Bashkëpunëtorët e UDB dhe Asfalisë, kur do hapet kutia e zezë?

31 Tetor 2022, 09:20Blog TEMA

Bashkëpunëtorët e UDB dhe Asfalisë, kur do hapet kutia e

Nga Roland Qafoku

Më 21 tetor në parlament u miratua ligji i ri i hapjes së dosjeve. Tashmë çdokush mund të kërkojë, të hapë dhe shikojë një dosje që ka lidhje me të. Me këtë ligj, njëkohësisht shfuqizohet e gjithë veprimtaria e dy komisioneve të posaçme të pastërtisë së Figurave të drejtuara nga Hajri Mezini nga viti 1993 deri në vitin 1997 dhe ai i drejtuar nga Nafiz Bezhani nga viti 1997 deri në vitin 2002. Ligji është bërë për një person dhe duket qartë se ka një qëllim politik të pastër ndaj Ilir Metës. Prej muajsh debati në sferat më të larta politike ishte nëse Ilir Meta ka qenë apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe nuk diskutohet në parim gjithëpërfshirës në mënyrë që klasa politike shqiptare të pastrohet nga një e kaluar që hyn në analet e historisë si pjesa që i ka shkaktuar pasojat më të rënda shoqërisë shqiptare. E kam shkruar dhe thënë me dhjetra herë që nëse kjo rezulton e vërtetë Meta mban dhe duhet të mbajë përgjegjësinë e asaj që pretendon mazhoranca, por ama nëse kjo rezulton e pavërtetë, e inskenuar dhe falsifikuar siç pretendon vetë Meta, realisht jemi përpara një skandali me përmasa të mëdha. Në këto 32 vjet nuk rezulton të jetë kryer asnjë falsifikim dosjeje, ndërhyrjeje në dosje, apo tjetërsim të dosjes. Për shkak të mundësisë shkencore për të zbuluar çdo lloj falsifikimi, kjo ka qenë e pamundur praktikisht. Mirëpo të paktën nga ato që thotë vetë Ilir Meta dhe avokati i tij, ndërhyrja në këtë dosje është flagrante. Nëse vërtetohet kjo, kjo çështje nuk mund të kalojë lehtë dhe personi që e ka kryer këtë duhet doemos të shkojë para drejtësisë.

Megjithatë ajo që vihet re në të gjithë diskutimin për dosjet është fokusimi dhe ngushtimi i rrezes së verifikimit vetëm për çështjet e bashkëpunimit me Sigurimi i Shtetit, arma më egër që shërbeu si dhunë fizike e regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaj çdo kundërshtari dhe që i shkaktoi një dëm aq të madh popullit dhe shoqërisë saqë edhe pas 32 vjet nga rrëzimi i atij regjimi, pasojat ndjehen akoma.

Por ka një fakt tjetër që të bën të dyshosh dhe mendosh gjatë përse historia e dosjeve sekrete ka marrë kaq shumë kohë dhe nuk janë hapur. Ndërsa turravrapi për bashkëpunëtorët e Sigurimit është i madh, ai i bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja në dëm të Shqipërisë nuk përmendet fare. A e keni vënë re? Është si të rrëzohet një avion dhe të mos hapet kutia e zezë, e cila ka regjistruar të gjitha të dhënat e fluturimit dhe bisedat e pilotëve. Dhe duke mos hapur kutinë e zezë, nuk mund të mësohet kurrë përse u rrëzua avioni.

Sigurisht që bashkëpunëtorët e Sigurimit kanë qenë dhe mbeten pjesa më e keqe në të gjithë historinë e shoqërisë sonë. Kjo as nuk vihet në diskutim dhe as nuk vihet në peshore. Përveç viktimave që shkaktoi si në jetë njerëzish pr edhe me burgime, internime dhe përndjekje, ai deformoi njeriun. Vëllai spiunoi vëllanë. Babai spiunoi të birin, fëmija spiunoi prindërit e të tjera janë çudira të pista që edhe sot shkaktojnë pasoja. Por të lësh mënjanë, apo në harresë, bashkëpunimin e atyre shqiptarëve që kishin lidhje me shërbimet sekrete të huaja, veçanërisht atë të Jugosllavisë dhe Greqisë në dëm të shtetit dhe kombit shqiptar është një dëm akoma më i madh që i bëhet kësaj çështje. Fakti është fakt: Që nga viti 1990 deri më sot nuk kemi asnjë shqiptar të zbuluar, të dënuar dhe të demaskuar që të rezultojë të ketë bashkëpunuar me këto dy shërbime që për shumë e shumë dekada kanë luajtur rol të hapur armik ndaj vendit tonë. Në librin e tij “Mëkatarë. Nëpër dosjet sekrete të Sigurimit të Shtetit”, autori Nafiz Bezhani shkruan se komisioni i drejtuar prej tij shqyrtoi 6 mijë zyrtarë dhe nga kjo figuran të penalizuar 104 vetë. Por, ajo që i ka bërë më shumë pershtypje Bezhanit përveç atyre që ishin lidhur me Sigurimin e Shtetit, ishin shqiptarët e përfshirë në agjentura të huaja dhe që i kanë sjellë dëm real Shqipërisë. Në libër ai sjell ai sjell rastin më ekstrem të zbuluesit dhe kundërzbuluesit me pseudonimin “Kobra” në “Dosja 412” me turli informatorësh vullnetarë.

Edhe më shumë vlerë merr kjo çështje enigmatike dhe e patrajtuar kur në një intervistë që unë i mora Sali Berishës më 18 janar 2016. Në cilësinë e ish-presidentit të Republikës në vitet 1992-1997 ai deklaroi se ishte e vërtetë ajo që në parlamentin serb në vitin 1991 Sllobodan Milosheviç i tha deputetit antishqiptar Vojislav Shesheli se shteti jugosllav i kishte dhënë shërbimit sekret serb 20 milionë dollarë për të destabilizuar Shqipërinë. Tha

“Kjo është absolutisht e vërtetë. Unë kisha informacion edhe për personat që i kishin sjellë. Absolutisht të gjitha janë të faktuara. Çfarë ndodhi në vitin 1991? Sigurimi i Shtetit vendosi urat më të fuqishme me shërbimin serb. Ramiz Alia dhe Millosheviçi bënë gjithçka që të mbeten në pushtet si Gorbaçovët e Ballkanit. Ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë kur agjentura serbe vërshonte në mbështetje të regjimit të Ramiz Alisë dhe po këto veprime bëheshin në Kosovë”.

Është një deklaratë që pavarësisht bujës së momentit si lajm scoop, nga instancat shtetërore ka kaluar si të flitej për një çështje rutinë ditore të politikës. Në fakt, deklarata e Berishës ishte mbështetje e një deklarate të bërë nga një figurë tjetër e rëndësishme shtetërore e asaj kohe. Kryeministri Vilson Ahmeti më kishte deklaruar në një intervistë që i mora më 23 nëntor 2015 se të gjitha shkatërrimet masive të kryera në periudhën 1991-1992 të cilat arritën të prishnin edhe furrat e bukës nëpër fshatra ishin kryer nga shërbimi sekret jugosllav. I pyetur nëse e konfirmonte se shteti jugosllav i kishte vënë në dispozicion UDB-së 20 milionë dollarë për destabilizimin e Shqipërisë, ish-kryeministri Ahmetaj u shpreh:

“Po, shërbimet e asaj kohe kishin edhe këto të dhëna. Serbët janë përpjekur që në mënyrë të rregullt të destabilizojnë Shqipërinë në çdo kohë. Dhe kjo ishte një situatë në të cilën ata kanë vepruar për ta destabilizuar Shqipërinë. Ne kishim të dhëna se ata nxisnin për të kryer shkatërrime masive. Populli ynë sapo kishe dalë nga një sistem diktatorial dhe zhgënjimi ishte i madh dhe kjo shfrytëzohej”.

Pra, dy personalitetet më të larta shtetërore të kohës kanë dhënë secili nga një deklaratë tronditëse dhe trishtuese njëkohësisht. Dhe në këtë histori nuk po përfshijmë aktivitetin e gjerë dhe bashkëpunimet e disa shqiptarëve me UDB-në edhe gjatë regjimit komunist. Ndërkohë për shërbimin sekret grek çështja është edhe më e komplikuar. Ngjarja e masakrës së Peshkëpisë më 10 prill 1994 kur u sulmua nga një komando e armatosur një kazermë me 130 ushtarë shqiptarë dhe si pasojë u vranë dy dhe u plagosën tre të tjerë, është vijimi i një veprimtarie të rëndë të këtij shërbimi që niste që gjatë kohës së regjimit komunist e deri ditët e sotme. Dhe në qendër të këtij aksioni dhe aksioneve të tjera kanë qëndruar shqiptarë që kanë shërbyer dhe bashkëpunuar me Asfali-në greke.

Pas kësaj panorama lindin disa pyetje mëse normale. Si ka mundësi që pavarësisht daljes mbi ujë të këtyre historive nuk ka ende një shqiptar të zbuluar, të hetuar dhe dënuar për këtë bashkëpunim në dëm të shtetit dhe kombit shqiptar. Si ka mundësi që nuk është bërë publik asnjë person që ka kryer veprimtari antishqiptare dhe antilogjore falë këtij bashkëpunimi? Dhe më e rënda është ka të dhëna se bashkëpunëtorët e këtyre dy shërbimeve kanë arritur të bëjnë karrierë dhe të kenë pozita edhe në sfera të rëndësishme të shtetit.

Po edhe sikur të mos kishin bërë karrierë, a mund të lihet i qetë një shqiptar që ka bashkëpunuar me një shërbim sekret armik dhe që i ka shkaktuar kaq shumë dëme Shqipërisë? Sigurisht që bashkëpunëtorët e Sigurimit të zbulohen të gjithë por zbulimi i kësaj kategorie është shumë herë më i rëndësishëm. Sigurimi i Shtetit ka dëmtuar shumë individët dhe kjo është plaga ende e hapur e shoqërisë sonë. Por ai shqiptar që ka dëmtuar shtetin shqiptar duke bashkëpunuar me shërbimin sekret të UDB-së dhe Asfalisë është 100 herë edhe më i dëmshëm. Ai ka dëmtuar shtetin dhe kombin. Parlamenti ynë edhe këtë herë harroi apo e anashkaloi këtë nuk dimë të themi. Por skandali vazhdon. Agjentët e këtyre dy shërbimeve dhe nëse janë gjallë kushedi se ku e bëjnë jetën te qetë. A do hapet një ditë kutia e zezë?

23 Komente

  1. S
    Sali Azem.

    Zotëri, je fund e krye kontradiktor, po aq sa ç'eshte i tillë edhe vet ligji mbi hapjen e dosjeve. Së pari, sa për skjarim juridik: Ilir Meta, edhe pse figura e dytë më e koruptuar e shtetit shqiptar të këtyre 30 vjetëve, nuk del qartë të ketë qënë bashkëpunëtor i sigurimit , pra i rekrutuar, me dosje të rregullt, me pseudonim dhe me operativ që e mbante në kontakt. Nga sa është dokumentuar deri tani, ai është pyetur si dëshmitar drejtpërdrejtë nga organet kompetente siç pyeten edhe sot e kësaj dite qytetar e shtetas të ndryshëm nga prokuroria, policia dhe SPAK- pa qënë bashkëpunëtor. Së dyti, Spiunët e Sigurimit nga njëra anë dhe spiunët e shërbimeve te huaja armiqëspre ndaj vendit tonë, nga ana tjetër, janë kundërshtarët që, përtej propagandës së sotme partiake, janë ndeshur për jetë a vdekje me njëri tjetrin. Kaq mjafton për të kuptuar se diskerditimit dhe demaskimit i njërës palë ështëë fitore për palën tjetër. Në rastin konkret ish bashkëpunëtorët e Sigurimit për drejtimin e kundrazbulimit dhe të zbulimit nuk mund të njësohen me bashkëpunëtorët që informonin për kundërshtarët politik brenda vendit. Ata duhet të mbeteshin një aset i çmuar i shërbimeve inteligjente shqiptare edhe sot e kësaj dite, siç ndodh të jetë në të gjithe Boten. Eshtë në dëm të interesave kombëtare kërcënimi i tyre, dekurajimi për punën vetmohuese qe kanë bërë, ështe sa naivitet për klasën politike aktuale aq edhe e dyshimtë goditja dhe demaskimi i tyre në sytë e kundërshtarëve që ishin dhe janë spiunë të vendeve armike ndaj Shqipërisë.Pësa i përket histerisë për të hapur dosjet pa kriter ajo nuk ka për të bërë ndonjë efekt të dukshëm pozitiv, përkundrazi do nxisi më tej përçarjen në popull dhe në familje të ndryshme duke ushqyer situatën e destabilizimit e deri hakmarrje. Termi spiun ne shtetin tonë eshte i mbarsur me nje konotacion te lartë moral ndërkohë qe shërbimeve të sotme të policisë dhe inteligjencës i mungojnë informatorët dhe informacionet për aktivitetin e bandave, korupsjonin dhe spiunazhin antishqiptar. Nuk është e rastit që shtetet më të fuqishme kanë edhe rrjetin informativ më të sofistikuar, më të kamufluar dhe më të financuar. Sot, në Amerikë qarkullon proverbi: "Nëse ke diçka për të thënë drejtuar FBI, fol kudo që të jesh se ajo të degjon". Së treti, deklaratat e 2 kryeministrave shqiptar për aktivitetin destabilizues të ish UDB-së janë , me ose pa dashje, dëshmi e faktit që shkatërimi i ekonomis shqiptare të trashëguar nga socializmi ishte i financuar nga UDB-ja dhe këtë shkatërim, siç janë dëshmitar gjithë shqiptarët e kryen bandat e armatosura të forcës politike që drejtonte Sali Berisha( jo demokratët e vërtetë që u aderuan brenda saj) dhe që ekzekutonte Azem Hajdari dhe gjithë falangat e tij , nga Shkodra e deri ne Sarandë, nga Durrësi e deri në Korçë. Tani ne dijmë kush financonte për destabilizimin, dijmë po ashtu edhe kush kryente e exekutonte akte destabilizuese dhe shkatëruese. A është e vështirë të bëhet deduksioni se kush janë ata që përfituan nga financimet e UDB dhe cili është emri i tyre në kuptimin terminologjik të shërbimeve të inteligjencës? Po të kishte shërbim zbulimio dhe kundrazbulimi si njëherë e një kohë , sot do ishin zbuluar dhe dënuar exekutorët e programeve antishqiptare të UDB, ndërsa , nuk është për tu çuditur të thuash se ata , brenda klasës politike aktuale, çdo ditë çfarë nuk sajojnë për të destabilizuar situatën e brendëshme

    Përgjigjjuni
    1. x
      xheJ. eN. Bi.

      Ssli Azem... Nuk je i qartë për çështjen Meta- Metaj. Mets nuk ka dodje të tij se ja ka " pastruar" Sali Berisha për të përçarë PS- ën. I.Metës i ka dalë indirekt emri di spiun nga një dosje tjetër ,e Tolës.

      Përgjigjjuni
    2. x
      xhemal

      Qafoku,.haaa. Duket si nje pseudonim...shkruan gjera thjesht per te mbushur rreshta qe nuk i sherbejne askujt ..pervecse ndonje militanti te castit..e kaluara e afert per fatin tone te mire eshte e dokumentuar ne detaje e Jane qindra mijera njerez qe e jetuan e jetojne akoma e ne gjendje te tregojne me saktesi e pa' deformime Tere sistemin ..Jane Jo vetem prova materiale me te cilat eshte mbushur plote shqiperia por filma,kronika(sado te politizuara)tregojne realitetin e atehershem ,gazeta,shkrime,etj,etj,..thjesht gazetaret e sotem (pjesa me madhe)u sherbejne thjesht grupimeve politike per te mbijetaur nga Ana ekonomike e bejne nje Pune te ceket keshtu qe dalin zbuluar si rasti i qafokut

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hasan Spahiu.

        Te garantoj, Qafok, qe dosjet e spiunazh eve te huaja nuk happen. Se pari, sepse nuk do SHaBA i. Do ti dalin a agjentet e CIA-s, te cilen i ka ne aktivitet. Ka prej Tyre qe Kane qene te sigurimin dhe te ASFALISE e UDB. Se dyti, ka politikan e shqiptarè, APO ish-e,qe Kane qene agente te zbulimeve te huaja. Psh. Sali un e Dini te gjithe. POR saliu bashkepunoi me rajersonin, shefin e Cia per ballkanin, ne kohen e tij ne Ballkan. IILIR Metà AGJENT i sigurimin, por po te bisedosh me Shish-as, APO ish-a del edhe SPIUN i zbulimi Italian, vec perfoljes si AGJENT ruble. Po' Neritani, po gramoz pashko, po Luan Rama we pritet ne Kremlin nga vete Putin. Nuk flas per dy keshilltare te likes, njeri rus dhe tjetri italian, etj, etj ish-a. Se treti, te gjithe oficeret e zbulimi shqiptar, perfshi edhe Isuf Mullain, Jane thirrur per bashkepunim ddhe per tu rrefyer ne zyrat e cia. Madje Jane pritur me nderime. Se katerti, Rajersoni ne Tetor 1992 ka punuar nje muaj rrjesht, me dosjet e zbulimi te HUAJ ne shqiperi dhe te zbulimi shqiptar jashte vendit. Ndaj atyre nuk iu intereson. Do te happen VETEM ato qe I intereson SHaBA it per te hequr qafe ato politiqener we perbene rrezik per ta, qe Jane te lidhur me zbulimet "armike". Edhe se spiuni si AGJENT i "mikut" edhe I armikut mbetet "SPIUN". Se fundi, mbi 50 % e te persekutuar e è denuar e politike do te djalin spiune te agjentura e te huaja. Ndaj dosjet e Tyre nuk happen. Do te happen VETEM dosjet e spiuneve e oficereve te kunder zbulimi shqiptar. Po' è them te kunder zbulimi, ju kuptoheni si te sigurimit"armikut me te madh te shqiperise"

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skenderi

          Sakte,

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqiptari

          Brravo , tema me e goditur dhe me e rendesishme , agjentet e UDBs dhe Asfalis Greke kan shkaterruar nje komb te ter qe pasojat i vuajm dhe sot , ky esht kutia pandores qe agjentet egzistent dhe ne kte moment ne parlamentin shqiptar e kontrollojn dhe nuk e len te hapet , ata vazhdojn te lumtur jeten e tyre dhe gezojn gjen e vjedhur pa i hyr gje ne kemb , medjat dhe shum gazeta shqiptare jan ngritur me parat e ktyre agjenturave , shikoni si shajn dhe hedhin balt neper emisione tv per shqiperin historin gjuhen dhe se çfar bejn per degjenerimin deri ne ekstrem te shoqeris shqiptare , tvt kan qen zeri prapagandes asfalis dhe udebes gjat gjith ktyre 30 viteve anarshi totale dhe shkaterrimi te xhdo gjeje qe u ndertua per 50 vjet socializem , rrespekte per shkrimin dhe temen qe keni prekur , kjo duhet te jet tem me e madhe se ajo qe vjen verdall per dosjet e komunizmit qe me qellim mbulon ne harres temen e ish agjenteve dhe agjenteve te sotem te lidhur me kto dy agjentura , te cilet ben vaki marin dhe shperblim burgu si te persekutuar nje pjes prej tyre , me teorin donim te rrexonim komunizmin mbulojn sot antishqiptarizmin dhe tradhtin ndaj kombit ton.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Llazi, shoku i Hajros

            Do nje emer Roland Qafoku? Spiro Duni , rregjizori dhe aktori qe bashkia e Elbasanit e beri qytetar nderi, i rekrutuar nga Asfalia greke se bashku me babane.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pano

              Z. Qafoku flet per te kaluaren, por opinioni shqiptar e di se Asfalia dhe Sherbimi sekretserb jane autoret e skenarit per shkaterrimin e ekonomise (industrise dhe bujqesise shqiptare. Dhe Greqine e kemi quajtur edhe "aleat strategjik" ne nje rang me Ameriken.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sula

                Nje mjek i njohur dhe i respektuar, ne periudhen covit, per nje rast te caktuar, rekomandoi cortizone dhe ilaçe te tjera shume te forta. Pacienti me te drejte pyeti : Doktor, mos me bejne dem keto ilaçe per zemren, diabetin, stomakun.... Pergjigja e mjekut ishte Epike : "te shkulim nje here nga rrenjet kete gangrene ( covit) dhe pastaj meremi me problemet e tjera" Zoti Qafoku, te shkulim nje here nga rrenjet Saliun dhe Meta(j)n dhe pastaj i hapet rruga rasteve te tjera shume te rendesishme qe ju trajtoni.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dardan

                  Deshmia e Sali Berishes mbi deklaraten e Sllobodan Milloshevicit bere në parlamentin serb në vitin 1991, se shteti jugosllav i kishte dhënë shërbimit sekret serb 20 milionë dollarë për të destabilizuar Shqipërinë eshte nje perle qe SPAK-u, po te mos drejtohej nga Arben Llalla do te rihapte hetimet. A ka vetedemaskim me te madh sesa kjo deklarate e kreut te gangstereve politike shqiptare, Sali Berisha, qe shkaterroi Shqiperine ne vitet 1991-1997: “Kjo është absolutisht e vërtetë," eshte deklarata e tij. "Unë kisha informacion edhe për personat që i kishin sjellë. Absolutisht të gjitha janë të faktuara." Por si mjeshter i kercimeve pindarike, aktivitetin e vet ia delegon Presidentit Ramiz Alia, qe u dhje ne breke dhe ia dorezoi pushtetin kryeagjentit serbe, sali Vuk Karaxhich.

                  Përgjigjjuni
                2. F
                  Fack media

                  Qafok, ti nuk sjell asnje fakt per ato qe thua. Vetem llafe. Me tha, ai tha, ky tha etj. Po ti ben ate qe shtypi ben perhere. Ushqen publikun mendjelehte me tema qe i kane per zemer.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arian

                    Dhe sikur ligji të bëhej për një njeri siç pretendonin ju është bërë shumë mirë,se ai njeri gënjeu një popull të tërë për 30 vjet dhe del në pah masakra që kanë bërë dhe ato dy komisione të famshme që komandoheshin nga intriganti më i madh i kohërave s.b

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      QAFOK FLET ANONIM. SKE AS NJI EMEN PO KE SUM MERRU

                      QAFOK I BI RROTULL E PJERDH NE MES. TI NUK JEP ASNJE FAKT, NUK SJELL ASNJE EMER SI I NDJERI TRIM NAFIZ BEZHANI QE TE VERTETOSH KUSH JANE BASHKEPUNETORET E UDB JUGOSLLAVE DHE ASFALISE GREKE. KTO QTHU TI I DIN TE GJITHE NGA QE JAN BO BOZ NGA MEDIAT. PASANEJ KTO JAN TE IKME, TE VDEKME. TI ARTAN HOXHA E SOJI JUJ QE MBANI VETEN SI INVESTIGUS ME PAS SUM MERNI ME BASHKEPUNTORET E KINEZEVE QI SHERBEJN ATYNE DITEN PER DILL NE MES TE TIRONES DHE FIRMOSIN LEKET. PER TE NIHMU PO TE THEM SE SHEFI I GRUPIT TE GAZETAREVE SHQIPTAR BASHKEPUNTOR TE KINEZEVE ESHTE GZIM PODGORICA QE ESHTE DHE ANTAR I KESHILLIT DREJTUS TE RTSH. ANALIST I PAGUM O GENC MLLOJA DIPLOMAT, ED LLACI, ALEKSANDER CIPA HAHAHA...TOM THERCAJ,. EDA MEREPEZA E RTSH E NJE DYZIM GAZETARACUSH E ANALISTE MA SHUM SE TRIDHJETE COP. E DI KU O REDAKSIJA E TYNE NE KATIN E GJASHTE TE PALLATIT TE NDERTUM NGA ED PINGULI, NE BLLOK RRUGA PJETER BUDI, APARTAMENTI ESHTE NE PRONSI TE TOM THERCAJ. QAFOK PO KE SUM HULUMTO KET DHE NA THUJ KUSH JANE ME TE RREZIKSHEM KTA TE KINEZVE QE FUNKSIONOJN APO ATA TE UDB E ASFALISE QE TI SI THU KUSH JANE. TE FALA KINEZVE QAFOK HAHAHAHAHAHA.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lutua nga Klosi

                        Njerez delirante kur thone se "të gjitha shkatërrimet masive të kryera në periudhën 1991-1992 të cilat arritën të prishnin edhe furrat e bukës nëpër fshatra ishin kryer nga shërbimi sekret jugosllav". Thua se cdo shqiptar ishet gati t'i vinet zjarrin vendit te vet me porosi et jugosllaveve. E mbivlerson shume.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kurbetlli

                          @@Lutua nga klosi, i nderuar, kame njohur nje djale dhe me pas shoke kurbeti ne Greqi,i cili kishte Qene vete Pjesemarres ne Themelimin e Deges se PD-s ne Lushnje, dhe si i "Deleguar" nga Tirana na eshte vete Koka e "PD"-s Sali Berisha..Ne perfundim te Mbledhjes Sali Berisha u thote 3-4-terve qe i kishte me Afer:I DIGJINI TE GJITHA SE do te na i sjelle Amerika???????? Nuk ka me Nevoj Per KOment. se kush jane Spiunnet dhe Shkaterruesit..lol

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Erdogan

                            Fakti eshte fakt (este fact angl) thua zoti Qafoku qe asnje "shqiptare" nuk eshte denuar pas vitit 1990. Fakti eshte fact zoti me emer te huaj Roland qe Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj luftuan per turqine kurse "vellezerit" e tyre te ashtuquajturit Arvanitas luftuan per Kombin e tyre Greke. Ta dime se kush jane "Skiptare" Salehet (Sali "shqip"),Abdullahet (Abdyl "shqip"),Mah-Mutet (Mehmet "shqip") etj apo Kaurret e derrit qe mbajten me Sakrifica dhe te Perbuzur Identitetin e tyre Greke. Kush i ndryshoi Topo-Onomat (toponimet) Greke te Vorio Epirit dhe perse e bene ate? Vete gluha (glosa greq) "shqipe" me 70%te fjaleve jane italisht tregon qe ky vend me Iistoria (histori "shqip") dhe Politizmo (Culture "shqip") Greke tregon qe ketu nuk kemi te bejme per Komb. Vete Jeorgios Kastriotis qe u pagezua Katolike per "aresye strategice) sipas "historianit" te famshem Xhufit ishte Epirote dhe krenare per Heronjte dhe Politizmoin (Culture "shqip") Greke. Akoma (ancora ital) nuk ka mbaruar kjo "Strategy" e Kastriotit zoti Qafoku? Bregdetit ja hoqet Kombesine Greke o turq te Mallkuar. Ne qofte se ka "spiune apo tradhetare" (Spy and Traitor angl) nga Asfalia Greke eshte e drejta e tyre se Vorio Epiri eshte Greke qe nga koha e majmunit.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shmil GJONI nga ARBËRIT e HIMARËS

                              DHE ti "Erdogan -(i ta kalaroftë grajën e...) u qifsh me derrat, kokëderr!) cfarë faktesh na jep neve ilirëve vec asaj që tha i dërguari i Ottos kur erdhi në Athinë: Ore, këtu flitet shqip ! he qelbësirë birë qelbësire jevgjite.

                              Përgjigjjuni
                            2. e
                              emnat e gazetareve shqiptar bashkepunus te kinezev

                              E forte kjo e Qafoku flet anonim. Qit emnat e gazetareve shqiptar qe bashkepunojne me kinezet permes radio Ejani qe une e ndjek me raste. BASHKEPUNTORET E KINEZEVE QI SHERBEJN ATYNE DITEN PER DILL NE MES TE TIRONES DHE FIRMOSIN LEKET. PER TE NIHMU PO TE THEM SE SHEFI I GRUPIT TE GAZETAREVE SHQIPTAR BASHKEPUNTOR TE KINEZEVE ESHTE GZIM PODGORICA QE ESHTE DHE ANTAR I KESHILLIT DREJTUS TE RTSH. ANALIST I PAGUM O GENC MLLOJA DIPLOMAT, ED LLACI, ALEKSANDER CIPA HAHAHA...TOM THERCAJ,. EDA MEREPEZA E RTSH E NJE DYZIM GAZETARACUSH E ANALISTE MA SHUM SE TRIDHJETE COP. E DI KU O REDAKSIJA E TYNE NE KATIN E GJASHTE TE PALLATIT TE NDERTUM NGA ED PINGULI, NE BLLOK RRUGA PJETER BUDI, APARTAMENTI ESHTE NE PRONSI TE TOM THERCAJ. QAFOK PO KE SUM HULUMTO KET DHE NA THUJ KUSH JANE ME TE RREZIKSHEM KTA TE KINEZVE QE FUNKSIONOJN APO ATA TE UDB E ASFALISE QE TI SI THU KUSH JANE. TE FALA KINEZVE QAFOK HAHAHAHAHAHA.

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Intelektuali tironas

                                Z.Qafoku ka te drejte per sa i takon agjentuarave te huaja.Shoqeria Shqiptare di nje rast me banim tek rruga e Kavajes,per nje pseudomjek Th.H. i Poliklinikes Qendrore Tirane, cili dergohesh ne Itali nga Sigurimi, ne kohen kur ketu ishte arestuar Beqir Balluku me te tjere gjenerale.....Djali i tij dhe ai nje psudomjek si i jati qe perdoresh dhe ai nga Sigurimi, na deklaroj neve ish shokeve, se i jati ishte shpallur Non Grata nga Shteti Italian per sjellje te dyshimta ne Rome...aty nga fundi i viti 1975. Nje familie qe jetonte ne bollek te pa pare per ate kohe me shtepi private tek Rruga Bogdaneve dhe me gjynahe te panumurta, duke mare me qafe vajza mjeke te reja te ndershme dhe korekte, dy prej te cilave perfunduan ne doren e psikiaterve per Depresionin qe ju shkaktua nga trauma e cvirgjerimit. Por natyrisht, ndeshkimi do ta ndjeke kete familie dhe ne boten e pertejme.

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  Intelektuali tironas

                                  Z.Qafoku ka te drejte per sa i takon agjentuarave te huaja.Shoqeria Shqiptare di nje rast me banim tek rruga e Kavajes,per nje pseudomjek Th.H. i Poliklinikes Qendrore Tirane, cili dergohesh ne Itali nga Sigurimi, ne kohen kur ketu ishte arestuar Beqir Balluku me te tjere gjenerale.....Djali i tij dhe ai nje psudomjek si i jati qe perdoresh dhe ai nga Sigurimi, na deklaroj neve ish shokeve, se i jati ishte shpallur Non Grata nga Shteti Italian per sjellje te dyshimta ne Rome...aty nga fundi i viti 1975. Nje familie qe jetonte ne bollek te pa pare per ate kohe me shtepi private tek Rruga Bogdaneve dhe me gjynahe te panumurta, duke mare me qafe vajza mjeke te reja te ndershme dhe korekte, dy prej te cilave perfunduan ne doren e psikiaterve per Depresionin qe ju shkaktua nga trauma e cvirgjerimit. Por natyrisht, ndeshkimi do ta ndjeke kete familie dhe ne boten e pertejme.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Anketuesi

                                    Shume persona qe ne kohen e monizmit jane denuar se i kane sherbye sherbimeve sekret te shteteve te huaja qe donin rrezimin e sistemit sot jane ne listen e personave te persekutuarve ,sot shperblehen si familje te persekutuar me paret e taksapaguesve shqiptare , ndersa njerzit e ndershem qe kontrubuan per ate vend marrin pensione qe nuk ngopin barkun me buke ne funde te muajit . Ka nga ata qe mburren per ate qe kane bere dhe krenohen per femijet qe ndjekin rruge e tyre ose sic thote populli - spiun i Ati - spiun i biri - spiun dhe ai qe beri te jatin dhe te birin…

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fisnik

                                      UDB-a jugosllave, BIA serbe dhe shërbimi sekret grek kanë vepru kundër shtetit shqiptar, jo vetëm kundër një pushteti të caktuar. Prandaj spiunët që i kanë shërbyer këtyre shërbimeve janë pakrahasimisht më të dëmshëm se ish spiunët e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Shembull, një restorant serb në Tiranë që vizitohet nga politikanët shqiptarë është i BIA-s. Pastaj një restorant në Sarandë "pronare" kanë dy aktore teatri të Beogradit. Etj. Por rëndësia e spiunazhit serb zvoglohet kur vetë Kryeministri shkëmben informata me Vučić- in.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Gjergj Fishta l riu

                                        Nuk ka patur agjent te asfalis dhe udb. Permets agjenteve te dyfisht jane rekrutuar pa dijenin e tyre si agjenta. Ky manipulim i sigurimit shqiptar gjendet ne arshivat Beograd e Athine. Keto duhet te hapen te parat per te kuptuar rrezikshmerin e sigurimit. Thjesht te shpelahet njolla qe ju ka vene qytetarve te vet diktatura komuniste. Per spiunet e brendshem qe Kane qene nje realitet, te hapen dosjet dhe demshperblehen per deformimin qe ju ka shkaktuar diktatura. Operativi si asht gjalle direkt ne Burg per krijim te organizatave kriminale si ai ka vdekur ti konfiskohet trazhgimia fmiljare dhe tu vihet emri ne cdo qytet si krijues te organizatave kriminale per shkeljen e te drejtave njerzore.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje