Nga Mitro Çela
-Dialog me policin Krenar Lubeshaj-
Ndaluam makinën buzë rrugës.
Ezmerka shkoi të marri pensionin.
Unë qëndrova në makinë.
Erdhi polici me bllok në dorë. Uli bllokun.
-Kam dy pyetje. Së pari: këtu ndalesa e makinës është me pagesë?
Së dyti.
-Kur do ta bësh dasmën e tretë?
Unë: -Për pyetjen e parë përgjigja është në dorën tënde. Gjobë!
Për pyetjen e dytë vendos Filip Çakuli. Një ditë më tha:
-Po u martove për herë të tretë, shpenzimet e dasmës i paguan Fiksi. Me një kusht:
-Bekimin duhet të ta japi Janullatusi.
-Kam një pyetje të tretë: pse gazetarët na shohin me syrin e njerkës?
-Unë jo. Mes FB kam shumë polic miq. Një polic në Berat më lërkoi librin “Mes Kosovës dhe Epirit”. Ia nisa online.
Para disa javësh po shkonim në Durrës. Ezmerka e ka “këmbën” të rëndë. Makina mori vrull.
Na ndaloi një police femër.
Pa dokumentat dhe i tha Ezmerkës:
-Po të fal se me zotin Mitro jemi miq në FB.
-Të besoj-tha Krenari. Por dëgjomë edhe mua. Bëj shërbim afër shkollave.
Prindërit këshillojnë fëmijët:
-Kujdes në klasë, se do ti them xhaxhi policit dhe u piu e zeza!
-Një nënë ushqente vajzën në rrugë, duke i thënë:
-Po nuk e hëngre sanduiçin, do ti them xhaxhi policit!
Dhe për shumë prindër polici luan rolin e gogolit!
-Ka raste që policët janë pa edukatë -tha Ezmerka.
-E drejtë. Ka edhe policë malukatë. Marrin rushfet. Ka dhënë kronika edhe Fiks Fare.
-Por ka edhe qytetarë pa edukatë. Fëmijët e VIP-ave janë arrogantë.
Shajnë policët. Ngasin makina nga 100 mijë euro dhe tallen me gjobat-sepse i paguan babi.
-Dje ndalova një makinë. Shoferi-emigrant -Pse më ndalon? E kam me ngut.
-Pse nuk ke venë rrip?
-Pse duhet rripi në Shqipëri?
-Nga targa, duket që jeton në Angli. E vë rripin në Londër?
-Sigurisht. Atje ka shtet. Këtu është rrëmpallë.
-Ashtu? Po të vë gjobë maksimale.
-Shaka! Unë nesër nisem në Angli. Gjoba të mbetet në bllok!
-Gabohe! Bota e internetit është sa një shtëpi: gjoba të ndjek si “pullë” poste.
-Një ditë një fëmijë ngiste një benc. Goditi një burrë të vjetër.
Në krah i rrinte babai. Doli nga makina.
-Më jep dokumentat. Patentën dhe lejen e qarkullimit. Pas një jave do dalësh në komision. Ata vendosin.
-Avash avash-foli burri. Më njeh mua? Jam deputet…
Nderova dhe u largova.
-Dëgjo zoti Mitro! Ka një gjë të bukur: Në komision nuk ndërhyn as Bledi Çuçi!
Pa kuptim humor per disa idjot we e mbajne veten per te zgjuar ose qe kan ren ne dashuri me injorancen e vet.
Ik o Mitro loqja? Na shkrive bythen me keto qe shkruan? Ik tako Filipin te qerasi me nje konjak se te ben mire!
Policia duhet pastruar nga barkalecet qe jane per turp
Gimi, po ja nji herë në Shqipni o burrë malcie !........... . Aha, mesa duket paske nja 10 vjet pa ardh....
Sa poshte po bije niveli i gazetes. Pse o Mero ke ngelur keq qe merr borxh Mitro Celen?
Policet ne Shqiperi nuk jane te keqinj por nuk dine te bejne punen e tyre ne menyre ligjore, nuk kane profesionalizem dhe shpesh kapercejne kompetencat, nuk njohin ligjet dhe marrin urdhera verberisht, nuk merren me ate qe duhet, shkelesat e vertete te ligjit nuk i ndalojne dot, merren shume me trafikun dhe makinat ne vend te ndjekjes se krimeve, pergjimit te telefonave, ndjekjen e shperndaresve te droges, pergjimet ambientale etj, por mbi te gjitha nuk kane kapacitetin dhe nivelin arsimor ne pershtatje me nivelin e postit qe mbulojne. Policet me te "ashper" (E keni vene re?), jane ata qe marrin ryshfete korrupsioni.