Nga Etleva Kondakçiu
Kur gjykohet dikush për një krim që ka kryer, gjykatësit mundohen të kuptojnë nëse autori ndjen ndonjë farë keqardhjeje apo pendimi për personin e lënduar.
Përkthyer në kontekstin e fëmijëve, për mua është shumë e rëndësishme të kuptoj si ndihet fëmija im pasi e ka bërë një fëmijë tjetër të ndihet keq.
E më shumë sesa leksionet, mund të ndihmojë pyetja “Po si u ndjeve që e bërë të qajë?”
Me ç’kam parë në punën time si e rritur, kam përshtypjen se njerëz që më kanë bërë të qaj me pisllëqet dhe skuthllëqet e tyre duhet të jenë rritur pa iu bërë kurrë pyetja "Po si ndihesh që e bëre të ndihet keq?".
Këta janë ata tipat që në videon e infermieres që rreh të moshuarën bëjnë sehir dhe qeshin me gjithë qenien e tyre.
Janë këta njerëz ata që vrasin më shumë me ngërdheshjen e tyre!
Sa njerëz të tillë njeh ti? Njerëz me të cilët nuk ndihesh kurrë i/e lehtësuar se ndaj një hall apo gëzim?
Një skuth nuk do askënd! Jo se nuk do! Nuk mundet!
Rrahje dhe buzeqeshje në të njëjten kohe e kemi pare tek Komunista dhe islamiket. Gjelatet e Enver Hoxhes, kure turturoni dhe vrisni njerzit në të njëjten kohe qeshin dhe dhunoni. Po gjith ashtue tek islimiket kure vrasin kundershtaret, dhe të pa (fet) shohim të njëjten sjedhje.
Ore nji pyetje kamë çbëhet me ju që çdo problem e lidhni me islam dhe me krishterë ajo që e dhunoi mundë të ishte edhe myslimanë edhe krishterë ashtu si komunistet që thua zotrote edhe atëherë kishte nga të dyja krahët ne duhet të gjykojmë veprimin e asajë infermieret dhe shkrimin e gazetares që për mua është shumë I goditur
Pyete atë më sipër, çfarë janë GJELAT e Enver Hoxhës ...?
Ne njeri i mbushur me kaq urrejtje per njerez te tjere , qofshin keta dhe islamike nuk mund te bej kurre moral per te tjeret . Ty urrejtja te ka pushtuar shpirtin. Vetem zoti te ben derman.
Kur njeriu nuk ka ndjenja quhet psikopat, jo skuth.