Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit

12 Nëntor 2022, 18:49Blog TEMA

 

Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit

Nga Andi Bregu

Protesta e mirepritur filloi dhe mbaroi. Me te njëjtat parulla, me të njëjta fjalime, me të njëjtet pjesemarres, me te njëjta surretër, me të njëjtat ulerima: Rama ik! Çka tregon pafuqinë e opozitës per ta hequr, ndaj i kerkojne te iki vetë. Nderkohë ai iken, herë në Bruksel, herë në Gjermani, herë ne Itali, apo Turqi . Ne cilën strofull, vrime miu është fshehur Rama sot, pyesnin folësit e protestes. Nderkohe Rama është ne nje "strofull" që quhet Shan Elize në Paris, duke darkuar me Presidentin francez, Makron. Nuk kishte vrimë ku te fshihej tjetër, nga frika e protestuesve.
Po pse i lodhin njerëzit e shkretë, duke i sjellë nga ana e anes per te degjuar ato që i degjojnë perditë ne ekrane, knferenca shtypi, në rrugë, foltore, kuvend?
Çfarë të re degjuan ne proteste? Qe Rama eshte hajdut, qe Rama mban te gjitha pushtetet, që Rama është armik i votës së lirë, që është vasal i Vuçiçit, që ështe mik i Sorosit, që shpopullon Shqipërinë? Na u lodhen veshet me këto gjëra çdo dite. Nëse është hajdut, provoje me fakte ne prokurori e gjykatë. Për të tjerat lereni popullin të shprehët me votë. Dhe mbrojeni votën, siç angazhoheni. Aaa, se desh harrova. Nongrata Berisha thirri: Poshtë komunizmi. Këtë po, s'e kishim degjuar kurrë. Kur e thotë këte një sekretar Partie, i familjes së Enverit, ka kuptim. Se është në të njëjtën linjë me Enverin; kundër anlo-amerikanëve...

 

 

9 Komente

  1. T
    Taho Baruti

    Rroftë kryekomunisti shoku Sali Ram Shiqere Berisha, si trashegimtar i denjë i shokut Enver Hoxha. Rroftë shoku Enver Hoxha, që na la në derë Sali Berishën.

    1. P
      Populli

      Titulli i shkrimit eshte gabim. Duhej: "Asgje e re nga Fronti i Lindjes"

      1. M
        Mileti

        O populli, o injorant, titulli eshte nje batute globale, e mare nga nje liber dhe perdoret per te thene se nuk ka asgje te re!

        1. P
          Populli

          Milet, nuk kam faj une qe ti je injorant ne perdorimin e metafores!

          1. M
            Mileti

            Hahaha.. sipas teje eshte metafora e metafores! Me siguri tani do te japin çmimin Nobel per kete shpikje gjuhesore!

      2. R
        Rorirota

        Bravo Andi! Është pikërisht kështu. Ja vlen të harxhosh kohën me zhurmuesit? Dijeni! Po mos ta transmetonte tv nuk do kish njeri në shesh. Investigoni dhe do shihni se edhe ajo plaka nga Elbasani, është paguar për të ardhur.

        1. C
          Cirku Majmuneve Shpellaro Fshatar pefundoj hahahah

          Majmuni Cepanit me dhembet jashte para Bananes se Rames ! Uaaahahahahaahah u dhin tu qesh me Karikaturat e Njerzimit

          1. T
            Ti

            Qe rama.po shkakton varferi e krize,kjo sdo mend. E neveritshme eshte kur I degjon NGA gjoja e berishes e metes. Rama esht ne fuqi ,sepse ska alternative opozitare. Ramen SE pelqej per arrogance e injorim te problemeve te vendit,por viten berishes e metes sja jap.kurre.

            1. E
              EMIGRANTI

              Zoti ANDI BREGU :Titullin e shkrimit e keni vjedhur .ASGJE TE RE NGA FRONTI I PERENDIMIT eshte roman .TITULLI qe miund te ishte ne perputhje me cfare shkruan do te ishte ASGJE TE RE NGA FRONTI I LINDJES .

              Lini një Përgjigje