Për një arsye ose një tjetër ende nuk i pata takuar ish-udhëheqësit e shtetit që ndodhën në Hagë, duke e pritur gjykimin e tyre. Herën e fundit kur kisha për të shkuar më humbi pasaporta. Një herë para kësaj m’u refuzua kërkesa për shkak të COVID-it. E treta e vërteta.
Nga Berat Buzhala
Me Hashim Thaçin për herë të parë u pata takuar në hotel Victory, në Prishtinë, në një pritje që e kishte organizuar Partia Demokratike e Kosovës në vitin 2005, për nder të Fatmir Limajt, kur ky ishte kthyer i pafajshëm nga një gjykim maratonik në Hagë. Limaj ishte arrestuar në vitin 2001 nga Tribunali i Krimeve për ish Jugosllavi.
Atëbotë unë kam qenë kryeredaktor i Gazetës Express dhe ditën kur do ta takoja Thaçin në atë pritje, e pata botuar një shkrim në faqen e parë të gazetës, që e kishte titullin “Në përqafimin e gjarprit”. Nofka e luftës e Thaçit kishte qenë gjarpri.
Shkrimi ishte i ilustruar me një fotografi, ku shiheshin të përqafuar Thaçi dhe Limaj. Thaçi shihej vetëm nga mbrapa. Dihej për kënd po aludoja.
Ishte një profil për Thaçin, më shumë për karakterin e tij. Në vitin 2005 për të kishte shumë më pak informata, se sa ka tash, bie fjala. Thaçi në atë kohë ka qenë më i ngurtë, më pak i artikuluar dhe më i mllefosur. Dukej kështu.
Kur Limaj u kthye nga Haga, ku qëndroi katër-pesë vjet, në mes të këtyre të dyve patën nisur plasaritjet e para. Kishte një hatërmbetje të Limajt për sjelljet e liderit të PDK-së, gjatë kohës kur ai kishte qëndruar në Hagë.
Ndonëse po punoja si gazetar tash e pesë vite, unë në atë kohë në PDK e kisha një lloj raporti vetëm me Fatmirin. Mjaft ironike, na kishte lidhur interesi për Prishtinën, sado që asnjëri nuk ishim të Prishtinës. Limaj kishte qenë figura qendrore e PDK-së në zgjedhjet për Prishtinën, kurse unë isha gazetari qendror i Zërit për të shkruar për kryeqytetin. Plus që të dytë vinim nga rajoni i njëjtë, rrethi i Malishevës. Por më e rëndësishmja, Fatmiri ndonëse ishte impulsiv, ishte mjaft i sjellshëm me gazetarët. LDK ishte arrogante dhe nuk i donte gazetarët. Meqë i fitonin zgjedhjet me lehtësi të madhe, mezi na flisnin me gojë. Na konsideronin si punëtorë inferiorë. Na quanin gazepçarë.
Nëse tregohemi zemërgjërë me fjalën shok, ndoshta unë dhe Fatmiri ishim shokë. Kur Fatmiri shkoi në Hagë, unë e shkëputa çdo komunikim me PDK-në. U deshtë të kalonin edhe disa vite, që ai të kthehej, që unë të shkelja në selinë e kësaj partie.
Kthimi i Fatmirit nga Haga u shoqërua me shumë polemika e shumë spekulime. Ai kishte plot dilema, nëse duhej të bëhej bashkë edhe njëherë me Thaçin, a të formonte një parti të tijën. Bisedonim kohë pas kohe. Unë isha në favor që ai të ndahej nga PDK-ja, sepse reputacionin pas kthimit si i pafajshëm nga Tribunali i Hagës e kishte të mirë. Nuk do t’i fitonte 20 për qind, por do të ishte pretendent për një 10 përqindsh.
Nejse, ai vendosi që të rikthehej. Edhe unë vendosa që ta shkruaja atë shkrimin “Në përqafimin e gjarprit” që Thaçit nuk i kishte pëlqyer. E dija që nuk do t’i pëlqente. Përpara se ta takoja në atë mbrëmje, Thaçi pati bërë përpjekje edhe nja dy herë të tjera që të më zgjaste dorën, por ju pata shmangur. Nuk me pëlqente karakteri i tij, shto këtu faktin që si familje kishim kujtime jo shumë të mira për luftën.
Atë natë në Victory ishin mbledhur mbi 300 burra të hunit e të konopit. A kishin qenë dy tri gra a nuk kishin qenë. Tymi i duhanit të qorronte. Ishte aq i dendur tymi, në atë kohë të gjithë pinin, sikur të kishte qenë obligim ligjor, sa nuk mund të ecje aq shpejt.
Në atë pritje për herë të parë e pashë fizikisht edhe Kadri Veselin, për të cilin nuk kishte as shumë fotografi. Ndryshe ka qenë bota në vitin 2005. Nuk kishte Facebook, Twitter, e as Instagram. Fotografi i gazetës Express kishte arritur që t’ia bënte edhe një fotografi, të cilën, të nesërmen e botuam në gazetë.
Meqë nuk me pëlqenin as Thaçi e as Veseli, gjatë gjithë mbrëmjes po u shmangesha. Në një moment, kah fundi i ndejës, derisa unë isha duke qëndruar me dy tre veta të tjerë, erdhi edhe lartmadhëria e tij Hashim Thaçi. Arrogant dhe shpërfillës. Aq drejt ecte sa mund të mendoje që e kishte përbirë ndonjë shufër të hekurit.
Ndonëse me njihte si figurë, sepse kisha filluar nxjerrë kokën nëpër studiot televizive dhe kisha filluar të shkruaja editoriale, zhanër ky i rezervuar kinse vetëm për penat me të mprehta të gazetarisë, u desh të prezantohesha. Me priti ftohtë dhe ndoshta edhe pak kërcënueshëm.
E pashë që i kishte lënë përshtypje për të keq shkrimi i botuar atë ditë. Për gazetarët gjëja më e keqe është nëse subjekti për të cilin ti ke shkruar nuk e ka lexuar fare shkrimin. E dyta më e keqja është nëse e ka lexuar dhe nuk i ka lënë përshtypje. E treta më e keqja është nëse e ka lexuar dhe i ka pëlqyer. Më e mira është kur nuk i ka pëlqyer. Kjo kishte ndodhur.
Më tha që i dukesha si gazetar i Botës Sot. Në atë kohë kjo gazetë ishte bërë penicilin për krahun e luftës. I godiste për çdo ditë të zotit, me fakte e pa fakte. Më shumë pa fakte. Për gazetarët që merreshin me hulumtime, çfarë besoja që isha unë, të të quanin “si i Botës Sot” ishte një lloj ofendimi.
Kur ai më tha ashtu, unë, paksa i emocionuar, jo i frikësuar, ia ktheva duke i thënë që nuk më bënin shumë përshtypje etiketat e tij, sepse kohë pas kohë edhe ndonjë fjalë të mirë për të e kisha thënë në studiot televizive dhe në gazetë.
“I kemi shpijat afër ne të dy”, më tha.
Sapo u përmenden shtëpitë, puna erdhi duke u komplikuar. Në zhargonin popullor, ndoshta më shumë atë fshataresk, kur dikush të thotë ‘ta di shtëpinë’, ‘i kemi shtëpitë afër’ etj., është njëfar kërcënimi. Demek unë ta di shtëpinë tënde.
Unë erdha duke u nxeh edhe pak më tepër. Meqë kishte edhe njerëz të tjetër andej pari dhe meqë e kisha pak mizën nën kapuç, m’u duk që duke ma përmendur shtëpinë, ai dëshironte ta aludonte diçka, një episod të pakëndëshëm të luftës.
“Edhe gjatë luftës i kemi pasë shpijat afër, as atëherë nuk na ke frikësu e as tash”, v’lova unë si tamli, me zërin që po më dridhej nga inati.
E pashë që u step. Nuk e priti një reagim të tillë.
Pas këtij episodi nuk kisha më çfarë të rrija ty. Dola, pothuajse, demonstrativisht. Fatmiri e vërejti që diçka nuk shkoi mirë. Erdhi pas meje deri në parking të hotel Victory’s, kurse unë isha duke turfulluar.
(Këtu më duhet të shprehë keqardhjen time për ju të dashur lexues, sepse nuk mund të jam krejtësisht transparent për një ngjarje të pakëndshme që e ka pasur familja ime gjatë kohës së luftës, ndonëse në publik qarkullojnë shumë spekulime, dorën në zemër të pavërteta. Do të vijë një moment dhe do të bëhem transparent edhe për këtë ngjarje. Mirëpo tek kjo ngjarje buronte animoziteti im me krahun e luftës)
Kur u ndava me Fatmirin shkova deri në zyrën e time që ishte shumë afër me hotelin ku po bëhej ajo pritje. Ishte e premte dhe po bëhesha gati të nisesha për në fshat për të kaluar vikendin. Tashmë më ishte cakërdisur disponimi. E dija që një ditë do të konfrontohesha me Thaçin edhe personalisht, kurse ajo ditë tashmë kishte ardhur. Po provoja të qetësohesha në zyre, kur në ndërkohë me mori në telefon Fatmiri.
“Shef, të lutna, a kishte mujtë me ardhë me pi një kafe me SHEFIN (Thaçin) se po ka nevojë me u sqaru me ty diçka. Mos ma prish, veç pesë minuta”, më tha.
Ahh. Ok, i thash, veç pesë minuta. U takuam rreth orës 22 në – ku tjetër! – Zanzibar. Ishte takimi më i ftohtë që është zhvilluar në historinë e të gjitha takimeve në Prishtinë. Tash Thaçi nuk dukej kërcënues.
“Shef (unë isha shefi), më tregoi Fatmiri që gjatë luftës e kishit pasë një problem ju shpija e jujë, deshta veç me të tregu që kurrë në jetë nuk kam dëgju për atë ngjarje, fola edhe me Kadrinë, e as ai kurrgjo nuk dike. Nuk e pata me të keq në Victory. Bile, gjatë asaj kohe për të cilën po flasim unë jam kanë në Rambuje...”, kjo ishte pak a shumë çfarë më tha. Nuk u angazhova fare në bashkëbisedim. E dëgjova, sepse më luti Fatmiri. Kur ai e përfundoi unë thjeshtë u largova, pa thënë asnjë gjë. Më kërkoi edhe falje. Me kaq u mbyll edhe kjo mbrëmje, që nuk e prisja që të pasurohej kaq shumë. Gjërat që nuk ishin thënë për 7-8 vjet, u thanë për dy tri orë.
E ndeza Volvo’n time dhe u nisa për fshat. Të premteve në veturë kur shkoja në fshat zakonisht e dëgjoja Radion Kosova e Lirë, ku fliste imami Shefqet Krasniqi. E kisha si fetish.
Sigurisht që nuk bisedova më askënd në shtëpi për këtë ngjarje. As me babën. Të nesërmen, që ishte ditë e shtune, kishte lindur një diell i ëmbël, nuk ishte as më dhëmbë, por as prej atij që të djegë. Unë po sillesha nëpër oborr duke e kryer ndonjë punë estetike, kurse baba po pinte kafe e cigare në terrasë. Aty rreth orës 11 të mëngjesit një Mercedes i zi u rras në oborr. Njeriu i fundit që prisnim të dilte prej tij ishte Hashim Thaçi. Isha gabim. Doli as më pak e as më shumë se sa vetë ai. Unë e baba u shikuam në sy, kurse baba e vërejti që kjo vizitë nuk ndodhi pikë për s’kthjellti. Baba ka qenë një person inteligjent, por shumë kokëfortë. Mirëpo nëse dikush vinte në shtëpi, unë nuk druhesha që ai do të sillej në mënyrë joadekuate kundruall disa zakoneve bazike njerëzore.
“O plak, a jeni ksajde”, tha Thaçi.
“Hajde mirë se t’pruni Zoti”, i tha baba.
“Po ulmi qitu në terrasë, se koka moti i mirë”, tha Thaçi.
“A të hyjmë brenda ma rahat”, ia priti baba.
Brenda ishte më zyrtare. Në shtëpinë tonë kurrë nuk kishte shkelur një person më i rëndësishëm se sa ky që sapo erdhi.
Pas disa sekondave të sikletshëm, ku unë e baba po shikoheshim me sy, e unë i buzëqesha lehtë, duke ia bërë me dije që të mos brengosej, sepse doja t’i thoja, kam shpjegim për këtë vizitë.
“Jo jo, po rrijmë qitu. Erdha me e pi një gotë raki të shpisë edhe me i bo do llafe me ty, se me këtë djalin tand mbramë i kena ndrru do llafe”.
U thye akulli.
Siç e donte tradita, duke e dëgjuar tonin miqësor të mysafirit, baba filloi ta mbante anën e tij. U kuptua që kjo vizitë nuk ishte armiqësore.
“Boll zor e keni në Prishtinë me këtë thí. Unë në vikend e shoh edhe boll po me del, e ju pesë ditë atje”, u angazhua baba në muhabet, duke provuar që Thaçit t’ia bënte më të lehtë ardhjen, sepse po vërehej një siklet.
Erdh rakia e kumbullës. Erdhën edhe kafet turke. Ekziston njëfar protokolli në fshat që pa marrë parasysh arsyen e ardhjes, qoftë ajo për të mirë ose për të keq, mikpritësi dhe mysafiri nuk angazhohen direkt në temën qendrore.
“A keni punu, a keni vytë a?”. Nëse është vjeshtë pyetët “a i keni qitë drutë e dimrit”. “Nëse është verë pyetët “a keni prashitë, a keni korrë?”. Etj.
Tamam atëherë kur duhej, që atmosfera të mos rëndohej më tepër me tema anësore, që të mos fillonte ndonjë heshtje e sikletshme, Thaçi filloi të fliste për atë për të cilën kishte ardhur.
I kërkoi falje babës për ngjarjen në të cilën ishte përfshirë baba gjatë luftës. I tha që përveç me Kadriun kishte biseduar edhe me Azem Sylën. I tha gjithashtu që në “radhët tona kemi pasur gjithçka dhe nuk kemi pasur kontroll, se kur kjo ngjarje kishte ndodhur kishte qenë në Rambuje”, edhe pse edhe po të kishte qenë në Kosovë zor që do të mund t’i kishte preventuar.
I tha të gjitha ato që ne si familje kishim dëshirë t’i dëgjonim dhe t’u besonim, në mënyrë që të lëviznim përpara sepse edhe ne ishim bllokuar aty.
Viktimat e kanë të nevojshme që kur të kalojnë nëpër një periudhë traumatike agresorin ta identifikojnë si një person të rëndësishëm brenda organizatës, sepse sa më i rëndësishëm agresori aq më relevant e shohin vetën. Është e kuptueshme që gishti akuzues te drejtohet tek kreu i organizatës, që së paku të jetosh me iluzionin që ti ke kaluar nëpër një periudhë të vështirë jo pse një rrugaç me uniformë kishte vendosur të të njolloste, por se t’i ke bërë dicka aq të rëndësishme dhe të drejtë, sa në një moment të caktuar je shndërruar në pengesë të patejkalueshme. Ndoshta kjo fjalia e fundit është pak e komplikuar, por ashtu ishte situata.
Thaçi qëndroi me ne nja një orë. Kur shkoi ai, ne e vazhduam edhe pak me babën. I gjithë ky zhvillim pati ndikim pozitiv te ai, por edhe tek unë. Për herë të parë dikush u përgjigj dhe këtë e bëri në mënyrë shembullore. Nuk ishte ky Thaçi i Victory’s. Ky që na vizitoi ne ishte një djalë i anës tonë, që e kishte lënë krenarinë dhe arrogancën dikund tjetër. Erdhi ta takonte dikënd që do të mund të ishte baba i tij. Dhe u soll saktësisht ashtu.
Prej atij momenti e tutje, në familjen tonë, për luftën kemi folur ndryshe. Nuk ishte më një temë tabu, që të çonte veç drejt një teme. Të shëmtuar. Tash ajo u kompletua dhe për ne u mbyll si plagë. Ndoshta.
Unë nuk e di nëse çdo viktimë e luftës e kishte pasur fatin e njëjtë me familjen tonë. Po besoj që nuk e ka pasur dhe po besoj që koha ende nuk ua ka shëruar plagët. Por gjithashtu e di edhe një gjë, jo çdo krim që kishte ndodhur gjatë luftës ka qenë krim i luftës.
Shumica e krimeve që kishin ndodhur gjatë asaj kohe kanë qenë krime që janë kryer gjatë luftës. Dikush e kishte veshur uniformën e UÇK-së në fshat pak ditë para se këtë ta kishte bërë një fqinj tjetër. Ai që e kishte veshur uniformën i pari, për një zenkë a për një inati më të vjetër, që nuk kishte kurrgjo të bënte me luftën, kishte vendosur që t’i hakmerrej tjetrit. Le ta thotë drejtësia fjalën e vet, por meqë kam parë shumë gjëra të kësaj natyre në rrethin dhe rajonin tim, po i jap vetës të drejtë që të bëj këtë interpretim.
Një fqinj i armatosur ia kishte rrënuar shtëpinë një fqiut tjetër të paarmatosur, vetëm për ta bërë më të shkurtë rrugën e tij. Një tjetër e kishte rrahur tjetrin, pse ky tjetri e kishte denoncuar në polici humbjen e deleve, të cilat ishin gjetur bash në ahurin e tij. Me fjalë të tjera, ia kishte vjedhur delet, por tash meqë ishte veshur ushtar i UÇK-së, po e rrihte të vjedhurin se kishte bashkëpunuar me armikun.
Janë të panumërta këto raste. Janë të pafundme. Në shumë rrafshe dhe në shumë dimenzione lufta ka qenë një kombinim i tragjedisë dhe komedisë. Paradite na bombardonin dhe vrisnin serbët, pasdite një rrugaç me uniformë e terrorizonte fshatin. Të besosh që kjo ka qenë e orkestruar nga ndonjë shtab i përgjithshëm është çmenduri në vetvete. A ka pasur njohuri dikush nga ai shtab për këto që kanë ndodhur? Nuk kam dyshim që edhe kanë pasur, por pyetja që shtrohet është se a kanë mundur t’i ndalin. Çdo fshat e ka pasur një Shtab të Përgjithshëm, që për rrethanat e fshatit ka qenë më i rëndësishëm se sa ai shtabi qendror. Çabiqi dhe Ceroviku janë fshatra fqinje dhe unë ju them këtu që rregullat ushtarake që vlenin në Çabiq nuk vlenin në Cerovik dhe anasjelltas.
Me këto mendime në kokë para disa ditësh po shkoja drejt qendrës së paraburgimit në Hagë, ku po mbahen në paraburgim Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Cali. Gjithashtu aty ndodhen duke e vuajtur dënimin edhe Nasim Haradinaj dhe Hysni Ngucati.
Janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim për zenkat dhe krimet që kanë ndodhur në fshatra të Kosovës, për periudhën që fola më sipër, për vitin 1998 dhe 1999.
Prokurorët, disi, kanë arritur që t’i bëjnë bashkë brenda një aktakuze të gjitha të gjeturat e 20 e kusur viteve, pjesa dërrmuese e të cilave janë trajtuar edhe në rastet e mëhershme, si në rastin e Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt, Rrustem Mustafes etj.
Juristët mendojnë që kjo çfarë po ndodhë në atë Tribunal është një përpjekje dëshpëruese e prokurorisë për ta provuar për t’i dhënë rrugë për herë të fundit të gjitha dështimeve të këtyre dy dekadave, përgjegjësi të cilën nuk kishte pranuar ta marrë mbi vete pararendësi i prokurorit Jack Smith, Shwendiman.
Shumë mendojnë që kjo çfarë po bëhet është ilegale. Sido që të jetë, maca ka pirë ujë dhe ata burrat që gjenden prapa atyre tri a katër dyerëve të hekurit e kanë vetëm një mundësi në dorën e tyre: ta dëshmojnë pafajësinë.
Takimi me ta ishte i çuditshëm. Me Thaçin edhe më i çuditshëm.
Unë nuk jam në gjendje që ta përshkruaj raportin tim me Hashim Thaçin me një fjali të vetme. Prej asaj natës që e pata takuar në vitin 2005 në Victory e deri te mëngjesi i të shtunës kur e takova në Hagë për njëri tjetrin kemi pasur lloj – lloj konsideratash.
Nuk kanë kaluar 200 vjet, kanë kaluar vetëm 2 prej kur ai është në Hagë, mirëpo 2 vjet në Kosovë dhe 2 në Hagë dallojnë. Kurioziteti është shumë më i madh për ta takuar dikë që e njeh tash e sa kohë, por që befasisht është zhdukur. Kurioziteti bëhet edhe më i madh për ta takuar tash atë në rrethana të pakëndshme. Një njeri që e ka dominuar vendin për dy dekada, çfarë sjellje ka me gardianët e burgut? A ka ndryshuar karakteri i tij tash kur hapësirën fizike e ka të kufizuar? A ndihet më i parëndësishëm? Si e paramendon botën dhe Kosovën përtej atyre mureve?
Do të doja të përgjigjesha për të gjithë këto pyetje, sepse bisedova me të, por, prapë, më duhet të them që për momentin kjo gjë është e palejuar.
Kur u takuam ai kishte të veshura farmerka dhe xhamper të lehtë dhe një palë këpucë sportive të zeza. Ishte thinjur përfundimisht. Kishte rënë pak në peshë, por kjo si pasojë e ushtrimeve të vazhdueshme.
Meqë prej vitit 2014 e deri në vitin 2019 raportet i kemi pasur tepër të tensionuara, të gjithë ju i kujtoni ato qindra statuse të miat kundër tij, e ato qindra shkrime të miat kundër tij, ishte një kënaqësi e veçantë kur ai ma solli një kafe.
“Kamarier, pa sheqer të lutna”, unë. Hehehehe.
Kafen e kemi pirë të shoqëruar me dy copa të mëdha të ëmbëlsirës, e cila ishte e shëndetshme. Dukej që ishte bërë me limon dhe vezë. Gjatë takimit ne biseduam për çdo gjë, por mos harroni, kur dikush është në burg, kur nuk është shumë në rrjedha, e posaçërisht kur e din që ajo bisedë është e përgjuar, biseda mund të bëhet e rëndë. Jo që ke për të thënë diçka prej të cilës frikësohesh, por sepse nuk dëshiron që për asnjë moment t’ia bësh situatën edhe më të komplikuar me ndonjë fjalë më të tepërt. Prandaj, sa herë që e shihja të vështirë për të biseduar për një temë, e pyesja se çfarë po lexonte. Më tha që fillimisht ka lexuar romane të ndryshme, por tash së fundmi është duke lexuar histori dhe biografi.
“Njeri lexon ja n’t’ri ja në pleqni”, i thash unë. Hehehehhe.
Nuk e di për çfarë arsye, por pastaj biseduam për periudhën e Ahmet Zogut, Hasan Prishtinës dhe asaj plejade politike. Jo vetëm Thaçit, por sa herë që flas me dikënd për libra dhe për biografi, unë ia propozoj librin e Amos Ozit, Rrëfimi për Dashurinë dhe Errësirën si dhe autobiografinë e Shtefan Cvajgut, Bota e Djeshme.
Pastaj biseduam pak edhe për librin autobiografik te Eqrem Bej Vlorës, një prej veprave më të bukura në gjuhën shqipe.
Jo vetëm me Hashim Thaçin, unë atë ditë bisedova një kohë të gjatë edhe me Kadri Veselin, kurse shkurtimisht edhe me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e Nasim Haradinajn.
Kur janë në liri dhe në pushtet gjëja më e lehtë është që këtyre burrave t’ua lëmosh sedrën. Është, madje, tepër oportuniste t’ua thuash në fytyrë se sa shumë kanë bërë ata për këtë vend. Tash kur janë pa pushtet, kur tash e dy vjet po mbahen, siç do të thoshte populli, në hekura, e do rendi që, nëse jo për ata vetë, për familjet e tyre, të flitet ndonjë fjalë e mirë.
Dy tri vitet e fundit në vendin tonë kanë qenë kaos i vërtetë politik. Çfarë ishte në fund doli në krye dhe çfarë ishte në krye shkoi në fund. Mirëpo faktet mbesin fakte, pa marrë parasysh se ku ndodhen ato. Dhe fakt është që krerët e UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë kanë përgjegjësi të madhe për krijimin e këtij shteti.
Baba i jem ka vdekur para dy vitesh. Vdiq përpara se këta të shkonin në Hagë. Në prezencën time i kishte thënë një hetuesi ndërkombëtar, që po interesohej për këta që sot janë në Hagë, “do të kisha besuar që e keni seriozisht, sikur të më kishit ftuar në vitin 2000, a në vitin 2001..., por në vitin 2020? Jo faleminderit. Këtë nuk po e bëni për ne, por për vete, kjo nuk është drejtësi, kjo është politike”.
O Kari ke bere roman dhe sta ka ngene kush te lexoj traplliqet e tua si spiun i vertetuar serb.Je nje bythelepires i qelbur i serbise dhe percares i madh i kombit shqipttar.Se sdel nje trim te te qije ne bythe te pakten se e keriton o prostitute
Pra familjarisht paske qenë kundër luftës, o Buzhel..... . Dhe të qënkan hakmarrë si bashkëpunues me serbin......... . O koja nonën, shqipe....
Gjithmone kam menduar se Buzhala , eshte fisnik. Fisnikeria te ben edhe trim, edhe human. Sa per delenxhinjte qe komentojne, ketu te tema, Buzhale ki prasysh qe 60% e popullsise ne shqiperi eshte analafabet funksional, jo vetem kaq po shumica e ketij 60% jane te mengjer, qe do te thote qe shumica e te mengjerve jane gje e trashe. Nga gjithe sa deri tani qe kane shkuar te Thaci, i vetmi qe nuk ka shkuar per foto dhe per politike per bythen e vet, por per ta mbrojtur realisht ate, qenka vetem Buzhala.
Sa per te mengjer te trashe ,o Ben, shko pyet ne Universitete nga jane shumica e studenteve dhe per ke votojne prinderit e tyre...
O Beno kur do ja merrni ne goje kermes Sali,bejeni me radhe se ka per te gjithe
Buzhala e mban veten per shume te rendesishem.Nje familje qe ka qene kunder luftes dhe ndoshta ka ndihmen shkiet.Por Buzhala eshte nje plesht para H.Thaqit dhe atyre ne Hag.
Ben/ Ne disa komente tuaja jame kunder ne se ''Ben'' eshte vetem nje.Sot jam dakort me ju.Kur mbeshtetja eshte e sinqerte dhe Buzhala i pranon keqkuptimet dhe gjoja naivitetin e politikes qe shprehet nga Gjykata e Hages per te fajsuar udheheqsit e UCK-se.Sinqeriteti i tij i cfaqeson ata luftetare per veprime kunder njerzimit.
Te kame dhjere m'u ne shkrim qe ke bere o Berat Buzhala.!
E sakte.Pershendetje
Edhe unë them të njëjten gjë. se udhëheqsit e laret të UQK në pergjigjsie nuke kane bër krime ordiner. Se pse shumica e tyre kane qëne në kontaket direkt ose indirek me perëndimore dhe me gjeneralet e ushtrive Evropjane dhe si do mose asaje Amerikane dhe jane porositur që të mose bën krime ordiner dhe të mose bën terrorizem dhe të mose kene as një lloje lidhje me vendet muslimane dhe ato terroriste. Po ështe vertet që disa njerze të ligje ose njerzit e Shefqet Krasniqit ose njerzit e disa hoxhallarve që nuke kane as një lloje lidhje me kombin Shqiptare dhe shqiptarine kane bër krime ordiner sa të duash veshur me rrobat e UQK si disa hajdute që vjedh me rrobat e policies. Por kjo nuke do thote që Hashim Thaqi me njerzit më të laret të UQK të denohet Pase 20 viteve.
Fole shume bubuzhel,dhe shume fshatarçe.Veç gazetari nuk eshte.Po une u shtyva me leximin se I provoj te pakten vetes time qe skam qene gabim ne shume gjera.Si I thoni ju andej….tung….
Në esencë o Berat (BEOGRAD e shqipëruar), je burrë i keq. Rrotullohu si të duash, ndaç shkruaj shkurt, ndaç gjatë, je burrë i keq. Je xhambaz, matrapaz, pa karakter, i lig, cmirzi, vegël e npaguar prej Albin Kurtit dhe Vjosiçka Osmanit. Me një fjalë, je bythëlëpirës i kujtdo, mjaft që të paguan, tamam si qeni, që leh, atje ku ha….
Do kisha një pyetje për këtë Berat Bukshkalën... Kur Thaçi dhe mijëra të tjerë luftuan për Kosovën ti more plerë ku ishe...???
Te keqen e Belulit ! Ky eshte me keq.A doni me per Belulin.Jo vetem per Belulin, se per vete asnje llaf.
Bravo! Jo se sdi zakonisht Budalla por sdo
Ti je një plehre.sic të ka bo zoti.gjoja folë për Thaçin por folë për veten.duket që do të mbulosh diçka.
Ky sot perfundimisht na bindi qe eshte nje kar me veshet parafango , deklaron qe degjon idiotin islamik Shefqet Krasniqi
O Goni, nese Berati e degjon islamikun Shefqet nuk do te thot se eshte perkrahes i tij. Edhe une nganjehere (shume rrallë) e degjoj dhe qeshem me budallallekun e tij.
Nje shkrim interesant që më bëri të gjykoj ndryshe dhe të ndryshoj mendim se pari për gazetarin ,nuk mund ta fsheh se kam patur antipati per të dhe për shumë gjëra që nuk i dija dhe që edhe me aq pak informim ,më nxitin të gjykoj ndryshe . Sidoqoftë bindjen për pafajsine e Thaçit me shokë ma përforcoi shumë më tepër .
e quan dhe gazetar ket kopilin. Po te pakten thuaj qe eshte kopil gazetar. karakter i ndyte ndoshta si baba vet.
Mendoj qe gabimisht disa komentues kane antipati ndaj Beratit. Ne pergjithesi Berati eshte i drejte dhe konstruktiv. Thenjet per te se eshte "bythelepires i Serbise" jane te paverteta.
O Bozale,ti je nje bashkepuntor i serbise,ate e Di gjithe rrethi.Edhe vizita edhe nga shkrimi,shihet se ti mundohesh alla serbiance te „ndihmojshe“ata ne Hag.Kjo eshte menyra jote e te vepruarit.Jame i sigurt se Thaqi ta dine „vleren“?
Legene , bythlepires sherbetore i familjes kriminale Berrisha dikur serviteur i spiunit Meta .Bubuzhel familje spiunesh je me pis se nje Serb nacionalist ( midis nje serbi dhe preferoje te te vras ty dhe Serbin e fal )
O Berat bukeshkaluri, SI eshte e mundur qe gjeneron kaq helm!? Je pjella me e denje e nje kohe te peshtire, mbushur me helm. Prandaj e ke shnderruar gojen ne lefytin e rrjedhes se helmit. Sot perfundimisht hoqa dore se te lexuari, sepse je nje zgjebe e papare. Nuk te bej dot asnje urim, sepse je shpirtshkretuar.
KY BYTH QIRE ME ALBINKURVAT E SHPELLEN E VJOSA OSMANOVICIT KUPTOHET JO PA SALEH KUFOMEN LULBASHOVICIN E ILIR MUTIN JA BENE DOSJEN GATI HASHIM GJIGANDIT ME SHOKE PER NE HAGE. PA THACIN MUND TE BENIN ATE PER TE CILEN MARIN THASET ME RUBLA SHKATERRIMIN E KOSOVES DHE KALIMIN NEN SERBI. NUK ESHTE VETEM TURPI I TYRE POR EDHE I KOSOVAREVE TE NDERSHEM QE I LEJOJNE,QE NUK I RREZOJNE NGA PUSHTETE TRADHETARET ALBIN KURTOVICIN E DOSA OSMANOVIC
KY BYTH QIRE ME ALBINKURVAT E SHPELLEN E VJOSA OSMANOVICIT KUPTOHET JO PA SALEH KUFOMEN LULBASHOVICIN E ILIR MUTIN JA BENE DOSJEN GATI HASHIM GJIGANDIT ME SHOKE PER NE HAGE. PA THACIN MUND TE BENIN ATE PER TE CILEN MARIN THASET ME RUBLA SHKATERRIMIN E KOSOVES DHE KALIMIN NEN SERBI. NUK ESHTE VETEM TURPI I TYRE POR EDHE I KOSOVAREVE TE NDERSHEM QE I LEJOJNE,QE NUK I RREZOJNE NGA PUSHTETE TRADHETARET ALBIN KURTOVICIN E DOSA OSMANOVIC
KY BYTH QIRE ME ALBINKURVAT E SHPELLEN E VJOSA OSMANOVICIT KUPTOHET JO PA SALEH KUFOMEN LULBASHOVICIN E ILIR MUTIN JA BENE DOSJEN GATI HASHIM GJIGANDIT ME SHOKE PER NE HAGE. PA THACIN MUND TE BENIN ATE PER TE CILEN MARIN THASET ME RUBLA SHKATERRIMIN E KOSOVES DHE KALIMIN NEN SERBI. NUK ESHTE VETEM TURPI I TYRE POR EDHE I KOSOVAREVE TE NDERSHEM QE I LEJOJNE,QE NUK I RREZOJNE NGA PUSHTETE TRADHETARET ALBIN KURTOVICIN E DOSA OSMANOVIC
Shkrim interesant. Hedh drite per disa gjera qe nuk tuhen dhe nuk shkruhen. Por ka gjykim realist nga a na gazetarit.E ertet qe sic thote edhe Buzhala pse dy komshinje rrihen per pune delesh dhe njeri prej tyre eshte me UCK nuk eshte faji i Thacit Ne fund te fundit eshte nje shkrim objektiv
Megjithëse nuk kam ndonjë simpati të veçantë për këtë njeri sot e vlerësoj me notën 10.Ka bërë atë që duhet të bëjë çdo shqiptar me kundërshtarin kushdo qoftë ai.Perçarjen dhe vëllavrasjen midis nesh e do vetëm hasmi ynë I përbashkët.
Kam pasur qartesi te plote pe Buzhalen, si mburravec, si dikushi, si nje person superior ndaj shqiptareve, ndofta edhe proserb. Por msova mjaft gjera nga ky shkrim: shqiptaret kane raportuar njeri tjetrin tek serbet per gjera te rendomta, jo delet, jo me zure rrugen per ne shtepi, jo rrekeja e ujit, etj. Dhe pse ke uniforme te UCK, mundohesh te perfitosh. Qe edhe shumica nuk donin UCK kete e kemi ditur, bile thonin na mori ne qafe, na shkaterroi Serbia per fajin e tyre. Dhe gjate 20 vjeteve, dhane informata. Mbi bazen e ketyre informatave u sajua gjykata speciale. Biles edhe shtepia e verdhe, me shume eshte krijim i tyre, ne bashkepunim me serbet. Keto jane krimet e ketij gjyqi, qe i perfiton me pushtet Osmani e Kurti, qe edhe ata vete jane ne kete grup anti UCK. Por, per nje gje eshte i ndershem ne fund Buzhala: te ishte bere kjo gjyqesi para njezet vjetesh do ishte me mire se sa tani, sepse tani eshte POLITIKE. Nuk me intereson Beluli etj, por esenca. Ne fund Buzhala e ka treguar qarte kete. Prandaj Kurti dhe Osmani nuk jane themelues te shtetit te Kosoves, por jane ata qe jane ne Hage, edhe kjo del qarte.
Ooo c na lodhe trapin sado qe lexova 1/ 3, paskan te drejte qe cfare nuk te hedhin ne kurriz more ...na bere me nxjerr zorret more zorzop i Beogradit...Jazek te qofte, ai atje ne burg e ti si grate e liga..llap, llap...vetem amerikani u ze per veshi e u ben te dhisni se ca si ty jane mosmirenjohes..
Z. Buzhala, pervec Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit dhe Calit qe ti i permend, ne Hagë eshte edhe nje tjeter shqiptar qe ti e harrove. Ai eshte Pjeter Shala.
Doli interneti , nuk la katundar i qelbur pa helmatisur hapsiren mediatike.
Një veprim tipik, dmth një batakçillëk(turq.), për të përmirësuar sadopak imazhin. (Bu)buzhal, je bërë kaq antipatik mes dëgjuesve e lexuesve, sa nuk ka agjenci PR ta pastrojë këllirën që ke hedhur mbi vete. Je vonë, je i djegur, je i fundosur. Je në një kazan me më të neveritshmit e Ligës suaj, Fahri Balliu psh, Andi Bushati Nexhmedin Spahiu, Fatos Lubonja,Artur Zheji, Halil Matoshi, Ylli Rakipi e ca si ata.
Nuk duhet te komentojme me paragjykime! Kete shkrim Buzhala e ka bere perfekt! Ka shume njerez qe nuk e dijne aresyen e vertete ,,pse kane shkuar drejtusit e UCK ne Hage! Berati me pak fjale shpjegon esencen dhe gabimin! Thaci dhe shoket e tij sipas Beratit kane pergjegjesi morale ,por j direkte ,per cfare ka ndodhur ne Kosoive ne vitet 1998-1999! Ne se Gjyqtaret e Hages lexojne kete shkrim ,shkruar nga "armiku" i Thacit B.Buzhala,ata mund te pergatisin materialin e lirimit te te burgosurve te UCK Kjo eshte dhe esenca e ketij shkrimi shume realist!
o veshllapush, mos i bej shkrimet kaq te gjata se na merr kohe me dale ke komentet. slexon njeri shkrimin tat o rak, komentet po.
Nuk ti qiu robt hashim thaci o tradhtar i mutit,spiun i serbeve,,ti ke ounu kunder luftes se kosoves,edhe sot ate po' ben,
Pra sipas ketij shkrimi ketyre burrave iu takon lavdia per bemat e mira te UCK ndersa turpi per te ligat jo se nuk e kishin situatenapo njerezit nen kontroll. UCK ishte organizate rrumpalle e cila nuk cliroi asnje fshat apo qytet.Si rendom shqipot e paskan kaluar kohen me shume duke lenduar njeri tjetrin se sa duke luftuar serbet.
Ti je Andush Bushati kosovar.
Kishe shumë mall ti për fyellin e hashës. Mallin uroj ta kishe zbutur duke i rënë fyellit të hashoit, se i gjori është i izoluar dhe shpesh i bie fyellit me dorë. Ty që hashoja ti hapi dyert e pasurimit mafioz, ia ke borxh çdo ditë të shkruash elegji për "hari krishnën" mafioz. Është hashoja që të gjithë minoritarëve që flasin një shqipe të rëndë, si berati, dukagjin gorani, halil matoshi, ai gjitoni syla dhe shumë të tjerë ju bëri "katalizator" të krijimit të "kombit hybrid kosovar". Minoritarët le ta quajn vetën si të duan, por të na lënë neve të ngelemi shqiptar, ashtu siq ishim me miliona vjet. Edhe buzhalave, e matoshve u vie fundi, siq i erdhi toptanëve, haxhiqamilëve, berishës, morinës dhe shumë maskarenjve të tillë.
Uke stakaj rrespekte per fare ke komentuar
ky eshte gay.
buzhala, buxhala apo baxhela - eshte gay.
Shqiptarizma! Vihet re se ashtu si berishistet duan te maten me Rames,sa qesharake qe jane,Berati nga malisheva don me u mate, me u krahasue me Hashimin! Sa njers te vegjel ke mor kombi yne!
Ku eshte diferenca midis miut dhe buzhales ?
T'kam lexu se si Ndre Mieda gluha m'niell . E , kur e ni thumën luna jëme m'pyt : mir'i ke nga t'shpis ? Veç ajo e di si'kam . Si t'i ken'a do bâ me ç'kena e ç'kanë , bæ .Një t'tëhollë me lakna e i fie t'lym ka pas kah moti , t'çerepit n'prush , e konjill ka me nez . Si me të ta than : as ken'me n'a kryp se ca kan'krupë . Pastërmnë pa kipë se bëjmë dotë .
Nje gazetar, edhe pse koqevar duhet ta shkruaje drejt shqipen standarte se konsiderohet njeri me shkolle. Ky bubuzhel buzhale bushkalla te lodh me serbizma e krahinarizma…
O bubuzhel buzhall gerdalla ato robt e shpise ku i ke e si i ke mire, po kujt i duhen historite e tua antishqiptare e ta kofsha nonen o i mbaruar.
Ky idioti i koqovarve paska qene shume i rendesishem deri sa nuk u jepte as doren a doni ma per djalin e belul gjeraqines,vetem ne Kosove mund te hane buke keto idiot,ky mjeshter pse nuk thote se baba i tij ishte nje spiun dhe udbash diabolik