Nanon nuk e rrëzuan “Tëvërat”, por zullumqarët rreth tij!

6 Nëntor 2022, 18:40Blog TEMA

Nanon nuk e rrëzuan “Tëvërat”, por zullumqarët

Nga Kristo Mërtiri

Vite më parë, pas 1997-ës zezonë kombëtare, kur Partia Socialiste kish fituar votat masive të elektoratit të majtë e përtej tij, e po drejtonte pushtetin legjislativ e ekzekutiv në Shqipërinë e katrahurës, botova shkrimin “Kam frikë nga hijet rreth Nanos !”. 

Titull që ma përmendin sot e kësaj dite mjaft shokë e miq dhe sidomos ish emigrantët bashkëvuajtës të detyruar në Greqi. Të them të drejtën, për mua ishte një shkrim i zakonshëm dhe intrigues kryesisht nga rrëfimet shqetësuese të mjaft militantëve të thekur të asaj force politike, por edhe nga simpatizantët e saj jo të paktë. 

Fatos Nano kishte dalë nga burgu politik i pashembullt në Ballkan e Europë ! Burgosje që tronditi rëndë besimin te Demokracia e vërtetë e Lirisë së trumpetuar me megafonë të vegjël e të mëdhenj, por edhe me daulle e me gërnetë ekstazë në ato kohëra të krisura. Hipokrizia e fjalimeve euforike për Pluralizmin e vërtetë politik, po digjej shpejt si flakë kashte. 

Ndërsa mitingu i papërsëritshëm i qindra emigrantëve shqiptarë nga tërë Greqia në sheshin “Omonia” për tu takuar e biseduar ballë për ballë me Fatosin pa pranga në duar, do të mbahet mend gjatë. Kam parë nga afër gra e burra nga Labëria dhe Jugu që manifestonin të përlotur, të gëzuar, po edhe të revoltuar në kulm për bëmat e gjëmat që ranë nga pushteti cmendurak e kulpërak i së Djathtës. 

Kam parë nëna e motra të veshura  si korbat për dhjetra e dhjetra burra, djem, vëllezër e fëmijë të ikur në atë botë nga plumbat e shtetit që ra si kuti kartoni sidomos pas rrokullimës së Piramidave financiare. Piramida që i hodhën pa mëshirë në mes të katër rrugëve dhe i zhveshën lakuriq shumë familje nga qyteti e fshati. 

Kam parë e takuar bashkatdhetarë të arratisur nga sytë këmbët nëpër male e mbi telat me gjemba, që mallkonin me shpirt politikanët e cakërdisur e të hazdisur dhe rënkonin e vajtonin fatin e tyre dhe lënien e baballarëve e të nënave kërcure në pragjet e shtëpive të mbuluara nga zia e vetmia krejt e pamerituar. Madje, u shtuan si në një heshtje mortore, shtëpitë me oxhaqet pa tym dhe me drynat e ndryshkur mbi porta ! 

Një dramë e tragjedi e prekshme dhe e thekshme gjer në kockë. Atdheu ishte plagosur rëndë e brinjë më brinjë nga Polit(h)ika qorre e atij “regjimi gangster”. O njerëz, disa mbeturina e karrakatina të atij regjimi të mallkuar që na rrëmbeu deri shtëpi e katandi dhe na vërviti udhëve helm të kurbetit, që na shau e na vrau, që na ndau e na përcau, që gjakosi e varrosi lulen e vendit nga Tropoja në Sarandë, sot në perëndim e sipër kërkojnë me cdo cmim pushtet për t’ua lënë si pajë pinjollëve familjarë e politikë(?!).

Por nuk mund të harrohet as “turpi i namusqarëve patriotë” që gjoja u qante shpirti për “dinjitetin” kombëtar dhe dilnin nëpër ekranin e TVSH-së Policor të pacipë, bashkë me gjymat me ujë të qelbur për të fikur zjarrin e revoltës së vërtetë popullore(më saktë: revolucionin demokratik!) në emër të “imazhit” e të “krenarisë” shqiptare (?). Mirëpo, historia nuk harron. Ajo mban shënim edhe ëndrrat e shpresat sadopak xixëlluese…

-Dëgjomë pak, miku im i vjetër ! Ato “hijet rreth Nanos” para 25 viteve, shumica e tyre vërtiten, rrojnë e mbretërojnë ende në këtë botë jallane. Kujtoj një ish- ministër kokëplotë e dinjitoz nga Bregu i Detit, atëhere na tha se e kish parë mbi tavolinën e Kryeministrit gazetën e hapur te shkrimi yt,-më tregonte këto ditë një miku im i vjetër, gjirokatrit 24 karat, që banon këtu te Brryli.-Troç muhabeti, ato hije nate e mandate do ia hanin kokën pak më vonë, jo vetëm në Qeveri po edhe në Parti. 

Nuk e them dot se Doktori po bënte gjumin e shejtanit apo ca “kolloqife me rigon”! Por kam bindje të palëkundur, se më të poshtër e më faqezinj ishin ata titullarë që këtej i lëpiheshin Fatosit, e matanë ndërtonin pallate me maska e pa maska, merreshin me kontrabandë skuthash e me kapobanda financiare tepër të pista nën ombrellën e pushtetit . U bënë aq të fuqishëm prapa krahëve, sa filluan të mos pyesnin as për shefin e Ekzekutivit e as për Sekretarin e Përgjithshëm “autoritar” të PS-së(?). Qoftë edhe për një pushim krejt arbitrar e arrogant nga puna…Çudira të krokolepsura që nuk janë ç’krokolepsur plotësisht sot e gjithë ditën ! Sinqerisht, nuk dua të besoj vetëm thashethemnajat popullore që qarkullojnë pa hesap. 

Ti i provove vetë në kurriz, megjithse kishe qenë pjesmarrës me mandat në mblethjen Themeluese të asaj force politike ku fale kontributin tënd. Ç’të të thom unë më shumë ! Përshembull, viti 2005 i kërreu mjaft të palara mbi ujë, por sa para bën, atëhere “harro mushkë Valarenë”…Nuk ishin vetëm ekranet e Tëvërave. Jo ore, jo, për mua dhe shumë e shumë të majtë, atë e rrëzuan Pëgërat(jashtëqitjet) rreth tij, që sot pëlcasin nga pasuria e llogaritë bankare. Disa nga këta burrecër, të pabesë e karrieristë të tërbuar që shesin edhe babë e nënë, vazhduan c uditërisht deri tani vonë nëpër kolltuqe të larta qeveritare. 

Dhe qyrkun e fajit ia hidhnin tinëzisht e djallëzisht Kryeministrit Nano ! Mirëpo mjerisht, koha po vërteton plotësisht mjaft fytyra të ndyra nga e majta, që dikur Fatos “liberali demokrat” e pa asnjë kompleks primitiv e militantesk i pranoi në vatër te oxhaku, u mësoi abc-në e liderit dhe të politikës moderne. Por siç thoshin dikur në mëhallën tonë të Dunavatit, ata kërthinj një ditë “u rritën e u manitën!” Mbi 30 vite me prapanicën  mbi benza luksozë, me shoferë e bodiguardë, me vila në kryeqytet, në mal e në det. Dhe janë po këta sojsëzë të pandreqshëm që sot vjellin vrer fshehurazi edhe kundër Edi Ramës, pasi ia volën pushtetin pacipërisht ! Nuk e ndërrojnë kollaj qimen, e as zakonin e ujkut a të dhelprës plakë. Neve mbase e kullotëm livadhin e jetës dhe po na mblidhet lëmshi ngadalë e me faqe të bardhë, por kjo është e vërteta e hidhur, e thartë apo e ëmbël qoftë…

Fatos Nano nuk ka hiç nevojë për prokuror, gjyqtar, avokat a gazetar si unë që po na troket muzgu i jetës. Por të thuash publikisht se atë e rrëzuan Tëvërat, veç të tjerave, minimalisht synohet të shiten xhaba cerek e gjysëm të vërteta. Sikur i drejtohen një tufe me budallenj e naivë të vjetëruar që cakërrisin sytë përballë tyre. Fjala vjen, a mund ta krahasosh standartin e tij perëndimor të dorëheqjes me ndonjë lider djathtas e majtas që ka 17 vjet(pas largimit të Fatosit) dhe mbajnë ende me thonj e me dhëmbë kolltuqe e poste partiake e shtetërore ?...Dhe kanë nisur të qajnë me lotë krokodili fatin e rinisë shqiptare ! 

Dhe harrojnë që “popullin mund ta mashtrosh për një kohë, po jo për tërë jetën”. Nuk është thënë kot  nga të mençurit: Ruhuni nga gjysëm të vërtetat ! Dhe mos na hidhni tra më tra ! Ose më thoni: Kush sakrifikoi dhe e pagoi më shtrenjtë e më shumë nga e majta (në daçi edhe djathtas) nëpër qelirat me pranga mesjete të Pluralizmit të çartallosur ? Dhe namusqarët “patriotë” vazhdojnë t’i lakojnë e zgjedhojnë rrufisjet e gotës së uiskit ! Ndërsa sot duartrokasin ata që u hapën udhë Gërdeceve e qameteve me njerëz të djegur e të pjekur; hakmarrjes e gjakmarrjes në zemër të Tiranës(se për Azemin e lëpinë paturpësisht emrin e Fatosit, duke shkelur gjuhën!); vrasjeve të njerëzve me duar në xhepa te shkallët dhe trotuaret e selisë së Qeverisë ose ato vrasje 100 metra larg Ministrisë së Brendshme etj. etj. hatara që nesër do tromaksen brezat e rinj. Thoshte mirë një tregimtar i talentuar: O Zot, mos na shtjer në ngasje, por shpëtona nga i ligu !....

Neverinë deri në urrejtje ndaj Polit(h)ikës mashtruese e fare të pacipë e gënjështare që bubullin nga vilat e pasuritë marramendëse, në fund të fundit , e ushqejnë realisht Pëgërat brenda e rreth saj, majtas e djathtas. Politikani qytetar e i mencuri Nano, pas daljes nga burgu i padrejtë politik, nuk demonstroi asnjë thërrime hakmarrjeje ndaj atyre që i vunë prangat në sytë e prindërve antifashistë të betuar e të moshuar dhe tepër të respektuar në opinion ! Por ama, toleranca, liberalizmi progresiv, kultura e konsoliduar dhe qytetaria e tij e njohur edhe nëpërmjet humorit e sarkazmës së rrallë, arritën që ta bënin pas krahëve bishtin më të madh se sqepari !...Nuk hezitoj ta them se ai është një nga studentët e shkëlqyer të brezit tim dhe që botonte shkrime jo dosido në gazetën “Studenti” ku unë punoja e drejtoja pa asnjë lloj shpërblimi financiar. Dritëroi ynë, miku im i pazëvendësueshëm, një nga patriarkët e së majtës moderne dhe vëzhgues i hollë e kritik i veprimtarisë së Fatosit, foli prerë e publikisht kur të tjerë mërmërinin frikshëm ose heshtnin : “Fatos Nanoja është një personalitet i shquar shoqëror dhe politik, me një kulturë të admirueshme kombëtare dhe europiane…Kuadro si ai nuk dalin në horizont cdo vit !”…

55 Komente

  1. c
    cuf dabjoni

    Zoti Kristo mjafte me prralla per Tosin... 1. Nano u arrested per shperdorim detyre e vjedhje nga marrezia e Saliut. Ai shperdoroi detyrèn per firmosjen e nje Vendimi Kryesie pa u mbledhur Kryesia....e per kètè italianate I dhañe 10.000 $....nuk po themi detaje te tjera...Por akuza e dytè nuk èshtè e vertete. 2. Nano banon nè njè vila nè Afèrsi tè Wienès me paratè (njè pjesè e shperblimit tè majtè per privatizimin korruptiv tè Bankes Kursimeve). 3. Nano u terhoq nga fushata e 2005 duke I dhuruar kolltukun Berishes pasi e detyruan amerikanet kur refuzoj zbatimin e nje letre qe Zv. Drejtori I CIA I la mbi tryezè. 4 . Mèkati mè I madh I Tosit eshte instalimi I sistemit korruotiv qè pas tij e thelloi Saliu e oara 9 vitesh e çoi me tej Edi. Hollesira te tjera po I lèmè pèr herètjetèr

    1. I
      I. Hoti

      OOO Cub ! ushtare e gomare i saleh kriminelit.....

      1. L
        Lindita

        Cubi ka te drejte. Nano ishte i prirur te vidhte, bile ka keshilluar edhe nje mikun tim ne ate kohe deputet, ishte i prirurte luante boxhoz, ishte i prirur per prapaskena dhe thashetheme; ishte i prirur te tradhtonte jo vetem gruan, por te gjithe ne votuesit e tij. Filozofi romak Virgjil ka shkruar: "Fundi kuroreon vepren." Nano ishte frikacak dhe mbylli me turp karrieren politike, duke e dorezuar pushtetin ne duart e Perbindeshit te Vicidolit, Doktor Sali Mortjes dhe u be ortak me te.

      2. T
        Tartufi

        Pika qe s te bie ,bajge dhe evgjit Prongjie ,mbritur ne Dunavat,,,,,, per ke popull na flet ,qe nuk genjehet terre jeten !!!!????. Per kete popull na flet ti ,ky. popull pjell plehera si ky domatexhiu i Lunxherise dhe shpellarin e Tropojes . Nje popull i zgjuar meson te krasiti dhe te riti bleten sa me mire dhe nuk shkon kurre pas kutise qe hidhet fleta per te zgjedhur balgerine per mashtrim te radhes.

      3. D
        Diplomati

        jo 1977 por 1997. Mesoni qe te shkruani.

        1. T
          Torino

          Hallall e le qare!Po se ceshte nje Pepushaj Pepushaj qe thote se Tosi rron si bos vetem me kursimet e rroges se shtetit?Sa per ato qe shkruan ke te drejte-asnje se ka bere ate qe beri Tosi!DOREHEQJE!

          1. i
            iliri

            C'fare Torino ! Cfare Idioti 'Plus'...kush ti ka rrefyer Mut Ndoka ??/

          2. 1
            1

            Zoteri e kuptoj nostalgjine tuaj per Z.Nano,por Z.Nano nuk justifikoi mbeshtetjen qe i dhane militantet jashte e brenda shqiperise.Fatos Nano nuk u tregua burashtetes po nje playboj qe mendoi per tarafin po dhe per vehten e tij(mos ta mohojme kete) Z.Mertiri dakort hijenat rotull tij u pasuruan ,por po ai fare nuk e ngjeu gishtin ne qypin e mjaltit?.Vetem nje pyetjeje te thjeshte pergjigju z.Mertiri :Si jeton ky far buri ne mes te Vjenes gati 20 vjet pa punuar fare.?Pergjigja e kesaj pyetjeje e rezon gjithe shkrimin tuaj

            1. i
              iliri

              Per nder je 1 Njeshi vertete !!!!!! Ke bere studimet Nard Ndoken e salihiuy

            2. H
              Hektori

              Nje shkrim aktual ne ditet e sotme dhe te neserme. Analize e kthjellet, shkruar me kulture e pervoje gazetari. Si qenka perralle qeverisja e Fatosit. Eshte nje realitet i pamohushem ato qe thuhen ne shkrim per te o cuf dabjoni me te mirat dhe te metat e asaj qeverisje. Analiza si keto jane te nevojshme, jo per nostalgji, por nga psimet te mesohet.

              1. Q
                Qytetare e indinjuar

                Nano ishte ai që mbolli i pari korrupsionin dhe më pas e vazhduan dhe e thelluan ata që erdhen me pas, të majtë e të djathtë.

                1. H
                  Haj Duti

                  Jo vetem e mbolli por i beri gjitha sherbimet stinore, e rriti, e mbareshtroi dhe e voli; Kujto marreveshjen per hidrokarburet me Bankers, koeficientin "R". Shijon jetem me shitjen e naftes. E ky Vangjel Cari me ze basi vazhdon e ha m..

                2. S
                  SBS

                  Mund të thuash e të shkruash shumë për Nanon, shumë ml tepër se z Mërtiri, Nano kishte formim të plotë intelektual dhe me potencial për zgjidhje dhe zgjedhje. Nano e mësoi brezin e shtetarëve të kohës që qeverisi se si qeveriset nbe shtet në një situatë shumë të disfavorshme si në vitet 90 sshtu edhe pas katraurës që shkaktoi P D, Qëndrimi ndaj drejtimit polktik të P S pas 2005 ishte një qëndrim larg pamës i tij edhe pse i bënte keq vëndit, sepse Berisha ishte një njeri profan në qeverisje, por nuk duhej lejuar të shkaktonte një katastrofe të vërtetë në qeverisjen e vëndit, atij i duhej shternguar fort frethi dhe këtë mund ta bënte vetëm Nano. Kristo Mërtiri duhej të mos përdorte "dorashka" në këtë shkrim, por di vet autori se ç'bën.

                    1. T
                      Tirona

                      Ky eshte nje qenef gazetar , servil qe per lek qihet edhe nê byth. Bythqirë!

                      1. R
                        Robsh

                        Te pelqeka puna e bythes o idiot! S’e heq nga goja. Legen burre

                        1. G
                          Goni

                          Po a ka me bythqire se nje si puna jote qe fshihet pas komjuterit per te share nje gazetar. Ik se per sot e more rrogen. Mbase shefi yt nuk kenaqet me dy rreshta po ti thuaji qe une aq e kam fjalorin dhe librin e fundit e kam lexuar kur vdiq Ahmet Zogu

                          1. L
                            Lefti

                            Gono mos harro ti kujtosh "Ik se per sot e more rrogen.", se e mori dhe per sot fufllaqen. Neser dite e re sufllaqe re.

                          2. L
                            Lefti

                            O Tir - Onana, ime o bab ti sje as nga Elbasani, qe ti dish keto muhbetet e bythes. Shko re bab futi nai tav dheu, e lag kamet me nai vije uji. sa mase tfillohesh. Po kot skan than, nuk ak Tirnoc, pa nji pus, carac e nje budalla ne fis. ti me duket paske qellu ky i fundit

                            1. T
                              Tironci

                              O "Trirona", i bie qe ti je nga Librazhdi, Se Trioncit nuk i thone Bytheqire, po i thone Bthqim. dhe Nje Trinonc te shan keshtu ty, Btyqim ti bythqim kush te boni, sille bythen nga Varri Bomi. Po nuk te doli Vorri Bomit, Ec ne Selite te hash te njomin. Ndaj kur je Bythqim. mos u mmer me llafe. se shko per bythe e e ha ne byth masnej

                            2. F
                              Flase

                              Pika e pare, Kristo, kujdes: mitingu nuk eshte zhvilluar ne Omonia por ne platia Kanigos afer Omonias dhe ngjarjet pastaj ti i pershkruan tamam. Fatos Nano na zhgenjeu se i tille ishte karakteri tij, kurvar, bixhozxhi, qejflli dhe genjeshtar, ja shiko Saliun e Sheqeres por ne nje kend tjeter. Fatosi na genjeu ne Platine Kanigos per leket qe tha se do te na kthenete dhe qindarken e fundit dhe kete e beri edhe ne Vlore, te njejten shprehje; e s'kish se si te mos na genjete kur ai ishte Fatosi. Kam qene ne kembe para tij, por hajt, kur njeriu eshte ne hall beson dhe e peson , njesoj si e pesuam me vendosjen e fashizmit ne vend te demokracise. E dyta eshte se ka nje te vertete ne tregimin e mikut tend per Fatosin nga bashkepuntoret e tij, por e verteta e madhe eshte se, veç Ilir Metes, Fatos Nano "humbi zgjedhjet" me dashje, ja fali Saliut. Ku ha Fatosi 2005 - 2022 ?! E pra, Fatosi punoi per vete ashtu si hengri Saliu Shqiperine. E treta eshte se Fatosi kishte element progresiv ne vetvete, por se çante fare bythen per Shqiperine dhe popullin e ata elemente e bene "CARIN" shqiptar qe ja dhjeu dhe dobiçit te Sheqeres qe rropatet rrugeve te Shqiperise si lango qenesh e ata qe i vene nga pase e i marrin eren e pordheve te tij. PO te kish qene Fatosi si Edi Rama, Shqiperia do te ishte ndryshe dhe reforma ne drejtesi do ishte bere para 2005-ses qe PLEPAT mos ti shtonin rrenjet. Po nuk i interesonte fare. Vertete ka korrupsion keto vite te qeverisjes se Edi Rames, ama mua s'me duhet fare se dhe "te perndjekurit politike" moren thase me para e une nje pension 150 euro sot qe punova 30 vjet në Shqiperi e 30 vjet pastaj jashte Shqiperise duke mos pase as oksigjenin shqiptar, por Shqiperia nuk dallohet me fare me ate te vitit 2013 ne te gjitha drejtimet, megjithe ferren neper kembe te bishave te kohes se Fatosit qe duan akoma te pine gjak e te shqyejne Shqiperine. Kam respekt për ty Kristo Mertiri se ta lane edhe shkollen pedagonjike ne mes e te moren ushtar....

                              1. P
                                PO , PO

                                Ne syte e popullit , Fatos Nanua ishte nje politikan i pa pergjegjshem , nje kumarxhi qe nuk la kazino brenda e jashte Shqiperise pa provuar fatin , nje pijanik i semure , nje mashtrues ordiner i pa shoq , nuk dihet sasia e parave qe iu merrte "borxh" shokeve e biznesmeneve kur luante neper kazino dhe nuk ua kthente kurre , por i lejonte te vidhnin hapur per te vene ne vend parate e humbura . Andis Haeasani , nje nga shoket e tij me te afert vodhi aq shume para te thata , sa qe i beri mutin mandatit te deputetit , braktisi vendin dhe ngriti nje biznes te kushtueshem ne SHBA , pa pasur as shqetesimin me te vogel . Ju thash vetem disa grimca nga jeta ne pushtet e politikanit mafjoz Fatos Nano se bemat e tij nuk kane te sosur . . . . , deri sa arriti te votoje kunder partise se tij ne menyre demonstrative !

                                1. S
                                  Sqepari

                                  Fatos Nano eshte pergjegjesi i shkeputjes nga e majta e copes me te cilen rrugacet Ilir Meta e bucja e tij krijuan LSI

                                  1. B
                                    Besi shoku ilirit

                                    Nano ish nje djale i perkedhelur qe pushtetin nuk e fitoi, po ja falen. Pijanec qe iku me xhepin plote.

                                    1. W
                                      Www

                                      Nano ishte rroë cari, aq sa e kuptoi dhe vetë. Iku si erdhi: i komanduar.

                                      1. T
                                        Taipi

                                        Per te gjithe ata qe e ke ti fjalen Mesuan nga i koruptuari e pianeci Fatos Nano prallat e tua jane si ato te Saliut qe i tregon dhe i ndryshon historit sipas interesit Po cfar pret NJERI I DEGJENERUAR E PIANEC TJETRI PSIKOPAT E KRIMINEL

                                        1. Y
                                          Ylli

                                          O Zot ...gazetar qe perdor fjalen "kuadro" ...pika gazetarit nanoist ! Degjo o idiot gjirokastrit...Fatos Nano ka tall trapin me ju socialistet sistematikisht . Bixhoz ,kurva ,alkool....nese keto ti o idiot i quan normale ne politike....je bixhozçi ,karagjoz dhe pijanec....fiks si ai qe po mbron.

                                          1. B
                                            Beni

                                            Degjo o Ylli i Partise. Edhe ti besoj do ta kesh patur babane kuadro se ndryshe nuk te vinte kete emer. Fatosi mund te kishte shume kusure por nuk krahasohet me asnje nga keta politikanet e sotem. Cili nga keta ka provuar burgun politik? Cili ka dhene doreheqjen dhe eshte larguar? Asnjeri nuk i dha shqiperise sa Fatosi duke patur parasysh edhe momentin kur ai qeverisi. Mos harroni vitin 97 dhe periudhen me pas.

                                            1. N
                                              Nuni

                                              O "Yllli ipartise ti", po kaq shpjet e bere hasha partine, deri dje vdisje te te thonin "Kuadro" , Po te lexosh me vemendje dhe te arrishe ta kuptosh shkrimin do qe gje mire. Po ti lesh me qime kupton. Mbete gjithe jetes fuks. Qe di te besh vetem letra anonime. Zaten "Yll" mo, car pret. por ti pate nje fatkeqsi, Qe kur re ne toke u perplase me turi, e tu thyen te gjithe cepat. dhe nga "Yll" u bere "Pill". Me qe je te dogji Interi dje a, te la. Mos e vi me per kete vit. Lesh do fitosh

                                              1. N
                                                Nuni

                                                O "Yllli ipartise ti", po kaq shpjet e bere hasha partine, deri dje vdisje te te thonin "Kuadro" , Po te lexosh me vemendje dhe te arrishe ta kuptosh shkrimin do qe gje mire. Po ti lesh me qime kupton. Mbete gjithe jetes fuks. Qe di te besh vetem letra anonime. Zaten "Yll" mo, car pret. por ti pate nje fatkeqsi, Qe kur re ne toke u perplase me turi, e tu thyen te gjithe cepat. dhe nga "Yll" u bere "Pill". Me qe je te dogji Interi dje a, te la. Mos e vi me per kete vit. Lesh do fitosh

                                                1. L
                                                  Loriku

                                                  Me ken Yll tana i ban, bash me lpi nji sahan. Me hanger buken e shpi, me pa punen e kojshis. Ik ta marrsha e shkon ne Zdrale, pas ti zotin mos mbaj me te nxjerr ma sandale. Qe ta kupotosh ti zotni. Ti skeke Ylii por i dhi. Lena Yll o mos shkruj mo, keto bajga si kur thu. Shkon mer Yll e rri ne shpi. Se orari puns maroj tani. Se ti normen e plotsove. Dhe per sot sandvicin e fitove. Tu te pacim yll me cepa. por se bukun te rrin kasketa

                                                2. J
                                                  Jani Çapi .

                                                  Nano është fatkeqësia më e madhe dhe më e dhimbshme e kombit Shqiptar.Nano dhe Berisha janë njësoj të dëmshëm për kombin duke ndjekur rugë të ndryshme.Ata kan një emër ; Tradhëtar të ndyrë dhe kriminela të popullit e të atëdheut.Me gjithë respektin për artikullshkruesin ,unë kam për ti sygjeruar dy gjëra. 1 Nano është kumarxhi (bixhozxhi) , pijanec indyrë,njëri i koruptueshëm për gjëra serjoze , frikacak i ndyrë,i pa besë ,i pa përgjegjshëm.Atje ku do shkonte k.Minitri (Nano) për të pir raki pezullohej trafiku 1 orë përpara dhe buçisnin sirenat e makinave të policisë si ato të alarmit në kohë lufte.More Mërtir nuk kam ç'të numëroj më parë por ,një gjë do të them me siguri : Berisha është tradhëtar i hershëm dhe dëmet që ka shkaktuar janë të pa riparushme ,Nano me mentalitetin e tijë prej mgalomani ,menefregist dhe sh. të tjera ka shkaktuar të njëjtat pasoja .Atyre unë do tu bëja një foto dyshe me ngjyrë të zezë .

                                                  1. E
                                                    Ed

                                                    PORDHE ME RIGON SHITJA FSHATAREVE DHE INJORANTEVE KETE MUT SHKRIM . .PSE NUK PERMENDE NJEHERE QE ISHTE PIJANEC DHE KUMARXHI VESI ME I KEQ I NJERIUT. PSE SE PERMENDE QE GREKU I KA DHENE NJE VILE NE ATHINE FALAS E SI MUND TE JETE I MIRE NJE KUMARXHI KUR NGA AI SKA MIRE AS FAMILJA.

                                                    1. R
                                                      Rrrrefugjat

                                                      Ca ti thuash ketij qe shkruar kete artikull! F. Nano ka qene dhe mbetet nje ordiner. Ne fund degradoi ne ate pike sa shqiptaret votuan Berishen. Sot eshte nje pijanec ordiner qe nuk do te dij njeri ne rron a jo. Pervec ketij qe ka shkruar.

                                                      1. V
                                                        Vendali

                                                        Po ja o Rrefugjat, harrun keta te Temes te te Pyesin ty, se cfare te botojn. Mirupafshim Rrrefugjat, dhe me qifsh te Teme. Lebo njeri

                                                      2. P
                                                        PER ATA QE NUK E DINE

                                                        NANO NJE POLITIKA BASDART KUMARXHI PIJANEC KURVAR HAJDUT .POLITIKAN QE LUAJTI NDYTE ME VOTUESIT E MAJTE QE I QENDRUAN BESNIK EDHE KUR ISHTE NE BURG EDHE KUR MEDEMEK DO TE ZBATONTE MERITOKRACINE POR NE FAKT ZBATOI NANOKRACINE NE 2005 I DOREZOI PUSHTETIN SALIUT DHE ME GJITHE SE ISHTE ZGJEDHUR DEPUTET NUK FOLI PER 4 VJET NE PARLAMENT ASNJE FJALE PER KEQ QEVEREISJEN NGA SALIU PERKUNDRAZI U SHPREH LERENI QEVERRINE TE PUNOJE . PARAQITEJ NE PARLAMENT 1 HERE NE 6 MUAJ VETEM PER TE MARRE RROGEN E DEPUTETIT. NE VITIN 2009 SE BASHKU ME 6 I "" GJENERALET "" ISHITEN VOTAT PER TE BERE PRESIDENT BAMIRIN E SALIUT .DHE NE VITIN 2012 PRISTE TE BEHEJ PRESIDENT NGA SALIU TE CILIT I SHERBEU SI NJE VASAL FRIKACAK

                                                        1. P
                                                          PER ATA QE NUK E DINE

                                                          NANO NJE POLITIKA BASDART KUMARXHI PIJANEC KURVAR HAJDUT .POLITIKAN QE LUAJTI NDYTE ME VOTUESIT E MAJTE QE I QENDRUAN BESNIK EDHE KUR ISHTE NE BURG EDHE KUR MEDEMEK DO TE ZBATONTE MERITOKRACINE POR NE FAKT ZBATOI NANOKRACINE NE 2005 I DOREZOI PUSHTETIN SALIUT DHE ME GJITHE SE ISHTE ZGJEDHUR DEPUTET NUK FOLI PER 4 VJET NE PARLAMENT ASNJE FJALE PER KEQ QEVEREISJEN NGA SALIU PERKUNDRAZI U SHPREH LERENI QEVERRINE TE PUNOJE . PARAQITEJ NE PARLAMENT 1 HERE NE 6 MUAJ VETEM PER TE MARRE RROGEN E DEPUTETIT. NE VITIN 2009 SE BASHKU ME 6 I "" GJENERALET "" ISHITEN VOTAT PER TE BERE PRESIDENT BAMIRIN E SALIUT .DHE NE VITIN 2012 PRISTE TE BEHEJ PRESIDENT NGA SALIU TE CILIT I SHERBEU SI NJE VASAL FRIKACAK

                                                          1. T
                                                            Tiransi i lodhur

                                                            Nano nuk ishte leshko qe t'ja hidhnin shoket. Ai ishte liberal,indiferent ndaj problemeve. Ishte i mencur dhe njohes shume i mire te ekonomise se tregut. Por njohurite e tij nuk i vuri ne sherbim te vendit per te krijuar shtet ligjor , per te forcuar ekonomine, etj... Sic jane shprehur shoket e tij, ai rrinte shume pak ne zyre per tu mare me punet e shtetit, por harxhonte kohen neper kafenerave dhe ambienteve te bixhozit. Per mendimin tim pushtetin ja dorezoj vete Berishes. Arsyeja nuk dihet, ai qellimisht nuk beri fushate te mire, duke zgenjyer keshtu votuesit dhe simpatizanet e tij. I kishte te gjitha mundesite per te vendosur nje shtet ligjor dhe demokratik, por perkunrazi ne kohen e tij u thellua me shume korupsioni dhe kontrabada. Me nje fjale nuk duhet ta vleresojme si bure qe ka dhene kontribute per vendin me gjithe besimin qe ju dha nga populli. Vec ketyre demi me i madh eshte sjellja e Rames nga Franca dhe dorezimi i Partise keti dhe Erjon fukarajit qe beri dasem me pensionin e mamase.

                                                            1. c
                                                              cuf dabjoni

                                                              Mos e shaj Ramutin....ai e bleu Partine me meleona... gati aq sa i kerkoj Nano, e jo pak. Po deshe hollesira edhe ti them, por me te sakte jane Gramos Cigarja e Fatos Klosi qe ishin te pranishem te Princ Parku ora 3 pasmesnate ku u bë pazari dhe u dorezua thesi, kur u shty votimi per Kryetarin e PS ne 2005. Ndersa per komentuesin I.Hoti : nuk jam gomar i Salehit te cilin e shaj ketu dhe quajta se thelloi korrupsionin pasi erdhi ne pushtet pas Nanos qe percaktimi me i mire per të eshte HORR shumformësh...!!!!

                                                            2. P
                                                              Pisha

                                                              Fatos Nano legeni ku Sala urinonte sa herë që kishte nevojë

                                                              1. 3
                                                                30 vjet krize fale tyre

                                                                Merumi thoshte "muto burre".Ky dhe Berisha meritojne vetem kete epitet nga ATI i tyre shpirteror.

                                                                1. D
                                                                  Dhembeli

                                                                  Nanon e vleresojne vetem ata qe kane tru.

                                                                  1. A
                                                                    Ari

                                                                    Shume nga komentuesit, sigurisht, duke qene ne mungese njohurish minimale te analizes, politike, nuk mund ta kuptojne. Figura e tij eshte komplekse: me shume pozitivitet, por edhe me shume te meta, ashtu sic jane te gjithe udheheqsit e botes. Por, keta me "derrase" mangut, marrin vetem njeren ane, ndaj dhe nuk ja vlen ti komentosh.

                                                                  2. D
                                                                    Dhembeli

                                                                    Te vleresosh Nanon, duhet te kesh MENDJE.

                                                                    1. P
                                                                      Partnerët, Kristo .

                                                                      Partnerët ndërkombëtarë Kristo , kushtet që i vunë Nanos :1 -Zgjedhje të lira dhe të ndershme ; 2 - Kalim paqësor të pushtetit . Mirë kushti i parë se ishte 96-ta e freskët , po kushti i dytë përse ?!!! Kështu që Nano shpiku partinë e Xhuvelit , që si mori goxha vota e deputetë të majtë , na paskesh qënë i djathtë !

                                                                      1. e
                                                                        emigranti1991

                                                                        Si te gjithe narcizistet e tjere, para e pas tij, qe nuk njohin kufij.

                                                                        1. T
                                                                          Tironci

                                                                          Nano ishte nje pler pijanec e bixhozxhi , nje njeri me vese te ktilla duhet te rri larg politikes se esht i rrezikshem per popullin ai beri mir qe u shporr , nje hale me pak ne kte vend , na ka ngelur ne qaf saliu me Ilirin qe veç zoti po e ndimoj kte popull tja heqi qafe , se drejtesi ta bej kte gje nuk ka ne kte vend .

                                                                          1. s
                                                                            spata

                                                                            O shqiperat qe nuk hani pyka fare .Po merrni veten ne qafe, me keto brockulla te politkes e te politikanve qe shkaterruan cdo vlere te trashegimjenise kombetare .Kuptoni vetem nje fakte qe te mos allakatni ne vlersimet per figurat politke . Si Nano ,Berisha , Meta, sot Rama ,Luli ,Monika ,bishtat Mediu ,Ndoka ,Pollo ,Idrizi,Gajashi ,Vasili e shume te tjere ,jane projektuar ne politke e pushtet nga Ramiz Alija . Keta moren drejtimin e pluralizmit e te shtetit shqiptare jashte vullnetit te popullit . U votuan se shqiptaret u genjyen nga propaganda antikomuniste dhe mbeshtetja qe u dhane Aleate perendimor .Ata qe duhet te vinin ne pushtet u sulmuan dhe u degdisen qysh kur Hoxha dhe Alija shpallen luften per trashegimenin e shtetit shqiptare . Populli u tradhetua.Keta qe ju komentoni, si burrat me te mire te kombit, i nxorri ne driten e diellit zbuluar vitet e demokracise me primitive qe ka njohur historija boterore .]Asnje nga keta nuk meritojne sot tu besh analize e te vecoshe se kush eshte me i miri . Jane bajga qe kane zaptuar pushtet poliutke e ekonomik dhe po imarrin frymen kombit . Sot cdo analize te shtetit , per 31 vite te demokracise ,ka ne brendesi skandale me permasa te medhaja korruptive.Ka ndryshuar Shqiperija; mburren hajdutet dhe kriminelet e kombit. Shqiperija ska ndryshuar nga keta politikane e pushtetare por nga konjukturat e jashtme dhe etja e popullit per ndryshim .Frutet e punes se popullit i kane marre keta qe sot birbilosin per demokraci e ndryshim .Ky popull ,qe sot eshte ne gerrje ,pranon cdo lloje bajge qe i serviset . As behet fjale qe situata te ndryshoje . Bajgat riciklojne njeri tjetrin .

                                                                            1. C
                                                                              Cdo mall shitet

                                                                              Drejte.

                                                                            2. T
                                                                              Tani

                                                                              Nano po te qe normal nga trute nuk ndante gruan e tij zonje per kurven me te madhe te pallateve Agimi,Xhoanen ,nje kopile qe dhe sot nuk e di kush eshte babai i saj

                                                                              1. T
                                                                                Tani

                                                                                Nano po te qe normal nga trute nuk ndante gruan e tij zonje per kurven me te madhe te pallateve Agimi,Xhoanen ,nje kopile qe dhe sot nuk e di kush eshte babai i saj

                                                                                1. P
                                                                                  POLI

                                                                                  SPADA FALEMINDERIT .KENI BERE NJE ANALIZE TE THJESHTE POR ANALIZE OBJEKTIVE PER TE GJITHE POLITIKANET TANE TE EMERUAR NE KRYE TE PARTIVE NGA RAMIZ ALIA.

                                                                                  1. T
                                                                                    TOTO

                                                                                    Nanon nuk e rrëzoi askush o Kristo, se Nanua nuk u ngrit, kurrë, nuk ju ngjit ndonjë kodre apo mali, po mbeti një fusharak i llojit Sanço Panço me gomarin për kapistre, qefli e saharosh, që tani përtyp, bluan tagjinë e grumbulluar nga koha e ''mbretërimit'' të tij...Nuk i la ndonjë të mirë vëndit të tij, por të paktën nuk e gjakosi, as vëndin, as ëndrrën e shqipëtarëve, demokracinë, dhe as emrin e tij. Ky është Fatos Nano, një kalimtar anonim, pa histori e lavdi, që i ra rruga kësaj ane...

                                                                                    1. X
                                                                                      Xhevat Zenjelaj

                                                                                      Shkrimi analizë e veteranit të gazetarisë, Kristo Mertiri për shkaqet e doreheqjes së ish kryeministrit Fatos Nano, eshte një ballafaqim i argumentuar, per rolin e ketij të fundit, vendin e tij ne histori dhe rrymat mbi e nëntokësore qe vepruan kundër tij dhe që janë sot me aktive se kurrë. Dihet se gjëra të persosura nuk ka, por ka veprimtari ne dobi ose jo ndaj popullit dhe atdheut. Po ta analizosh ftohtë punen, qendrimin dhe "korrupsionin" e tij ne krahasim me Sali Berishen që shkaterroi ekonomine e vendit, furnizoi Milloshevicin me naftë, korrupsionin familjar dhe jo vetem, Nanua del me i pastri jo me nga Saliu, po edhe nga të tjerët. Prandaj edhe doreheqja e tij mund të konsiderohet e imponuar nga një anë dhe nga ana tjetër, demokratike dhe e mirekuptuar nga të dashurit dhe të padashurit e tij, aq me shume nga miqtë tanë perendimor. Ne kete kuptim shkrimi i analistit të paanshem dhe kurajoz, Kristo Mertirit, është nje vlerësim për këtë figure politike, që nuk solli përçarje e tragjedi si..., por edhe një mesim për të sotmit nga krahët e ndryshëm të politikes që edhe uturakun duan ta kenë të montuar tek kolltuku i tyre.

                                                                                      1. X
                                                                                        Xhevat Zenjelaj

                                                                                        Shkrimi - analize i veteranit të gazetarise, Kristo Mertiri është një sintezë e ngjarjeve të kohes ne ato fillim qeverisjeje pas ndryshimeve demokratike. Si i tillë ky shkrim mundohet të ballancoj të dy anet me pluset e minuset e tyre dhe që doreheqjen e tij e konsideron institucion të vërtetë demokratik. Fakti që politikanet e derisotem nuk e çojnë mendjen atje, por kërkojnë të kene kolltuk me bebelina e uturak të montuara ne të, pavaresisht se sa të zeza i kane punuar ketij populli dje dhe sot.

                                                                                        Lini një Përgjigje