Udhëtimi i qerratusherve drejt selametit dhe një reflektim semantik

6 Nëntor 2022, 14:17Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Udhëtimi i qerratusherve drejt selametit dhe një reflektim semantik

Qerratenjet, qerratallaret, qerrateshat dhe qerratusherit të perbashkët kanë qerratallëkun. Nga pushtimi i gjatë otoman populli ynë ka huazuar  disa fjalë,koncepte e trajta të cilat nëse befas do ti debonte nga gjuha shqipe, menjehere do të ndiente mall e brengë.

Do shihje dikë në televizor a në rrugë e nuk do e perkufizoje dot ! Po kaq respekt meritojnë fjalë kopuk, teveqel, i pahajer, zuzar, qelepirxhi ,batakçi, dovlet e hyqymet.

Tek qerratusherit hynë të dyja gjinitë si trajtë permbledhese ashtu siç bashkon ëngjejt mungesa e seksit.

Prapashtesa  ush, usher, usherit është perkedhelesë. Per ilustrim, një ministrush, shumes ca ministrusher.


Në politikë dhe per politikanet, ne domëthëne, fjala qerrata ngjit më shumë. Fjali "eee është qerrata i madh ai"degjon rendom. Kjo vjen ngaqe nuk do ti thuash hajdut, genjeshtar, gomar apo surratqerep, dylme apo faqezi. Një ministri që genjen per qejf të gojes ke dilemen ti thuash zullap a trap pastaj nuk do ta prishesh gojen e mbyll me qerrata, po ai prape di genjeje i bindur dhe i lumtur se ai e ka shpikurr rrenen.

 


Tani në prag të zgjedhjeve lokale ka një zgjim të madh deshirash, ëndrrash , deliresh, njoftimesh e thagmash. Rëndin të shpjegojnë sa të mirë janë, sa e padrejtë që kaq vonë shfaqen, sa i do komshia, po kaq njeriza, lagjia, qyteti, vendi dhe vertete ndonjë i tillë është. Por disa janë thjeshtë qerratusher të cilet nisin udhetimin drejt selametit.

Një udhetim në emer të se mires, së bukures vetë ketij qerrata vatan qe e kanë jaran dhe i ka xhan.

Disa me barkun e madh në te cilin fusin berxolla me pas embelsirë e menjëhere pas saj një peshk në zgarë, me arra në gojë e fraza çyryke me babezi në mendjen nisin yxhymin e tyre. Ata darovisin, premtojnë, vrapojnë, guxojnë , rrahin shpatulla, hanë hudher e qepë ecin haravan drejt ëndërres perpjete.

Po ata, veç ata  tregtarë të perjetshem  flamujsh ku dijet me të medha i strehojnë në zorrë, shpallin armiq, besnikë, demokrat, i shitur, i blerë Salistë, Bashistë, Ramistë. Këte e bejne ata qe veç marrin e japin , që dinë çdo  çmim e asnjë vlerë, bash ata që të rrasin doren në xhep, që ngaqë vetem shiten dhe blejne mendojnë se eksperienca i ndihmon edhe per të tjeret.

Ndonjë zonjë duket e sapo dalë nga psikiatria dhe leshon hungrima dhe jerme per lavdinë që se ka.

Ndonjë  nuk di të numeroje por kupton çfarë është shumë e që derman i bën.


Një tjeter se di çfarë i mungon por di çfarë është pak në shtepinë e tij.

Rriqnat ne kurrizin e Shqiperisë nuk kanë të sosur. Udhetimi i qerratusherve po kaq i pafund. Durimi i shqiptarve? Ai është i perjetshem.

8 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Ftyre kuq asnjeri nuk te lexon budalleqet qe shkruan, je kokrra e debilit, pordhac qe te ka hyj vetja ne qef ore cop muti

    1. l
      lezhjani

      ka filluar te shkruaj karlliqe, qerratai. u bo disa muaj dhe nuk pushon.

      1. B
        Bureto

        Pika që nuk i bije me gjithe figurat letrare që rreket të shkruaj. Do të na bëjë ironi e sarkazmë me pamflete bajate. Medemek don me i ngja, ose më mire me thane do me u ba ca Fishtë, Konicë, Nol etj! Dhe kuptohet që të arrish ata korifej, do duhej që të kishte të paktën 1% të talentit dhe bollëkun e mendimit te tyre. Përkundrazi është aq shterp sa si i tillë mendja e tij vetem këto "xhevahire" mund të pjellë.

      2. K
        Kolmik Bolemsh

        Desht'e skiept kanë brirë si s'ka sy me pa kush kanë ?! Kopea pa kopenë . Ô Danë klyni xilken ....kur e lë qëngji ....e mer dhenë

        1. c
          cuku

          Ky eshte nje nga shkrimet me serioze qe pershkruan realitetin parazgjedhor .

          1. a
            arsen

            Ik mor bole, s'di ca don me thane

            1. X
              Xen Gërdeci

              O gjekmark edhe ti je një prej këtyre qerratenjve,qerratellarve,qerratushve, ose më saktë je një qerratuc 24karatësh që me këto gjoja përlat (në fakt përrallat) e tua don me tregu vlerat prej gjoja intelektuali,gazetari,shkrimtari ,deputetuci , në fakt je komplet Karuc që svlen për asgjë , por nga që të ka hyrë vetja në qef tash kujton se je rrit e nga Karuc je bo Karë.

              1. !
                !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                pe te lexuar fare. fytyra juaj flet vete.; perfundimisht ti tregon nivelin e arsimit te larte ne shqiperi. thjesht i ndyte. madje turperon dhe vendlindjen .

                Lini një Përgjigje