Berati i nëmur

7 Nëntor 2022, 20:50Blog TEMA

Berati i nëmur

Nga Namir Lapardhaja

Historikisht, në këto vitet e fundit, Berati është endur mes paradoksit: një palë nuk e ka vlerësuar, sepse e konsideron gjithnjë të fituar, pala tjetër gjithmonë të humbur.

Largimet masive, varfëria, kriza e madhe ekonomike dhe sociale që kalon e gjithë shoqëria shqiptare, janë ulur këmbëkryq edhe mbi qytetin e gurtë. Banorët duket se ngushëllohen me shprehjen e të parëve: “Kaq rritet peshku në Osum”. Madje, të duket se edhe relievi kodrinor që ndërpret fushëpamjen apo antropologjia socio-psikike, kushtëzojnë mënyrën analitike të mendimit në qytet, për të besuar se ka edhe rrugë të tjera përveç atyre që i janë përcaktuar deri më sot nga ata që e kanë të sigurt zgjedhjen.

Shumë poetë e përshkrues udhëtimesh, teksa shkruajnë lidhur me vendbanime të ndryshme, përmendin se disa qytete janë si njerëzit - ato kanë shpirt. Sidomos qytetet që bartin shumë histori brenda tyre. E padyshim që Berati është një ndër ta. Bukuria e tij nuk qëndron thjesht në objektet dhe ndërtesat e vjetra, por, mbi të gjitha, në bukurinë e rrëfimeve mbi të shkuarën.

Megjithatë, sot, për ne banorët e tij, duhet të hidhesh në tejkohësi dhe të rindërtosh një ëndërr naive, që të bësh sikur nuk shikon varfërinë e përditshme. Të duhet t’i mveshësh qytetit një petk rrëfimtar kur ai ka qenë “vetvetja”, fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX, garat e poezive buzë Osumit, Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Kurt Pasha, Vrionasit, Babë Duda, e deri tek Buharaja, mbiemri i të cilit, sipas një gojëdhëne, vjen prej persishtes që flitej aq bukur në familjen e tij porsi në Buharanë e largët. Askush më bukur dhe më mjeshtërisht se sa shkrimtari Vath Korreshi në novelën e tij “Haxhiu i Frakullës” nuk e ka ridimensionuar në perspektivën historike lulëzimin e dikurshëm të Beratit. Një botë e pasur shpirtërore dhe kulturore, krahas mjeshtërisë së zanatçinjve të të gjitha kategorive.

Por sot, ky qytet, ndërtuar sipas një harmonie të mrekullueshme urbanistike, me një stil elegant dhe të papërsëritshëm, rrezikon të venitet nga mungesa e frymëmarrjes, e shpresës dhe e alternativës.

Propaganda sado që të zgjasë, do të përfundojë. Në fund, do ketë një bilanc, të prekshëm nga të gjithë. Çështja është nëse do presim një fund të hidhur për ta lexuar për këtë qytet, apo do të zgjohemi e do të themi se “ky qytet është i gjyshërve, i yni dhe i fëmijëve tanë!”.

Sa herë që më duhet të shkruajë për Beratin, ndër mend më vijnë vargjet e poetit Ilir Belliu: “Si unazë me rri në gisht/ Ky qytet i egër.../ E më trisht”. Është lidhshmëria e pazgjidhshme dhe sakrale mes asaj që ëndërron dhe pamundësisë së realizimit. Është vuajtja dhe brenga që duhet të na shoqërojë të gjithëve për të kërkuar dhe shpresuar për një të ardhme më të mirë.

11 Komente

  1. P
    Pse u takua Ramiu me nje AMbasadore te KOMBEVE TE

    ? = lol

    1. B
      Beratasit jane njerez paqesor

      Beratasit jane njerez paqesore i vetmi qytete ku vitin qe shkoje nuk kishte asnje vrasje .......Me kujtohet dalja ne skene si eksponent i PD i Agron Musaraji minister i brendeshem i Berrishes krijoje nje situate ne Berat te njejte me ate qe krimineli Berrisha qe ka krijuar me Tropojanet , favorizizim i grupeve kriminale nga Musaraje te transformuar ne vjedhes zgjedhesh por lavdi zotit Musaraji largohet nga skena politike shpejte duke i lene Beratit shijen e keqe te 1997 ku grupe kriminale te PD si Mahmutaj ,Toto ,Shuka , Dardha Jahupi , Cufe disa police te super degjeneruar nje fare Daniel rrugaç rrugesh nje Tiku Xhines fatmirsishte perfunduan burgjeve u vrane dhe sot Berati jetone ne paqe me nje kryetar bashkie ku ka kryere studimet ne Londre per finance banke ne mos gabohem .

      1. B
        Beni USA

        Bobo cfar hataje e paska gjete Beratin "paska ngel Berati pa dhalle sepse ngordhi dhia e velabishtit"

        1. B
          Beni qe lane pjatat

          Beni qe lane pjatat ne restaurant se kuptoje çfare ke dashur te thosh haaaa harrova jetone ne amerike e kujte po i rruhet

        2. O
          Osum

          Gorica me vesën gunëgurrë tjatër e Mangaleni prush përkarshi ...

          1. b
            beratas prej katundi

            Me pelqen,kur i futesh anes letrare,por qe nuk ke thene kryesoren: Berati,pa beratas autokton,por vec me dundje masive skrapalinjesh dhe katundaresh perreth. Dhe nje qytet,mor Lapardhaja,e bejne njerzit dhe jo guret dhe druret e tij,ku keta te fundit marrin permbajtje,nga lloji i robeve qe frymojne ne te.

            1. a
              aaaaaa

              Sa per dijeni dhe shkurt ,,,Skrapari gjeografikisht ka qene dhe eshte nje pjese nga me te bukurat e qarkut te Beratit dhe natyralisht edhe skrapalinjte kane qene dhe jane pjese dermuese e qytetit te Beratit prej shekujsh nga ku kane dhene kontribute dhe vlera te padiskutueshme per kete qytet dhe ku kane jetuar dhe jetojne ne nje harmoni te perkryer me komunitetet e tjera ku se bashku e kane bere Beratin nje nga qytetet me mikpritese,nga me te edukuarat,nga me te kulturuarat,me miqesoret,etj,etj, duke ju referuar te gjitha trevave shqiptare.Mbas 25 vitesh pertej Antlatikut per mua ,mgjithse jam lindur dhe rritur ne Tirane, Berati eshte i vetmi qytet qe une kam shume mall dhe nostalgji , mbasi aty kam patur gjysherit dhe kam kaluar nje pjese te femijerise kur kishim pushimet e shkolles.Respekte.

              1. E
                E sakte

                E sakte... shume skrapallinje jane vendosur ne Berat dhe jane njerez te nderuar skrapari nuk eshte spiuni I.M

              2. S
                S

                I tillë duhet të jetë dhe ky Namiri !

              3. b
                beratas prej katundi

                Me pelqen,kur i futesh anes letrare,por qe nuk ke thene kryesoren: Berati,pa beratas autokton,por vec me dundje masive skrapalinjesh dhe katundaresh perreth. Dhe nje qytet,mor Lapardhaja,e bejne njerzit dhe jo guret dhe druret e tij,ku keta te fundit marrin permbajtje,nga lloji i robeve qe frymojne ne te.

                1. B
                  Berati im

                  Beratas prej karundi: Eshte mese e vertete .Skrapalinjte e ardhur ne Berat e kane demtuar harmonine e Beratasve e kane pase ne gene spiunllikun sidomos per familjet me emer kane dashe te jene gjela dhe ja arinin me gjthe fare menyrash Beratesit popull i bute hapnin ruge . Me vjen keq per Beratin tim.

                  Lini një Përgjigje