Do të dëshmojë Kurti e Berisha në favor të Thaçit dhe komandantëve të Luftës?

6 Nëntor 2022, 13:41Blog Nga Lorenc Vangjeli

Do të dëshmojë Kurti e Berisha në favor të

Një listë ish-diplomatësh të lartë ndërkombëtarë janë thirrur në apel për t’u pyetur si dëshmitarë në favor të Hashim Thaçit dhe komandatëve të tjerë të luftës që janë në paraburgim që prej gati dy vjetësh: nga Wesley Clark, ish-komandant i trupave të NATO-s në Evropë, tek Bernard Kushner, ish-kreu i adminisratës së OKB-së në Kosovë, nga William Walker, ish-shef i misionit të OSBE në Kosovë tek Daan Everts, ish-shef i OSBE, Tiranë. Ish-sekretarja amerikane shtetit Madeleine Albright dhe diplomati Riçhard Holbrooke kanë ndëruar jetë, por edhe ata do të ishin në këte listë që mund të përfshinte edhe personazhe si Bill Klinton dhe Toni Blair, dy frymëzuesit e luftës morale të Perëndimit dhe NATO-s kundër regjimit nacionalfashist të Beogradit.

Ka edhe një mori shqiptarësh që mund të shfajësonin mbrojtësit e një populli që më pak se çerek shekulli më parë kërcënohej me genocid. Mund të ishte Majko e Meta, asokohe kryeministër dhe zëvendëskryeministër të Shqipërisë. Pavarësisht parapëlqimeve vetjake, prapangjarjeve dhe ligjësisë historike që i shndërron zakonisht heronjtë e luftës çlirimtare në uzurpatorë të paqes, secili nga ta do të ndante rolin e UÇK-së dhe të vetë Thaçit e Komandateve te tij nga akuzat. Nga ai serial juridik i prodhuar prej zhgënjimesh të reja, dashurish të vjetra dhe interesave që tejkalojnë fatin e individëve. Lista e mbrojtjes mund të përfshijë edhe shumë emra të tjerë, shqiptare dhe të huaj, por më shumë se prania, aty do të tmerronte mungesa. Jo nevoja e munguar, por llogaria për t’u vetëpërjashtuar.

Sali Berisha dhe Albin Kurti nuk do t’i përgjigjeshin apelit edhe sikur t’u thirrej emri. Njëri ish-president, ish-kryeministër dhe i dorëhequr nga dorëheqja e tij në PD dhe tjetri kryeministër i Republikës së Kosovës. Të dy së bashku, ata janë kundërshtarë ideologjikë të Thaçit. Shumë më shumë Kurti dhe më pak edhe Berisha, kanë përfituar direkt dhe indirekt nga drama jo vetjake e komandantëve të UÇK-së. I pari e pa të hapur rrugën drejt qeverisjes në Prishtine, i dyti e konsideronte mikun e armikut të tij, armik vetjak. Kjo është drama ciklike, spiralja mizore që ka shoqëruar historikisht shqiptarët që raporti me pushtetin, i kushtezon të sillen armiqësisht me njëri-tjetrin.

Ndërhyrja kontraverse e Ramës kundër rezolutës famëkeqe të Dick-ut në Këshillin e Evropës mund të kishte një mijë e një arsye për t’u qortuar, korrigjuar apo ndryshuar në formë, por nuk do të duhej të kishte asnjë shqiptar të ndershëm që të kundërshtonte thelbin e saj. Por Sali Berisha, njeriu që mund të kishte shfrytëzuar po një mijë e një herë rastin që të kishte kërkuar falje për votën shqiptare pro DickRezolutës apo edhe per te shpjeguar pamundësinë për të vepruar ndryshe në atë kohë, zgjodhi të merret me formën për shkak të urrejtjes thelbesore për Ramën.

Albin Kurti mund të kishte gjetur gjithashtu një mijë e një arsye, për të shtyrë detyrimet e tij kushtetuese në Pejë, ku kishte shkuar gjatë ditës që Kosova dhe Shqipëria përmendeshin në Strasburg. Për paradoks, të dy së bashku do të fitonin më shumë nga bashkimi me korrin sesa ato lëvizje solistësh të zemëruar, njëri duke sulmuar e tjetri duke luajtur indiferentin. Rendja drejt piedestalit të pushtetit, qoftë dhe duke murosur kundërshtarin politik në themel të tij, aleancat fluide edhe me djajtë kundër fanellës tjetër ideologjike, është primitivizëm që edhe kur të ngjit në pushtet, rrënon moralin e çdo lloj pushteti.

Një shekull më parë një shqiptar cinik thoshte se shqiptarët bëhen bashkë vetëm kur hedhin valle. Një shekull më pas, vallja e marrëzisë së interesit të vogël, i ka përfshirë të gjithë, në vështrimin bardh e zi, në vënien e interesit të grupit në funksion të individit dhe në kultin e individit që mbas vetes pret e lut vetëm qametin. Dhe qameti nuk do t’i ndahet këtij kombi që e ndan në mes Drini, sa kohë që atë që e fiton me gjak e sakrifica në luftë, e humb me marrëzi e ligësi në paqe.

 

21 Komente

  1. R
    Roberto

    Lorenc ! Dakort me c'fare thua per Berishen dhe Kurtin por nuk e kuptoj pse ke "harruar" Lulezim Bashen???? A nuk eshte ky njeri prej deshmitareve ne sherbim te Serbise qe ka fshehur dhe prishur shume prova ,foto dhe video te cilat i jane dhene ne mirebesim si shqiptar i Shqiperise por qe Basha ashtu si dhe shefi i tij Berisha (familjarisht) kane qene dhe vazhdojne te jene ne sherbimin e Serbise????? Kjo duhet pare dhe duhet vertetuar sidomos Basha pasi Berisha dihet se cili eshte.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Thaci nuk ka vrate serbe , ai ka vrare shqiptare Ne you tube eshte video e nje shqiptari te Kosoves , Gani e quanin i cili ka deklaruar hapur qe Thaci donte ta vriste se gjasne ai ishte pro serb Mirepo nje Komandant i UCK i tha Thacit “ jo ore Ganiu esht anti serb , bikes Ganiu ka qene i pari qe ka vrare policin serb ne fshatin e tij “ Por Thaci ja ktheu : “ e themi qe ja qene pro serb qe ta justifikojm ta geqim qafe” Mirepo ai Komandantibi UCK nuk pranoi dhe e lajmeroi kete Ganiun , duke i thene se Thaci ka nxjerre nje vendim qe te te vrasin Edhe ate vendim ky Komandanti ja dha ketij Ganiut Dhe Thaci detgonte njerez ta vrisnin Ganiun edhe deri vone pas lufte, sic deklaron je video Ganiu Po ashtu aty thuhej se oa filluar lufta kunder serbeve akoma Thaci kishte shene urdher te vritej nje mesues shqiptar i cili kishte 3 vajza te vogla Ata te UCK te derguar nga Thaci vajten e moren he shpi iete mesuesin duke i thene “ hajde se jemi nje bisede me ty ne Shtab te UCK” Ky vajti dhe ata e vrane mesuesin duke i lene vajzat e vogla jetime Pra Thaci ka vrare vetem Shqiptare , ai nuk ja vrare asnje serb Si kund te falet ai vrases ? Ai eshte nje kriminel

      1. d
        drenicaku

        O Raimond qe nuk je vlonjat,ai Ganiu, ka vrare shqiptare me emer e mbiemer ,ai ka vra komandant Rexhen te UCK ...Njeri dhe familje me te poshter nuk e gjene ne Kosove.Gjithmon i lidhur me udb,jane shume vellezer dhe nuk guxon kush te deshmoj….Ate nuk e thirre Haga per deshmi se e dine kush eshte.

        1. S
          Samiu

          Rakmond ti je nje LDKist i udbes qe flet me gjuhen dhe shpifjet e serbis.Ti nuk je vlonjat,je analfabet kosovar qe bene qindra gabime ne disa fjali.Ata shpifjet e tua as edhe Gania nuk i beson as edhe Drecuni!

          1. v
            vlonjat

            Raimond vlonjati, qe ke zgjedhur nje emer pederasti; me duket se ty te quajne Ferdinant dhe ke qene dhe je i semure nga trute.

        2. O
          Operacioni Zjarri

          Ik mor plehre. Pse mendon se nuk do deshmojne ne favor te Thacit? I kujton te gjithe si vetja ti byrhelepires i Rames?

          1. V
            Vranakonti

            Dy qelbesirat, Sali Berisha dhe Albin Kurti kurre nuk do japin deshmi ne favore te Thaçit apo te tjereve qe ndodhen sot padrejtesisht ne Hage. Ata jane kriminel,njerez pa din e pa iman dhe me shume u intereson urrejtja personale se sa interesi i Koseves dhe kosovareve. UçK-ja ishte nje ushtri qe beri nje lufte shume te drejte kundra Serbeve, qe, benin reprazalje kundra popullsise se Kosoves. Por armiku ngelet armik dhe nuk ndereqet dhe shikojn Thaçin me shoke si terrorista njesoj si Serbi. Sot,Kurti dhe Berisha jane ne sherbim te serbit dhe te rusit.

            1. D
              Drini

              Ky , nuk mund te mos futesh ne cdo teme e cdo fushe ku pozicioni i te ghjatit eshte publik.Vangjeli eshte nje kone e Rames qe fshef qenllekun nen nje ze te trashe.

              1. S
                Spak

                Eshte mentalitet verior dhe kosovar! Shkojne pas ne te fortit te momentit! Pa Thcin u zgjodh Kurti! Rambujeja u be pa deshiren e Saliun por me firmen e Thacit! Kaq mjafton per te kuptuar dhe treguar kush eshte Saliu dhe Albini! Provinciale!

                1. S
                  Shaqo

                  ...jo provinciale, anti kosovare e antishqiptare.

                2. S
                  Shaqo

                  Ne 1001 arsyet per ta kundershtuar, pervec mbrojtjes se liderve te UCK, na thuaj te pakten nje a dy arsye qe ta kundershtojme e njollosim Ramen, se po te numurojme 1001 qe thua ti Vangjel-o, na jepej e drejta ta fundosnim, jo ta njollosnim. Keni mesuar sa shprehje steriotipe ju analistet dhe i perdorni edhe kur nuk duhen perdorur, ose i perdorni per oportunitet me analistet kundershtare. ...dhe del konkluzioni qe jeni kazan, pa dallim nga njeri tjetri.

                  1. J
                    Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

                    Po te kishte njeri nevoje per mendimin e Sali Berishes, nuk do ishte ne gropen e jashteqitjeve si cope muti. I perbuzur dhe shporrur me neveri, jo nga armiqte tane historike, por nga aleatet dhe miqte me te mire te kombit shqiptar, demokracite me te medha te planetit. Nje njeri me kredibilitetin e Sali Berishes, mund te bjere vetem lopates se mutit ne gropen e jashteqitjeve te historise.

                    1. S
                      Shumica

                      Deshmia e tyre do te ishte e zeze sikur jane edhe vete ata te dy,pa moral,pa nivel,primitive...

                      1. K
                        Kris

                        Avokati ka zgjedhur deshmitaret e duhur.Kanalisti I gazetes se Meros ja fut kot sa per tu gjendur kola ne pune

                        1. S
                          Shkuarja e tradhetarit në Hagë, "pritet me padurim

                          Z. Lorenc Vangjeli, me artikullin tuaj që përmblidhet në pyetjen hipotetike, a mund të shkojë dhe të deshmojë tradhetari-hajdut, Sali agjenti i Viçidolit, po të thirret në Hagë, në gjyqin e heroit të popullit Hashim Thaçi, unë ju them dhe jam i bindur që JO. Pse..?!! Tradhetari i kombit, agjenti i UDB-së Serbe Sali kopil Shiqerja, ka 1 arsye kardinaleqë nuk mundet të shkojë në Hagë, dhe mos shkuaren e tij atje, do ta justifikojë me të njëjtën mënyrë siç u justifikua per mos-paraqitjen e vet në gjyqin e Izet Haxhisë...!! Sot, arsya e tij, është jetike, të cilën nuk do ta bëjë kurrë publike, për të mos-shkuarjen në Hagë, është një frikë e tmerrshme, që e ka pushtuar deri në kocka,, dhe kjo është, frika e ekzekutimit të tij në trotuaret e Hagës, nga ndonjë Avni Rrustem i ri....!!!!!, dhe për të justifikuar mos-shkuarjen në Hagë, do justifikohet, sikur u justifikua per therjen e derrit Azem Hajdarkari, që " unë Sali tradhetari, vajza ime, kurva Argita, ish-hypsi i sajë Lulzim Basha dhe magjistrati-politikan Europjan dhe pro- Serb, zvicerrjani Dik Marty, kemi mbushur dosjen me deklarimet tona për sa i perket Hashim Thaçit dhe UÇK-së, dosje të cilën ja kemi derguar CPI-së në Hagë. Pra, nuk kam perse të shkoj në Hagë, për të perseritur çfarë kam deklaruar perpara mikut tim Dik Marty.", Z. Vangjeli, kjo do të jetë pergjigjia fotokopje, siç ishte edhe për rrefuzimi i tij, për të shkuar në gjyqin e Izet Haxhisë, gjoja nuk kam pse të shkoj, sepse deklarimet e mija, mbi vrasjen e spihunit të sigurimit Azem Hafija, i kam derguar në ambasaden Amerikane. Pra, pra hipoteza jote z. Vangjeli, ka një pergjigje, që edhe shurdhi apo qorri e kuptojnë.

                          1. T
                            Taqiuveshin

                            Po ti si gjithmone Kurve Politike je e do ngelesh,o per nje artikull o per nje qirje ti do jeshe shembulli i pare si kurvat ne Komunizem qe benin gare se kush do ti hiqte breket e para..

                            1. M
                              Mjero gelbaza

                              Me vjen.keq per tu O loro kazano Mbahesh de ke tru Je. Specie Hajvani Tradhetar eshte Thaci E jo kundershtar Mbi gjithcka Albini Eshte atdhetar Te ka rene maska Lepitke je bere Mbylle ate kamare Mut je si te tere

                              1. Çekiçi

                                Sali krimineli ka qenë është dhe do jetë vrasesi më i madh i shqiptarve në Shqiperi mbi 4000 veta te vrarë pas monizmit dhe në Kosovë vrasesi i çlirimtarve qe vepronin në Shqiperi per ta çliruar Kosoven Në ketë valle antikombtare duhet futur edhe Ilir Hajn Spiuni grek dhe Vjosa Osmanoviqi babë e gjyshë spiuna te Serbisë e Vjosa spiune e Serbisë edhe e Euleksit per dergimin e çlirimtareve në Hagë bashk më kryemutin kurci Al bin lladen muti dhe Sali Fazlliç Karagjiqi janë te semur mental dhe i gjithë angazhimi i tyre dhe i peles Vjoso Osmanoviçkes është qe te bëjnë dosje te gjejnë deshmitar te rrejshem kunder herojve dhe çlirimtarve te shtetit te Kosoves Turpi i ka mbuluar dhe i mbuloftë Sali kriminelin Albin mashtrusin Ilir spiunin dhe Vjosa idioten dhe familjet e tyre te degjeneruara anti UÇK dhe anti kombtare Toka e Shqiperisë mëmë dhe e Kosoves martire nuk duhet ti lej mbrenda as kufomat e tyre te flliqura por te dergohen në token serbe në Beograd pran Esat Toptanit dhe Rrahman Morines

                                1. A
                                  Alfred

                                  Ne gjykate deshmohet ne favor te se vertetes, o "Lorenci I Arabise"!!!...

                                  1. e
                                    emigranti

                                    Pyetje idiote. Deshmitaret atje jane therritur nga pala mbrojtese. Pra mund te pyesje a deshiron Thaci te ftoje si deshmitare Kurtin ....

                                    1. b
                                      bashkimi per drejtesi

                                      Ata qe ne bashkepunim me sherbimin e UDB -BIA serbe dhe GRU te ruse bashke me miqte e tyre NON GRATA te Shqiperise dhe aleatet tyre ne kreun e Kosoves kane dhene "deshmit -akuyat" dhe Dick Martit dhe K. Del Pontes, etj. dhe beren aktpadine me te piste qe njeh drejtesia. Me ta jane edhe disa analiste shqipfolesa qe jane me te ndyte e cetniket serb . Ata qe jane zhyt ne kete krim mund te bejne cmos qe kurre te mos i lirojne e jo te deshmojne te verterten. Duket se disa kane harrua kur Kurti ulurinte kunder Thacit ne Kuvendine Kosoves, "SHKO NE HAG" etj etj. Gezimi tyre nuk kishte kufi kur u burgosen sepse e moren pushtetin me ndihmen e atyre qe burgosen HEROJT E LUFTES DHE PAQES. Fal zotiti qe do te deshmojne njerezit e mire edhe pse nuk jane shqiptar si; Wesli Klark, Bernard Kushner, William Walker, Daan Everts, Bill Klinton dhe Toni Blair etj. qe nuk shpifin dhe nuk gënjejne dhe do te del e pah verteta e komplotit serbo - rus -disa shqipafoles, argat te regjimit nacionalfashist të Beogradit.

                                      Lini një Përgjigje