-Unë nuk do marr malet e të cmendem pas “zbulimeve”(kupto: brockullitje e teorizime shterpa) të avokatit pa asnjë cipë dinjiteti e personaliteti në mbrojtje të vrasësve të 21 Janarit të zi,-na thoshte dje, një jurist jo dosido i moshuar.
-Mos u cudisni hic kur Halimi bilbilos dy faqe gazete për Portin e Durrësit, pasi ia kanë përkthyer nallbance ca copëza informative ndërkombëtare qysh një vit e gjysëm më parë ! Paska bërë edhe një farë libri-qitap me këshilla “speciale” për juristët e rinj (C’farë do mësojë Ana, vajza e Ziver Veizit, juristja më e re me master ?) dhe bën biznes duke ulëritur e derdhur lotë krokodili për pronat publike. Aq sa tek kullat binjake përballë Kryeministrisë(atje ku ka ngritur edhe selinë avokatore), herë pas here njerëzia kalimtare trishtohet thellë e mban këmbët duke dëgjuar “vajet” nga goja e një vajtojce të dalë boje…Fare pak metra larg gjakut të patretur të 4 burrave me duart në xhepa. Mbrojtësi kryesor i dyfeqeve shtetërore të Gardës(Kryetar Komisioni Parlamentar), ku edhe gazetarët i quajti “grup pucistësh”, dha prova të fëlliqura besnikërie e militantizmi të thekur provincial. Dhe i polli…mushka ! Befas iu dhurua posti “meritokratik”(jo shkërdhatokratik!) i ministrit të Drejtësisë ! Vur duart në kokë, po deshe, ose qepju malit të Dajtit dhe sokëlli për Shtetin e së Drejtës ! Eshtrat e 4 të vrarëve te shkallët e trotuaret ngjitur me selinë e Qeverisë së Halimit, me siguri u drodhën atje ku prehen padrejtësisht e përjetësisht. Raporti i tij i turpshëm do jetë ndryshkur nëpër sirtarët erë myk të Parlamentit “pluralist”, në tempullin më të lartë të Fjalës së Lirë e Demokracisë..
Nuk është rastësi që ai hyn e del jo si fanti spathi në debatin politik për projektin e Portit të Durrësit. Se vërtet tenton të kryejë detyrën e prokurorëve hetues, por edhe kapardiset e stoliset si ish ministër e avokat “qimexhel”. Dhe këmbëngul jo pak për të trainuar juristët e rinj fringo, por edhe lexuesit që mbyten nëpër fraza e citime megalomane e bajate, të shkëputura amatorce gjoja nga perëndimi, nga BE-ja dhe ndonjë studim i huaj që nga njëri vesh të hyn e nga tjetri të del. Thonë se magjistratët e rinj mbetën me gojë hapur e të shushatur nga leksionet e avokatit(deputet) të vrasësve të 21 Janarit, që u bë sa cel e mbyll sytë, jo shaka por Ministër (C)Drejtësie ! Të ofrosh modele të tillë përballë së ardhmes së jurisprudencës shqiptare, nuk të vjen vetëm për të vjellë rreth malit me hipokrizi të pashoqe. Dikur e tha bukur një miku im i vecantë: Ai ishte dhe mbeti një shishe bosh në “radhën e qumështit”! Prishi ndërgjegjen partiake e politike, por ndreqi ekonominë private dhe mbarsi llogaritë e veta financiare edhe kur lëshoi karrigen e deputetit, gjoja për “një projekt rajonal”(gënjeshtra me brirë dhe pa brirë). Pastaj zbuluan një post të padëgjuar nëpër forcat politike shqiptare: “Koordinator special për zgjedhjet në PD”(?!). Jo më kot rrëfejnë se mandatin e deputetllëkut nuk e dhuroi, por e shiti shtrenjtë te pasardhësi biznesmen. Pra, pehlivan që di të kërcejë tel më tel ! Vetë ngjitet si kulpër e me katapult nëpër postet qeveritare, ndërsa ortaku i tij provoi prangat e qelirat e burgut (?). Fjala vjen, kur ishte ende ministër (C)Drejtësie, durrsakët e mencur e dinjitozë(të cdo force politike), nuk e kanë kujtesën të shkurtër sa të harrojnë Halimin duke bërë karshillëk e pirë kafe si skuth me një ish të dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë. Por ama publikisht dhe me plot kurajo qytetare, i pari që ia bëri të ditur opinionit të gjerë, është Vangjush Dako. Askush nga Qeveria e Partia e tij nuk pipëtiu ndaj këtij denoncimi jo të lehtë e tepër djegës e domethënës. Në këtë rast, personalisht besova dhe besoj Vangjushin që elektorati ia besoi mandatin për disa legjislatura !
Mirëpo, pas kaq vitesh, Halimit po i “digjte” barku e shpirti “biznesmen” për Portin e Durrësit. Dhe na përrallis teorema dhe rrena për rrjetin e kompanive offshore e për parajsat fiskale që mund t’i ketë provuar praktikisht me milionat e veta tepër të dyshimta. Dhe tellallët e tij, vënë pëllëmbët rreth gojës e thërrasin se “ekasperti ligjor zbërthen skemën e mashtrimit duke paralajmëruar se përmes saj do të pastrohen paratë e lidhura me krimin dhe korrupsionin”. Asnjë emër e mbiemër, asnjë adresë që mund të ngrejë në këmbë të mirin e të ligun ! Dhe mbi të gjitha SPAK-un. Po të ishte kështu, do thërrisnim në kupë të qiellit:-Zotërinj Prokurorë, mos përtoni, mos dremisni e mos ëndërroni shumë, merrni denoncimin e ish ministrit me kolltuk të lyer nga gjaku i 4 qytetarëve krejt të pafajshëm ! Merreni denoncimin nga Deputeti Avokat i vrasësve të 21 Janarit ! Mos harroni, ka edhe një cikë përvojë nga shkolla policore shqiptare…Prandaj ligjëron i telikosur e i plevitosur si nga “Kulla e Barit”, atje, përballë gjakut dhe Kryeministrisë në Bulevard, në zyrat e shtrenjta luksoze të Kullave Binjake…
Unë si gazetar veteran, nuk jam plotësisht dakort me mendimin e një ish kolegu të tij jurist, që nxitoi t’i vinte kapak muhabetit:”Amani, more, më dëgjoni pak e ma bëni kabull ! Më duket se nuk e njihni fare Avokatin “qimexhel” Halimi. Ai “nuhat si zagar, përgjon si dhelpër dhe shtrihet si gjarpër”. Ja, më thoni, kush e ka mjelur më shumë “lopën” e PD-së me aq inteligjencë e kompetencë “juridike” e politike ?...
Megjithse pyetjet dhe përgjigjet parafabrikate të bëra me dorën e tij(në gati 2 faqe gazete), një profesionist i vëmendshëm e penëhollë në Gazetari nuk u lodh shumë për ta identifikuar këtë lloj rrëfimi ulërak e qesharak. “Pac fatin e kurvave politike e financiare !”, kaq tha kolegu ynë i ndershëm e modest tërë jetën. Dhe unë e të tjerë e besojmë shumë sot e kësaj dite. Prandaj kujtova menjëherë thirrjen pa ekuivoke e gjithnjë aktuale e qytetare, të Indro Montanelit : Mos i besoni një gazetari pasanik !
Tregojnë se në PD nuk është vetëm Doktori i kthyer në “Kullë Bari”, por edhe ky Halimi i qofteve e i supës së burgut ! Tundja dhe shkundja e dosjeve nga Doktori, nuk ishte thjesht një rit i lashtë e as një beze e kuqe përballë demave të vjetër e të rinj rebelë në politikë. Ky ves mbi 30 vjecar i detyroi mjaft “kundërshtarë” të iknin me bisht në shalë nëpër ca shpella dëshpërimi e hakërrimi, frike e përgjimi. Shkurt, u bënë me hije ! Prandaj ai u kthye në kullë bari, “brenda së cilës ndodhen thesare dhe relike për shumicën që deri dje ai i ka patur bashkëpunëtorë…”. Vetëm Halimkat milionerë me para e pasuri të pista, hynin e dilnin nga sqetullat erërënda të liderëve kalanderë…Se Halimi, avokati bërxhuk me shpirtin e zi sterrë, vërtet mund të mos ketë në dorë as celësat e saj të kashtës, por ama rikthehet herë pas here tamam si diversant (Beqir Aga i filmit të shumënjohur?) dhe “kërkon të shpërndahen trakte ku të thuhet “populli është me ne”. Pa lëshuar nga dora bombat Molotov apo urat e zjarrit primitiv nga vilat me disa oxhaqe e vatra përvëlake dhe me plot tualete për njerëzit, macet e qentë. Qenëria besnike e verbër, tashmë e di mirë se “popullin nuk e kanë me vete”. Ndërsa Halimi, avokati “ekselent” i vrasësve të 21 Janarit që pikon ende mjaft dhimbje, dëshpërim e pse jo zhgënjim të pasosur nga Drejtësia e rinovuar, fërkon barkun e duart dhe befas dëgjon aktoren e papërsëritshme, Drita Pelingu, tek shpërthen e flet prerazi:”-Jo, Beqir Aga, jo ! Nuk jemi aq budallenj sa na pandeh ti. Kulla e barit nuk do të digjet !...”.
Dhe ashtu i sfilitur e “qimexhel” i gazavitur, noton gjoja nëpër “ujëra ndërkombëtarë” duke shtrënguar fort kartat e “ekspertit”. Karta ende të padjegura as në Gërdec( për të cilin nuk i erdhi kurrë goja gjer më sot !) e as në “furrën” e sapondezur përballë Portit të Durrësit. Dhe pret e shpreson derëziu e punëziu për ndonjë kockë në “thertoren” e nesërme të pushtetit. Se është koha e të pabesëve të kamur e të dhjamur, që u “qan” shpirti për Besën dhe pasuritë e rrëmbyera falë Polit(h)ikës pa din e iman që nuk njeh hic “ndeshje alternativash”. E tha bukur dje, një miku im studiues serioz e publicist i mencur : “Jeta është aritmetikë, Olimbii”,-thoshte Nikollaqi…Fatkeqësisht, për gati një shekull, biznesi më fitimprurës në skërkat tona ka qenë dhe mbetet politika”. Këtë po e kupton përditë e më mirë edhe Halimka që mund të rreshtohet “vullnetarisht” te Aleanca e Rublave…
Shqiperia eshte nje shtet aq i ndyrë,pis ,i infektuar nga e keqja brënda çdo qelize,saqë çdo iniciativë e çdo tentative për ta korrigjuar ,rezulton po aq qesharake sa edhe një njeri i moshuar që shpreson të thajë me një lugë ,oqeanin botëror i ulur në breg të detit.
"K" te lutem mos shaj atdheun tim, tendin,;tonin per ca kellira. Çdo shtepi ka kosh mbeturinash apo jo?? Shtepia jone e perbashket Shqiperia ka gjithashtu koshin e vet te plehrave si çdo shtet tjeter. Ne si popull duhet ti fusim plehrat politike ne kosh e ti veme kapak koshit njehere e mire.
Ky palo minister drejtesie duhet te jap llogari per ate pasuri qe ka. Si e ka bere dhe si marifetci qe eshte nuk i fshe dot burimet por as shperndarjen e prones. Dhe te mendosh qe asnje fjale nuk tha per vrasesit e 4 njerzve te pafajshem duke u bere mbrojtes i ktyre vrasesve,me shperblimin minister drejtesie. Mjer ky vend. Te lumte pena gazetar.
Parate e tij pastrohen te noter zhelegu me bashkeshorten e noterit, sikur ajo eshte investitore e nderton pallat, biznes me falimentim nga babai. Shkojne te verifikojne pasurine e noterit (arrestuar dy here per fallsifikime) dhe se Halimi pse dha doreheqje ne drejtesi. Pra nuk e justifikonte pasurine. Cdo person I drejtesise sapo u zbatua Vetingu, u larguan duke u bere avokater (me studio ligjore), keto jane pislliku i gjykatave me pazaret te perfitojne para, vila,apartamente dhe makina dhe udhetime jashte vendit.
Kur do ben shkrime te admirushem !
Cfare ishte gjithe ky perrua psiqik qe keni publikuar? Nuk lexohet
Jo ore jo, car thua o Sheqer, por ti me duket qenke “zeherr”. A thua e di ti kuptimin e fjales Perru Psiqik. Ma do mendja jo! Por gjithesesi. Ti aq mend ke aq shkruan. Sheqer kur nuk te pelqen shkrim dhe nuk arrin ta kuptosh. Mendoj qe me mire shko futi ndonje kafe turke pa sheqer qe te te mbeldh zemren. Ik “Zeherr” e shih veten se mos te gjen gje, nga inati dhe negativiteti!
PO ti vertete je Sheqeri apo Sheqerja dhe kesaj radhe ate qe te fali Karaxhiçi bere operacion plastik?!
Bukur Kristu patrioti...
Një vemje pa personalitet. Servil i përdorur nga Saliu dhe përfitues nga pushteti kriminal. Ky eshte Halimi skuth.
Larg lapanjozve. Gazetaret e ndershem si ky gazetar i shkrimit duhet tu cqyejne masken ishve ministra apo sotveministra qe shfrytezojne postet per te mbush xhepat e vete. Keta hajdute qe mbrohen nga kriminele duhet te denoncohen pa meshire. Vetem kshu do ta forcojme vendi dhe Halimkat nuk do fryhen si kepushe nga gjaku i njerzve te vojtur.
@K! Nuk di se çfarë të ka shtyrë që të përdoresh kete 'nick name', mua më ndjell keq për ti. Po ta lemë këtë muhabet. Atëhere, ç'punë ke ti mor vulëhumbur me Shqiperinë, që i rendit gjithë ato pisllëqe? Shqipëria, si çdo shtëpi ka dhe halet e veta, ku me siguri bën pjesë dhe ti. Nuk di se çfare të ka frustuar kaq shumë sa ta etiketosh shtetin tonë (tëndi nuk mund të jete) si 'shtet i ndyrë'. Po a e di ti more 'ndyrësisrë' se ç'është SHTETI? Po nuk e dite ose lexo, ose po qe se kete e ke të veshtire, pyet ndonje plak nga ata që rrine në breg të detit të thajnë detin me lugë. Të cilësova edhe ti 'ndyresire', sepse thonë që i shari shan, ndyrësira dikë tjetër quan keshtu, ashtu si kurva, hajduti etj. Sidoqoftë në fund, me atë 'figurën letrare', që me siguri diku e ke dëgjuar, e rregullove ca biografinë. Më pëlqeu!
Pra o popull ne qofye se jeni shqipetarmos votoni salen dhe ilirin nemos mbajeni dhe mos llomotisni neper komentet tuaja mendoni ku ishim dhe ku jemi
shkrim mjaft i vertete e i sakte,portret i perkryer i hajdutit eduard halimi.Dy -tre shkrime perpara nuk te mora vesh o Kristo Mertiri kur mbroje nje hajdut tjeter si fatos nano.Ruaje te paster penen se behesh i pa besushem.
Pene e gazetarit te vertete dhe shembull si duhet te jete gazetaria. Respekte, profesionist.
Nuk u besoj artikujve qe flasin per individe! Duken si qoka, ose si mllefe!!! Fenomi goditet!!! Gazetari veteran duket qe i pelqejne thashethemet!!! Duhet te kete qene nga keta ciushet 250 lekesh!!! Duhet zbuluar identiteti i avokatit moshatar me te cilin ben llogarite e Halim letyres!!! Gjithsesi, plakut pordhet mos i degjo!!!
O Hesse besoj e di qe 250 lekeshat nuk dilnin publikisht ishin anonime. Nuk e di pse me ngjajne me ty qe fshihesh pas pseudonimit.
Halimi,Gumi,Strazimiri dhe Ali eja, në udheheqien reale të Argitës.Janë hartuesit dhe procedues,për miratimin e shumicës së ligjeve antishqiptare të qeverisë Berisha.Sidomos ato që u lejuan privatëve shitjen e pasurisë miliardësh të municioneve e armatimeve të ushtrisë.Që sollën si pasojë edhe ngjarjen e Gërdecit. Tashti s'mbeti gjë tjetër vetëm të shkojmë.ne si shqiptarë tu fusim nga një hu....Se SPAKu.të ...
Mertiri e ke ndjekur Halimin si ato plakat e pallatit,qe ruajne cupat me fustan mbi gju,i gjuajne njera tjetres:Na rane breket moj Xhevrie! Kapaciteti jot prej cpifanjosi provincial nuk arrin te debatoje me Halimin per Argumentat e Megaaferes se Portit te Durresit.Ato argumenta te Halimit te duken si ekuacion Algjebrik dhe merresh me llafe plakash. Nuk po i dalin ogertat dhe elvisat edvinit per te justifikuar vjedhjet e pambarimta,,Ka hedhur ne sulm edhe Xhevriet.
Kristo, nuk e kuptoj, ben pamflet apo gazetari. Si pamflet ok, vete shfryrje ka ne kete shkrim. Si gazetari nuk na thua shume gjera. Nuk na shpjegon cilat jane akuzat e Halimit "qe nuk di kendim" dhe si rrezohen ato akuza me argumente. Pastaj ne fund mund te beje nje panorame per hyneret e tij. Shkurt, artikulli yt eshte nje corbe qe shumekush ndalon se lexuari ne mes, megjithe alergjine halimiane qe ka shumica e shqiptareve per keta tipa.
Fytyra e Halimit tregon shume se kush eshte realiteti ne Shqiperi
Duket se Rames nuk i mjaftojne Oligertat dhe elvisat per te kallandrisur me botox aferat e Portit te Durresit,,Ka thirrur edhe Xhevrien per ndihme. A ke te na thuac ndonje replike per argumentat e Halimit,o Kristo Mertiri? Biografite i shkruante daktilografistja e Komitetit Partise Rrethit,,Xhevria.
Ty te duhet ndonje argument si ato te Halimit per ngjarjet e 21 Janarit? Me vjen keq te tilla nuk gjen dot se Halimi eshte unik ne llojin e vet.
Mjafton kritika e kesaj mostre te ndyre, qe ti jap te drejte Ed Rames! Para Rama! Beje kujdes per Shqiperine!
Brova Kristo! Pak gjatë por e ke zbërthyer mirë figurën e këtij Uriah Hipi të poshtër të shoqërisë shqiptare. Dhe sa për saktësim Nikollaqi tha: “Jeta është llogari Olimbi”.
Halim kurva nje morr pidhi ne leshin e Albana vokshit,kaq
Unë thëm ti S'kopisëm . Hidhejt në Lanë ndalohen . As votat s'hidhen në Lanë . Unë hodha vonë time nu'e flaka .
Dakort, si thoni ju është ky Halimka, bukur ja kini bërë PORTRETIN. Po pastaj? Ku do ta varim këtë portret, në cilën faqe të odës së pisllëkut, ku është kthyer, shndërruar ky vënd?! Eh, more Kristo Mërtiri...