Nga Gjergj Ruli
Erdhi momenti i dëshiruar: Tirana përzgjidhet Kryeqyteti Europian i Sportit. Çfarë ndjesie që të lind, falënderim për atë që perjeton dhe ke marrë.
Rëndësia e një momenti që të sjell lumturi, është një objekti ose një skene për të jetuar dhe ndryshon nga subjekti në subjekt. Të gjitha Federatat me në krye Komitetin Olimpik bashkohen për të festuar këtë ditë të privilegjuar për ti dhënë jetë qytetit tonë, Tiranës, nëpërmjet sportit. Për të identifikuar strategji të përbashkëta në fushat sportive, duke promovuar vlerat e kësaj zgjedhje nga Europa. Sportistët kampionë Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Zelimkhan Abakarov, drejtoria e Sportit pranë Bashkisë dhe trajnerët e mësuesit do të jenë gjithashtu promovuesit dhe ambasadorët e zhvillimit të Suksesit për qytetin e Tiranës.
Kjo nismë u prezantua në Bashkimin Europian nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Privilegji i Sportit, i sportistit dhe i qytetit na bënë të jemi qendra e Europës.
Nga qyteti i Tiranës, me ne krye kryebashkiakun Velija, fillon një revolucion i vërtetë për sportin. Komiteti Olimpik Shqiptar, federatat, klubet sportive dhe sportistët, për herë të parë "bashkohen", duke u bërë model për të gjithë vendin. Të animuar nga vullneti, dëshira për lidership dhe guxim. Në krah të Bashkisë së Tiranës janë Komiteti Olimpik Shqiptar, Federatat, sportistët dhe qytetarët, për të tërhequr vëmendjen dhe interesimin për qytetin Europian të Sportit, në nivelet më të larta institucionale.
Viti 2023 do të ketë konsorciumin si bashkëbisedues të vetëm. Është një hap i madh përpara për ne, edhe në politikën e besimit per të promovuar dhe rritur impiantet sportive, festat që lidhen me sportin, aktivitetet e shumta kombëtare dhe ndërkombëtare me një finale të madhe: me Maratonën e kryeqytetit më 22 Tetor 2023.
Tirana do të rikthehet dhe të disponojë pajisje moderne, si ndodhi me Katarin për përgatitjet e Botërorit 2022.
Tirana dhe sporti, bashkëpunim që përfaqëson një moment solidariteti të madh mes skuadrave, që duhet të ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin në një periudhë shumë të vështirë. Ky vlerësim dhe besim synon gjithashtu të veprojë si një mjet për zhvillimin e qytetit me iniciativa që shkojnë përtej sportit, nga teatri te muzika, nga kultura te solidariteti.
Pikërisht për këtë partneritet faktori më i rëndësishëm është Bashkia e Tiranës, e cila është shumë pranë nesh. Po kaq të rëndësishme janë edhe federatat sportive dhe Komiteti Olimpik Shqiptar. Është domethënës se sa i rëndësishëm është ky moment për sportin e kryeqytetit por edhe të gjithë vendit. Ai lind nga klithma e alarmit që shënon fillimin e një procesi reformimi të sistemit sportiv që synon në rrjet, duke i vendosur të gjithë në të njëjten piste.
Me titullin Tirana Kryeqyteti i Europës për Sportin do të ndahen edhe projekte që synojnë të lidhin sportin me botën e shkollës, një element që rrit edhe barrën e përgjegjësisë në nivel kombëtar. Sporti është pjesë e programit të madh arsimor dhe besoj se bashkimi me arsimin publik është i rëndësishëm, edhe në dritën e asaj që kryetari ka shprehur tashmë në programin e tij, që të dëshirojmë dhe punojmë për një qytet për të rinjtë dhe fëmijët tanë. Vëmendja ndaj sportit është pjesë e këtij rrugëtimi, i cili kalon nga përmirësimi i ambienteve sportive në dialog me biznesin, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe federatave kombëtare. I lumtur që jam qytetar i Tiranës!
Tirana gjatë diktaturës,ishte qytet i vërtetë European me rrugë me pemë,lulishte me pastërti, shkolla me fusha sporti,hapsira ku luanin fëmijët pa asnje frikë,fusha sporti në çdo lagje,etj,etj. Kurse ju o pleura e keni mbushur me pallate per të pasuruar mafjozët dhe oligarkët dhe na e shisni si sukses të madh ? Degjenerata që shisni ikona mashtrimi siç shkruante Platoni tek Miti i Kavernës.
Mos ia fut pordhes. Ne kohen e komunizmit nuk kishte zhvillim, as makina, dhe nuk do te kishte ndertesa te larta. Tani kryeqytetet kudo kane me ndertime dhe nuk mund te thuash se nuk ka gjelberim, se te huajt thone ndryshe. Mos te flasim pastaj per halen qe na la Saliu dhe si eshte bere tani.
pirdh Aron patronazhisti pirdh...
Në kohën e komunizmit nuk kishe një top llastiku për të luajtur!
Tani nuk ka me fusha sporti.