Një mesazh për sekretaren britanike Braverman!

13 Nëntor 2022, 18:10Blog TEMA

Një mesazh për sekretaren britanike Braverman!

Nga Denis Dyrnjaja

Komuniteti shqiptar protestoi në Westminster Bridge afër Parlamentit britanik në Londër, kundër retorikës së ashpër në kufinjtë e racizmit të shfaqur së fundi nga Sekretaria për Punët e Brendshmë Suella Braverman. Ajo personalizoi vetëm shqiptarët si problem për emigracionin vendas ndërsa sipas të dhënave vitin e fundit janë mbi 40 mijë shtetas nga 11 nacionalitete të tjera që kanë mbërritur në Angli në mënyra të ndryshme. 

Por përtej reaksionit që ka ngjallur ky qëndrim i znj. Braverman, paradoksi qëndron se dhe vetë ajo ka prejardhje nga India, çka parathotë se dikur edhe paraardhësit e saj kanë qenë emigrantë. Ata mbërritën në Britani në vitin 1960 nga Kenia dhe Mauritania. Pra znj Braverman është bijë e dy prindërve emigrantë. Dhe duke mbetur të ky moment duhet bërë e ditur se dhe vetë anglezët kanë qenë emigrantë. Madje emigrantë të dhunshëm dhe gjakatarë. Dikur para 3 apo dhe 4 shekujsh ata kishin emërtimin Settler.

Çfarë domethënie ka ky cilësim? Settler është një person që zhvendoset së bashku me një grup njerëzish të tjerë për të jetuar në një vend ose zonë të re. Britanikët por edhe grupime nga vende të tjera evropiane të njohur si Settler u zhvendosën në Amerikë, Australi, Kanada, Zelandën e Re apo Afrikën e Jugut. Gjatë invazionit të tyre emigrator ata vranë me miliona njerëz në vendet ku kërkuan territor për të jetuar, por askush nuk i quajti as kriminelë, as emigrante apo refugjatë. Me kohë ata u natyralizuan në këto vende për t’u bërë banorë të përhershëm por gjithnjë me statusin Settler. Por historia nuk i fshin krimet dhe dhunën e ushtruar madje si pushtues e jo si nevojtarë të kohës. 

Ndaj sot ngjan tepër e pavend gjuha, forma dhe sjellja diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe çdo individi tjetër që zgjedh të krijojë një jetë më të mirë në Angli, ose gjetkë. Nëse vijmë në kohët e sotme statusi i atyre që shpesh cilësohen si refugjatë apo emigrantë është Expat (Expatriate). Çfarë përmban ky status? Expat është një individ që ka emigruar, ose i huaj, i cili jeton dhe/ose punon në një shtet tjetër nga vendi i tij i shtetësisë, kryesisht për periudha të përkohësishme dhe për arsye pune.

Një Expat mund të jetë gjithashtu një individ që heq dorë nga shtetësia në vendin e tij për t’u bërë shtetas i vendit ku vendos të punojë dhe jetojë. Pra dyndjet migratore pavarësisht kohës dhe mënyrës që ndodhin, nuk duhet dhe nuk mund të kenë tone as diskriminuese e as raciste apo fetare. Gjithçka ndodh me qëndrimin ndaj shqiptarëve është jo korrekte si në aspektin human, ashtu dhe në aspektin ligjor, poktik dhe historik. Në periudha të ndryshme të historisë kombe të ndryshme kanë prodhuar flukse migratore. Sigurisht që shumë vende e popuj që janë përballur me këtë fenomen kanë patur probleme me përshtatjen e të ardhurve. 

Mund të ketë patur edhe ngjarje e fenomene kriminale apo frustrim publik për shkak të periudhës asimiluese “të miqve” të papritur shpesh edhe të padëshiruar. Por shumë nga këto flukse migratore kanë shërbyer për zhvillim dhe progres të vendeve ku kanë emigruar. Në shumë vende kanë shërbyer për të rigjeneruar popullsinë e plakur duke gjeneruar e shtuar lindshmërinë dhe duke shtuar fuqi punëtore në industri, bujqësi apo shërbime. Në pjesën më të madhe të shërbimeve kryesisht ato të karakterit publik sot në Angli nuk punojnë vendasit, por të ardhurit, shqiptarë, polakë, pakistanezë, indianë apo kinezë.

Ka me mijëra histori të njerëzve “Expats” që kanë shkuar në Britaninë e Madhe dhe u bënë njerëz të suksesshëm në shkencë, politikë, histori, art, kulturë, sport apo fusha të tjera. Pra znj. Braverman këta njerëz që ju i përçmoni me qëndrimin tuaj janë më shumë të vlefshëm apo të pavlefshëm, të dëshirueshëm apo të padëshirueshëm? Historia vjen në ndihmë në të tilla raste dhe ajo përkufizohet si për të shkuarën dhe për të tashmen përmes një shprehjeje. 

Mos iu bëj të tjerëve atë që s’do të doje të të bënin ty. Ky postulat vlen edhe për sekretaren britanike të Punëve të Brendshme. Për të ditur se kush je, mos harro të kujtosh kush ke qenë. Kjo vlen edhe për kohën kur britanikët ishin emigrantë pushtues e vrisnin indigjenë dhe sot kur në vendin e tyre shumë prej të ardhurve iu kujtojnë se çfarë kanë qenë.

17 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Tani po,nuk do ta zere gjumi indionen nga kakarisia e nje turku Dynjaja Deniz!!!!

    1. S
      Shqipe

      Po me urren c’paten xhanem…

      1. A
        A

        Jezui tha* Beju te tjereve ate qe do te doje te ta benin ty*

        1. M
          Mati

          O Denis, po je goxha “gazetar “. Jo Mauritania,po Mauritius. Jane dy shtete te ndryshme mijra km larg.

          1. l
            luzati

            Bravo Denis shume qarte ke folur

            1. N
              Nga KENIA

              Sakte. eshte e kote te zgjatesh me teper me kete debilen ministreshe.

              1. A
                Anglezi

                O Denis shqiptaret jane nje qime derri ne Angli.. kjo eshte nje fushate e ndyre mediatike per interesa politike te brendshme. Mesoni si behet propaganda ne keto vende dhe mesoni. E njejta gje ndodhte ne Greqi e Itali, para dy vjeteve ne Hollande e France. Keta nje muhabet kane shqiptaret kriminel, drogaxhinj apo te tjera e te tjera.. Ne nuk kemi shtet por as media dhe asgje tjeter. Duhet nje plan, me masa re qarta kunder shpifjes. Perse keta tipat fashiste te ekstremit te djathte ju duhet lejuar hyrja ne Shqiperi apo me keq te priten me ceremoni. Perse ministria duhet te vij ne Shqiperi? Per cfare? Tu tregoj budallenjve te vet qe ju nxiva jetes shqiptareve?

                1. K
                  Klimax

                  Çfarë shkruan more derdimen?!!! "Ty" të mbytën në Otranto dhe nuk dëgjuam të akuzoni për vrasje me dashje Italinë, nuk pamë të analizoni historinë e Italisë, pushtimet dhe krimet e tyre që nga periudha romake e deri në Luftën II Botërore, nuk u kujtuat historinë e emigrimit të tyre nëpër botë që vazhdon akoma dhe sot. Asgjë. Sot ju paska ardhur "oreksi" ti nxirrni të "palarat" Britanisë dhe në veçanti ministres "indiane"!!!!!! Kaq shumë ju prekën sedrën, krenarinë dhe dinjitetin fjalët e saj?!!!!! Ku jeton? Nuk shikon se ç'ndodh rreth teje? Nuk shikon krimin e korrupsionin gjithandej në shoqërinë e shtetin shqiptar? E pra, para se tu "thyesh dhëmbët" britanikëve, shiko vetveten në pasqyrë, riktheu dhe në ngjarjet historike të pesë shekujve të shkuar dhe ndoshta do e kuptosh se osmanlinjtë shqipfolës nuk ishin as paqësorë dhe as viktima, por pushtues e vrastar!

                  1. .
                    .

                    Μπράβο παλληκάρι μου…,(δεν ξέχασες κάτι …;)

                    1. N
                      Neandertali i shpellave bizantine te mesjetes

                      Ja dhe pali-kari tjeter ketu nuk rri rehat ,i ha bytha vazhdimisht , nuk njeh zanat tjeter

                    2. t
                      tetovari2

                      Ke plotë të drejtë klimax, para se të shkruajë për Britaninë dhe indianen e natyralizuar, është dashur ty të ti thejë dhëmbët.

                    3. z
                      zeni

                      Denis me pelqen gazetaria qe ben ti por mos harro se. ne britani jane 2000 te burgosur per: perdhunim,vjedhje,vrasje dhe prodhim dhe shitje droge,dhe kjo per nje komunitet sa eshte shqiperia eshte numer shume i madh Britania duhet te marrin masa dhe ta pastrojne burgjet dhe rruget nga keta gangester qe duan te pasurohen brenda nates

                      1. A
                        Anglezi

                        Nuk jane 2 mij por 1mij e 300. 90% jane per kanabis dhe pas 6 muaj lirohen. Idiot!

                      2. N
                        Noci

                        Te vjen çudi me disa sepse gazetari ka thene nje te vertete per kolonizatorët englezë qe jane zhdukur popullsi te tjera dikur vete ministresha ka ardhur si emigrante.Mjafton te shihesh shtete te tjera si Kanada me angleze e franceze Argjentina me italiane angleze kudo ne bote qe nuk jane shkuar me tuba lulesh por me shpata e kapen me nje numer te vogël shqiptaresh qe shumica shkon per nje jeten me te mire

                        1. A
                          Anglezi

                          Ka miliona britanik emigrante ne Evrope sot... kane mbushur Spanjen dhe Francen. Ka 5 milione emigrante anglez ne bote. Vetem ne Australi jane 1.5 milion dhe ne Amerike 700,000.

                        2. R
                          Rrini ne Shqiperi

                          Nese nuk na duan ne Angli as ne nuk kemi pse shkojme mbi te gjitha te paftuar.Duke hyre me gomone ne po thyejme ligjet e tyre .

                          1. A
                            Asd

                            Edhe ti Dyrrnja? Te gjithe shqipot kush e kush ti jape mend Sueles se si te beje punen. Epo Suela do pyese keta zarbot pa pune, qe nuk hapin telefonin, se si ti mbroje kufijte e Britanise. Jep mend nje qe diten e fillon tek kafja dhe po qullosi ndonje artikull e mori rrogen. "Setler". "Anglezet e dhunshem". "Ministrja emigrante". Dmth per keto aresye qe shtron Dyrrnjaja (cfare emri), Suela Braverman, nuk duhet te shprehet qe kufijte e vendit te saj, ku ajo eshte ministre e brendeshme, "jane te pambrojtur nga sulmet e perditshme te krimineleve shqiptare". Konstatimi eshte i sakte. Ajo nuk tha qe "shqiptaret jane kriminele" Dy frazat, jane krejt te ndryshme. Me habit edhe Rama qe ben sikur nuk kupton dhe shmanget nga pergjegjesite e tij.

                            Lini një Përgjigje