A ju duket sikur shoqëria po rënkon nën një barrë që, në fakt, nuk e meriton, por i vjen nga një pjesë e politikës?
Ja ku janë: Grupimi i etur për pushtet por që nuk ka gjasa se do t’i afrohet pushtetit; grupimi që mes njëri tjetrit nuk kanë të njëjtën ‘gjuhë’, por i kërkojnë hesap popullit që nuk i kupton; grupimi që kreu betejën epike buzë Lanës për të marrë selinë e Partisë me hunj, me kosore, me sfurqe dhe me kokë- dashi.
Grupi tentoi të bënte politikë, por në fakt kreu dhunë. Mes atyre që donte t’i kishte në krye, e vuri zemrën te njeriu më i dhunshëm në tre dekada. Më i dhunshmi i tyre është edhe më i korruptuari në gjithë globin.
Dje deklaroi se në datë 12 nëntor do të shpojë një vrimë në dhè, dhe këtë vrimë nuk do ta gjejë as Edi Rama, as deputetët, as ministrat, as maxhoranca…
Sali Berisha, njeriu që ka kryer terror dhe korrupsion mbi njeriun, tani ka fshehur vrimën dhe ka hapur konkursin ‘kush e gjen vrimën të futet’.
Në këso kulmesh ‘frikësuese’, shumë njerëz të zakonshëm i drejtohen sa ligjit në vend aq edhe Shteteve të Bashkuara: “Pse i lini këta njerëz të na nxijnë jetën…, plasini në burg more aman!’.
E drejta njerëzore për të lidhur ‘të rrezikshmin’:
Kjo është e dëshmuar dhe e përhapur në çdo bisedë, që nga dasma e fshatit deri në baret e qytetit. Gjatë gjithë periudhës së diktaturës, burgu ishte lokacioni i parë ku e perceptonin ‘njeriun trazovaç’, ‘hajdutin’, ‘perversin’, por edhe llafazanin politik. Nuk kishte mjaft alternativa.
Ndërsa tani ‘të rrezikshmit’ nuk rrezikojnë asgjë. As Sali Berisha dhe as Ilir Meta nuk kanë asgjë në dorë. As Saliu nuk mund të bëjë vrimën deri në zemër të Tokës, as Ilir Meta nuk mund të këpusë njerëzit më dysh si korthitë e zjarrit në një fshat të Skraparit.
Të dy janë zhveshur nga çdo autoritet dhe nga çdo moral për të bërë ‘gjëmën’ në qytet: I pari është i rrethuar nga mbarë Perëndimi si një ‘i padëshiruar’ dhe ‘armik i demokracisë’. Ndërsa i dyti tregohet me gisht si ‘Spiun…’.
Atëherë, ç’keni me ta, le të rrinë ku të duan; pse u dashka vetëm burgu!
Kujtesa jonë e traditës dhe e kodeve njeh mijëra raste kur ‘i rrezikshmi’ më mirë të lihet në rrugë. Edhe atëherë, natyrisht, trembnin njerëz natën e ditën; këdo që kalonte rrugës.
Mirëpo askush nuk u ankua te askush, siç mund të ankoheshe për qenie shtëpiake që merrnin rrugën pa kontroll e bënin dëme. Madje këta njerëz mund të hynin edhe në dasmën e tjetrit apo në festën e Shënkollit (Santa Klaus); hynin, bënin si donin dhe iknin.
Këta nuk fajësoheshin edhe sikur të thyenin vorbat e mishit. Kodet zakonore të kombit tonë e toleronin ‘njeriun e rrugës’. Ata mund të thonë edhe çfarë të duan, por askush nuk preket.
Demokracia jonë para- politike kishte instrumente të mahnitshëm për ta dalluar si atë që i jepte shoqërisë drejtësi, ashtu edhe atë që kërcënonte me ‘vrimën e miut’.
Edhe atëherë ‘njeriu i rrezikshëm’ kishte një familje; por edhe sot ka një familje që quhet ‘familje politike’.
Berisha dhe Meta kanë dy familje që në fakt bëjnë një trung. Nëse në të shkuarën, njëri nga ‘njerëzit e rrugës’ bënte sherre dhe dikush e ndëshkonte, atëherë familja ‘zgjohej’ për nderin e saj.
Vetëm në momentin kur dikush i sulej ‘njeriut të rrezikshëm’, ky i dyti merrte vlerë. Familja kishte për detyrë që ta mbronte, edhe pse nuk e ‘zotëronte’. Edhe në shoqëritë moderne e njëjta skemë është aplikuar.
Tani, këtu para nesh, kemi të njëjtën gjë: Dy ish- presidentë dhe dy ish- kryeministra, të akuzuar si ‘të korruptuar kontinentalë’ vijnë rrotull rrugëve e shesheve të Tiranës. Kërcënojnë, por jo vetëm shtetin tonë; ata kërcënojnë vetë Amerikën… Britaninë e Madhe, Europën…
Jo vetëm i kërcënojnë, por edhe i përqeshin, i tallin, i përgojojnë, iu sulen që t’u shkulin veshët… Asgjë nuk ndodh me ata në botë. As me shtetin tonë nuk ndodh gjë, padyshim, sado që këta vijnë vërdallë.
Tani, puna është se a më mirë sikur të burgosen?
Më shumë u duhet marrë pasuria e vjedhur se sa burgosur. Edhe ‘familja’ e tyre do ta pranonte këtë ‘marrëveshje’ juridike, më mirë se zgjidhjen ‘per forca’. Ndryshe, familja e tyre politike do të dilte në rrugë e do të lëshonte piskama për ‘heronjtë’ e vet.
Do të shfaqeshin natë e ditë para derës së burgut, do të kërkonin kompensim monetar për paketat e cigareve, do të këndonin këngë rapsodie, do të vinin kujën epike për heronjtë…
Atëherë do të shtoheshin së tepërmi në rrugë njerëz që sot u themi ‘të rrezikshëm’ por i lëmë të bëjnë ç’të duan. Më mirë u themi ‘ja ku i keni heronjtë tuaj’, dhe këta kthehen përnatë në shtëpi.
Nuk do të kishte mënyrë më të merituar për t’i dekompozuar ‘në rrugë’ këta dy njerëz që i kanë bërë të këqijat më të mëdha vendit. Gjeni një mënyrë tjetër ku këta harrohen.
Fiks .
Spiuni i deklaruar me vendfim gjykate Cupi, bajga po jem mendje si te veprohet hahahahaha
Raimond Vlonjati. Mbiemer i madh por ti je shume i vogel per ate mbiemer. Shko ne shkolle e meso me shkrue njehere pastaj fol per Frrokun. Pau Raimondi vogel.
Verifikimet e sherbetoreve te poshter Bezhani e Mezini dhe vendimet e gjykatave te Perbindeshit te Vicidolit, Doktor Sali Mortjes, koha i hodhi ne koshin e plehrave. Shume shpejt do te dalin dokumentet e poliagjentit Sali Berisha. Frrok Cupi tregohet i bute me kryehajdutet dhe kryekriminelet S. B. dhe I.M, por Drejtesia e Re Demokratike do t'i zhveshe ata nga pasuria dhe do t'i rrase ne burgjet e sigurise se larte.
Konfiksim pasurije dhe burg deri në kalbësirë..
Konfiksim pasurije dhe burg deri në kalbësirë..
I kane duart me gjak. Ben diference me cdo zullum tjeter. Me vjen keq qe nuk do ta provojne karriken elektrike. Gjithesesi injorimi eshte formule e mire por mund te vleje per te porsa lindurit, per ne qe jemi deshmitar te plumbave ne bulevard, qe ndjekim tragjedine e familjes Remzi hoxha( shtoni listen) . Sorry por nuk mundemi.( te pakten pa treguar ku jane eshtrat, ku?!).
Nuk e luan as topi kete qe ke shkruar. Jua ka bere Nano kur i tha merreni sheshin skenderbej per sa kohe te doni dhe protestoni. I degjeneroi se per pak dite mbeten vetem 50 veta te sheshi. Absolutisht duhen injoruar si rrugaçe e vagabonde dhe jo si opozite.
Ka dy te keqija, zoti Frrok, qe hedhin poste teorie tende. Se pari, ligji per ato krime qe akuzohen, parashikon si burgun dhe sekuestrimin. Ndaj duhet osé ndryshim i ligjit, osé amnisti per pjesen e burgut. Se dyti dhe me e rendesishmja, vullneti per te zbatuar ligjin. A Jane gjykatesit dhe prokuroret dakord per ti denuar? Jo, nuk Duan. Sinjalin e pare e dha nje nga autore e sistemi te sotem te drejtesise,kreshniku i madh spahi. Ti mund te vrasesh dhjetra, por po kaluan dhjete vjet, ceshtja mbyllet sepse vjetersohet, pra plaket. Dhe gjukata è konfirmon "ceshtja nuk mund te gjukohet se eshte e vjeter(edhe pse nuk eshte gjukuar). Pra mosha è hetimit dhe gjykimit eshte 10 vjet. Rrufepriteset Jane ngritur me ligje. Dhe Para ligjit jemi te gjithe te barabarte. Burgjet mbushen me shperndares kanabisi, ndesa ata qe vjedhin floririn è krrabes, vrasin si ne 21 janar, mbeten te lire sepse helbete, ceshtje te vjetra. Dhe reformimi I drejtesise thellohet. ASPAK-U ben biancin e spaciatoreve te kanabisi. Sukses I madh per ASPAK
Po çfare teorie Frroku more te kripsha trute. Po akoma merresh me Frrokun ti? Frroku rrefen enderrat qe shef naten dhe vegimet e dites , kurse ti i quan teori dhe shkon edhe me tutje , “ kerkon fakte qe hedhin poshte teorine …” Ne kete rast Edi do renkonte “ O ZOT , O ZOT, O ZOT”
Analyze fantastike
Anal-syze fantastike. Keshtu eshte kur disa perdorin syze ne prapanice dhe lexojne debilet qe "shkruajne" me paranice.
Frrok, ata jane jashte burgut sa here ne anen e kryehajduteve "te gjatet" do kene ne mbrojtje qente si ty...se je qen ti Frrok...ti lehje per Enverin, ti lehje per Salen ti leh per Edin sot...je qen rrace...ti lehje per kinezet, leh per US sot...je qen (jo besnik)) por qen..
O Beni, Frrok Cupi eshte analist profesionist i lindur, trim dhe besnik i misionit te shenjte te gazetarit per te shkruar te verteten dhe vetem te verteten; arsye per te cilen diktatori komunist Enver Hoxha, me doren e tij ka firmosur largimin e tij te menjehershem nga gazeta Zeri i Popullit dhe hedhjen e tij ne rruge te madhe. Pretendimi: "sherbetor i fshehte i UDB". Pas tij, diktatori postkomunist Sali Berisha e ka hequr me britmat e tij nga gazeta "Rilindja Demokratike" dhe e ka hedhur ne rruge. Pretendimi: "spiun i Sigurimit te Shtetit Komunist". Por nje fjale e urte popullore thote:"E verteta vonon, por nuk mungon."
Nuk jam dakort qe vetem t’ju meret pasuria?! Atyre, nuk mund ti sekuestrohet pasuria 100 %. I kan mare masat qe nje % do ta kene fshehur diku, 5,10, 20 %. Kjo sasi nuk eshte e vogel per to,per ate,qe ata kane vjedhur. Ato do te vazhdojne te jene aktiv e te demshem ne mjedisin e shoq. shqiptare. Vetem nje rruge kane, te gjykohen per shume krime qe i kane bere ketij vendi. Pastaj t’ju sekuestrohet pasuria. Ndryshe nuk funksionon!
Ti z.vlora qe te demtoka shqiperine ky cupi do jesh shum i zgjuar lepije bythen sales dhe metes.
Frok,e ke qarë,do thoshin ata që kanë të paktën dy gram tru në kokë. Pafytyrêsija,paturpësija,hipokrizija,çmëndurija e Salihut kalojnë majat e Himalajave drejt pafundësisë. Sa të gjejë shesh mos lëntë rast pa bërë përshesh. Duket si kalë gërdallë,por shokêt e tij të kohës të valixhes të drunit në politeknikumin mjekêsor,në fakultetin e mjekësisë e në jetën e mëpasme shtojnë: Gërdallë,gërdallë,veç si një militant i paepur stalinisto -enverist S’do me dit çfarë viktimash ka shkelur gjatë gjith marshimit karjerist dhe çfarë dëmesh po i sjell këtij vëndi sot.
Vetem dy dite me pare drejtesia italiane denoi me 600 vjet burg nje grup politiko-mafjoz. Shteti, drejtesia, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian pas Reformes ne Drejtesi duhet te mobilizohen per nje super gjyq, ku banda e Saliut te arrestohet e gjitha. Komplet! Akuzat duhet te jene nga grup i strukturuar mafjoz, terrorizem, perfitim i paligjshem permes vjedhjes, mashtrimit, kanosjes, heqjes se lirise, fallsifikimit dhe vrasjeve. Gjithe banda paramilitare e perdhunuesve tropojane te Sali kermes duhet te asgjesohet. Vetem nje "maxiproces" me dhjetra denime te perjetshme, me sekuestrime pasurish dhe kontosh multimiljardere, me Sali Berishen dhe Ilir Meten me pranga ne duar dhe vendimin e burgut te perjetshem si kapò mafje do ti ngreje koken Shqiperise, drejtesise, demokracise dhe do te jete edhe nje mesazh i qarte per zullapin pordhac qe kapardiset, se kush arrestohet dhe kush eshte hajduti e vendos Drejtesia, Jo Edvin Kristaqi
Shume e sakte: Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja i ka sjelle ketij populli mijera te zeza, por mbi te gjitha, i pergjgjeshem per djegiet, vrasjet e vjedhjet marramendese qe ka bere, ka shkaterruar dhe degjeneruar Pushtetin e Shenjte te Drejtesise.