Kjo luftë zhvillohet vetëm për një shkak: lyrës

31 Tetor 2022, 09:27Blog TEMA

Kjo luftë zhvillohet vetëm për një shkak: lyrës

Nga Namir Lapardhaja

Politikën në Shqipëri mund ta përkufizonim me pak fjalë: ajo është ngrënia e lyrës me mjete të tjera.

Nuk e besoni?!

“A e ngjyen ndopak?” pyetet prej të gjithëve ai që sapo ka filluar punë në shtet apo në ndonjë vend të përfolur për përfitmie ekonomike.

Çfarë mund të ngjyhet përveç lyrës? Se rroga nuk ngjyhet! As leku nuk rrëshket pa lyrë!

Ose harroi për një moment këta obezët e pushtetit të lyrës... dhe shih se kush lufton më shumë në radhët e së ashtuquajturës opozitë...

Bëjuni analizat e gjakut kur janë në opozitë dhe pa pushtet dhe do të shihni se janë në rregull, si kokrra e mollës.

Sapo bëjnë të marrin pushtetin dhe të zënë ndonjë post, do t’i shohësh yndyrnat që tejkalojnë çdo normë si pasojë e lyrës në gjak...

Pse është kaq e madhe lufta për pushtet? A mos vetëm për karrige dhe për timon? Për bravë, vulë, seli dhe tepsi?

Jo, jo! Kjo luftë zhvillohet vetëm për një shkak: lyrës.

Qeniet e zbrazëta që merren me politikë këtu tek ne, në rrethe dhe qendër, ndër qytete dhe kryeqytet, nuk mund të qëndrojnë pa u zhgryer në lyrë.

A nuk e keni parë se sa shpejt konsumohet pushteti në Shqipëri, pavarësisht votës së madhe të elektoratit?! A nuk e keni parë se sa shpejt bëhen bajatë politikanët hipokritë që të bezdisin me puthjet tërë jargë para dhe gjatë fushatës dhe të harrojnë, sikur të mos të të kishin njohur kurrë, sapo zgjedhjet përfundojnë?

A nuk është kjo si pasojë e lyrës së madhe, tek e cila, pasi ke mbaruar “pjatën” tënde, i je futur lyrës me kokë dhe i bie pashë më pashë si peshku në det..., domethënë në lyrë...

Po këta “opozitarët” e sotëm, që zhgryheshin dje në pushtet, pse rendin kaq molepsshëm pas pushtetit...?! Më falni, pas lyrës!

Ka vetëm një arsye: u ka shterur qypi i lyrës...

Çfarë kanë të tjerët më shumë?! U bën kaq vite larg lyrës! Po ata s’do ta ngjyejmë ndopak në lyrë? Dorën? -  pyete. Po fjala që bie, se lyra nuk shijohet me dorë... Ajo ka një veçori që, pasi ke mbaruar tepsinë, të hipën një dëshire e madhe, or ti, t’i fusësh turinjve një të fshirë me mëngën e bluzës a xhaketës....

Pikërisht lyrën që të pikon nga cepat e buzëve, të ka marrë cepat e mustaqeve dhe mjekrën dhe është nisur për poshtë e, nëse nuk tregohesh i kujdesshëm, është gati të të mbysë.

Kujdes, je i gjithë në lyrë. Kokë e këmbë.

Përse gjithë kjo zhgryerje në lyrë?! Për të mirën e popullit dhe të... lyrës.

Imagjino një popull dietik si ky i yni dhe të shihte të gjithë politikanët që ishin të kujdesshëm ndaj lyrës?!

Nuk e ngjyen ai?!

Po ai s’është për veten e tij, si mund të jetë për ne?!

Ndjesë, por unë e kam bezdi lyrën!

Ik, çuno, se s’je për këtë punë ti!

Hajde të ngremë një dolli me... lyrë!

Më falni, por unë s’pi!

Aaaa..., ke ngatërruar korsi...! Ik bëj ndonjë punë tjetër se lyra do bythë...

Ja kështu po e mbyll... Lyra t’dashtë...

5 Komente

  1. N
    Nga shpellaret tek komunistet

    Lapardhaja,,duhet te kish perdorur,nje fjale tjeter te zhargonit popullor: Ne vend te lyres,duhej perdorur te futmes: Ne popull thuhet: A e ke ngjyer?Qe nenkupton, a ja ke futur dikujt penisin. Dhe ketu shtetaret-politikane sa i hipin pushtetit,i fusin gjithnje e me thelle kembzat e karrigies,deri sa ti kullojne gjak.

    Përgjigjjuni
    1. z
      ziguri

      Sa i zoti ky Namir LAPORDHA....

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Sot , shpellari shkarkoi Ramen. Vetëm se nuk na tha ke kishte emëruar në vend të tij. E kuptoi ndokush ?

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ujqit duan mjergull qe te shpetojne gjene e vjedhu

          Shikoni foton e beni vleresimin.Bajga Sali nuk rri dot drejte poe anon majtas se ka qene sekretar i parttime punes per shume vite kurse koke tamburja e Cepanit i jane holluar kembet mban dhe krahet hapur sikur do beje mundje por xhepat i kane plot.Nuk kuptoj se si mund te kene durim akoma njerezit per ti shkuar nga pas kusareve.Kane 30 vjete hajduteri demokratike dhe nuk jane ngopur.I shikojme perdite ne gazeta dhe tv dhe ndyresirat nuk kane cipe as skuqen apo verdhen dhe genjeshtrat vazhdojne. Po pati trazira eshte shpresa e tyre dhe hapi tjeter po nuk beri drejtesa dicka vete populli duhet tu tregoj vendin.Sarajet jane sheshit.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Analisti komunist

            Te tere gazetaret lyrsa dhe te shpifur.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje