Nga Andi Bushati
Ashtu si gjatë verës, kur kryeministri u përfshi në një përplasje me News 24 dhe mediat e grupit mediatik të Irfan Hysenbelliut, këtë radhë, episodi i ndryshëm i së njëjtës seri po luhet me Top Channel. Televizioni më i madh në vend po transmeton prej ditësh kronika tejet kritike ndaj qeverisë, ndërsa Edi Rama po përsërit të njëjtin refren, atë të atyre që kanë privilegjin të dëgjohen në publik dhe e përdorin këtë fuqi për “shantazh” dhe “përfitime të paligjshme”.
Gazetarët e Lapsi.al ndoqën me lupë një emision të plotë lajmesh të TCH, me synimin për të kuptuar se ç’po ndodh realisht (shiko ketu).
Nuk qe e vështirë të arrije në përfundimin se doza e denoncimit ishte rritur dhe se në renditjen e kronikave kishte një tendencë fshikulluese. Binte në sy se titujt për takimet e kryeministrit, nga dikur kryesorë, ishin zhvendosur në fund të edicionit. Vërehej gjithashtu që silleshin në vëmendje edhe tema jo të ditës për të përforcuar dozën e goditjes.
Por vetëm kaq. Përveç kësaj, të gjitha qenë të vërteta. Edhe fakti se me borde etatiste mbajmë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon edhe se jemi vendi me eksodin më të madh të popullsisë në Ballkan edhe ai se gjenden ende njerëz që kanë mbetur mes katër rrugëve, pasi iu shembën shtëpitë nga tërmeti, ishin të mbështetura nga dëshmi autentike dhe raporte ndërkombëtare.
Pra, të vetmit që mund të ankoheshin për këto lajme mund të qenë shikuesit e Top Channel, që pasi e kanë dëgjuar këtë televizion të bëjë për një kohë të gjatë “borinë e partisë”, mund të ngrejnë pyetjen se pse po shikojnë me kaq vonesë një realitet që ua kanë maskuar prej vitesh. Përveç tyre askush nuk ka të drejtë, as të ndihet i zhgënjyer e aq më pak i shantazhuar.
Po atëhere pse u shqetësua Edi Rama? Pse foli për përfitime të paligjshme? Pse, të thuash të vërtetën, përbëka krim dhe presion?
Këto pikëpyetje e duan një shpjegim. Dhe ai gjendet në paktin e heshtur që Edi Rama ka bërë me të gjitha mediat e mëdha të këtij vendi, për të pasqyruar një realitet alternativ nga ai që ndodh përditë në Shqipëri. Kjo marrveshje e pashkruar ka si qëllim, që kur vidhet me inceneratorët, qytetarët duhet të shohin në ekrane se sa të pastra janë qytetet, që kur ngrihen në manifestime studentët, në emisionet e mbrëmjes të inskenohen debate me freshistë të maskuar si protestues, që kur pushteti ndryshon kushtetutën, për të hartuar, si i do qefi, ligjin elektoral në favor të tij, në TV të qajnë hallin e një opozite të dobët dhe të përçarë.
Gjatë gjithë kohës televizionet e mëdha, e mbi të gjitha Top Channel, e kanë respektuar këtë pakt. Kjo ka bërë që Shqipëria të humbasë këtë vit mbi 20 vende në klasifikimin e lirisë së medias të “Reporterëve pa kufij”, me motivacionin se ”politikat editoriale ndikohen nga ata që japin punë publike dhe leje ndërtimi”. Kjo e ka detyruar BE-në, që në disa progres raporte, madje dhe tek ky i fundit që e lavdëroi vetë kryeministri, të ngrejë shqetësimin për mënyrën okulte se si financohen mediat nga qeveria.
Pothuajse të tërë e kanë pranuar dhe zbatuar këtë pazar të fëlliqur për ti rënë në qafë realitetit në këmbim të “favoreve të paligjshme”. Ndaj kur dikush e prish paktin që ka me të, si News 24 para disa kohësh, apo Topi tani së fundi, Edi Rama fillon e çirret se po i bëjnë shantazh. Me kod mafioz ai ka të drejtë, pasi mendon se ka paguar për ta blerë heshtjen e tyre. Por as ligjërisht, as moralisht pretendimi i tij nuk qëndron në këmbë, pasi rrëfimi i së vërtetës, qoftë edhe nga burime apo gojë të gabuara, nuk mund të konsiderohet kurrësesi, as presion dhe as kërcënim. Absurdi i Edi Ramës është se qëndrimin publik ai e mban duke u baziuar në marrëveshjen okulte.
Ekzistencën e kësaj marrëveshjeje e vërteton edhe një aspekt tjetër. Duke parë përplasjen e fortë të këtyre ditëve mes Top Channel dhe kryeministrit, i kam pyetur disa nga kolegët e mi se si është e mundur që nuk e raportojnë në televizionet ku punojnë një ndodhi të tillë, që do ishte ngjareje kryesore në çdo mjedis demokratik, kudo në botë. Përgjigjja e tyre është standarte: “porosi e shefit, nuk merremi me pronarët e TV të tjera”.
Pra, po të vërehet me kujdes, kjo përplasje e kreut të ekzekutivit me televizionin më të madh në vend, nuk pasqyrohet fare. Kur sulmohet Irfan Hysenbelliu mediat e Frangajt apo Vjollca Hoxhës bëjnë sikur s’ka ngjarë asgjë. Po ashtu kur radha i vjen kësaj të fundit, të tjerët përsëri heshtin. Sepse të gjithë e dinë se e kanë të pamundur të hapin kutinë e Pandorës nga e cila do të dilnin sëbashku të humbur. Ata janë të gatshëm të bëjnë dhe sakrificën më sublime, të censurojnë edhe vetë Edi Ramën, në mënyrë që teshat e palara të “familjes” të mos dalin në pazar.
Por Edi Rama nuk mund të ankohet, as për censurë as për shantazh. Me përjashtimin e ndonjë gërvishtjeje të vogël, ai kontrollon me dorë të hekurt dhe portofol të çpuar mbi 90% të audiencës televizive në vend. Ai është vite dritë larg nga paraardhësit. Fatos Nano e la pushtetin në 2005 me TV Klan kundër, i cili e dërrmoi duke i transmetuar atë videon e famshme të harbimit në buzuk në ditën e një zie kombëtare.
Sali Berisha, ndonëse nuk shquhej për tolerancë me mediat, e mbylli qeverisjen e tij, me Top Channel dhe Vizion Plus kundër, që nuk përtonin të tregonin bëmat e të birit në Gërdec, apo biznesmenin pakistanez që falej tek zyra e së bijës. Nën regjimin e Ramës këto “scoope” janë harruar, aq sa dhe kur arriti të sigurojë një skandal të madh si përgjimet për vjedhjen e votës, opozita u detyrua të organizojë një lobim të kushtueshëm tek Bildi gjerman, në mënyrë që ti’a impononte ato peisazhit mediatik shqiptar.
Në një dekadë pushtet Edi Rama ia ka dalë të imponojë ligjin e omertas. Prandaj kur dikush që s’ ka arritur të ketë “kullën e tij” si të tjerët, guxon ti thotë një copëz nga realiteti, ai fillon të ulërasë duke pretenduar se po shantazhohet. Kaq e thjeshtë është historia e përplasjes së tij me Top Channel. Ajo është historia e një njeriu që do të aplikojë sot metodat e ministrisë të së vërtetës së 1984-ës.
).(= Oooo Oooo
Andi , i biri xhelatit Mehdi Bushati, me kete shkrim po i tregon Medias cfare duhet te beje, si ta sulmoje Edi Ramen. Harron ky mi se sulmet ndaj Edi Rames ky i ben nga televizionet qe pretendon se jane te Edi Rames. Po te ishin te Edi Rames, nuk do te lejonte njeri ty te flisje. Te gjitha emisionet sot ne TV jane Ylli Rakipi, Eni Vasili, Arjan Cani, Fevziu, Cim Peka, te gjithe ftojne maskarenj e shpifes si Shkullagu, Arjan Greku, Andi Bushati, te flasin gjithe kohen kunder qeverise, personalisht kunder Edi Rames.
Mosë ki merak Pilo Lala se më shumë forcohet ai nga budallallëqet e këtyre analistëve që më shumë po e marin më qafë opozitën po si nukë e kuptojnë xhanëm ?
televizioni eshte biznes
O Andi ! Edi Rama nuk duhet te rrije asnje dite me ne qeverisje, por ti dhe disa te tjere si ti jeni pjese e ushtrise se maskarenjve me te medhenj qe ka Shqiperia. Hiqeni dhe flisni gjoja per drejtesi e demokraci por halli juaj eshte tjeter kund. Per inat te Rames, ju jeni te gatshem te sillni ne pushtet jovetm nje kriminel e bandit, hajdut e non grata si Sali berisha, apo nje horr e ish -spiun si Ilir Meta, por edhe djallin me te birin. Po te kishit sadopak nder e dinjitet, do iu benit thirrje shqiptareve te bejne cmos te gjejne e votojne dike tjeter prevec ketyre te treve, por jo te na dilni cdo nate neper ekrane me fytyrat tuaja te shemtuara, te na hiqeni sikur ju digjet xhani per popullin shqiptar dhe pastaj, direkt apo indirekt, t'i jepni popullit te kuptoje se nuk ka ndonje gje te keqe edhe po te rikthehet ne pushtet banditi me i madh politik i ketyre 32 vitev, nje hajdut, vrases dhe gojebirebythe si Sali berisha. Jeni super te neveritshem. Qenie pa nder e moral.
Bushati nuk spjegon se përse tani Top Chanel është kundër Ramës?! Dhe dje jo! Kjo është me rëndêsi.
Une mendoj se me me rendesi eshte nese Topi thote te verteten apo jo.
nese e vertete jepet sipas interesit te castit,kur duhet ta besojme?
Mos besoni asnje, besoni veten; Edi Rama s'ka nevoje per televizionet paçavure dhe me kurva si topet e çanit, sepse çdo mengjez i jep vete lajmet mbi zhvillimet e vendit ne video ne rrjete sociale. Une s'ndjek asnje kanal shqiptar.
Bushati kerkon te na tregoj per Ramen dhe jo per gjishin qze genjeu nje popull te tere e ku familja e tij kishte zene postet me kriesore te vendit!Ngado qe shkoje e perplaseshe ishte familja Kapo,ku edhe sot ne "PORTOKALLI" permendet klani "Kapo Kapllan"!Pra e thene shkurt vetem ti or kopili i bllokut nuk ke te drejte te flasesh e ironia eshte se ishkomunbisteve te thjeshte u permendet kudo nga vene e flasin e ty "ati shpirteror"qe te rriti me mundime jo vetem qe te ka hapur krahun si njeri te familjes se tij por se zotrote merr edhe guximin e na çane menderen me broçkullat e idiotesite e tua a thua se i ve njeri veshin .Pytja e thjeshte eshte :Si ka mundesi qe familja "Kapo" nuk u çunserua apo denigrua asnje here por vazhdone e bene perseri rolin qe i ka caktuar "partia",ndonese tyi or Bushat ngajn me teper nga gjishja si doç doçi qe je , se sa nga Gjishi.
Top Channel eshte i shitur te Sali Berisha ashtu siç eshte i shitur ky i shituri Andi Bushati. Mire e thot nje komentues, "televizioni eshte biznes". Televizioni i top channel,deri dje jepte programe normale aq sa te gjithe kishin besim dhe shikonin te gjithe,kurse sot ka ndruar padronin e tij,ka shkuar te Sali Berisha. Pse? Sepse Berisha ka parane e madhe dhe mund te blej kedo ai.Kjo nuk eshte aspak e drejte dhe aspak e pranueshme. Sot top channel jep lajme vetem negative per Edi Ramen,ne nje kohe qe ai po bene perpjekjet me te medha per te perballuar sfidat e medha qe po dikton koha sot. Flisni dhe hidni balte sa te doni,populli po e shikon me syt e tij dhe me respekt punen dhe perkushtimin e Edi Rames si kryeminister ne drejtimin e vendit. Ai do votohet dhe do fitoi.
Ka nderruar padron... Pra po thua qe ka pasur ramen padron?
Mbase Vrana e sheh ose sheh te , atë diçkanë që e rehaton , por edhe turën e druve stivë e kush 'shtrigë' e ka radhën . Jeanne D'arc u shënjtërua pasi u sakrifikua ( ka dyshime që ajo nuk u dogj , që e tradhëtuan , po .) Spektakël tinxzar .
Emisioni qe dha Top Chanel per bujqesine me shokoi ,gjithe ato leke gjoja ne ndihme te bujqesise ,perfunduan ne duart e deputeteve krimineleve apo femijeve te tyre dhe, fshatarit nje korre .Si per cudi ministrja fle gjume dhe as doli ta pergenjeshtroje me fakte .Deshe tepsine ,ta dhame o z.kryeminister ,por me gjithe keto skandale ,krim ,inceneratore ,c popullim te shqiperise ,vjedhje hakime te te dhenave te shqiptareve sulme mbi shtypin,keto tregojne qe te ka ardhe fundi ,me e pakta nje doreheqje dinjitoze ,,,,po sic duket ti do hurin si saliu
Vv e si mund ta pyesësh ti ...si gazetar bë kë të Co2 Ujë gline safi..deri ku limiti ~ në ultësirën perëndimore derdhet Nili apo Auxblona në Jon ..i.. X
Vlora ti me siguri qe do jesh nga fshati i gjishit Hisni e te ka ndezur nipi i gjishit!
Bushat, eshte e rende, e pafalshme, qe permes Gazetes TEMA, te genjesh opinionin publik, kur i shet urrejtjet personale si deklarata institucionale. Ti "citon" nga reporteret pa kufij: "Shqipëria të humbasë këtë vit mbi 20 vende në klasifikimin e lirisë së medias të “Reporterëve pa kufij”, me motivacionin se ”politikat editoriale ndikohen nga ata që japin punë publike dhe leje ndërtimi”. E verteta cfare eshte thene nga Reporteret pa kufi 2022 eshte: "While editorial independence is threatened by partisan media regulation, the physical integrity of journalists is undermined by organized crime, the state’s failure to protect them and even by police violence....The political class threatens the independence of editorial offices through very politicized media regulation institutions and public media management", e cila, pa urrejtjen tende, perkthehet keshtu: "Ndërsa pavarësia editoriale kërcënohet nga rregullimi partiak i njeanshem i medias, integriteti fizik i gazetarëve cenohet nga krimi i organizuar, dështimi i shtetit për t'i mbrojtur ata dhe madje edhe nga dhuna policore....Klasa politike kërcënon pavarësinë e redaksive përmes rregullimit shumë të politizuar të institucioneve rregullatore te medias dhe menaxhimit te medias publike." Pra urrejtjen personale, pathologjike e ke perkkthyer si konsiderate te RSF. Kjo eshte edhe ligjerisht e denueshme.
Doli miushi i Bllokut. As qe e lexova,(as e kam lexuar ndonjehere),dihet cfare llomotit ,kujton se po infĺuencon ne publik,ķulishi i Bushatit.
Vertet mendon njeri se Nipi i Hysni Vrasesit e Dobici I Bushatllinjve eshte me Demokrat e me i vyer per Kombin se Rama.Fisi Kapo jane UdB ne Shqiperi e bejne vite kete pune e benin gjysherit,tani e bejne Nipat.Ky Andi dikur hante Akullore me xhaxhi Saliun ne Paris se vizitonte Hysni vrasesin me parate e shqiptareve,Kur Shqiptaret ishin brenda klonit.ky Dobic qenka dhe ekspert i nivelit te Demokracise dhe Shtypit te Lire.Po Gjyshi yt varte njerezit dhe i pushkatonte Pa Gjyq o Mortje e Kuqe Sllave.
Ok, zoti Bushat, por nuk na dhe pergjigjen cfare ndodhi qe ndryshoi qasja e TCH ndaj qeverise pas gati 10 vitesh ne pushtet. Sikur nuk shkon e duke patur parasysh natyren shantazhuese te medias ne Shqiperi, kjo te ben te dyshosh se ka vertet prishje pazaresh ne kete mes. TCH ndihet xheloz se Sandri tek i cili dhe ti ke ngrene buke per vite te tera, e qe ai i bente te fala dikur, eshte bere koke e kembe me qeverine dhe ju ka marre gjithashtu dhe shikueshmerine, pervec reklamave. Qe Rama eshte i ndyre, kete dime se ai vrapoi ti prishte resortin Fanes ne Golem, nderkohe qe mu para syve te tij ngrihej kulla gjigande me kate pa leje.... Pune Interesash gjithandej..
E more idjot i kapajve që mban uturakun SALI karaxhiçit të duket vetja imeçur po je pa nivel intelekti. Nuk i lexoj ato paçavuret e tua se vetem surrati yt me ngjall neveri. Dhe ankoheni se nuk keni liri shprehjeje.Turpi ju mbulofte.
shkrim i sakte nga bushati , shkrim kontribut per demokracine, edi rama duhet te beje ndryshime ne administrate ne disa ministri, si dhe te ndryshoje kryetarin e bashkise tirane dhe cdo gje shkon ne vendin e vet
Ne momentin,qe ti me shoke,komentoni pozitivisht,i bie vlera cdo lloj prononcimi kritik,kunder qeverise,sa per Edi Ramen,ai se rrun fare,po fare per sojin e sorollopin tuaj,ate e mban puna dhe mendja e tij,po normalisht e mbani dhe ju hijenat mediatike,qe jeni ca kurva te virgjera,qe ju kane ra bythet poshte,dhe nuk keni me vlere.Sokol Balla,ka nje oferte per ty
Shkrim perfekt! Kjo eshte e verteta e hidhur. Sado te periqen freshistet dhe ramistet e vjeter ta fshehin realitetin , ky eshte FAKT, as fakt sa edhe Vjollca Hoxha eshte nje hipokrite dhe bixhozxhie e semure.
ke zbuluar nje gje te bukur si mi i xhepave te Berishe dhe Metes qe te njef gjithe bota. Pranon qe opozita paska bere nje lobim te kushtueshem te Bild per ceshtjen e votave. Pranoje qe e ka bere dhe te xhepat e tu, ne mos opozita direkt, Ulaj indirekt, vllai i vogel i Berishes
Asnje presje nuk i hiqet shkrimit! Lepiresit e Meros nuk mund te pranojne te verteten, ata e shohin dhe e kane mbi kurriz ate, por 80lekshi i ben te thone te kunderten e te hidhen gjithe vrer kunder gazetarit. Ju jeni kazani qe si atehere ne kohen e komunizmit edhe tani kerkoni te shisni ‘sapunin per djath’ (po ju pergjigjem me shprehjen e preferuar te komunisteve te asaj kohe)
Ti do te na shesesh Sali Komunistin per Kapitalist ,Do te na Shesesh nje Dobic te Bllokut per Gazetar.Je aq i vogel sa nje Koqe e Rames.
Mos u nxeh xhan! Edhe ti pjese e 80lekshit je
Pd me paçe e pilaf te Fuksave te Zerit te Popullit do dhe Qeveri.me Paloqen i biri i fuksit,saliu me teser partie e Tritan preshi i fotove me xhaxhin.ik ore lamash futja gruas ne Gop 80 leket dhe i ka shume se bythqire qenke
Zot na fal sa zemerzi e bere kete miush.
ja per kete halen e familjes kapo flasin qe ka kap edi rama... ka edhe te tjere te kapur qe nga sonila buze vici,ardi krast pederasti,qimi i shpellave e sa e sa shkullaker qe i shplajne trurin publikut dhe marin miliona.... keta plehra shajne me prag shtepie e kercenojne e shpifin dhe thone se nuk ka liri shtypi dhe ndihen te kercenuar... keta lepirsa edhe sot dridhen nga saliu qe ju ka djegur redaksi dhe shume gazetare i ka lene pa dhembe dhe te paralizuar
Gjithmone nje logjike ka ky mut- ne fillim shtron problemin me te dhena te rreme pastaj jep zgjidhjen "e drejte" Ps per idiotet qe nuk kuptojne- nje e dhene eshte psh ajo plaka qe kish mare 2 milion leke per prishjen e shtepise nga termeti.Quhet e dhene e rreme sepse shtepine e kishte me kallama dhe i kish rene nje pjese suvaje nderkohe qe plaka me 6 femije ku 4 i kishte ne emigrim kerkonte nje shtepi te re fringo. Por edhe nese ishte bere ndonje gabim ne vleresim,nje tv serioz duhet te thosh qe deri tani jane ndertuar nja 5000 apartamente ,jane ne perfundim edhe 2000 te tjera dhe i bejme thirrje institucioneve te strehojne edhe kete familje te varfer.
Gjithmone nje logjike ka ky mut- ne fillim shtron problemin me te dhena te rreme pastaj jep zgjidhjen "e drejte" Ps per idiotet qe nuk kuptojne- nje e dhene eshte psh ajo plaka qe kish mare 2 milion leke per prishjen e shtepise nga termeti.Quhet e dhene e rreme sepse shtepine e kishte me kallama dhe i kish rene nje pjese suvaje nderkohe qe plaka me 6 femije ku 4 i kishte ne emigrim kerkonte nje shtepi te re fringo. Por edhe nese ishte bere ndonje gabim ne vleresim,nje tv serioz duhet te thosh qe deri tani jane ndertuar nja 5000 apartamente ,jane ne perfundim edhe 2000 te tjera dhe i bejme thirrje institucioneve te strehojne edhe kete familje te varfer.
Po vertete, keshtu duhej thene. New york ke te drejte.
BUSHATI gazetar apo opionist ????/ Vrima e fundit e KAVALLIT,pooo.
Ja dhe muti i shokut Hysni besnikut te partise dhe biri i shokut Medi sigurims i Enverit....
Vjollca e Top_ it ka emeruar drejtor informacioni dashnorin e saj qe eshte njeri I afert me Saliun.Kjo eshte aresyeja pse hoqi Sokol Ballen .Jo vetem kaq por ajo vetem te zhvase di. Edhe sulmin ndaj qeverise e ka ndermare pikerisht per te gllaberuar fonde e pangopura.Qelbesire femer.Edhe fix- funksionon permes gjobave.Hajdute femer.
Ky Andi vogel, miu i besnikut te partise eshte sume kapuç! Vetem nje gjë e di mire, te martohet nja 20 here? Pallosh
Kryeredaktori i Gazetes TEMA duhet te mbaje qendrim ndaj Bushatit per deformimin qe i ka bere, per qellime toksike, vleresimit te shprehur nga RSF (Reporteret pa kufij) per lirine e mediave ne Shqiperi. Eshte e rende te dezinformohet opinioni publik. Gazeta TEMA eshte nje media serioze, jo portal rrugesh qe te lejoje te tilla deformime. Kush te doje le te lexoje vleresimin e RSF ne adresen: https://rsf.org/en/country/albania.
PO I BO SHANTAZH TA HEDH NE GJYQ OSE TE GERMOJ NE PISLLIQET E TOP TAN DROGES DHE ZGJIDHET GJOJA. PSE LODHET EDI ME BO PAKTE. KTA JAN TE GJITHE KAZAN ME UJE DROGE E PISLLIQESH QE PASTROJN PARE.
Nuk ka njeri sot të gënjehet nga tv. Jeta eshte reale, jetohet përditë,24 orë, në punë, në shkollë, dyqan apo pushim. Çdo kush i sheh vetë si shkojnë punët. Lajmet tregojnë për gjithë vendin por në një edicion vetëm diçka mund të shihet. Sado të shtrembërohet reality shihet përditë dhe aty janë dhe lajmet dhe punët. Tv eshte vetëm një reklamë, kush të dojë le ta besojë.
Sa dola nga WC..fap doli turi miu Andi nipi H. Kapos që mbante për dore mjeku zëmrës-Gur Salianongrata..! -Dhe turi miu ka fytyrë të shkruai kur dashnorja e tij Av.Populkut ka kën Avokate SaliGërdecit ..! -Ky shpifs b..lëpirës i Sb nuk na gënjen dotë.E.Rama nuk ka asnjë medje që flet për punët e mira të qeverisë në 10 vite. -Topi ka bërë kthes 180 gradë kundër Qeverisë disa ditë më parë.Të gjithë e kan vën re.Unë nuk e shof fare I kam shkruar edhe FIKSIT..! -Të 800 TV dhe pordhëtalet i ka kapur SaliSërbi që në 2005 sikurse drejtësinë që në 1992 me kursin 6 mujor plepist..! -O turi MMII..! Qepe..pasi je bir SPIUNI..!