Gjashtë vjet më parë në 1 Nëntor 2016, bashkë me rreth 60 vetë dhe në prezencë të 2000 të tjerëve që u mblodhën te Akademia e Arteve, themeluam një parti që e quajtëm Lista e Barabartë.
Mua mu deshën shumë javë për të gjetur akronimin, pra emrin e shkurtuar, me të cilin partia do njihej në publik, derisa një natë vendosa që Lista e Barabartë të njihej si, Libra. Ky emër i kishte nga pak të gjitha cilësitë që duhet të ketë një parti. Libra do të thotë ekuilibër, do të thotë dije dhe do të thotë liri. Tetë muaj më vonë në Qershor 2017, Libra mori 20 mijë vota në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ata që na donin thanë se 20 mijë vota ishin pak, kurse ata që nuk na donin thanë se ishin shumë.
Në tetë muaj jetë, Libra bëri të gjitha eksperimentet e mundshme. Ajo u krijua nga njerëz të panjohur, jo vetëm për publikun por edhe për njëri tjetrin, që u bënë anëtarë duke aplikuar online dhe pastaj votuan online për të zgjedhur njëri tjetrin, në forumet e saj.
Libra u regjistrua me forcë në zgjedhje, pasi KQZ refuzoi të interpretonte siç duhet ligjin zgjedhor dhe për këtë shkak na u desh të mblidhnim afro 12 mijë firma nëpër gjithë qytetet e Shqipërisë ku kishim anëtarësi. Libra premtoi disa gjëra të thjeshta që sot duken të mundshme dhe për të cilat shumë njerëz dalin herë pas here në protestë.
Ulje taksash për shtresën e mesme. Përgjysmim të tarifave universitare. Arsim i mesëm i detyrueshëm. Abrogim të ligjit 7501. Nxjerrjen jashtë qyteteve të lojërave të fatit. Uljen në 5 për qind të tvsh për ushqimet bazë. 1000 euro për çdo bebe që lind në Shqipëri. Heqjen e çdo takse për investimet e emigrantëve. Një parlament me 100 deputetë. President të zgjedhur nga Populli.
Kur hyri në zgjedhje Libra nuk kishte asnjë numërues dhe prandaj doli nga zgjedhjet si partia më e vjedhur. Nga një hapje e pjesshme e disa kutive në Tiranë, KQZ faktoi se në 71 kuti, Librës i ishin grabitur 90 vota ndërkohë që të gjitha partive të tjera i ishin shtuar. Votat e Librës u ndanë në tavolinë mes partive që numëronin votat.
Megjithëse mori 20 mijë vota dhe u rendit partia e pestë në Shqipëri, Libra nuk fitoi asnjë mandat. Nëse do kishte pasur këtë numër votash, katër vjet më vonë, në vitin 2021, për shkak të ndryshimeve të sistemit zgjedhor mund t’i ishte afruar mandatit të dytë.
Meqë Libra ishte partia e vetme në zgjedhje që nuk kishte asnjeri në punë në administratë dhe nuk kishte fare buxhet, me përjashtim të kontributeve modeste të anëtarëve të saj, të varfrit e injoruan dhe të pasurit e sulmuan. Shtresa e mesme e tradhtoi. Ditën e fundit, të mesmit ose u kthyen te partitë e vjetra ose shkuan në plazh, meqë ishte kohë e mirë.
Pas zgjedhjeve të gjithë u kthyen në shtëpi, bashkë me mua, që humba me koshiencë mandatin tim të deputetit.
Të gjithë ata që më thonë se unë e krijova dhe shkatërrova Librën, duhet të dinë se në fund të kësaj aventure isha i vetmi njeri që humba diçka që e kisha. Unë kisha një mandat deputeti të sigurt, të cilin partia nga e cila ika nuk do ma hiqte asnjëherë, nëse do isha kthyer në një pensionist luksi që flet kur është mirë dhe hesht kur është keq.
Meqë Libra ishte një eksperiment lirie pa kufij, unë jam menduar gjatë, në gjithë këto vite, për raportin e shqiptarëve me lirinë. Libra me detyroi të njihja një Shqipëri që nuk e njihja.
Në ato muaj kam parë se çfarë u bën liria e tepruar njerëzve, në një vend që nuk ka histori të gjatë lirish politike dhe personale. Herë pas herë Libra ngjante si një ambulancë që kuronte shpërthimin e emocioneve të disa pacientëve kronikë dhe jo si një makinë që të çonte drejt një projekti politik serioz.
Megjithatë, pavarësisht zhgënjimeve që mora, unë i doja të gjithë të çmendurit e Librës, sepse kisha njohur të çmendurit e partive të tjera. Të parët, megjithëse të çmendur, nuk i kishin bërë asnjë dëm vendit, përveç vetes së tyre dhe pak edhe mua, që duhet ti mbaja të bashkuar dhe të qetë.
Natyrisht ata nuk kanë faj. Fajin kryesor e kam unë që u çmenda, por me sa duket nuk u çmenda sa duhet. Kjo ishte puna më e vështirë që kam bërë në jetë, sepse duhej të mbaja bashkë njerëz që nuk kishin asnjë sentiment për njëri-tjetrin, nuk kishin asnjë detyrim dhe nuk paguheshin. Kësisoj, Libra u kthye në një magazinë ku në fillim hynte dhe dilte kush të donte dhe meqë shumica i gjetën raftet bosh, në fund mbetën shumë pak nga ata që hynë.
I lodhur, i demotivuar dhe pa shije pas humbjes në zgjedhje, unë ia lashë Librën atyre që mbetën në fund. Vetë i kushtova jetën pasioneve të tjera dhe Libra pushoi së qeni. Sot ka akoma shumë të çmendur që më shajnë sepse Libra pati këtë fat të keq dhe akoma më shumë që më kërkojnë të mblidhemi prapë. Thonë që njerëzit mund të çmenden më shumë se një herë, por nuk çmenden asnjëherë njëlloj. Ku i dihet.
Keto jane te gjitha justifikime ! U shkepute nga PS dhe bashke me deputeten tjeter te PS Mimoza Hafizi krijuat Libren,te cilen e braktiset menjehere mbas zgjedhjeve meqenese nuk u bete dot deputete ! Fillove edhe nje sherr me Moza Hafizin mbas zgjedhjeve,duke e fyer ti ate me shprehjen, te uroj pension te mbare.Pse nuk vazhdove te drejtoje partine,por vrapove tek Topi ?! Kuptohet qe dhjetra milione leke rroge mujore jane shume me te mira.Tani perpiqesh qe topin e pergjegjesise ta hedhesh tek te tjeret.
gabimi fatal ishte se Cifti nuk beri seksin e duhur ,prandaj dhe deshtoj pjellja
Blushi beri gabim qe iku nga PS- dhe ja la terrenin halabakut EDI RAMA Ai duhejt te grumbullonte rreth vetes gjithe luadrot e vjeter te PS-se, si Dokl,e Dade, Dizdari, Cani, etj qe ishin njerez tamam inteligjent e me integritet dhe te perballej me Rama hajdutin dhe ceten hajdute te Rames ,
Sigurisht qe Ben Rrushi fitoi preshin.
Le mandati me 1000 euro ne muaj dhe u "punesove" me 10000 euro ne muaj. Prandaj nuk kishe me nevoje per partine tende.Leri keto se nuk i ha askush.
I nderuar , na vjen mir te lexojme nji reflektim te tille ne lidhje me Aventuren Politike nepermjet Libra-s duke deklaruar se Ju, keni nji Problem jovetem me ate se ,S'ju kuptuan te tjeret ,e ndiheni te keqkuptuar ,me te tjeret por edhe me Vetvehten ,,,duke saltuar ne konkluzionin perfundimtare se : " Problemi s'isha Un !" . ________________ Ne dijme sot , se Barra Normale (pra shtatzania ) zgjat 37 - jave . Libra ishte nji Frut i Shpejte i nji maredhnje Spontane .I Sinqert por jo Korrekt i trajtuar ne nji Inkubador brenda nji Spitali Politike mbajtur Tubat e shpreses ne Jete ku gjithcka do t'i jepej e rracionuar por edhe sipas Rregullave ne nji Spital Politike ,nga ku Cifti /Prinderit e shikonin me dhimsuri , tensionuar nga emocionet , ku mungonte qarte ajo ndjenje Happy _gezimi per ta mbajtur ne krahet e tyre , e cila i ngjante ca mendimeve zhgenjyese dhe emocione te larguara te nj Endrre ,tashme te harruar . (Ndoshta gabimi ,deshtimi duhet par ne Konstruksion. Ceshtje Krijuesish ! )
BEN BLUSHI djali i blushit madh te letrave, pavarsisht cinizmit qe ka Blushi ngelet nje njeri me vlere ne te shkruar,personalisht nuk e kam pare kurre nga afer por kisha qef te takoja nje here. Ne 32 vite te nderrimit sistemit kam shkeputur tre fjalim qe me kane ngele nga keta politikan, I PARI ESHTE I NDJERI SOKOL OLLDASHI qe tha ne parlament partia demokratike ka hapur blerjen e votave dhe nuk ka gje me turp se kur shkon per fushat dhe te pyesin sa paguan per voten???? mbase ketu kishte fillin qe Sali berisha si nje terrorist e ekzekutoi me Agron Kuliqin. BEN BLUSHI tha ne parlament; Sali berisha ngelet nje komunist dhe besoj i fundit ne europe. Dhe EDI RAMA Per menyrn se si e prezantoi shqiperin ne keto 9 vite ne mbare boten Ben Blushi per mua ngelet nje figure qe e nderon parlamentin dhe politiken BEN BLUSHI AKOMA JE NE KOHE
A je i marre a shtihesh? Cfare nuk ke bere,mor Blush,per te ngjitur shkallet e karrires dhe te paras,me cfardo mjeti te piste te perdorur nga ty. Kulmi i ketij pislleku ish,kur saliu ne menyren me harbute i vodhi zgjedhjet e pergjitheshme ps-es,ku mbas kesaj dogji fletet e votimit,per te asgjesuar faktin. Dhe ti,qe ishe ne krye te ps,bashke me Ramen,ne vend qe te ishe ne krah te ketij te fundit,per te protestuar per kete baterdi historike,u hodhe ne krah te kundert,ligjerove kete vjedhje dhe ju kundervure Rames,thjesht per ti zene vendin. Ishte nje maskarallek historik i papare. Dhe i zbuar nga ps,krijove libren,pasi shpresoje ndonje kariere kryetari,por dhe ketu,perfundove si deshtak,duke u grindur keq,me bashkekryetaren dhe shpartalluar particken. Por beni si blushi,vazhdoi ne kerkim te parase se madhe,te cilen dhe e arriti,tani jashte partive dhe partickes. Blushi,je nje nga karikaturat me te medha dhe me te shemtuara te moralit njerzor,qe jane ekspozuar ne kete vend,ne keto mbi tre dekada
Pse nuk e permend ne kete palo shkrim ish deputeten e nderuar Mimoza Hafizi,ti dhe ne e dime mjaft mire se pjesa me e madhe e pjestareve ne kete parti,Libra,nje nga te cilet kam qene dhe une u terhoqem nga personaliteti dhe vlerat e zonjes Hafizi se per ty nuk do te kishte fare Libra,e pastaj meqe nuk more mandatin e deputetit e braktise partine,turp te keshe.
Me LIBRA-n deshtove vertet, se nuk kishe bere asnje pune ne PS. Ishte NANO ai qe te futi pa koker kontributi. Por ama pas ikjes nga Politika mezi prite qe te pajtoheshe me Fugen ne Fillim dhe me Ramen pas tij. Talenti qe i zbulove vehtes ishte GJOBAXHIU ne krye te 4 viteve ne TCH, tani ne Euronews. Dhe vec kesaj nxore gjithe inatet e jetes, qe femije madje, me lajme, kronika, emisione kunder atyre qe i ke pas perballe gjate gjithe jetes e qe kane qene me te zotet se ty, ose qe te kane zene vendin me merite ne politike :) Te fala Stela Gugalles Klodin Zotos dhe Mirel Mertirit. A SPAK-u SPAKU qe nuk po te therret per inceneratoret
Shqiptaret kane shume qejf te krijojne parti se keshtu vjedhin. Ne SHBA ka dy parti ndersa ne Shqiperi ka 30. E kane trashegim nga sistemi komunist ku kryetaret e partive kishin privilegje. Per fat te keq vazhdon edhe sot. Ka parti qe kane anetare vetem familjen e kryetarit dhe nje rreth miqsh shoqeror hajdutesh dhe me nder te cajne menderen me fjalime dhe ne studio televizive. Kush jeton ne perendim e kupton si cmenduri ndersa ne Shqiperi duket normale. Nuk kane faj te huajt qe i kane quajtur Shqiptaret "njerez me bisht" sepse edhe ne shekullin e 21 nuk jane te afte te krijojne nje shtet dhe shoqeri demokratike , por shoqeri rrumpalle. Ne Shqiperi O Shqiptare, Politika eshte hajdute ndersa mediat jane kurva. Mediat jane ne dore te kriminelave qe nuk e dine se cfare promovojne tjeter pervec hajduterise dhe kurvllekut. Ta gezoni kete Shoqeri te pjerdhur.