Nga Ylli Pata
Adriatik Doçi është një gazetar mjaft i njohur në vend. Është i njohur prej vitesh për disa beteja të tij me pushtetarë e zyrtarë, biznesmenë e burokratë. Mënyra sesi Adriatiku i është qasur njerëzve në pushtet, mund të mos ketë qenë më e mira e mundshmja, por ai ka bërë krejtësisht detyrën e një reporteri. Pra ka hartuar dhe botuar raportime për çështje të caktuara. E mënyra e raportimit të Tikut ka qenë gjithmonë “pak ortodokse”-thënë në “italian way”, megjithatë asnjëhrë nuk kemi parë një viktimizim të tij.
Madje as në rastin kur ai publikoi një rast korruptiv të nivelit të lartë të një zyrtare të Ministrisë së Arsimit, përkatësisht shefes së arsimit të Kamzës, ku Adriatik Doçi publikoi raportime mbi rastet korruptive të zyrtares.
Si kundërofensivë, zyrtarja e sulmoi poshtë brezit reporterin, duke i publikuar emailet, ku ky i fundit kishte bërë kërkesë normale pëer të punësuar si arsimtare bashkëshorten. Një veprim, që çdo burrë i martuar e bën në çdo kënd të botës. Por zyrtarja e denoncuar nga Tiku, ja quajti si krim si shkelje, si një veprim i rëndë. Edhe pse ajo kishte kryer 99 mijë të zeza të frikshme që vinin në raportimet e Adriatik Doçit, me fakte, që të paktën nuk u kontestuan asnjëherë nga zyrtarja në fjalë.
Ajo e kundërsulmoi Doçin, thjesht se e ka bërë këtë sulm se ka dashur të punësojë bashkëshorten, por asnjëherë nuk kundërshtoi faktet që reporteri solli.
Ministrja e Arsimit e kohës dërgoi në Kamëz një ekip special inspektimi, ekip që në unison vërtetoi si të vërteta të gjitha raportimet e Adriatik Doçit. Por as ministrja, as qeveria nuk e shkarkoi zyrtaren që denoncoi gazetari.
Por në mënyrë të çuditshme, skandaloze, të turpshme, organe mediatike publikuan pjesë të komunikimeve private të Adriatikut me zyrtarë, që ai i konsideronte njerëz të njohur, apo edhe të tjerë, për ta sulmuar reporterin, si një njeri “të poshtër”.
Po çfarë kishte bërë veprim “të poshtër” Adriatik Doçi? Kishte kërkuar të punësohet e shoqja, e cila kishte të gjitha kreditet për të qenë një arsimtare. E këtë fakt, Tiku nuk e bëri asnjë ditë publik, ja bënë të tjerët. Beteja e tij mediatike me zyrtarët arsimorë, i shkaktoi një problem të madh familjar, por ai u mor me raportimin. E kishte mirë, e kishte keq, të rëndësishme në këtë rast ishin faktet.
Pak vite më vonë, kur Adriatik Doçi, publikoi raportime të forta kundër Ilir Metës, ky i fundit bashkë me stafin e tij, me një pabesi skandaloze, i publikoi emailet ku gazetari privatisht kishte komunikuar me njerëz që i njihte dhe i besonte.
Më vonë, pra sot Adriatik Doçi publikoi raporte mediatike kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës. Këtë të fundit, e ka akuzuar e paditur në vetë të parë në SPAK.
Dy ditë më parë, media ku Adriatik Doçi punon raportoi njoftimin se gazetari i tyre ishte dhunuar pranë banesës së tij. Gazetari, shkoi në stacionin e policisë dhe formuloi e firmosi një denoncim ligjor. Pas kësaj Policia publikoi edhe një njoftim.
Pra fakti që Adriatik Doçi ishte dhunuar, kishte marrë formë zyrtare, por asnjë nga mediat e “rëndësishme në vend” nuk e publikoi fare. Pati disa reagime mediatike, të kolegëve, të ndonjë organizate, por jo të mediave në unison.
E mbani mend pak vite më parë kur ndodhi një rast i ngjashëm, kur nuk u dhunua gazetarja, por shtëpia e vëllait? U bë nami, sa gazetares, UGSH, i dha “Oscar-in” mediatik shqiptar sikur kishte bërë scoop-in vjetor kur në fakt nuk e kishte bërë.
Po të krahasojmë rastin e “Oscar”-es me Adriatik Doçin, ky i fundit nuk u mbrojt as kur të dhënat e tij i publikoi Presidenti i Republikës, dhe madje i sulmoi me to.
E mediat kryesore në vend i bënë fresk Ilir Metës duke bullizuar një koleg. E sot kur Tik Doçi u dhunua, ata thonë që nuk ka ndodhur. Edhe kur gazetari ka bërë denoncim me emër e mbiemër në SPAK dhe komisariatin e policisë.
Pse ndodh kjo? Shumë e qartë, sepse Adriatik Doçi është dhunuar për padinë e tij në SPAK, e shteti, po po shteti, qeveria, policia kërkon që ta bëjë Tikun viktimë që të përfitojë prej tij. Sa turp, kur gazetari ka familje, ka fëmijë. Po këta horra që kanë pushtet a kanë fëmijë si Adriatik Doçi…
duhet te heqesh dore urgjentisht nga te shkruarit.... cdo dite e me poshte po bie niveli...
Kush nivel i te shkruarit po bie moj sorra(sara) Ti je sorra e Ilir Metes prandaj te duket i ulet se je nje nga ato te hahengut te Jales Turp te kesh ti pasi je ushtare e kriminelve te ketij vendi Kush ka pak memorje e kupton sa i sakte eshte ky shkrim Gazetares Klodi Lala nuk kishte media qe e ftoi ne studio per te treguar sa cfare i ndodhi Asaj nuk ju sulmua shtepia e saj Asaj dhe femijeve te saj nuk ju prek asnje fije por aja u lartesua si nje heroine qe u godit per profesionin Pse mos te mendoj qe shtepia e prinderve te saj aty ku jeton dhe vellai i saj u godit per ndonje problem qe mund te kishte vellai i saj Bashkeshorti i saj pasi ai jeton ne Angli ose mund te jete e sajuar me qellim qe ajo te bashkohej ne Angli me bashkeshortin duke perfituar aili atje. Klodiana Lala ka qene nje ushtare ekryeprokurorit Adriatik Llalla. Ne çdo studio qe dilte ajo dhe vetem ajo publikonte materiale qe i posedonte vetem dhe vetem prokuroria Katernomi Sali~Ilir=Adriatik=Klodian Unioni i gazetareve eshte frikacak (pasi kane frike se mos u ndodh dhe atyre nga Sala dhe Iliri) qe te mbeshtesin kilegun e tyre dhe te protestojne siç protestuan per Klodiana Lalen Tung moj tru sorre
Po Kimetja ku eshte? Po pi raki skrapari? Kjo tregon qe qeveria eshte ne unison me opoziten per ceshtjet madhore dhe shahen sa per sy e faqe per pune personale ne emer te partise. Oj kaselle ku na mblodhe.....
ku eshte Aleksander Cipa me forumin e gazetrave apo i bejne fresk Ilirit Saliut dhe vete Edit e kompanise se zagarve e hajdutev.Turp,turp dhe vetem turp per ata qe nuk i dalin ne mbrojtje nje kolegu trim e te ndershem.Harrojne se mund tiu vi rradha dhe atyre nje dite pavarsisht se dridhen si gjarperinj,
O "kacidhe", Aleksander Cipa di ta hedhe bukur vallen, mos ia qaj hallin se e ka vaj me pushtetaret e majte e te djathte. Une kam besim vetem tek mbeshtetja e Mjeshtrit te Madh te Gazetarise Shqiptare Mero Baze, qe t'i qendroje prane dhe t'ia mprehe me mire penen gazetarit te guximshem Adriatik Doci.
O Yll po ketu ne kete vend tere zhurmen e ben Saliu d m th duhej te prekej ndonje ose te shikohej pak shtrember qe te ngriheshin shoqata e gazetarve se Cipen na e ka zene gjumi
Falangat “maqedonase” të SaLikes, kanë bërë këtë “provokim” duke rrahur Tik Doçin, gazetarin e ndershëm dhe të paepur investigativ.
O gazetar po cfare thua qe ne cdo vend te botes eshte normale qe burri kerkon pune per gruan. Je ne vete? C'pune ka burri te kerkoj pune per gruan. Gruaja kerkon vet pune. Por ky burri kerkoj pune si "nder" pasi eshte gazetar dhe nese nuk i jepej puna do shkruante sic shkroj kunder drejtoreshes se arsimit. Jeni bere te gjithe lepires te te gjatit.
O Jugu, per cilin te gjate e ke fjalen, per Edwin Arumunin, apo Doktor Sali Karaxhichin, se te dy jane miq te Vucicit?
Blendi Fevziu, Artan Hoxha,salih bin laden dhe like hajdut flori jane porositesit qe dhunuan Adriatik Docin per ti mbullur gojen, por une mendoj se e keqja i ka ardhur ketij gazetari trim nga Blndi Fevziu, bile thone se ky eshte paguar 1 milion euro per ta vrare siq vrau gjygjtarin e vlores Konomin per per ti grabitur pronat tek gjiri i lalezit SPAK duhet ti ndjek keta dy gazetar te rrezikshem qe po kryejne vrasje me pages
Lukunia mediatike dhe ,pse jo ajo shtetërore a pronarët opozitar, janë duke u sjellë me një gazetar si pronar shpirtërash. Adriatiku është një gazetar që kurrë nuk ia ka shitur shpirtin djallit . as nuk është zbrapsur nga presioni i parasë.I ka shërbyer profesionit dhe publikut dhe nuk u ka shërbyer pronarëve politik të medjave dhe as politikës së ditës. Ai është denoncues i së keqes, një antiokoformist i spikatur ,i larguar përherë prej lajkave,pse jo dhe presioneve për ta thyer e zbrapsur nga misjoni i tij si gazetar. Për të gjithë heshtësit, ata vetë (shumica servil të padronëve politik a ekonomik), dhe dejtuesit e pronarët medjatik ,apo pagatorët pronar etj, ky qëdrim është vërtet një turp, madje dhe më tej, një lloj krimi i heshtur ndaj medjas së pavarur dhe gazetarëve të vërtetë.
Te nderon fakti qe nuk te mbeshtet kazani dhe politika e hales o Adriatik! Mosmirenjohja ne Shqiperi eshte semundja e pasheryeshme. Socialistet duhet te ishin te paret solidare, por ata jane te zene me tepsine dhe i shesin njerezit. Sa per Liken dhe Saliun dihet pse nuk reagojne. Populli thote te te marrin te ligat!
Publiku pret te degjoje dhe shikoje dhunuesit e terrorit ndaj gazetarit embleme te gazetarise shqiptare, Adriatik Doçi! Heshtja eshte e pajustifikueshme. Cfare ka bere policia, a eshte ne gjurmet e dhunuesve, cilet jane emrat e tyre, cili eshte shkaku i vertete i dhunes, pse hesht kolegji i gazetareve per dhunimin kriminal te kolegut te tyre?! Publiku pret identifikimin dhe çuarjen e dhunuesve perpara drejtesise per ndeshkimin e tyre.
Sikur tu dhunonte nje gazetar i opozites, gjith tv e vendit nje jave do tu merreshin me ngjarjen ! Ndersa keto dyth qi** te Onionit te gazetareve pe e kalojne ne heshtje!
As na plas cari fare per gazetare si ky qe i thone dites nate e nates dite. Druri per gazetaret sherbetore te qeverive te majta a te djathta eshte gjeja e duhur. Se keta smund te jene gazetare
Faqos Lubonjes i dogjen makinen e kushuririt dhe gjithe lakunia u ngrit ne kembe. Ky eshte forumi gazetar i pisave. Njeri me m.t se tjetri.
O ADRIATIK O TRIM I TRIMAVE , MOS U DOREZO PARA FALANDRAVE TE SALI BERISHES DHE ILIR METES, DY TRADHETAREVE TE KOMBIT SHQIPRAR, JU JENI GAZETARI ME I MIRE NE SHQIPERI QE JU KENI THUERE HUNDET DHE JU KENI CJERRE MASKEN MASKARENJEVE . PO PSE NUK NGRIHEN DHE TE MBROJNE TE DREJTEN TENDE PO I KA ZENE GJUMI NOSLAGJIK TURP PER ATO MEDIA , TURP PER ATE DREJTESI , TURP PER SPAKUN. TURP PER SHOKET TEND , POR SHKRUAJNE NE HESHTJE NDON JE ARTIKULL SA PER TE THENE , AY VEND KA MARRE FUND ME ATO MBETURINA NJEREZ , EDHE PSE JEMI LARG KEMI SHUME NOSLAGJI PER GAZETAR SI JU SHERIM TE SHPEJTE DHE RESPEKTE NGA UNE QE JETOI NE NJUJORK BRUKLIN , RESPEKTE RESPEKTE PER JU . BRUKLIN
Yzeir kete vend e kane marr me qaf gazetaret te paret dhe pas tyre politikanet. Kushdo qe ha dru nga te dyja kategorite e ka jo vetem hallall por dhe pak. Ti ruaj kurrizin per vete se fytyren po e ben zhele cdo dite.
Mbeshtetje per Adriatik Doçin.Tup per organet kompetente qe nuk kane ndermarre asnje veprim ndaj ketij skandali te Ndyre.
ju lutem jepni komentin tim falemindeit
Shqipëria duhet lënë me ferra e me driza. Të vegjetojnë katër dhe dy thundrrakët , që as vrasja as dhunimi nuk i lëviz asnjë nerv në fytyrë. Kaq e trashë është situata me këta shpellarë, sa do ishte një nga opsionet me ideale ti mbyllje në një territor , qoftë ky edhe territori shqiptar. Dhe pastaj të rrihnin njeri tjetrin. Jo , të caheshin me sëpata e me hanxharë ndërmjet tyre.
Kur jetojmë në një shohakëri të tillë të cytur nga ata që duhet të ishin nga të Urtës Sipërorë Urdhërorë , sejcilli shpelan gojën me urata me lëvdata e me inate si një natë pa hënë . Eh , po edhe asaj i vijnë rregullat , këta ciklojnë akoma kut e cingël , të ritur lojë kalamanësh , urdhërues pa ujdhesë pa urtësi . Është e l'art të jesh e jetosh një në një shokëshkallmi të tillë . Kur , nxitësi , pret , që , t'i , ngreshë dorën , e , kurthi , të sorrollat me të ligën e të kujton gërmën " j " të të kualifikuarit për të skualifikuar . Kalifat i Kallcifikum . Agresorrat do shpjegojë një ditë hobin e tyre . Korobacëkorbëkobs pa gjikomb . Traganë . Ç'h o bëji kafenë Æollgës .
Gazetar i shkelqyer,trim ka dencnuar korrupsionin me shume se prokuroret.