Gabimi fatal i Berishës me “25 karrigethyerit” e Parlamentit

1 Nëntor 2022, 20:52Blog TEMA

Gabimi fatal i Berishës me “25 karrigethyerit” e Parlamentit

Nga Skënder Minxhozi

Bisedimet mes palëve në Partinë Demokratike kishin dështuar ende pa nisur. Janë sharë e fyer kaq shumë mes tyre vitin e fundit, sa çdo shtrëngim dore e ulje në tryezë ngjante më shumë si hipokrizi sesa si vullnet për bashkim. Megjithatë negociatat u mbajtën dhe tymi i zi mbi çatinë e partisë nuk habiti askënd. Në PD nuk ka paqe për shkak të Sali Berishës. Të një kryetari që ka vendosur me prezencën e tij, që të testojë deri në limite fatin politik dhe elektoral të forcë politike që ka kryesuar për 22 vjet.

Dhe ky është gabimi fatal që do t’i kushtojë PD qëndrimin e mëtejshëm në opozitë, kurse Sali Berishës do t’i sigurojë më së paku një zyrë prej nga të vazhdojë të sfidojë Amerikën. Që nga turneu i Foltores gjatë vitit të shkuar, demokratët pyesin veten nëse Berisha është një avantazh apo një barrë e lagur mbi shpinë, një faktor që do t’i japë atë grusht votash që e mbajtën Bashën larg pushtetit, apo një kosto e tejzgjatur në kohë, që shtyn edhe me disa vite përballjen e partisë me nevojën për një fytyrë të re në krye.

Tundimi për të zgjedhur Berishën e ka çuar PD e sotme në një situatë ku hapi i hedhur ka prodhuar një situatë tërësisht kaotike brenda mureve të partisë, si dhe një aleancë “pa dashuri” me Ilir Metën, për të cilin një pjesë e majme e elektoratit blu mendon po aq keq sa për Edi Ramën.

Ka qenë e qartë qysh në krye të herës (domethënë që në 24 korrik kur Meta doli nga Presidenca), që PD do të vendosej para dilemës hamletiane të unifikimit dhe pajtimit brenda vetes, apo të një pakti politik me Partinë e Lirisë, që nënkuptonte automatikisht vijimin e klimës së akullt me Alibejan dhe gjithë ata të tjerët që kërkojnë largimin e Doktorit nga koka e partisë.

Gjatë një viti krahu i Berishës dhe në kor me të edhe Ilir Meta e të tjerët në LSI, janë tallur e kanë ironizuar pafund me “karrigethyerit” e grupit parlamentar demokrat. Kanë hedhur ndaj tyre aludime të pista homofobike, i kanë quajtur deputetë pa elektorat, pasues të Bashës që marrin rrogë nga Edi Rama, i akuzuar si kolonë e pestë brenda opozitës dhe si vijues të trashëgimisë qesharake të “deputetëve rezervë” të legjislaturës së shkuar, ku bie në sy termi “kërpërata”!

Me agresivitet dhe vetësiguri Berisha dhe ata që i rrinë rrotull kanë ushqyer fabulën se mbi 25 deputetë me mandat në xhep dhe nerva të forta, që guxojnë të refuzojnë të kryetarin historik, përfaqësojnë diçka më shumë se një “furgon zgjedhësish” në rradhët e opozitës së sotme.

Ky interpretim naiv dhe sipërfaqësor i një krize dukshëm më të thellë e komplekse, nuk merr parasysh realitetin më të thjeshtë dhe cinik që kalon PD-ja e sotme e që përmblidhet në konstatimin se kjo forcë politike nuk e ka sot luksin minimal që të hedhë në kosh furgonin e zgjedhësve të Alibeajt e Bardhit. Përkundrazi, i duhet çdo votë, çdo zë pro, çdo njeri që del nga shtëpia për të shkuar në një protestë, çdo i pakënaqur që tundohet të dalë nga elektorati për të votuar opozitën ditën e zgjedhjeve, çdo prurje politike, intelektuale dhe çdo zë i kualifikuar në tregun e politikës e mediave, që të mbrojë kauzën e opozitës së sotme.

Sali Berisha nuk e sheh dhe dëshëron ta kuptojë këtë tokë të minuar mbi të cilën po shkel. Ata 25 e kusur deputetë që i tall e kërcënon nga mëngjesi në mbrëmje, kanë në xhep sot një copë letër që ju jep një pushtet aspak të neglizhueshëm për opozitën e sotme. Kanë mandatin e përfaqësimit të cilin e ushtrojnë sipas bindjeve të tyre, u pa qartë kjo edhe në ligjin e fundit për spiunët. Mospajtimi dhe çarja me këtë grup përfaqësuesish, e bën opozitën e sotme, që nuk ka as pushtetin vendor, tejet të brishtë e të rrezikuar.

Kriza në PD e ka pasur dhe e ka pikën e saj të gravitacionit në grupin parlamentar. Duke injoruar qëllimisht këtë rrethanë, nëse i shtojmë edhe vakumin e qeverisjes lokale, Berisha e ka lënë të zhveshur opozitën nga çdo mjet presioni mbi maxhorancën, njëlloj si Lulzim Basha para tij. Opozita nuk ka pushtet tjetër, veç atij që i jep vota në legjislativ dhe pushtetin vendor. Berisha po hyn në fushatë duke refuzuar të ketë të paktën peshë numerike në parlament, një gabim që opozita do ta vuajë edhe për disa vite nëse s’ka zgjedhje të parakohshme.

Afrimi i zgjedhjeve po dëshmon se Sali Berisha ka dështuar në bashkimin e të djathtës. Ai ka gjetur rrugës PL, partinë e zakonshme që kalon sa këtej-andej sa herë ka zgjedhje, e kujton se ky produkt final mund të konsiderohet si një paketë fitimtare në zgjedhje. Gabon rëndë dhe fatalisht që le rrugës copa e fraksione, të cilat nesër do t’i qajë kur të humbasë për një grusht votash bashkitë nëpër Shqipëri. Një vit pas ikjes së Bashës, opozita nuk është më e bashkuar, por më e ndarë. Jo më me duart e Lulit, por me duart e Doktorit, i cili la rehatinë e pensionit politik, me premtimin e një ribashkimi të madh në gojë. Kush e ka dëgjuar para një viti, sot ka rastin të konstatojë se premtimi u hodh në Lanë.

12 Komente

  1. S
    Syrja Gradeci

    Në labëri, kanë një shprehje….”Tërli, vërli, e vërli e tërli, Ku jeshe ? - Hiç gjëkundi. E ç’bëre ? - Asgjë”. Kështu edhe kjo historia e PD, folën e stërfolën, u shanë e kacafytën, u rrahën e u përgjakën, pordhën e dhjenë njëri tjetrin, u sulmua “Bastija” me koka Dashi, shkallë, hekura, varre e qysqi, bomba tymuese e fikse zjarri e kusur nuk lanë me njëri tjetrin, për të vënë në vënd “nderin” e kriminelit, Sali Ramë Shiqere Berisha dhe eminencës gri…..spiunit “I.M”…..

    1. x
      xhemal

      O skender..po' cthua o derezi ..mundohesh ti vesh nje furk Sali germadhes..si skeni turp qe akoma shkruani per antinjeriun,perfaqesuesin e veseve me te poshtra ,nje moster qe mbjell urrejtje,percarje,frike,mosbesim ,i harruat tragjedite kombetare 94,96,97,98,2008,2011,2019 e mijera te vrare,te mbytur,te humbur e plote te tjera qe nuk mund te numerohen lehte..ju jeni oportuniste ndoshta frikacak per gjuhen qe perdorni si intelektual qe tek njerezit te percillni te verteten

      1. D
        Dakord

        Pershendetje Xhemal. Kam lexuar e degjuar lloj lloj sharjesh ne adrese te kryekriminelit Sali, por ti ke gjetur fjalen e duhur per te. ANTINJERI. Nuk kam fjale. Me ne fund fale teje doli epiteti i vetem per ta pershkruar ate perbindesh. Flm dhe respekte zoti Xhemal.

      2. M
        MIKU

        O nero,je shok i mire,po sikur ti biesh me shkurt,do ishte me mire.Lenini thoshte:Po te shkruaj shkurt,se nuk kam kohe te shkruaj gjate.

        1. J
          Jugu

          "Miku"! Epo Lenini frymezon gjakatarin Sali, (sill ndermend fjalet: revolucion, gjak, cunami, uragan, do derdhen kafshet ne sheshe per te zhdukur Ramen, etj, ndersa per ndonje mundesi dhe politike ndryshe nga Rama per te permiresuar jetesen e popullates as qe behet fjale) jo gazetarin Minxhozi.

        2. S
          Sokrati

          Sali berisha, një qenie e svetënuar. Për bythën e tij është gati të djegë Shqipërinë. Periudha e trazirave, që vjen, duket e orkestruar nga banditët profesionistë të pd dhe do të shoqërohet me viktima të pafajshme, me destabilizim të vendit, shkatërrime dhe bllokim të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në të gjithë drejtimet. Autoritetet shtetërore duhet ta vlerësojnë situatën seriozisht, duke u treguar banditëve se deri ku e kanë kufirin. Në këtë destabilizim të radhës banda ka mbështetjen e rusëve dhe fisit të tyre të Beogradit...

          1. S
            Sali Gerdeci

            O Skender une per vete kurre nuk kam besuar , po besoj edhe ti qe Saliu do te arrije ta bashkoje pd , sepse ai kurre nuk ka menduar per te miren e vendit por vetem per interesat e tij peronale . po te kishte menduar per pd ai nuk do te mblidhte nje pjese te antarve me ne krye Flamur Noken te sulmonte godinen shtepine e tij . Nje gje nuk e kuptoj qe keta grupi Alibeaj- Bardhi c'u duheshin keto negociata me Saliun dhe Liken , kaq shpejt i harruan te sharat e tyre c'do dite neper konferenca shtypi jo vetem nga Sala po edhe nga spiuni hajdut Likja i L S I se

            1. V
              Virusi GRI

              Pa ikur Sali Ram Berisha nuk fiton PD prandaj ai duhet të shporret

              1. D
                Dakord

                Ky eshte nje artikull antishqiptar dhe nuk arrij te kuptoj nese autori eshte i trashe apo i perket arkives se dosjeve te mikrofilmuara. E trajton saliun si lojtar te barabarte ne lojen politike te atdheut, madje i ve ne dukje edhe se ku "ka gabuar" ne betejen e tij kunder progresisteve. E di autori valle qe USA e ka deklaruar qe jo vetem krrimineli por e gjithe partia do shpallet non grata?? E di autori se demtohet e gjithe shqiperia nese perbindeshi vjen ne pushtet??? E di autori se plepistet e drejtesise kthehen ne pune?? E di por nuk i plas. Je nje antishqiptar i ndyre zoti autor. Ti dhe pseudo analistet e tjere si ty do digjeni ne ferr.

                1. g
                  greg

                  po foli ky esht mese e vertet, o zot o zot, o skender ike puno ndonje dite se ke tere jeten ske pare pune me sy, lali nga surreli paguasn dembelin tjeter qe esht mero baze, edhe mero baze paguan dembelin shekullor seknder minxhozi qe te na tregoje ndonje perrall

                  1. Z
                    Zeni i Sali Ram Berishes.

                    "greg"! Sa koment i "bukur", aferim!

                    1. D
                      DinPak

                      Po ç'shkruan keshtu, o Skender! I drejtohesh Saliut te kuptoje se si duhet te veproje per te shpetuar PD. Po pse aty i rreh Saliut? Pa mendoje nje here sikur te ishe ne vend te tij, te kesh punuar dhe siguruar femijet dhe brezat e ardhshem te familjes tende, dhe papritur te te rrezikohen te gjitha, çfare do beje ti? Nqs nuk ve duart ne koke dhe te mendosh vetem per veten tende si te shpetosh nga kjo situate, je koqe kandari. Kete po ben edhe Saliu dhe po ben gjene e duhur, duke mbajtur pas vehtes ate pjese te PD qe i vete pas, s'ka rendesi, eshte pjese e vogel apo e madhe. PD-ja eshte parti e mbaruar dhe nuk ka shpetim, jo te iki Saliu, por te ikin edhe Luli me gjithe lamashet e tjere nga te dy krahet e saj. Nje parti qe ka nje çerek shekulli qe i ka mbaruar funksioni mund te zvarritet dhe ta shtyje, siç e ka shtyre keto vite, por nuk ka mundesi te shpetoje, pale te inspiroje per te ardhur ne pushtet.

                      Lini një Përgjigje