Nga Andi Bushati
Yuri Kim i është përveshur një përpjekje sizifiane për të shtyrë së paku në kohë dështimin e sigurtë të reformës në drejtësi. Deklaratat e saj të fundit janë dëshmia më e qartë se gruri i rëndë që ajo rreket të ngrejë, rrokulliset gjithmonë në rrëzë të malit.
Këtë herë, në lojë është e ardhmja e SPAK dhe atij që do e drejtojë atë për tre vitet e ardhshme.
Sipas ambasadores ky proces mund të jetë i manipuluar dhe jo transparent, si rezultat i presionit të atyre që “duan të bllokojnë drejtësinë”.
Pas një hetimi të thelluar që ka zhvilluar redaksia e Lapsi.al, beteja tashmë është e hapur mes kandidatit që mbështesin ndërkombatarët dhe atij që do të vendosë si kukull të saj rilindja.
Për askënd nga pjesmarrëit në këtë proces nuk është më sekret se cili është ai që preferojnë ambasadorët e akredituar në Tiranë -, që me sa duket ka marrë zotime para tyre për një hetim më serioz të çështjeve të nxehta -, apo se kush është tjetri, që është betuar në zyrat e pushtetit. Loja që po zhvillohet në KLP, për çdo votë, tani është më e fortë se kurrë.
Meraku nuk është thjeshtë tek shtrirja e influencës mbi një pushtet të pavarur, por në halle konkrete si psh. dosja e inceneratorëve, hetimi për të cilën nuk duhet lejuar kurrësesi që të shkojë në nivel më të lartë se sa ky i tanishmi.
Deri këtu, në pamje të parë, kjo përplasje duket e fortë, epike dhe me shumë rëndësi për të ardhmen e sistemit të ri të drejtësisë. Edhe më shumë i’a shtojnë dramacitetin asaj, deklarata si ato të znj. Kim, që hedhin dyshime për kulisa politike dhe manipulime të atyre që kërkojnë të frenojnë hetimet.
Por, e parë nga një vështrim tjetër, ajo është thellësisht banale. Pasi mjafton vetëm fakti, se tani, pas 7 vitesh, sponsorët dhe arkitektët e reformës në drejtësi kanë ende frikë se ajo mund të kapet nga pushteti, për të vërtetuar se ngrehina e re është një kështjellë prej letre. Pasi mjafton thjeshtë ankthi se SPAK-u teorikisht mund të jetë i manipulueshëm, për të vërtetuar anketat e fundit të opinionit që tregojnë me shifra, se vetëm çereku i shqiptarëve vazhdojnë të kenë besim tek ky institucion.
Ka disa kontradikta që e vërtetojnë këtë. Nëse në Këshillin e Lartë të Prokurorisë qenkeshin zgjedhur njerëz me integritet dhe të pa ndikueshëm, ambasadorja s’kishte pse merakosej për votën e tyre, qoftë edhe nëse ajo zhvillohej në kushtet e presionit. Nëse prokurorët e SPAK janë vërtet “heronjtë e fëmijëve tanë”, për amerikanët nuk duhet të kishte rëndësi se cili prej këtyre idhujve të pakorruptueshëm do të zgjidhej në krye të institucionit.
Meraku i Yuri Kim për të ndarë shapin nga sheqeri dëshmon se i gjithë thesi është për tu hedhur në plehra. As fitorja e saj më e madhe nuk e shpëton dot një sistem që ka në çdo hap nevojë për paterica, ndërkohe që reforma pati si qëllim të vetëm: të ishte i pavarur dhe jashtë influencave.
Pra edhe sikur të supozojmë se pas disa ditësh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ndikohet nga ambasadorja dhe do të zgjedhë të preferuarin e saj, në pikturën e madhe asgjë nuk do të ndryshojë. Fakti se asaj iu desh të bëjë betejë për një gjë kaq të thjeshtë dëshmon se SPAK-u, në veçanti, apo krejt sistemi në tërësi, janë të mbushur me rilindas të infiltruar. Ata që ambasadorja do të mund t’i eleminonte nga gara për kreun e prokurorisë së posaçme, do të mbanin edhe në vazhdimësi, në duar, dosjet e nxehta të kriminelëve dhe grabitësve të lidhur me politikën.
Në këtë kuptim, mundimi i saj sizifian, për të ngritur lart gurin e një reforme absurde, nuk ka në vetvete asgjë epike. Ai i ngjan më tepër një përpjekjeje qesharake për të sfiduar të pamundurën. Sepse sado beteja të vogla të fitojë, ajo ka humbur atë të madhen, që drejtësia të mos ishte në tutelën e askujt, madje as në atë të ambasadorëve. Duke dashur të shkëpusi llokma të saj nga goja e pushtetit, për ti transferuar tek prokurorë “pro amerikanë”, Yuri Kim nuk bën gjë tjetër veçse pastron fasadën e një ngrehine të kalbur. Tani të gjithë e kanë kuptuar se guri i saj është destinuar të rrokulliset pafundësisht në rrëzë të malit.
mbyllni dyert e dritaret andMuti po del nga haleja
Pirdh pirdh nipi i Kapos!!!
Sa i ndyre eshte ky njeri. Djallezi e pafund qe ne titull.
Aman nga lapsi pis al ka dale mendo shkelzenin lelen dhe andin pssss -skape o idiot .
vetem ta heqin nga kthetrat e saliut ,mire pinjoll i krimineleve qe ne dhjerokraci tu hap haleja. po te ishte soc ti dhe babai jot do vazhdonit inernimet.
Per tradite komuniste, si nga gjyshi Hysni Kapo, ashtu edhe nga babai, Mehdi Bushati, SPAK i takon Andi Bushatit.
O ZOT I MADH NA E HIQ QAFE KETE TE MALLKUAR SE SKAPI AS QE PERMENDET ME PRONARIN E VILES SE LALEZIT NE KRYE!!!!!
Po ke qysh kur filloj reforma që ha m... se reformën e kontrollon edi rama , e ka kapur edi rama dhe se ambasadorja amerikane etj.ambasador të be.janë të kapur,shitur e blerë nga edi rama, kurse sot na thua se paska plasur lufta mes amerikës dhe edi ramës se kush do kontrolloj spak-un! Jo o mashtres bythlëpirës i saliut jooo! Ambasadorja luftën e ka me sali berishën dhe ilir mutën si përgjegjës të degradimit të sistemit të drejtësisë , si kundërshtar dhe pengues të reformës (që për fat të keq deri sot ia kan arritur me njerzit e tyre të korruptuar si arben kraja të marrin kontrollin e spak). Ambasadorja luftën e ka edhe me ty dhe megjith sojin tëndë të lēpirsave që të blerë nga mafia mediatike dhe politike helmoni nga mëngjezi në darkë opinionin publik. Lufta për të kapur spak është midis shba dhe sali berishës, ilir metës dhe llumit mediatik.
Doli legeni i bllokut nje qelbesire qe analizon se si harbohej nana e tij ne bllok deri sa i dhane nje idiot nga Shkodra
Po patjetër Josifit i shkau këmba monopatit e ra shkëmbi rrokullimë e në lumë e domosdo atje ku bie krijohet [email protected] . O e hedh lumin më këmbë o të përpin vorbulla .
Ju me siper nasturbohuni. Guximin dhe kthjelltesine e Andit duhet ta kishin anakistet dhe gazetaret. Ju komentues jeni te semure nga idete komuniste te luftes se klasave. Andi eshte vetvetja as ka te beje se nip api dhale i kujt eshte. Esgte qesharake kur e lidhni me Sali Berishen. Ai eshte gjithnje ne opozite me qeveritaret. Keshtu ishte me Fatos Nanon, Berishen dhe sot me Ramen. Jepi Andi, ti gjithnje ke thene se reforma ne drejtesi ka deshtuar. Kete thote edhe Yuri Kim. Partia Socialiste, qe deklaron se eshte parti proamerikane, ben mire ti vere gishtin kokes.
Dy fjale per momentuesen Bardha. Ti duket qe je prostitute politike. Per Vera Kapon kane patur dhe kane respekt te gjithe ata qe e kane njohur, ne shkolle, ne pune, ne jete. Ver emrin e vertete. Une kam vene timin. Dhe e njoh ate qe kur ishte 14 vjec. Mero, mos lejo komente njerezish te ndyre, aq me teper ne faqen e gazetes tende. Ta thote nje mik qe te njeh e te respekton.