Nga Kimete Berisha
Kërcënon me 'vetëvrasje', sepse e di se nuk e lejojnë!
Në emër të Babait,
një deputet i Albin Kurtit - Borrelin e quan Vorr-el.
Demek - i vdekur.
Të jesh i vdekur në varr...për deputetët e Vetëvendosjes është e turpshme.
Varri është dështim jetësor.
Je askushi nëse je i vdekur...
si Adem Jashari, si Nëna Terezë, si fëmijët e masakruar, si Profeti Muhamed, duke e pritur Kijametin - është kaq askushi i vdekuri në varr
- për Myfail Bajqinovcin.
Është turp dhe papjekuri të jesh në varr, kur ti mund të jesh i gjallë në pushtetin e pëshurrtë të Albin Kurtit.
- Një burrë me fustan të bardhë, deputeti Artan Abrashi, në emrin e Allahut tha se Albin Kurti është më i fuqishëm se arma e ftohtë dhe arma e zjarrtë.
Është edhe më i rrezikshëm se shpata e Profetit.
Tha: 'Edhe sikur Evropa dhe Amerika ta detyronin me pendrek dhe me revole, Albin Kurti nuk do të lëshonte pe...për targa'.
Artan Abrashi është i magjepsur me Albin Kurtin, e përshkruan si Xhulieta - Romeon,
anipse Albin Kurti nuk është mysliman ai Artani, Albini pranon që burrat të dashurohen mes vetes, kurse Artan Abrashi është kundër që ta adhurojē dikë tjetër (Albinin) përveç Zotit.
E ka të ndaluar me fe ta adhurojë Albinin...
por, dashuria nuk pyet për Zot, sepse dashuria Zot është vet.
Artan Abrashi, pra, e di mirë se Albin Kurtit as me pendrek e as me allti nuk mund t'ia ndryshojë bindjen për Kodin Civil (martesat mes burrave) dhe prap se prap haxhi Artan Abrashi e lë Zotin, për Albinin, e adhuron Albin Kurtin, si profetin Muhamed,
i cili momentalisht ndodhet në varr, që sipas Myfail
Bajqinovcit, është turp që është në varr, kur do të mund të ishte i gjallë, si Myfaili.
- Derisa deputetët e Vetëvendosjes garojnë mes vete se cili e adhuron më shumë Albin Kurtin,
Albin Kurti është duke ia numëruar orët Evropës..si ata mafiozët kur e kurdisin fitilin e bombës.
edhe pak orë kanë mbetur para se t'ia nis luftës Albin Kurti.
Kush ka për të luftuar?
Me kë?
Për çka?
Për targa?
Apo për t'i shëruar komplekset e Albin Kurtit!
NATO, Amerika dhe Evropa, janë çuar në këmbë për ta bërë të ndjehet mashkull Albin Kurti.
- Atmosfera është kjo:
Amerika dhe Evropa po e lusin Albin Kurtin që të mos e kall Kosovën.
Gilipter po, por Neron.
Albin Kurti po ua numëron dakikat.
E ka kidnapuar Kosovën dhe po e kushtëzon Evropën që Borreli t'i kërkojë falje Albin Kurtit pse Evropa është kundër Evropës.
Nuk ka durim të flas me Evropën, prandaj Albin Kurti e ka angazhuar (pa pagesë), Amerikën që të flas me Borrelin në emrin e tij.
Borreli duhet t'i kërkojë falje Albin Kurtit (që ka guxuar të mendojë), për t'u qetësuar Presidentja.
Kur qetësohet Presidentja, pastaj, kollaj ia bën Amerika...!
Ama, Borreli nuk po flet, sepse Amerika nuk di si të flas me ata që Albin Kurti i shpall të vdekur për së gjalli.
Varri nuk flet, as kur i mban dy ora dore me vete, si Borreli, për ta matur kohën që nuk ekziston.
I vdekuri nuk mund t'i flas Albinit, anipse Albini mund të dëgjojë, kurse Albini mund t'i flas të vdekurit, por i vdekuri nuk mund t'i përgjigjet.
Situata nuk është e komplikuar, por është e çmendur.
Albin Kurti e di se Amerika nuk e lejon ta kall Kosovën, prandaj kërcënon me 'vetëvrasje'.
Ndodh që Amerika nuk të pengon ta 'mbysësh' veten.
Ajo ditë ndodh - Nesër.
P.S. Një i vdekur i imi, e pashë mbrëmë në gjumë, aspak nuk ishte i kënaqur me gjestet e mia.
U mundova ta bind se jam e pafajshme por kot.
Kur e pashë që e ktheu shpinën, për t'u kthyer në varrin e tij, e përcolla me këto vargje:
1. A është Sarajeva aty ku ka qenë dikur,
2. Apo zemrës sime i duket gabim,
3. A është shtetur uji i Milackës,
4. Nana ime a është shëruar,
5. I dashuri a më ka lënë.
Kimete Je fantastike!
Më i forte se shpata e Muhameti,ose e (Profetit?) O njerze nuke Ka profet as Zot,me Shpate në dore. Ata me shpate në dore jane ose herone të një kombi ose të një shoqrine siqe ështe për ne Gjergj Kastrijotit, ose jane politikane, hajdute dhe vrase. Por jo profet. Albin Kurti, Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta jane hajdute Turqe Lindore dhe kaqe.
Gjate historise Kosova vuajti shumë. Me ne fund e pa driten dhe u clirua. Te gjitha ato vuajtje dhe sakrifica te shumta po rrezikohen nga dyshja mendjemadhe Vjosa dhe Albini. Te gjitha veprimet e tyre jane veprime antishqiptare. Kam shume frike qe Kosova do e pesoje nga kjo dyshe. Kimetja si cdo here - e pakrahasueshme.
Kimete te pergëzoj Ty ta kisha dhënë voten per presidente e ja asaj Zhabes te Zhabarit qe është jo e vdekur por eshtë coftinë Edhe Kurtoviçi është coftinë mjeran dhe faqezi i duket vetja i dijshem por është psikopat i mjerë Deputetet e Vetfundosjes janë coftina por te mjeret mëndojnë qe janë te gjallë faqezezet injoranta
Kimet! Shndrin si dielli vet.
CHE MERAVIGLIA!!!! BRRAVO!!! JE GJIGANDE !!!!
CHE MERAVIGLIA!!!! BRRAVO!!! JE GJIGANDE !!!!
Mbeshtetesit e Albinit ne kohen qe luftohej ne kosove erdhen ne shqiperi ...
Ju jeni verbiage ,cdo gje.perendimi perendimi. A nukmish.ky.petendim qe na shperbei simpopull e na perdor si ti doj bytha. NE djall me.perendimin. Po vazhduam me ulje ndaj.perendimit,perher NE koke do na bien
Po ik mor kafshe muti meso te shkruash shqip o serb i poshter. Perendimi te cliroi se serbi te kishte mgrene me gjothe lecka. Shko mor serb muti
Zotërinj te Kosovës.Une nuk jam askushi per te dhene keshilla por a mendoni se nje diten USA dhe Europa do te lodhen me ju.Ne jemi shtete te vogla pa ndonje peshe per t'a .Evetmja gja eshte mospranimi i prekjes se kufijve per ju por leshime te tjera qe nuk demtojne Kosovën duhen pranuar sidomos kur thone te medhenjte se ata po e mbrojnë Kosovën.
Ndikimi I lobit serbe ne Bruksel eshte shume I fuqishem dhe ka ndikim ne vendimmarrje per ceshtjet e Ballkanit
Mos harroni o njerzë se është tradhti të pranosh kufizimin e sovranitetit të shtetit ose ndarjen e territorit.Këtë e dinë mirë Albini andaj për kunder pasojave tradhtinë nuk e pranon.Ku i keni "MIQTË"rus e kinez ju vëllëzer nga Shqipëria?Pra miqtë në momentin që kanë një tjetër interes të shesin për pesë lekë.Tani Amerika ka frikën nga Rusia dhe po luan me interesat shqiptare kurse Europa mbi 200 vite haptas dhe në çdo tubim.nderkombtar ka qenë.kundër shqiptare.Pse nuk llogarisni që shqiptarët sot nuk administrojnë as 1/3e territoreve shqiptare.
E para ca kufizim sovraniteti thua,e dyta kur ta fitosh vet del I jep ligjerata.Amerika ka frik rusine?lol.Zhevahire me bollek sot.Eshte nje shprehje bukur qe thot:kush ka nevoj per armiq kur ke miq budallenj. SHkurt a shqip ceshtja jone kombtare (perfshir Kosoven patjeter)do shkoj aq larg sa e shtyne Amerikanet.Per ata qe se kuptojn kaq gje too bad.
Kimete ! Kam vetem nje verejtje, mos i konsidero engjej, Borellin jo, e jo, por edhe perendimin ne pergjithesi. Albini mund te jete "Djall", por jo aq sa duket. Ti je e kenaqur me politiken europiane dhe amerikane ne Kosove ? Nuk po te duke ty se kjo politike po viktimizon Serbine dhe po kionsiderion Kosoven agresore ?
Oj Kimete moj Kimetleshe,shko bën seks se të largon frustracionet nga koka.Seksi të rahaton,qetëson që të shkruash më me logjikën.
Mos ja baj ti hallin Kimetes. Ajo eshte e mire dhe e mencur dhe ben cfare te doje . Me seks apo pa seks Kimetja shkruan logjikshem. Me mire ti merru me Albinin qe e ka humbur llogjiken dhe nuk po di se cfare po ben.
Të biesh e përhumbesh me ninulla e zgjohesh me përkëdhelmë e nina-nanat e përgjumjes . Ky duhet ta ketë harruar edhe ninullën edhe Anthullën , mbase zgjohet rëmbimthi me Bleona Qeret e me fantazmat e marrjet hak të Martit e asaj si ka ajo Libretha....ja harrova asaj emër shuarës .
Mjaft botuat hartimet antishqiptare te kesaj serbofiles. Cfare kerkoi Albini e Vjosa pervec vendosjes se shtetit ligjor ne gjithe territorin e Kosoves. Dini ndonje vend qe lejon qe makinave qe vozisin ne territorin e tij t'ja vendose targat nje vend tjeter qe perpiqet me te gjitha forcat te pengoje perparimin e vendit ne fjale. Problemi nuk eshte Vjosa apo Albini por marreveshjet e fshehta ruso - amerikane qe I shtohet politika mosperfillese e Europes per kombet e vegjel qe I ka perdorur gjithnje si placke tregu per te joshur fqinjet tane grabitqare.
S'ta kapa firomë . Si ?