishte ndoshta asi nën mëngë i këtij mandati.
Ndaj, dhe reagimi është kaq gjithëpërfshirës, në cdo studio, në cdo ekran, në cdo portal, madje edhe atje ku nuk ta merrte mendja: tek Panairi i Librit.
Po i marr me radhë:
1-Do zhdukin portin mijëra vjeçar-duan e thonë.
Edhe pse e dinë mirë se porti mbetet aty, po aq madhështor, por me destinacion tjetër. Porti shekullor do zbukurohet nga dritat e qytetit dhe gëzimi i jetës, në vend që të ngryset nën vinçat e blozën e ngarkim shkarkimeve.
Sepse Durrësi duhet t’i hapi vend mikpritjes së turistëve nga e gjithë bota, per t’i marrë botës pjesën që i takon të pasurisë, të cilën Zoti vetë, ia ka caktuar në testament, qysh kur e vendosi mbi atë breg.
Sa për Portin e Mallrave, ai tashmë ka filluar të zhvendoset 3-4 milje më tutje, e do ndërtohet më i madh e më modern, atje, ku vetëm ndreq e nuk prish punë.
Kjo ka kohë që po projektohet, duke ndjekur modelet e gjithë qyteteve turistike në botë.
2-Qeveria po fal tokën- duan e thonë.
Dhe këtë e thonë pikërisht ata, që shpikën “Shqipëria 1 euro”, por që të vetmit blerës mbeten po vetë.
Ata, që falën gjithë industrinë e naftës nën tokë e mbi tokë, gjithë pasuritë minerare nga jugu në veri:
bakrin, kromin, celikun, hidrocentralet, lumenjtë.
Po kujt po ia fal tokën qeveria me këtë projekt, atë tokë që kurrkush nuk mundi t’a jetësojë deri më sot, kujt pra po ia fal ?
- Atyre që do zgjedhin të jenë banorë të Durresit, cilindo status të zgjedhin: rezident, turist, investitor, për aq kohë sa kjo ndodh mbi Durrës dhe mbetet në Durrës.
3-Po fiton më shumë arabi- duan e thonë.
Po c’është ky koncept komunist?! Po përse duhet të vijë dikush të derdhë energji, dije, ide, kohë, qoftë edhe një qindarkë pasuri, pa patur qëllimin universal të fitimit tregtar?!
Për filantropi? E kë ka nxjerrë në dritë filantropia?
Filantropia është vdekje për një vend, se nuk mbjell asnjë farë që mbin e shtohet.
Jep vetëm një pikë ujë në agoni, dhe pastaj largohet, që mos të të shohë kur të japësh shpirt.
Ndërsa investimi në një projekt biznesi e ka brenda farën, tokën dhe burimin e ujit për ta ushqyer derisa të bëhet pemë me kokrra.
Nëse dikush dëshiron të kontribuojë për një vend, nuk jep ndihmë financiare, por mbështet politika që nxisin zhvillim.
4-Është Alabbar s’është Alabbar- duan e thonë .
Kushedi sa janë gajasur me qesëndi biznesmenët dhe pronarët e holdingëve që kuptojnë shqip.
Se kush është në biznes, e di shumë mirë se c’do të thotë, të çelësh një shoqëri të re, për një projekt të ri.
Është praktika më e zakonshme, përmes të cilës cdo shoqëri dedikon dhe disiplinon energjitë e veta.
Sipërmarrja është në rradhë të parë ide dhe aftësi manaxhimi. Pa të, kapitali është thjesht një sasi parash që mund të zhduket.
Sipërmarrja është aftësia që ngre kapital dhe i jep atij arsye të angazhohet e të shtohet.
Më thoni një projekt në botë, që nuk bëhet me instrumenta borxhi, qoftë ai projekt i më të pasurit që ju njihni.
Sepse kjo është ADN e sipërmarrësit.
Dhe në këtë rast, sipërmarrja e ka emrin Alabbar, çfarëdo emri tregtar të ketë themeluar ai për idetë e veta. Dhe garancia është suksesi i tij, kudo ku e ka vendosur siglën e tij.
5-Të tjerat, pse aq përqind dhe jo kaq përqind, pse të ngrohtë e pse të ftohtë,pse sot dhe jo pasnesër, janë gjithmonë pyetje, për të cilat, secili e ka një përgjigje, gjithmonë të ndryshme nga e tjetrit. Quhet këndvështrim.
Po a mundet që modeli i zgjedhur i bashkëpunimit të ishte më i favorshëm për ne?
E zëmë se po.
Ama, për ta zbuluar do të duhej ai që quhet “debat konstruktiv” apo “propozim”.
Po këto janë fjalë të panjohura për opozitën tonë e, ndaj, qeveria socialiste nuk do djersijë ndonjëherë nga sikleti, që ato, do të duhej t’i shkaktonin.
Për fat të keq, duhet thënë.
Meqë jemi te projekti i Durresit, e meqë kryefjalë është bërë Dubai, nuk mund të mos e shfrytëzojmë edhe këtë për të treguar sa cekët noton opozita jonë.
Merreni për shembull pozitiv Dubain, zotërinj, jo per konotacion negativ.
Sepse Dubai është bërë parajsë për banorët e vetë. E dini se si?
-Në vitin 2002, qeveria e Dubait theu barrierat fetare duke lejuar cdo të huaj të investojë në biznesin e pasurive të paluajtshme, pavarësisht nga feja e tyre.
Pikërisht këtu filloi Bumi autentik.
Dhe, nëse mendoni se Dubai paskëtaj ka të bëjë vetëm me hotelet dhe bankat, e keni gabim.
Ai është kthyer në fuqi turistike, tregtare, financiare, logjistike dhe industriale.
Dhe Dubai, për rastësi, ka vetëm 3 milionë banorë.
Dhe në themel të ideimit të tij, jo për rastësi, është pikërisht sigla, Alabbar.
Unë, sot lutem që ky projekt t’ia dalë mbanë të vihet në jetë më shpejt sesa parashikimi.
Sido që të jetë kompozimi i tij në apartamente, hotele, njësi biznesi, shëtitore e, qershia mbi tortë, marina detare, një gjë do ta bëjë me siguri:
Ai do te asamblojë në një të vetme një nyjë zhvillimi, ku do të takohen të gjitha arteriet e ekonomisë shqiptare, e paskëtaj asgjë, nuk do të jetë më si më parë.
Një korsi e re po hapet për të ardhmen e Shqipërisë.
*Deputet i PS
Good done my friend Ilir.
Alabbari nuk është personalitet i ekonomisë arabe, është bshkepunetor i Rames Alabbari është njeri i suksesshëm në Dubai, sepse ka qenë drejtues i një kompanie publike, që ka zhvilluar Dubain me paratë e naftës. Të gjitha investimet e Alabbar jashtë vendit të tij janë në vendet autokratike. Janë në Serbi, në Egjipt. Pra ai është i talentuar dhe punon me autokratë ku nuk ka transparencë dhe rregulla. Ai ta merr ta ndërton dhe ta shet”.
Me e veshtire eshte ta mirembash nje port se sa ta ndertosh ate...do te rritet trafiku, rritet dhe ndotja dhe padyshim duhet te ngrihet nje gjykate detare...dh te gjitha keto kerkojne dije te specializuara qe kerkojne disa vite.
Thone se Roma nuk eshte ndertuar ne nje dite ...
...ta bejme njehere Lolita,pastaj....
Bravo Ilir Metaj. Porti Durresit eshte kryeveper e ksaj qeverie dhe eshte fat per shqiperine dhe shqipetaret. Qeveria shqipetare dhe kryeministri saj Edi Rama te mos ndalen para rebeleve te Saliut por te filloi punimet menjehere.
Shkrim brilant i mirëargumentuar.
Me portin e jahteve fitone 20% e banoreve te Shqiperise, por humbasin 80% te tjeret. Po te investohej ne Uzinen e Ballshit, fitonin te gjitha shqiptaret qe kan ngelur ne Shqiperi.
Halili-nga i nxorre keto shifra? Zotrote dukesh qe duhet te jesh koke e madhe. Nga investimi ne Durres fiton i gjithe turizmi ne Shqiperi, pasi jahtet private qe do ankorohen aty nuk kane pronare brekegrisur, por pasanike qe do kerkojne te argetohen dhe te shetisin ne vende te ndryshme ne Shqiperi dhe me gjere, duke sjelle para per te tera zonat ku do shkojne. E njejta gje me apartamentet, qe me siguri do popullohen nga individe me para. Sa i perket uzines se Ballshit, ate e kemi peshqesh nga Salih Berisha, qe na hiqet si me i ndershmi, por qe ka mekate duke vjedhur per femijet e tij dhe nafta eshte njera nga mega vjedhjet e familjes Berisha. Nga ana tjeter, ti nuk e detyron dot nje investitor qe te investoje aty ku do ti, por atje ku i intereson atij. Se fundi, sasia e naftes bruto qe Shqiperia prodhon eshte teper e vogel qe te justifikoje nje investim ne uzinat perpunuese, pa permendur pastaj edhe cilesine e kesaj nafte me permbajtje te larte squfuri. Nese, sic thuhet, eshte zbuluar nafta ne Shpirag dhe ka sasi te medha, atehere do krijohen mundesite qe te investohet edhe ne ate sektor.
I kujte zanati je ti i ashtuthene Inxh,se nuk me dukesh te jesh inxh turizmi aman na thuaj Nga te dalin keto llogari ty qe na e nxore Shqiperine me shume konkurente ne Rajone,pra me ke do konkuroshe edhe per sa kohe Jo per gje more Po ama dalin hesapet se Ky Kryederri do vdese edhe ajo sahan bacerà ne Durres do ngelet vetem ne leter.
Te jesh injorant dhe te mos flasesh nuk ben gabim, por te jesh i tille dhe te perpiqesh te japesh mend qe nuk i ke, eshte gomarllek. Nuk ka inxhinjere turizmi ne asnje vend te botes, por ka specialiste te turizmit. Une nuk pretendoj se jam i specialist i kesaj fushe. Nga ana tjeter, po te kalosh me sukses neper nje shkolle si ajo e inxhinjerise, tregon se ke nje IQ mbi nivelin mesatar. Shto ketu edhe 40 vite eksperience ne inxhinjeri e manaxhim ndermarrjesh apo projektesh ne nivele madhore dhe te dyja bashke te japin mjaftueshem te drejte qe te besh analiza ekonomike. Nuk kam thene se Shqiperia me kete investim del a para apo e dyta, por rrit shume nivelin e konkurrences me vendet e tjera te rrajonit, qe per hir te se vertetes, jane shume me perpara se sa ne ne turizem. Se cfare do ndodhi me "Kryederri"-n, kete askush nuk e di, por nje gje eshte e sigurte se kompanite e medha nuk shkaterrohen se vdes nje drejtue i larte i saj. Problemi juaj eshte se duke marre instruksione nga nevojtorja e Berishes, perpiqeni qe te hidhni sa me shume balte mbi cdo gje te mire qe ben Qeveria. Me kete nuk dua aspak te them se qeveria socialiste nuk ka te meta, pasi cdokush qe punon mundet edhe te gaboje, por duhet thene ajo qe eshte e dukshme se ky projekt eshte fitore per per te gjithe Shqiperine. Kush nuk e sheh kete, ose eshte qorr dhe kush nuk e pranon, ose ka probleme me inteligjences ose eshte antishqiptar. Zotrote gjejeni vete se kujt kategorie i perkisni.
A mund te me pergjigjeni: po pse deri tani mungesa e jahteve ka bere qe shqiptaret te jetojne pergjihesisht ne varferi? Di ndonje shtet qe ka ndertuar nje port jahtesh dhe mbas kesaj populli i tij eshte bere me i pasur? Sa turiste mund te vijne me nje jaht?
Halil trangull= kastravec,,,do sjelli vende puno o njerez...gjysmat e ancones punojne ne strukturen e portit,bari po' ashtu,Trieste jan te punesuar gjysma e triestes,Genova po' ashtu,esht fat te kesh nje port te madh atje ku jeton,do te thot vende te reja pune,
Halil, update me lajmet, do e ndertoj edhe ate Azerbajxhani.
Do investosh atje ku te vijne te investojne. Pra, do marresh ato investime qe te afrojne, sepse po ti largosh te gjitha, atehere ngelemi pa asgje.
Tanguli, Shaqo dhe Aron, keto te dhena dhe krahasime i kam ketu ne Florida ku jetoj.
Cpaske pare ne Florida ti o qyqar. Ke pare rafinerine e Ballshit?! Sa here ajo punon helmon Ballshin Fierin e cfar tjeter del perpara. Ne fakt Florida “ nuk ka asnje port per jahte”! Kur nuk di cte thuash me mire hesht.
Bravo, nje analiz thellsisht e duhur, por hijenat e PD e duan shqiperin ne llucen ku e futen..BRILANT
Bie shum dakort me mendimin tuaj Ilir Metaj E gjith Bota kështu është zhvilluar. Kur nuk i ke mundësit financiare vet jepja atij që i ka dhe fitojnë të dy. Greqia gjith autostradat ja bëjnë firmat e huaja dhe shfrytëzim i përbashkët me % U desh një urë në Rio Antirio (Patra) e bëri firma Spanjolle de shfrytëzoj të nxjerr shpenzimin dhe aty do i mbetet Shtetit. Por problemi qëndron : Pse ky sukses të jet juaji dhe jo yni (politik)
Nje analize Brilante ,po kushe kupton i eshte mirenjohese qeverise .
Cilido q ka sy hapur e nuk esht i tredhur nga Sala e kupton q esht projekt fantastik e q do japi ekonomi t paimagjinushme. Bravo iliri i Vlores edhe per Durrsin.
Ja ky pseudointelektuali. Servili i partisë. I rroftë motra këtij se sa për këtë, ky vetëm ironi fshati di të bëj.
edhe zotrote e di i gjo, se nuk ha mut kot
O vaso,si tha RAMA,,doni apo nuk doni ju,porti do behet,ik bej cicin tashti,,
Te dashur shqiptare dembele, zulleper, megalomane, barbare, bota e qyteteruar mundohet tu vere fre ndertimeve massive pa kuptim qe krijojne benefite per ndertuesit dhe kapitalin financiar, qe krijojne kerkese per fuqi punetore me kosto te ulet dhe e shnderrojne zonen urbane gjysem parajse dhe gjysem ghetto. Ky Licua i PS se ka haberin as nga inxhinierlleku, as nga urbanizmi e as nga ekonomia del e u jep mend gjithe dynjase se si duhen bere punet. Fatkeqesia tjeter eshte qe ata qe e kundershtojne duan vetem ndonje kocke qe te mbyllin gojen dhe jane po aq barbare sa ky Licua.
Po nuk pate shqisën , gjidën , gjeninë , e ta lexosh ç'ka shpikur mbetesh , aty , asgjë tjetër veç një psallës ose një këndan . Gjenia , skrojti ç'pa ,ç'vëshgoi e që ne , ingjinierë a inxhinj në provë a jo me aftësim a jo , di që sharrën e ka shpikur një Vashë druvare se i shihte burrë e fëmijë me natçaka në dorë e të lodhur e raskapitur i këmi parë ne gjiestëgjindë me natçake e shkarpa mbi supë . Ai vëndi Vashës sot është gjigand i lëndës drusore . Ky vënd sot , i ka të gjithë : bli një dipllomë dhe dy i ke falas , Inflacion mendimesh . Un do të doja të shkoja në majë të Jezercës me një AeroXax mini motor turbo react- alternativ !? Nuk do dyshoja aspak që e e , do më taxohej ndotja ect . Por , por a do kjo të jesh inxhinier , kur xanxaret i shomë për dita edhe mbi pjatë ? Ishohim , paguajmë e largohemi pa ngrënë se mendoj që në fund të pjatës mund të gjej ndonj bubuzhel e në supë ndonjë mi . Liçua do ishtë mirë të shqihte Atësinë pas të voglit emër që mban , e mbase ty a të tjerë nuk do u shkontë , por të tjerëve që u ri kapistër e që s'dijnë kush e ç'janë gjëmëbërës a duartharë gjithëditë pa dritë në su si Licua .Thot e më thekur . Dua , si e bej , dhe , vendos e e bëj ,jo për vehtë por për ne . Bëj tënden por të mos më dëmtojë ,e të jetë tona, bëjmë edhe një në Vlorë se edhe atje burron , e mos bej kuçedrën . His : Roma , një katund çoi ujin në Londër me se , më kova .
Une nuk e di nese keni vizituar ndonje vend te zhvilluar apo e shikoni boten nga ekrani i kompjuterit ne ndonje fshat te humbur. Fajin e ka "zhvillimi", qe zotrote kritikon qe e ka cuar internetin ne te gjithe Shqiperine. Po te kishe rastin qe te vizitoje keto vende, me siguri do shikoje se jane pellembe e ndertime. Sipas zoterise tuaj, teper te ditur, i bie qe ne nuk duhet me pas fare ndertime dhe te rrojme neper shpella si te paret tane 5 mije vjet me pare.
Bravo Ben. Fix e ke thene. Nuk kam asnje fjale per te shtuar.
Momstra Ssli Berishai lu fen , ka 30 vjet qe ben c’fare i do b...a , nongrada apo corba rubla, fjale ne hava, nuk ka asnje mundesi te ndalohet? mer zvare nje parlament sa here qe ka qef. Pse e kane lepurin ne bark sicialistet? po te ishin te paster do e kishin shume te thjesht, kjo eshte ? e madhe. Shkrimi me pelqen.
Ky eshte mga deputetete me serioz e me te mire.
Ata asnjehere nuk bazohen ne fakte por ne shpifje qe i krijojne vete edhe nuk mbajne mend se ca kane bere vete. Projekti eshte yll. Bejeni sa me shpejt.
Tokai falet, investotori nuk paguan taksa , qeveria krijon favore per shitjen e ca kullave betoni.Shyqyr qe kemi kete qeveri qe mendon per popullin.
Me keto kushte favorizuese edhe une jam gati te investoj jo 2 millard por 20 millard se nuk nxjerr asnje lek nga xhepi.Thone investim gjigand !! .Po , eshte gjigand per fitime gjigande.Populli do fitoje "noc rrokun"
Sa plera kemi.......
Kush eshte i entuziazmuar nga perrallat me Simbad detarin ben mire te lexoje plan biznesin e projektit (qe eshte i aksesueshem tek faqja e Parlamentit). Aksioneret dhe bankat do investojne gjithsej 160 milione euro. Pjesa tjeter e parave (2 miliarde) do vije nga shitjet e pritshme te apartamenteve dhe dyqaneve. Pra ritmi i shitjeve do percaktoje ritmin e punimeve. Une uroj te shiten te gjitha po me duket pak si plan alla-shqiptarçe.
Argumentim perfekt Ilir. Bravo
Ngadale shoku Ilir,ngadale.Edhe Metalurgjia u shpall si Clirim i dyte i Shqiperise por e pame. Me qete me propoganden banale. Sa per gjoja analizen qe ben dukesh qe je nje propogandist i thekur i nenes Pirti.
Ke shumë të drejtë , kjo zonë industriale në mes të qytetit...e shumë qëndra të tjera , janë mjaft të ndotura . Duhen shkrehur e spostuar gjetke mbase në njësi më të vogla , e rimbjellë , plepa , mbin shpejt . Do t'i arrijnë . Kalibrat e UIK i kanë dëshmi akoma e jemi krenarë , mbase u duhet thënë edhe si bëhet , ose u intereson të jenë të përçarë , qui neni .
Xana-nuk e di nese e kuptoni qe portet ndertohen buze detit dhe jo diku tjeter qe te mos sjellin ndotje. Po keshtu, pemet nuk mbillen ne uje por atje gjetke ne fusha apo kodra. Nga njera ane, si pasoje e mungeses se zhvillimit kemi te ardhurat me te vogla per fryme ne rrajon dhe per kete ankohemi me te drejte, nga ana tjeter, kur na vijne raste te tilla per te zhvilluar vendin, nxjerrim lloj lloj gomarlleqesh duke i kundershtuar. Disa nga keto komente, qe kundershtojne kete projekt, me kujtojne kundershtimet e Sazan Gurit, "shkencetarit ambientalist", qe kundershtonte me te madhe HEC-in e Bushatit. Sot banoret e Shkodres e Lezhes, qe jane permbytur nga ujerat e Liqenit te Shkodres dhe lumit te Bunes, po i vuajne gomarlleqet e Sazan Gurit e te tjre kokave te nxehta qe per inat te vjehrres flene me mullixhine Berisha. Keto permbytje do ti vuajne cdo vit, pamvaresisht se kush do jete ne qeveri, socialistet apo demokratet. E kane peshqesh nga budallalleku i vet, qe per hir te ndjekjes se politikes, kundershtuan projektin e Bushatit, qe do zgjidhte njehere e pergjithmone problemin e permbytjeve te qyteteve te tyre dhe zonave perqark. E njejta gje me HEC-in e Skavices, ku disa "ambientaliste" lokale e te tjere jane kunder ketij projekti madhor, qe eshte sabotuar deri me sot. Ata qe jane te zanatit, e dine shume mire se cfare avantazhesh ka ndertimi i ketij HEC-i, por si gjithmone, do kundershtohet nga nje pjese e politikes, qe nuk e kane hallin ke disa fshatra shumica te braktisura, apo tokat perqark qe kurre nuk kane qene ne gjendje qe te ushqejne banoret e zones, por e kane inatin me faktin qe eshte kundershtari politik qe po e realizon kete apo ate projekt. Shkurt, politikanet tane duhen abandonuar totalisht dhe njerezit te perkrahin ato projekte te kujdo qe sjell perparim dhe zhvillim te vendit, pasi vetem keshtu do rritet mireqenia e banoreve te atyre zonave dhe me gjere.
Domozdo që e kuptoj ku e ku nuk eci mbi duar X . Equilibris Æpertan . Ku vadis di e kur duhet e kur s'duhet .LVX 1434
Nuk jane 800 ha zotni, por 80. Siperfaqja ne km/q eshte 0,8 . Ne kete sip kaq te vogel do ndertohet jo vetem porti, por edhe pallate per nje popullsi 46 mije banoresh. Si ne Indi ose Afrike.
Nuk jane 800 ha zotni, por 80. Siperfaqja ne km/q eshte 0,8 . Ne kete sip kaq te vogel do ndertohet jo vetem porti, por edhe pallate per nje popullsi 46 mije banoresh. Si ne Indi ose Afrike.
Nuk jane 800 ha zotni, por 80. Siperfaqja ne km/q eshte 0,8 . Ne kete sip kaq te vogel do ndertohet jo vetem porti, por edhe pallate per nje popullsi 46 mije banoresh. Si ne Indi ose Afrike.
Nuk jane 800 ha zotni, por 80. Siperfaqja ne km/q eshte 0,8 . Ne kete sip kaq te vogel do ndertohet jo vetem porti, por edhe pallate per nje popullsi 46 mije banoresh. Si ne Indi ose Afrike.
Nuk jane 800 ha zotni, por 80. Siperfaqja ne km/q eshte 0,8 . Ne kete sip kaq te vogel do ndertohet jo vetem porti, por edhe pallate per nje popullsi 46 mije banoresh. Si ne Indi ose Afrike.
Nuk jane 800 ha zotni, por 80. Siperfaqja ne km/q eshte 0,8 . Ne kete sip kaq te vogel do ndertohet jo vetem porti, por edhe pallate per nje popullsi 46 mije banoresh. Si ne Indi ose Afrike.
Nuk jane 800 ha zotni, por 80. Siperfaqja ne km/q eshte 0,8 . Ne kete sip kaq te vogel do ndertohet jo vetem porti, por edhe pallate per nje popullsi 46 mije banoresh. Si ne Indi ose Afrike.
Te lumte! Mallkuar ata te gjithe ata qe pengojn investimet.! Durresi e meriton kete investim. Uroj drejtesi e vertetsi te dokumentuar !
Hartim I bukur qe nuk thote asgje. Ne token e dhene perfshihet porti qe do ndertohet ku per token qeveria futet ne loje me 30% , ndersa per pjesen tjeter qe do te zihet me ndertime nuk flitet fare. Pra investitorit I dhurohet toka per ndertimet shumekateshe. Kjo quhet shqip vjedhje dhe perben nje skandal te madh korruptiv.
Deri te marrëveshja e projektit më të madh të huaj që është bërë ndonjëherë. Ai do jetë motor ekonomik. Do të sjellë një fond me 8 mld euro PBB, do ngrejë vlerën e të gjitha hoteleve të Durrësit dhe në atë perçe paragjykimesh që nuk lini dy gurë bashkë. Bravo për shkrimin.
Vetem me pune djerse e vendosmeri mund te behet ky vend . Ky eshte projekt gjigand. Bravo
Ore e vertete qe ja ndryshon fytyren Shqiperise , por problemi eshte te BYTHA ? Se nqs ka fytyre Shqiperia do kete edhe bythe .
Qe eshte dicka fantastike nese behet eshte e qarte. Vetem qorrat qe nuk duan te shohin nuk e shohin. Dmth foltorja Like spiuni dhe Lul rubla. Dhe budallenjt qe vazhdojn han mutin e tyre. Rofte Shqiperia. Big up kete djalin qe ka shkrojtur
Zoti Rama puno per to miren e popullit dhe mos u mer me nje grup cakenjesh qe po shqyein soin e tyre se Shqiperin e bene fertele dhe mos humbe koh tu mbushesh mendien po vazhdo punen pa u lekundur ne idet e qeveris qe drejton,kurse per Drejtesin kame rezerva te uroi suksese ne punen shume te veshtir qe ke mare persiper te beshe
Ne pergjigje tr thjeshte nuk na i the o deputet; ky i gjati sa do perfitoj nga i gjithe ky investim se qe do “pasurohet” populli kete na e mbushe mendjen dhe te falenderojme. Nqs vertete mendon qe nuk merr gje atehere je leshko ose budalla ne gjuhen popullore, nqs e di sa merr dhe na thua qe cdo gje eshte per popullin atehere je hipokrit dhe me mire te ishe budalla. Zgjidh e merr; punen e bere ishalla te gjatit i vajti lajmi per shkrimin dhe ti qe flutoron me presh se biroja u informua per partizanin e vogel Velo