Tani, faleni infermieren e Pejës!

4 Nëntor 2022, 16:00Blog TEMA

Tani, faleni infermieren e Pejës!

Nga Alba Malltezi

Tani, pas disa ditësh që të gjithë e thamë mendimin tonë mbi infermieren e re të Pejës, e cila pa menduar, pa vënë zemrën para veprimit që “hakmarrja primitive” i tha të bëjë, goditi, përqeshi të moshuarën e sëmurë, faleni atë! “Më goditi e para”, tha. “Pak e kishte aq sa po i bëja”.

Edhe ne moralistët e gjithçkaje, ne që falim trafikantë vajzash e grash shqiptare dhe frekuentojmë restorantet, rezortet, baret luksoze që ata kanë ngritur kudo duke i quajtur me respekt biznesmenë. Ne që iu bëjmë reklamë bananeve me kokainë dhe bërtasim të gëzuar sa më shumë të na kenë paguar. Ne që blejmë apartamentet në ndërtimet e tyre, ne që marrim rrogat në bizneset e tyre, ne jemi, ishim, të pamëshirshëm me këtë vajzë. Ne që bëhemi “tapetë” para politikanësh që kanë bërë keq e më keq sa ajo bëri në dhomat e shtëpisë së të moshuarve në atë kodrinë në Pejë, ne që admirojnë orat rolex e vilat miliona euroshe të gjyqtarëve e politikanëve tanë, ne që blejmë unaza, gjerdanë e bizhuteri të vjedhura me dhunë grave në Evropë, mirë e bëmë që u revoltuam. Por a jemi edhe ne “të fortë” me atë që nuk kemi frikë dhe servilë dhe admirues me kë është realisht i pasur dhe me pushtet?

Atëherë, duhet ta falim këtë vajzë e të shohim tek ajo të gjithë problemet që bartim si individë në tranzicionin tonë. Le të shërbejë infermierja e Pejës si një pasqyrë ku ne të shohim brenda vetes dhe të korrigjojmë, të kërkojmë, të përmirësohemi për t’u bërë më të mirë, më të drejtë, më të vërtetë.

Infermierja nga Peja do të ketë procesin e saj gjyqësor. Fëmijët e nënës së dhunuar, sa mirë, do ta marrin tashmë në shtëpinë e ngrohtë atë. Ne, në vend që të shpërthejmë tek ngjarja e radhës për të pritur tjetrën më pas, a mund të bëjmë diçka? Të ndalojmë. Të reflektojmë. Të mësojmë e të pyesim: Sa vetë mes nesh, afër nesh, sillen njësoj?

12 Komente

  1. q
    qulli

    Nuk shikon ti moj zonje, se cfare behet edhe neper Azilet ne Tirane, a e pe se cfare thote Mira Pirdeni, lexoje. Ndersa ju shkruani te falet infermjerja. Nderkohe qe mbare opinioni thote te denohet ajo e te marin shembull te tjerat, tjeret.

    1. A
      Andoneta Opari

      Mesa kuptova une ajo nuk e thote me kuptimin qe ajo te falet ,perderisa kujton gjykaten por ne te gjithe duhet te kethejme syte nga vetvetja dhe te shihemi ne pasqyre se sa te paster e kemi ndergjegjen tone ,perpara se tu sulemi gabimeve te te tjereve ,qofshin ato te vogla ose te stermbedha...!!!

    2. T
      Tropoja

      Te ka bo ai taljoni bolino bole dhe ty fare moj qyqe

      1. T
        Turp per Juve ..

        Nese te rahin Juve zonje ,mund te beni cfare deshironi.. Nena seshte e juaja ,,Juve si Nene leri Njerezit e juaj te rahin dhe pastaj dhe faljani... Turp sa ke mbushur kete faqe me kete shkrim .Mbase fjalen Turp e ke prishur ne virgjeri..

        1. T
          Talibania nga Tirana

          Monstrat,ndodhen kudo;dhe ne krah te nje italiani te maturuar si Bollino.

          1. B
            Benet Beci

            Shoqja Agime ! Shko shprazu njehere ne kallamishte .. u rrit kallepi I misrit.

            1. F
              Fredi

              Te lumte dora dhe pena????????????

              1. S
                Sara

                e kam pare disa dhjetera here videon dhe jam e sigurt qe "djalli" ne ate mjedis eshte personi qe po filmon... si infermierja ashtu dhe e moshuara jane viktima te tij/saj

                1. J
                  Juliano

                  Konteksi zonjës malltezi, na çon tek përditëshmëria jonë, ku çdo kush si individ, duhet të luftojë me veten për të mos ndodhur tek të tjerët. Konteksti fjalës faleni, nuk ka të bëjë me veprimin apo kërkesën fakeni, jo, ajo e ka përmbledhur me gjithçka që na shoqëron me këta njerëz të fuqishëm të politikës, ku bëmat e krimit duke filluar nga politika, kanë çuar në degjenerim infjermeren. Si infjermjerja që është e fundit, ka shumë më të parë se ajo, që duhen ndaluar dhe denoncuar, ku drejtësia punon me selektime, i varferi dënohet ligjërisht me ligjin dhe i pasuri, jo vetëm që e shkel, por cakton dhe rregulla mbi ligjin.

                  1. D
                    Drini

                    Nuk i kuptoj keta qe shajne kot. Kaq te madh e keni inatin me Bolinon ju te Saliut. Vajza e thote bukur, kerkon njerezoren, po ju hic, beheni me bulliste se infermjerja. Ka te drejte Alba Malltezi

                    1. S
                      Sheqerja

                      Kesaj infermiereje i duhet kenduar: "Me ke rrafe me ke shkatrru, jam e jotja prap te du!"

                      1. F
                        Fair enough

                        Kam dite qe mendoj dhe une po keshtu si ty Alba. Te mbeshtes ne cdo fjale qe shkruan. Po histeria kolektive dhe gjyqi popullor nuk do iki ndonjehere nga mentaliteti shqiptar. Gjithe frustrimet personale njerezit i shfryjne te nje person i rastesishem dhe jo i rendesishem. S ka rendesi se do denohet nga organet kompetente, rendesi ka qe komentuesit duan t i marrin shpirtin. E nese ajo vret veten nga turperimi publik dhe se nuk ka asnje t a mbroje ne kete moment, te gjithe do lajne duart dhe s do i vrase ndergjegjia. Pikerisht ata qe jane me te rrepte ne gjykim, ata do ta trajtonin plaken fatkeqe me me dhune se vete abuzuesja.

                        Lini një Përgjigje