Premtimet idiote, pa hyrë ende në garë

3 Nëntor 2022, 09:30Blog TEMA

Premtimet idiote, pa hyrë ende në garë

Nga Ardit Rada

Partia Demokratike e ka gëdhirë ne dyert e SPAK. Ka depozituar aq çështje idiote saqë e përmbytën prokurorinë në fjalë dhe s’e lanë të hetojë çështje të karakterit penal. Për shkak të trysnisë politike që mund të ushtrojë, qasjes në media në çdo moment, PD e detyroi SPAK-un të merrej vetëm me pretendimet saj si forcë politike.

Dy janë arsyet e dyndjes tek dyert e SPAK-ut. Së pari se u eksituan nga ideja e burgut të Reçit që është bosh dhe pret të dënuarit VIP. Së dyti, sepse qëllimi kryesor ishte të diskretitonin reformën në drejtësi që e votuan si Çeço.

Dy ditë më parë SPAK u përmend në listën e premtimeve elektorale. Belind Këlliçi që ‘flinte’ me një deputete të Vlorës tek plehrat e Sharrës i ka tejkaluar pritshmëritë. Ai thotë se nëse zgjidhet kryebashkiak, do ta padisë Erion Veliajn në SPAK për inceneratorin.

Këlliçi duhet të na sqarojë se kush e pengon ta padisë Veliajn që tani dhe t’ia shtojë dosjet SPAK-ut me idiotësi?!

Pastaj të na rrëfejë pse deputetja e Vlorës doli flamurtare e plehrave të Tiranës dhe ky vetë u zhduk? Shkak pozicionimi, njëri me Berishën e tjetra me Bashën? Apo çështje interesash e prioritetesh në funksion të karrierës?

‘Primaret’ po e degjenerojnë Partinë Demokratike sikurse vetëm Sali Berisha di ta bëjë këtë punë.

Po na i prezantojnë kandidatët me premtime idiote dhe kllouna që në ‘Primare’! Mendoni se çdo të bëhet më vonë në garën reale…

2 Komente

  1. T
    Tutu

    Te tre njeri me idiot se tjetri… cun kurvash te krijuar me kujdes me “cv” te shkelqyer qe ne martenitet… po ti degjosh me vemendje te sjellin nderment komsomolasit e rinise komuniste… se sa per pune te rruajne sumen.. nuk dine nga lidhet gomari..

    1. G
      Genti

      Po hyjmë në garë por të përçarë. Këta edhe të bashkur me gjithë qelbësirat nuk fitojnë dot. Imagjino të përçarë dhe me dy "lider" njëri "non grata" dhe tjetri hajdut se sa mund të fitojnë. Edhe nëse ofrojnë kandidate të fortë, fakti se përfaqësojnë dy parti dhe dy lider të konsumuar dhe të zhvlerësuar nuk do u jepte atyre fitoren. Kjo opozitë nuk ka as alternativë e as frymë për ndryshim dhe fitore.

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema