Nga Alba Malltezi
Nuk ka gazetar në Republikën e Shqipërisë që të ketë bërë më shumë shkrime se sa Adriatik Doçi për problemin e drejtësisë në Shqipëri: Për gjykatës dhe prokurorë të korruptuar. Janë të gjitha online. Ashtu siç nuk ka gazetar që të jetë ekspozuar në vetë të parë me shkrime investigative ndaj dy prej politikanëve më të rëndësishëm e më të ndërlikuar në këto 30 vite: Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Opinionistë, mendimtarë që flasin në ajër nëse iu pëlqen apo jo një politikan shqiptar, ka sa të duash, por gazetarë që të kenë mbledhur fakte njëri pas tjetrit e t’i kenë shkruar të zezë mbi të bardhë, janë vërtetë pak. Dhe janë të vetmuar.
Së pari, sepse punojnë shumë. Nuk kanë kohë të rrinë kafeneve të thashethemeve dhe as paneleve të televizioneve. Sepse të sjellësh fakte në media, është tepër e vështirë dhe e lodhshme njëkohësisht, ndërsa llafet, dihet, prodhohen aty për aty, madje edhe sharjet, shpifjet.
Adriatiku i takon gazetarëve të kategorisë së parë, që janë të rrallë. Dhe në vetminë e kujt as nuk është i fortë dhe as nuk ka shokë e miq të fortë, u godit. Në pabesi. U godit pranë shtëpisë së tij në Kamëz, në rrugën “Pashko Vasa”, pa mure të lartë të mbrojtur nga roje e telekamera, pa vila rezortesh 1 milionë euro, pa badigardë, 10 banjo e pishina.
Dhe këtu hapim një tjetër kapitull duke marrë rastin e tij. Shumë e vunë re heshtjen dhe mungesën e solidaritetit si nga ana e politikës, institucioneve, shumicës së elitës gazetareske ndaj tij. Kanë ndodhur gjëra edhe më të vogla, kanë ndodhur tallje verbale, kërcënime dhe dhunë ndaj objekteve, jofrymorëve dhe zhurma e solidariteti ka shkuar me nxitim deri në qiell. Siç duhet të jetë sa herë preket një gazetar që bën punën e tij.
Nëse do të zgjidhnim të rrinim pa folur të gjithë, nësë qoftë edhe vetëm një ditë do të pranonim që cilido të prezantohej me pasuritë e grumbulluara në këto vite tranzicioni, peshorja e të vërtetës, ajo e bukura me sy të mbyllura të Drejtësisë, do të anonte përherë nga ana e Adriatik Doçit dhe pak të ngjashmëve të tij. Nëse dikush baltos një gazetar, nëse e sulmon, e poshtëron apo hesht kur duhet ta mbështesë, e njëkohësisht jeton në një superezort dhe në një supervilë, atëherë aty dhe vetëm aty mund t’i gjeni arsyet e reagimeve apo mosreagimeve të asaj/ të atij.
Nëse Indro Montanelli deklaronte “mos i besoni një gazetari të pasur” (në Itali), imagjinoni se sa shumëfish duhet të jetë mosbesimi ndaj një gazetari të pasur në Shqipëri. Ja, kjo është një tjetër arsye e vetmisë dhe mungesës së solidaritetit ndaj Adriatik Doçit: Ai nuk është një gazetar-pasanik dhe me kokën lart përherë mund të deklarojë: Përshëndetje, jam Adriatik Doçi, gazetar, i martuar dhe me fëmijë. Jetoj tek shtëpia e prindërve në Kamëz. Po ti?
Por për fat të mirë, siç ka ndodhur edhe herë të tjera, ambasada e SHBA në Shqipëri, dhe ambasadorët e saj, këtë herë Yuri Kim, ua kanë vënë një dorë në sup përherë shqiptarëve tanë më të mirë.
"gazetaret" dhe "opinionistët" që kanë mbirë nëpër tv që konvecionohen nga korrupsioni,mafja dhe droga,janë shërbëtorë të tyre dhe dyfish të degjeneruar edhe nga e keqja vetë. Doçi nga të vetmit gazetarë të brumit perëndimor.
Ku jane kurvat Bushati dhe Lubonja? Pse nuk shkruajne per dhunen ndaj kolegut te tyre gazetar?
Kamikazi nr 1 i korruptuar dhe kriminel eshte BLENDI FEVZIU DHE ARTAN HOXHA Pse nuk beri emisiion Blendi? sepse eshte i lidhur me krimin, me salih bin laden dhe ilir metaj Edi Rama te marre masa qe te mbrojne gazetarin me familjen r tij TE dy keta gazetaruc kan marre urdhet ta ekzekutojne ADRIATIK DOCIN
Ambasadorja jua ka ven nje dore ne supe shqiptareve ka kohe, dhe keto kohet e fundit po jua ve dhe nje ne bythe. Po ti gazetare/shkrimtare bej nje shkrim per pushtetin tashme 10 vjecare, per shpopullimin, fukarallekun, korrupsionin ne cdo qelize dhe zyre shteti, etc. etc.
Sa i paguan skllevërit ti Jugo ?!
Or tëj nga jugu! Në ke gjë për të thenë rreth shkrimit, do bëje mirë të na i thoje. Sa per ato qe the nuk ke nevoje te lidhesh se i degjojme e lexojme per dite nga Salehu, spiuni Metaj dhe gjithe kompania e tyre e bretkocave dhe sorrave. Nese dhe ti ben apjese aty, atehere ndryshon puna.
Hajd se do bohet edhe adriatiku me vile. Mos u merakos shum
Po sindikata e gazetareve me Aleksander Çipen ku janë? Thanë ca fjale të thata dhe kaq. Si ka mundesi? Si duket kjo sindikat i ndan ca të nenes e ca të njerkes.
Secili ben aq sa mundesi ka moj Albushe. Ti psh, merr llokmat e medha, ky karalloj i jot ose bedeli jot sic i quan gjikandi EdVin ata zarat e Saliut, kerkon te beje presion per nje vend pune. Ti ke te drejte moj shoqe por ne te gjitha rastet qe ti permend, perfshire edhe rastin e ketij alltijes tende, eshte shkelur i njejti parim: BARAZIA PARA LIGJEVE. Nuk ka rendesi, jane tendera, jane shpi me gjethe, jane bunkarte, gjoba policesh apo pune per gruan….
Shkrim me vënd. Shqiptarët janë MORRACAKË. Ngrihen për një të dyshimtë që del në orën 1të natës për të blerë "hurma", apo për një plakë që për 100€ ktheu karrocën përmbys,....... Për A.D duheshin ngritur dhe të shkoshin ke vilat e I.Metajt,jo në kryeministri për "hurmaxhiun"(me në krye sali QENIN). Kjo tregon QENI sali dhe BUCJA ilir kanë shumë Zagarë që i vijnë mbrapa. TURP ,IDIOTË,....
E kush pret ti Alba ti dali ne krah Adriatik Doçit kta gazetaret sojsez Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Armand Shkullaku, Ando Bejtja, Andi Bushati, Nikoll Lehsi, Lutfi Dervishi, Aleksander Cipa e kllirat e ktij soji qi jan te krimbur ne pasuri. Haroje Alba. Zoti Doçi i sherbe te vertets ndaj eshte i varfer kurse kta kllirat i sherbejne klaneve e pushteve ndaj jane te dhi ne pasuni.
Adriatik Doci, nuk ka nevoj per solidaritetin e llumit qe konsiderohen gazetar, sps askush nuk u jep rendesi pervese atyre qe keta pseudo gazetar, opinionista shpifes e te pamoral u sherbejn me devotshmeri. Adriatik Doci gezon mbeshtetjen dhe rrespektin e te gjithe Shqiptareve te ndershem brenda dhe jasht vendit. Vetem me faktet qe ai publikon i mund te gjithe pazarexhinjt e pasur te ashtuquajtur gazetar kazanesh. Pergezime Znj. Alba Malltezi edhe ju meriton rrespekte.
Desha te shkruaj edhe une dy llafe per Adriatik Doçin; mos kujtoni se nuk njihet edhe nga ata shqiptare qe kane nga 30 vjet te ikur nga Shqiperia apo disa vjet pa shkelur ne Shqiperi. Djali me i shkelqyer, perfaqeson gazetarine me shpirt te shqiptarit te ndershem, profesionist, kurajoz, i pergjegjshem dhe kembengules deri ne fund. Korrekt me veten dhe bashkesine se shoqeri gazetaresh nuk egziston ne Shqiperi, eshte nje bashkesi amorfe e degjeneruar deri ne kocke. Te rralle jane ata gazetare qe vijne pas Adriatikut. E ndjek me vemendje dhe kam qejf kur e degjoj ne ndonje intervist qe jep, kenaqem qe Shqiperia ka nje gazetar te tille dhe helmohem qe media dhe gazetaria shqiptare ne pergjithesi nuk e perfaqeson ate vend dhe ata njerez, nuk eshte pushtet i katert i demokracise por regjim rjepes thashethemexhijsh dhe spekulantesh. Turp per ta! Ku eshte bashkesia e gazetareve qe perfaqeson zoti Aleksander Çipa te thote dy fjale per kercenimin qe i u be gazetarit Adriatik Doçi?! Per nje pordhe qe ben ndonje kurve gazetare dhe shahet nga dikush, dalin e protestojne tre-kater vete me parrualla dhe mbrojne gazetarine! Turp ata qe e quajne veten gazetare, turp ata qe e quajne veten pushtet te kater te demokracise, poshtersi e mediave shqiptare qe po pijne gjakun e atij populli per te mbrojtur korrupsioni dhe krimin politik ne Shqiperi. Adriatik Doçin une e njohe vetem ne foto, me video dhe ne dokumentat e tij qe i ka dorezuar prokurorise dhe gjykates per krimin makaber te politikaneve shqiptar. Turp per prokurorine dhe Arben Krajen, bashkepuntor ne krim dhe keshtu do te ngelet. Arrestohen krimba dhe nuk arrestoje buaj krimi si Sali Berishen e Ilir Meten, per kur i kane lene prokuroret kriminele?! Kur do ti kthehet shpresa atij populli per drejtesi zoterinj!!! Pse nuk proteston ai popull per drejtesine qe eshte themeli demokracise, pse nuk u ze dyer e dritare te mos marrin fryme prokurore, gjykates e avokate qafederra, pse nuk proteston per krimin ndaj gazetarit Adriatik Doçi. Njerez qe u ka mbaruar afati si te tille dhe jane kthyer ne fabrika qe perpunojne krimin e udheheqesve te tyre. Ate qe mbjellin, ate do korrin si keto 32 vjet! Te faleminderit, Mero Baze per pasqyrimin e shkrimeve te tilla dhe hapsiren qe na jep te shprehemi ne qe e shkelim rralle ate toke!
Adriatiku ben mire te marre ca masa vete ai ka remuar folene e grerave dhe ata i bejne te gjitha se kane mundesine kane edhe eksperiencen dhe s’eshte cudi qe ndonje dite e nxjerrin ne shetitje per gjah si Trebicken
U be nami per ate gazetaren qe gjoja qenka fyer nga nje police ????♀️ dhe ku kjo police u kryqezua nga disa gazetarucke,moderatore analiste , opioniste dhe sindikata e gazetareve te cilet edhe pse krekosen perpara kamerave neper stacionet tv Ato jane dhumi i shoqerise.
Keshtu si shkruan ti eshte Adriatiku. Ndryshe nga burri yt Bolino qe eshte gazetar milioner. Gjobaxhi pushteti dhe ne borderote e cdo kryetari bashkie te Tiranes dhe KM socialist. Skeni turp dilni e shkruani sikur jeni morali vete a thua se sju njohim cilet jeni ne kete Tirane kaq te vogel. Bolino tregetari nr 1 i lejeve te ndertimit.
E nagatero me siguri me Irfanin ose me Ndroqin ose me Frangajn se Bolino nuk ka ngritur ndonje pallat e as ka biznese. Apo flasim flasim se dicka mbetete
Ne fakt nga ato qe lexojmë Doçi eshte nje investigativ trim dhe godet lart duke grumbulluar fakte dhe jo lloqe kafenesh.Gazetaret e tjere te llojit nuk godasin lart por rrine me muaj jo Visi jo tjetri duke u marre vetem me Fushe Kruje.
Gazeta i shkelqyer trim, profesionist,qytetare.Ka denoncuar korrupsionin me shume se prokuroret.
Respekt dhe mirenjohje per Adriatik Doçin, per profesionalizmin e tij, per kurajon qytetare, per kurajon profesionale, per moralin shoqeror dhe sherbimin si gazetar, qe ai u ben gjithe shqiptareve me te verteten e tij. Eshte nder te paktet gazetar, qe i sherben te drejtes, qe i sherben shoqerise dhe qe me shkrimet e tij shpalos realitetin e hidhur shoqeror dhe politik. Eshte per te ardhur keq per pozicionin dhe reagimin e medias shqiptare ne lidhje me ngjarjen. Ne pergjithesi, media shqiptare s'ka moral, nuk ka profesionalizem, nuk ka vertetesi. Ajo eshte nje sherbetore e perulur jo e fakteve, por e interesit te dites se pronarit. Gazetaret ne pergjithesi nuk kane dinjitet, ose e kane ate balte. Media ne Shqiperi funksionon ne sherbim te politikes sidomos ato media, qe jane ngritur dhe lulezojne me paret e krimit. Kjo nuk i sherben aspak moralit shoqeror, demokracise dhe zhvillimit te shoqerise. Media shpesh shantazhon, ve gjoba, shpif, merr pozicionin politik dhe ben thirrje per revolucion, rren dhe nuk fakton gjera te realitetit shoqeror, politik dhe ekonomik. Media shpesh kthehet ne nje formacion ushtarak duke bere thirrje per dhune dhe kaos, vihet ne sherbim te Partise. Ka nje mishmash gazetaresk ne Shqiperi, ku gazetaret bejne dhe analistin dhe e kunderta. Gazetari ka per detyre te pasqyroj faktet realisht dhe eshte lexuesi dhe opinioni qe interpretojne. Analistat kane per detyre te analizojne faktet e gazetareve. Ne Shqiperi ne kete drejtim eshte nje kaos. Ata qe kane per detyre te mbrojne figuren, dinjitetin, punen, aktivitetin dhe te reagojne kur keto dhe jeta e gazetarit cenohen, ata nuk reagojne, ata nuk egzistojne, ata nuk klithin, ata nuk reagojne. Kjo eshte nje tjeter paturpesi dhe nje tjeter cen i madh i demokracise, i intelektualeve dhe i kurajes shoqerore. Shkerrdhatat e veshur me petkun e gazetarit, i numerojne dhe pordhet orale Berishes dhe spiunit, por nuk kane kurajon dhe dinjitetin te reagojne per nje sulm banditesk te nxitur nga politika qe cenon jeten e nje gazetari te nderuar.