Berisha, si gjobëvënës

10 Nëntor 2022, 12:06Blog TEMA

Berisha, si gjobëvënës

Nga Dritan Hila

Ka disa kohë që kur e pyesin Berishën për oligarkët i ngatërrohet gjuha në gojë, por i është qepur Air Albania-s me bukë në trastë dhe sulmet janë si t’i vijë për mbarë. E sulmon pse i jep avion kryeministrit duke lëshuar për qejf shifrën 22 milionë euro për 137 fluturime çarter që paska bërë Rama, megjithëse edhe një nxënës i shkollës fillore e di që një fluturim nuk kushton 160 mijë euro siç e nxjerr aritmetika e Saliut; e akuzon për bilance; dhe pastaj për lidhje me Erdoganin.

Në krahun tjetër historia e aviacionit shqiptar është një mjerim dhe për herë të parë kompania e flamurit paraqitet me avionë dinjitozë që i kanë nga mbishkrimet në bord në shqip, personelin dhe ngjyrat.

Në të shkuarën, shqiptarët kanë udhëtuar me AdaAir që ia shtrëngonin vidat në ajër, për të vazhduar me Air Albania që e menaxhonin disa arabë që ngjanin sikur e kishin zanat të dytë pas asaj të mbledhjes së kanaçeve në kazanët e plehrave, e për të vazhduar me shoqëri private që çuditërisht mbylleshin pas disa vitesh për gropa në bilanc, duke lënë pasagjerët në tokë, e ku ministrat e Berishës ishin aksionerë , por Berishës nuk iu ndje zëri asnjëherë.

Këtë herë e ka zënë me një kompani e cila është me kuotë turke 49% nga Turkish Airlines (kompania publike e shtetit turk) dhe ku paketa e kontrollit zotërohet nga një biznesmen shqiptar dhe Albkontroll si shoqëri publike. Çdo gjë transparente dhe dinjitoze. Turkish Airlines, kompania e flamurit turk, është me shtatë yje në koeficentin e sigurisë dhe e gjashta në renditjen botërore përsa i përket sigurisë dhe komfortit, duke ia kaluar edhe Lufthansës.

Mungesa e bilancit që pretendon Berisha, është një nga sajesat e tij, pasi kujton se shoqëritë tregtarë menaxhohen siç menaxhonte shoqëria e tij “Shqiponja” botet e naftës që i shkonin Milosheviçit. Sesi një kompani ndërkombëtare nuk paraqet bilance, e për më tepër kur është në kuota me shtetin dhe një nga kompanitë më të mëdha të fluturimit, këtë e di ai!

Të zgjatesh pse kompania e flamurit shqiptar i ofron udhëtime me çmime favorizuese shefit të qeverisë shqiptare, këtë vështirë t’ia shpjegosh një të huaji.

Kompanitë e flamurit në botë kanë një avion për shefin e qeverisë dhe një për atë të shtetit; subvencionohen me dekada të tëra vetëm për hir të krenarisë kombëtare, por vështirë të gjesh kritikë të këtyre politikave.

Për t’u dukur më interesant, Berisha i fut një të kafshuar edhe Erdoganit, shefit të vendit që është aleat strategjik yni. Por mesa duket këtë e bën nga inati pasi Erdogani si politikan racional i pamëshirshëm, ia ka hequr vizën me kohë.

Tashmë Berisha ka kohë që vepron si zyrë gjobash. Ta harrojnë ata që mendojnë se Berisha mbron interesin kombëtar. Nuk e ka bërë kur ka ndihmuar Milosheviçin, kur është puthur me Nikolas Gejxhin dhe nuk do nguronte të puthte edhe shejtanin, nëse kjo do t’i sillte para. Berisha nuk përmend aeroportin që është bërë si agjencia e autobusëve të Kukësit; nuk përmend portin e Vlorës ku letrat po i luan një nga të ftuarit e dasmës së djalit; nuk përmend portin e Limionit në Sarandë që ka vite i dhënë miqve të tij me PPP por nuk kanë vënë një tullë; e quan sukses TAP-in, gazsjellësin që duhej të paguante 100 milion euro në vit si taksë transiti por që çuditërisht Berisha e dha falas dhe as Bankersin që ka 20 vjet dhe del me humbje në mes të krizës energjetike botërore. Për të gjithë këta Berisha bën të paditurin.

Berisha ka dështuar si politikan por mosha i ka mprehur instinktet e gjobëvënies dhe mesa duket Air Albania nuk pranon as të ketë avokatë fëmijët e tij dhe as të derdhë kuotën mujore si shumë të tjerë. E ka të kotë pasi një kompani serioze nuk është tregtar i pazarit të Roskovecit që të japë qoka nën dorë dhe për fat tashmë pushtetin nuk e ka Berisha që me politikat e gjobave ndaj konkurrentëve të klientëve të tij, t’i nxjerrë nga tregu. E tashmë ai nuk është më i besueshëm nga ndërkombëtarët që me sulmet e tij pa princip të dënojë biznesmenë që nuk falen në portofolin e tij dhe të klasifikohen si “non grata”, pasi tashmë “non grata” i madh i këtij vendi është ai vetë./dritare.net

8 Komente

  1. A
    Ani

    Po mire mo Tani dhe ti I je qepur TAP I cili eshte e vetmja pasuri qe e ben Shqiperine strategjikr e per mbrojtjen e te ciles hyn ne lufte dhe nato e mbron nje komp ajrore qe nuk ks bilance ne qkr...hy dhe kontrollo. Nderkohe kur negociohej marreveshja per taksat ishte PS ne pushtet bile Gjiknuri...ndaj mos ja fut kot po kot fare se qe je gazetari ne I trashe e I politizuar kte e di dhe bufi.

    1. M
      Myzeqari

      Ça bëhet për TAP-in Ani...? Aq sa u bë për Nordstream 1 dhe 2........... Kalon në tokat e bujqëve turq dhe grekë....... . Por këta marin qera vjetore........... . Kalon dhe në tokën time dhe bujqëve të tjerë në Shqipëri............................... . Por ne nuk marrim kokërr leku nga TAP......... Pse...? Shko pyete SRB-in............ . Sepse ashtu e nënshkroi kontratën...... . Mirë që nuk dinte, por të pyeste çfarë po bënte Greqia dhe Turqia. Si po i mbronin interesat e shtetasve të tyre......... .

      1. S
        Semi

        Pyet Damjanin....Nord stemin nuk e do me usa ndaj sben lufte....sa per lek per tokat me qera ka dhene e jep lek e mos genje ...ka bere rruge, ura ,shkolla...pyet e te thone e mbajti me buke per 8 vjet mijera familje e sot ka nja 500 punetore e specialiste...mos u mer me Tanin se dhe ai gjobe do u kete kerkuar...

        1. M
          Myzeqari

          O Semi, o gjysëm, unë them TAP kalon në tokën time, ti thua shko pyet...! - Hajde baba, të tregoj arat.................................................................... . Ti i ke me të dëgjuar ato që shkruan, unë i vuaj në kurrizin tim....... Jep lesht TAP-i, jo lek..... .Dha një vlerë minimale në vitin 2015-2016........ Sa 1 e 10 e vlerës që morën grekët dhe turqit................... Ato rrugë i bëri për interes të vet dhe shkatërroi shumë të tjera me makineritë e rënda................. . Nuk e di ku i ke parë shkollat, por përmend të paktën një..................... Dhe nuk ka 500 të punësuar, por gjithsej 140, në Fier dhe Korçë............ .Këto janë publike dhe i gjen në internet shumë lehtë.......... . Por ti Semi, do jesh ndonjë farë egjre, ose semi-gjysmak......

          1. S
            Semi

            Une di te them qe tapi eshte e vetmja ghe strategjike we ka Shqiperia xhep...qe Europa kishte hartuar qe ekzistonte deri ne 92. Per negociatat ta them me pergjegjesi bile po deshe te jsp dhe emrat e neg nga disa institucione ne vitet 2014-15.

    2. F
      Fevzo qime deri

      Analize me te sakte ske ku gjen per kete njeri me i pafytyri ne bote .Ato qe i ka bere vete ja faturon qe po i bejne dhe te tjeret.Eshte me i pafytyri qe s'ka guximin t'ju permendi emrat oligarkeve .Ky eshte salehu njeriu me i peshtirosur ne shqiperi qe te vret naten dhe te qan diten.

      1. s
        shpiragu

        Z Dritan analiza e sakt ,e vertet dhe bindese.Dihet qe luftetaret e Saliut do perpiqen ta zbehin vertetesin e kesaj analize ,por duhet nje pyetje per zoterinjt qe naterojn Damianin me kontraten qe ka bere saliu .Ato para qe duhet ti derdheshin Bankes se shqiperis mun te jen ndar midis tapit dhe dorezenesve te saliut .Sa per gjiknurin ai nuk ndryshonte dote kontraten fillestare te sales .Duhet te germoj nje komision dhe te detyroj tapin te spjegoj perse turqeve dhe grekeve ju paguan cdo vite qeran ,ndersa shtetit shqipetar jo .Ku fshihet lepuri ketu .

        1. E
          Eni

          Sala siguroi qe tapi do kalonte...marreveshjet jane negociuar rruges sidomos per taksat negociator ka pasur nga Drejt Per e Tatimeve viti 2015.

        Lini një Përgjigje