Dhimbje nga vendi ku të dhunon prindi, edukatori, mësuesi, polici, shefi e doktori

3 Nëntor 2022, 17:52Blog TEMA

Dhimbje nga vendi ku të dhunon prindi, edukatori, mësuesi, polici,

Nga Alma Nikolli

Kam provuar në jetë të vuaj fizikisht. Kam provuar betadinë në plagë të hapur për disa javë rresht. Për disa sekonda kjo dhimbje më erdhi sërish, por si plagë shpirti. Ashtu mu dukën ato shuplaka tallëse në trupin e asaj të moshuare. Më dhembi shumë. Të qenit njeri dhemb në kohë tmerri. E u mata të shkruaj, të them diçka, po prapë hezitova.

Lexova gjithkënd. Të gjithë paqësorët e këtij kombi nuk lanë gjë pa thënë. Dhunuan dhunueset e fëmijët e një të moshuare të mjerë, të dënuar me Alzhaimer. Shkrime, qëndrime, komente, protagonizëm…Dhunë e urrejtje. Moral, gjyqësi, injorancë, antipati…e pak respekt për dhimbje, pak dëshirë për reflektim.

Për KRIMINELET nuk dua të flas. I dënoftë ligji, nëna që i lindi, shpirti dhe Zoti! Nëse do ishte rast i izoluar nuk do të ishte gjithë kjo tmerri. Më flitet për krimimelët potencialë, për mësuesit psikopatë që na kanë “edukuar”. Ata të ligët që shpullën e kishin mjet mësimdhënieje. Për mësuesen që rrihte sërish të rrahurin se gjatë rrahjes iu thye thoi. Për atë monstrën tjetër që ia përplaste kokën në dërrasën jeshile një vajze gjimnaziste. Këto janë skena reale që unë i kam parë vetë. Aty ulur në bankë, me fat që nuk isha fatkeqja dhe pa fat që s’bëja dot asgjë.

Jemi rritur me frikë. E kujt mund t’i flisje për atë dhunë? Kujt? Atij prindi që i thotë vetë mësuesit:” ma rrih fëmijën po s’u soll mirë”? Kujt? Atij prindi që të rrit me frikën nga polici?! “Fli se të rreh polici!” Të rreh prindi, mësuesi dhe shteti. Të zhdëp! E ti rritesh, po sa janë gjasat që të mund të jesh njeri, të mos gjesh zgjidhje në dhunë? Si duhet të jesh rritur kur arrin në psikopatërinë e zgërdheshjes nga dhuna që ushtron dhe ajo që sheh? Cilat janë kushtet familjare dhe më gjerë?

Këtë verë po kaloja në lagjen ku jam rritur me vajzën tim përdore dhe tim shoq. Pas disa ditëve sfidante me shëndetin e vajzës na gëzoi tej mase zëri i disa fëmijëve që loznin në rrugë, para shtëpive të tyre, të lirë e të bukur si u takon fëmijëve të jenë. E meqë edhe vajza jonë po e shijonte atë moment, e zgjatëm qëndrimin aty. Në bisedë e sipër ata fëmijë më treguan se mësuesja i rrihte, Buzëqeshja e tyre gjatë atij rrëfimi ma copëtoi shpirtin. “Po a ju keni thënë prindërve”, i pyeta. “Eh, ata na rrahin më keq”, ma kthyen….

Njësoj sa ajo e moshuar me Alzhaimer, janë të pambrojtur edhe këta fëmijë. Njësoj goditen, vetëm se nuk filmohen. A do ja lëndonte vallë zemrën prindërve të tyre, një video që ja tregon këtë moment? Një video ku dhunuesit janë ata vetë, apo mësuesi.

Kemi edhe terror psikologjik që e ushtrojnë kryesisht punëdhënësit. Para tyre, të rritur aspak të pambrojtur por të detyruar të heshtin prej bukës së gojës, durojnë dhunë e presion psikologjik, që ushtrohet në sy të të gjithëve, ashtu si në komunizëm. Të bëhet një shembull që të tremben të tjerët. E të gjithë heshtin, ulin kokën dhe vazhdojnë punën. Në në pjesë të rasteve këta janë gazetarë apo drejtuesh mediash, këta që kanë në dorë trajtimin e historive të bujshme të dhunës.

Të mos flasim për dhunën monetare direkte që ushtrohet në spitale. Të dhunon psikologjikisht roja te dera, sanitari, infermieri e mjeku. Delikatesa e një infermieri në momentin që qep një kokë të aksidentuar e të tronditur nga dhimbja dhe frika, ndryshon krejtësisht në varësi të 5 mijë lekëshit në xhep. Sërish flas nga përvoja e jetuar. Në mos dhunues vetë, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të saj e kemi heshtur, ndaj jemi shoqëria që jemi.

Do të doja shumë që në këtë moment të isha psikologe e psikiatre, të dija më shumë e të thoja më shumë. Do të doja shumë t’u thoja njerëzve që problemi nuk është azili, shkolla, kopshti apo vendi i punës…e ata të më besonin. Do të doja shumë të ndyshoja rrënjët tona, ato të kalburat, të mbjellat me dhunë. Por ja që nuk mundem.

E ndërsa kushdo tregoi me gisht e i dha flakaresha virtuale krimineleve, jeta, shoqëria dhe dhunuesit potencialë publikë vijojnë të rrahin me lloj lloj metodash fëmijën, të moshuarin, punëmarrësin, të sëmurin…njeriun në përgjithësi.

8 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Kjo eshte rraca perverse turkoshqipfolese,keta jane talibat shqipfoles....kriminele ndaj femijes,gruas,nenes etj.

    1. s
      shqip

      Doli dhe hajvani i lagjes me avazin e perhershem. Shko mor idjot e piji ilacet se mbete duke folur gomarlleqe nga mengjezi ne darke. A nuk na thua, si ka mundesi qe paske harruar Babisin, ate qe vrau gruan angleze para foshnjes se saj? Me duket se nuk ishte "taliban shqipfoles", apo e kam gabim ...?

    2. K
      King D

      Vrasje ,dhune, krime nga me te ndryshet.. etj etj.. dhimbje... dhimbje... te gjithe dhimbje... keqardhje.... e pastaj ???? me sa kuptoje une.... fajsojme gjithmone dike tjeter perfshi ketu dhe Istitucionet.... e t'merrshme qe s'kuptoni qe para 100-d vjetesh u shkeputem nga pushtimi Osmane ku nguli rrejet e thella te injorances gje qe i gezojme dhe sot.. Klasifikimi i Perondorise O.. nga Perandorite e tjera u klasifikua si ajo me injorante i te gjithe kohrave... flliqen rracen -fene e SHQIPTAREVE duke gjujezuar nje KOMB te tere pa rrugedalje me nje injorance qe tani po e perhapim ne gjithe boten edhe ne ditet e sotme... Zgjidhja??? ia le dikujt qe ka studiuar ku do jem grata ta n'digjoje.. te paken me fjale pasi realisht s'kemi forcen qe te sjellim paqe -paqesore ne vendin tim te dashur.

      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Zgjidhja!? Nuk ka shanc per nje gje te tille. Suniti/bishti i qenit mbetet bisht qeni......pune DNA.

      2. K
        Katod Anod

        Zgidhjæ është zgjidhja . Është edhe ajo Alexændriote , ose do u pyetur si Pindæri . Në një rrugë - pa sinjalistikë - të drejtë , a ka përparësi , nga e djathta e ardha . Kush shkon a nuk sheh a nuk njeh rregullën në x kohë lokale ndodh aksidenti . Kaluam në rreth rrotullim , pas mult akidentesh . Mbase do parë rreth rrotullimi në koncept 3 D .

        1. v
          vali

          artikulli i Almes eshte korrekt , por ajo qe pame ne azil eshte e tmershme, nuk mund te pranohet edhe me keto shkaqe , ajo ndodhi ne grup. turp e faqe zeze per ato ato shtriga

          1. P
            POLI

            Njerez dhe familje perfekte nuk ka nuk e keni as ju gazetare qe kerkoni te beni njerezve qe lexojne shkrimet tuaja .Ju duke mos qene ne gjendje te analizoni shkaqet e perdorimit te dhunet vertiteni tek kurani apo tek eksperiecat tuaja .Askush nga prinderit nuk deshiron te rrahe femijet aq me teper pa shkak .ATEHERE CILI ESHTE SHKAKU ?Me qene se pretendoni se keni njohurite te medha per EDUKIMIN mund te shkruani nje tjeter ARTIKULL MBI SHKAKUN DHE PASOJAT.

            1. P
              POLI

              Njerez dhe familje perfekte nuk ka nuk e keni as ju gazetare qe kerkoni te beni njerezve qe lexojne shkrimet tuaja .Ju duke mos qene ne gjendje te analizoni shkaqet e perdorimit te dhunet vertiteni tek kurani apo tek eksperiecat tuaja .Askush nga prinderit nuk deshiron te rrahe femijet aq me teper pa shkak .ATEHERE CILI ESHTE SHKAKU ?Me qene se pretendoni se keni njohurite te medha per EDUKIMIN mund te shkruani nje tjeter ARTIKULL MBI SHKAKUN DHE PASOJAT.

              Lini një Përgjigje