Vajza eskorta që dënojnë dhunën, por dhuna është “vlerë” tek shqiptarët

3 Nëntor 2022, 12:24Blog TEMA

Vajza eskorta që dënojnë dhunën, por dhuna është

Nga Enkel Demi

“Këngëtarë” të dhunshëm me videoklipe me armë që dënojnë dhunën.

“Vajza” që jetojnë si eskorta dhe e shesin dhunshëm modelin e tyre që dënojnë dhunën.

“Televizivë” që promovojnë dhunën në televizion që dënojnë dhunën.

Politikanë që kërcënojnë çdo ditë të lume me vrasje, djegie, eleminime që dhunojnë skamnorin, i prishin shtëpinë, e rrasin brenda në burg për fatura energjie, e vrasin dhe bëjnë me faj të vdekurin që dënojnë dhunën.

Njerëz që mendojnë se druri ka dalë nga xheneti që dënojnë dhunën.

Burra që rrahin gratë e fëmijët në shtëpi që dënojnë dhunën.

Prokurorë që akuzojnë viktimën, jo kriminelin që dënojnë dhunën.

Policë që dhunojnë qyqarin, por i rrinë lepe-peqe të fortit që dënojnë dhunën.

Gjykatës që dhunojnë drejtësinë duke mos dhënë drejtësi që dënojnë dhunën.

…dhe në fund çuditemi pse ka dhunë në Pejë…

Dhuna është sistemi moral i shoqërisë shqiptare, ku të dobëtit duhet me ia shtypë kokën, ndaj dhunuesit janë prodhimi më besnik, më i lartë dhe më i vyer i këtij sistemi moral.

5 Komente

  1. L
    Loku

    Gra politikane qe varin njerzit neper palma.

    1. E
      Endri Xhafo

      O Keli o çan muti, ti je nje plehurine, po aq edhe sa Mesila e jep moral per bythen.

    2. L
      Loku

      Ah se harova edhe gazetar qe dhunojn koleget(ti qe e godite Meron).A e shihni kush ben moral ne Albanistan

      1. E
        Era

        Enkel Demi,dhunuse ështē gruaja juaj, ligjvënëse,që nuk u mjaftua me katēr të pafajshëm vrar nga partia e saj,po do varte të tjer te palmat e kryeministris. Rrac e ndyr.Tani me çamtē e tu është mē deputete?

        1. G
          Gopi zeqine sallakses

          Po thoshte nje komshi i ketije çami mutit— vetem nje nder i beri Mesila (gruaja Enkelit) lagje sone, qe iku nga kjo lagje??? Ku vajten i thashe une? Ne gop te nenes, me tha! Hahaa

          Lini një Përgjigje