Nga Plator Nesturi
Ndërsa ngushtohen ditët për gjykatën në dhënien e një vendimi se cila nga dy pjesët e dukshme të ndara do të trashëgojë siglën e logon e PD-së, është shtuar dhe agresiviteti retorik i deklaratave të Rithemelimit. Zoti Berisha noton mirë si gjithnjë për tu bërë lajm, por së fundmi deklaratat e tij e kanë të shtuar një dozë të fortë nervozizmi. Nuk është çështje se ka nisur fushata elektorale për vendoret.
Deri sa të fillojë ky proces së pari e kanë fjalën kandidatët demokratë që do të përballën në primaret që organizon vetë PD. Dhe ata janë shumë herë më të butë në daljet e tyre se vetë Berisha. Kështu pra, kur nuk ka ngut për kolpo temperaturash elektorale, duket se halli është diku tjetër. Berisha gjithmonë ka informacionin e parë se çndodh nëpër gjykata dhe çfarë ere apo suferinë fryn, ndaj sensorët duket se kanë ngritur sinjalet e alarmit përderisa reagimet janë me tone kaq agresive.
Berisha përmendi flamurin, duke u shprehur se “flamurin e PD-së nuk mund ta prekë kush”, porse kjo nuk mund të merret thjesht si një trysni ndaj gjykatës se mos ia jep të drejtën Alibeajt ta tundë. Ajo çka më tepër rëndësi është ai që ka në dorë flamurin, pra Flamurmbajtësi. Ndaj e thënë ndryshe, duke mos ia hequr të drejtën vetes se flamuri nuk mund të jetë në të tjera duar veç të tijat, deklarata e mësipërme mund të përkthehet edhe si “ Flamuri e Flamurëmbajtësi nuk mund të preken”. Pasi ato janë paketë.
Retorika siç është e pritshme është e drejtuar ndaj maxhorancës dhe Ramës pasi kanë kapur gjyqësorin dhe me to duan të mbajnë peng Partinë Demokratike. Vetëm kaq ama nuk do të përbënte risi mediatike. Këto janë fraza të përhershme të Berishës ndaj çdo kundërshtari politik të tij, përfshirë edhe dikur Metën, të cilin sot e ka aleat. Noviteti i Berishës është se në deklaratën e djeshme ai përfshiu në taborrin e shumtë të armiqve të vet të përditshëm edhe ambasadorë e diplomat të huaj në Tiranë. Madje duke guxuar më tej kur përveç korrupsionit politik e monetar të diplomatëve, ka shtuar dhe korrupsionin erotik, si shkak që shqiptarët po braktisin vendin pasi përfaqësuesit e huaj diplomatikë i kanë siguruar mbështetje të pamerituar regjimit të Ramës.
Goxha guxim ky, ku përfshihen të gjithë, armiq të brendshëm e të jashtëm, në një konspiracion për flamurin e një partie politike. Dhe më tej, ndërsa lexonte këtë deklaratë, Berisha shton se “PD angazhohet të punojë fort që shqiptarët të votojnë të lire”, angazhim ky që duket se do të përfshijë dhe normat erotike me të cilat duhet të vetërregullojnë diplomatët. Sidoqoftë, Berisha ka arritur diçka që nuk mund të mohohet. Ka arritur të dominojë skenën politike të opozitës si lojtar kryesor duke i intimiduar të gjithë rivalët brenda të njëjtës familje politike, qoftë dhe ata që i rrezikojnë flamurin në gjykatë. Në këtë lojë nervash e lëvizjesh politike ka arritur të vendosë në rang të dytë edhe aleatin e vetëm të ngushtë që ka, Metën, ndonëse bashkëpunimi i tyre duket si dashuri iriqësh.
Diku e dikur do shpohen rëndshëm e kjo do ti japë fund këtij dueti jo larg në kohë. Që mund të përfundojë shpejt edhe pas protestët nëse Berisha bën ndonjë zullum të pakontrolluar e të dënueshëm nga ndërkombëtarët, dhe deri në fund të zgjedhjeve vendore, kur dikush duhet të paguajë faturën e një humbjeje të paralajmëruar. Gjithësesi do të presim çdo të ndodhë.
Nuk kane te ndaluar idiotete ne kete pacavure
Nderkombetaret do i hane mutin Sales . Aty thote mire Berisha , sepse ata lapanjoze diplomate ngelen Moteleve te Durresit me putana , dhe ndaj genjene qeverite e tyre duke e paraqitur "roze" kete qeveri Shqptare, e cila eshte me e koruptuara ne Europe e ne Bote. Kjo eshte Qeveria me hajdutte ne Planet, jepen miliona dollare nga Buxheti per djegesat qe nuk ekzistojne . Vjedhje e hapur fare edhe diplomatet qe gjasme jane kunder korrupsionit dhe per qeveri demorkatike "nuk thone gjys fjale per keto vjedhje qe ben Qeveria e hajdutit EDI RAMA
Ne te vertete eshte Sala qe po ha mutin e vet te gatuar keto 30 vjet e kusur. Raimond vlonjati behu me realist.
Ti Raimond , njeri pa din e iman , me siguri ke qenë ndihmës i atij kryetarit të sindikatës së profesorëve të universitetit , që ka qenë drejtor i shikut të Sali Gazidedes . Flet me mllef e pa llogjikë , ashtu si të pëlqen , apo ashtu si duan ata që të kanë paguar. Tregon që je i pa formuar si njeri .
Natyrisht se e dominon skenën politike sepse gazetarët e plepave janë shumuar si mizat e mizat dihet se e kanë qejf erën e mutit . Kur këta e ndiejnë erën shkojnë vrap pas strumbullarit të mutit, bile edhe e hostisin në studio televizive.
Tetovari 2 . Nuk e di se cfar ke fut ne gojen tende qe nxjerr fjale kaq te ndyra. Shqipja ka plot fjale qe mendimin mund ta perfaqsojne me bukur. Fjalet qe perdor ne familje nuk eshte e thene te perdoren dhe ne publik. Te lutem zgjidh fjalet qe duhen ose mos shkruaj fare.
Saktë Z.P.Nesturi: -Shpifsi Sali Non grata e ka në GEN shantazhin që në vitin 1990 e deri sot.Futja në listën e ZEZË nga 1/2 e botës e tmerron. -Frika nga SPAK(deri tanimë zero) familjarisht me burg dhe sekuestrim pasurie i ka hequr trurin fare,pasi që në 1970 kurohej për psikopati nga mjeku ULVI VEBIU që iku në Amerikë nga frika e Sb-President dhe..vdiq Atje.Më mirë i vdekur se sa nën dhëmbët e Sb TMERR I KOMBIT për 32 vite. -Për Sb ka 155 fakte krimi me zë e fihurë(Sipas pamfletit),por SPAK bën sikur nuk i di dhe kërkon fakte si Saliu që i ka TREDHUR që në 1992. -Sb e di mirë se nuk vjen më në pushtet.Ai po u reziston të gjithëve,Pasi ka frikë se mos MILITANTËT(44.000 luftëtarët-Sb) e marrin ZVARRË PËR SË GJALLI,Siç ja bëri Ai Enverit në bronz..!
Titulli i ketij artikulli nuk ka nevoje per artikull. Titulli i thote te gjitha.
Rames i leverdis qe "flamurin" e PD-se ta tunde "non grata". Dhe keshtu do te jete vendimi i gjykates.