“Druri ka dalë nga xheneti. Të rreh ai që të do”

4 Nëntor 2022, 09:53Blog TEMA

“Druri ka dalë nga xheneti. Të rreh ai që të do”

Nga Çapajev Gjokutaj

Agresiviteti rrënqethës kundër një të moshuare në  azilin e Pejës ka nxjerrë si temë të ditës edhe raportet e shoqërisë tonë me dhunën.

Druri ka dalë nga xheneti. Të rreh ai që të do. Këto i dëgjonim rëndom në fëmijëri, kur hanim ndonjë dackë.

Sot e kësaj dite nuk di ta shpjegoj: pse të rriturit e ndjenin të nevojshme të përligjnin dhunën?

Mbase për të zbutur ndjenjën e fajit. Ngrinin dorë mbi ne, fëmijët, qënie të dashura e të dobëta, aq të etura për dhembshuri e pekule.

Mbase se shtrëngimi dhe dhuna janë pjesë legjitime e moralit patriarkal. Burojnë nga bindja se ata që janë poshtë, fëmijë, gra, të skamur etj. mund të bëhen zap vetëm me detyrim e forcë. Kjo trashëgimi e lashtë u harlis dukshëm kur ra në truallin e ideologjisë totalitare që, përmes konceptesh të çuara në ekstrem si lufta e klasave etj., legjitimoi dhunën dhe represionin.

Mbase se hallet dhe varfëria i bënin njerëzit më të ashpër, marrdhëniet më të vështira dhe jetën më të zymtë.

Mbase se gjërat ndryshonin ngadalë, ndaj jeta e familjes, fisit apo bashkësisë idealizonin ruajtjen e traditës, autoritetin, status quo-në.

Ndryshe nga sot, kur gjërat ndryshojnë tak-fak dhe kur bën hajër njeriu i rritur me ndjenjën e guximit, me shpirtin e sipërmarrjes, me besim në vete e shpërfillje për autokratët.

S'ka gjëra të përjetshme. Madje edhe vetë koha është e përkohëshme.

Gjithsesi filozofime të kësaj natyre mund të na ndihmojnë ta kuptojmë dhunën si dukuri socialhistorike, por për ta shmangur atë duhet të bëjmë më pak bla bla bla e të kujdesemi më shumë për ca ‘vogëlima’ si zbatim normash e ligjesh, standarte shërbimi, trainim punonjësish, kontroll, transparencë  e vetrregullim strukturash dhe të tjera detaje të këtij lloji.

Po qe se do mbetemi vetëm në sferën e filozofimeve do ngrihet ai i lashti e do na përqeshë: Unë zot, ti zot, gomarin kush e kullot?

4 Komente

  1. P
    POSEIDON

    SHPREHJA NE FUND ESHTE E VERTETE. VERTETE QE KA RASTE KUR DHUNA ESHTE E DOMOSDOSHME SA VETE JETA. HYJNE FEMIJTE HYJNE TE SEMURET MENDORE E ALZHEIMER HYJNE TE PA DITURIT PO I LE KETA KETA VDESIN OSE TE VDESIN KRIMINELET PSE FUTEN NE BURG KUR MUND TI LINIM TE LIRE ? KY QENDRIM KUPTOHET QE NUK ESHTE 100 PERQIND I VLEFSHEM SEPSE KA DHUNE THJESJTE PER QEJF SIC KA EDHE PER MASE PARANDALUESE. KETU NJE TIP BARCALETE: NASTRADI I I RRIBTE FEMIJTE KUR I CONTE PER TE MBUSHUR UJE. KUR E PYRTEN SE PSE I RREH KOT PA ARESYE? AI I THA _PO CVLERE DO KISHTE TI RRIHJA PASI TE THYENIN ENET(SHTAMEN).

    1. K
      Ky ështe proplem

      Po ky ështe problem se pse keshtu thone për her, Muslimanet dhe vendet e prapambetura. Mentaliteti barbara dhe një ideologji barbara. Dhune dhe pedofile që martohen me femi.

      1. P
        POLI FOLI POR S' E KUPTUAN

        NUK DI NJERIU KE TE BESOJE ME PARE KURANIN APO BIBEL . SIPAS KURANIT DRURI KA DALE NGA XHENETI QENKA KJO SHPREHJE E GABUAR SHKAKU I GJITHE TE KEQIJAVE ? PO MIRE JA PO I REFEROHEMI BIBLES "KUR TE GODASIN NE NJE FAQE KTHEJE FAQEN TJETER .PSE ME MORALIN FETAR KERKONI TE ZBUTNI ACARIMET E MARDHDHENJEVE FAMILJARE SHOQERORE EKONMIKE DHE SOCIALE QE KANE EKZIZTUAR POR QE TANI JANE BERE ME TE VERTETE SHQETESUESE SEPSE TANI KEMI DISA SHTRESIME TE SHOQERISE .NUK MUNDET TE EDUKOHET SHOQERIA ME SLLOGANE FETARE KU SEJCILI SIPAS QEJFIT TE TIJ TE MUND INTERPRETOJE SIPAS DESHIRES .ARGUMENTIMIN FETAR LERJANI HOXHALLARVE DHE PRIFTERIJVE .SHKAKU ESHTE SHOQEROR DHE NUK ESHTE FETAR. EC EC EC BRETKOCA EC .

        1. J
          Jevi

          Dhuna eshte fundi i llogjikes.Ne cdo moment qe shfaqet dhuna do te thote se puna per ta bindur me llogjike nuk ka dhene frute.Ne kete moment shprehet forca dhe diktati.Dhuna e ushtruar mbi nje tjeter tregon "forcen" dhe "mungesen e arsyes".Kjo ndodh edhe me luftrat ndershteterore. Dhuna ska te beje me Kuranin apo Biblen.Feja e ndalon dhunen duke shprehur se denimi vjen nga Zoti e jo nga robi.

          Lini një Përgjigje