Si nuk doli ndonjë deputet i PD-së që t'i afrohet shembullit të Safet Butkës?!

8 Nëntor 2022, 17:34Blog TEMA

Si nuk doli ndonjë deputet i PD-së që t'i afrohet shembullit

Nga Namir Lapardhaja

Safet Butka ishte djali i patriotit të madh Sali Butka. Pasi mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ai u shkollua në Austri, ku u diplomua për filozofi. Pasi kthehet në Shqipëri, emërohet profesor në Liceun Francez të Korçës. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, vihet në ballë të demonstratave antifashiste.

Burgoset dhe internohet në ishullin Ventotenes në Itali së bashku me intelektualë dhe atdhetarë të tjerë, si Zai Fundo, Abaz Ermenji, Isuf Luzaj etj. Kthehet në Shqipëri dhe bëhet një nga themeluesit e Ballit Kombëtar. Edhe pse nacionalist, bën disa aksione të përbashkëta me Frontin Nacional-Çlirimtar.

Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes dhe fillimit të luftës vëllavrasëse në vend, Safet Butka dëshpërohet pambarimisht. Ai i druhej një lufte mes njëri-tjetrit dhe thuhet se kur është pyetur për këtë çështje, është përgjigjur: “I pari dhe i fundit shqiptar që do të vrasë, është vetja ime.” Pas fillimit ë luftës vëllavrasëse, çetat partizane e rrethojnë.

Për të shmangur luftën dhe në pamundësi për të ndaluar gjakderdhjen, vret veten. Ngjarja ka ndodhur më 19 shtator 1943 në Teqenë e fshatit Melçan. Safeti thonë se kur dëgjonte fjalën ‘vëllavrasje’, përgjigjej ‘vetëvrasje’. Safet Butka ishte studiues, pedagog, drejtues dhe reformator i arsimit kombëtar, veprimtar antifashist i Ballit Kombëtar.

Akti i profesor Safet Butkës më ka ardhur ndër mend që në nisje të “luftës vëllavrasëse” në PD, këtu e një vit e ca më parë. Si nuk doli një deputet i PD-së apo një nga palët e konfliktit që të bënte një akt vetësakrifikimi?!

Që të merremi vesh, nuk kam kërkuar akte të natyrës së Safet Butkës, por akte më të thjeshta, më simbolike, qoftë edhe një dorëheqje për t’i thënë të gjithëve që dinjiteti dhe fati i këtij vendi ka më shumë vlerë se çdo zvarritje kërmillore pas pushtetit apo pas atij që duket më i fortë. Se e vërteta ka më shumë vlerë dhe rëndësi se sa të dëgjuarit të turmës së pamend. Për të treguar se nuk ka forcë që të triumfojë mbi të vërtetën, pavarësisht çastit dhe momentit.

Dhe kur shohim sot ndonjë dorëheqje, akti duket thellësisht banal....Po iki se do fillojë punë tjetër dhe, me këtë rast, e zbrazim edhe atë që kemi akumuluar në gjithë këto kohë. Ndërkohë që këto akte nuk ndërmerren nga ata që priteshin të bënin lëvizje të forta, por nga figura që nuk është se janë shquar për ndonjë karakter të fortë apo që nuk e kanë pasur moralin dhe individualitetin armën e tyre më të spikatur.

Nejse, se mos i shkrepet ndonjë deputeti dhe ia fut vetes, për të ndjekur shembullin e mësipërm. Larg qoftë! Nuk ia uroj askujt. Thjesht dinjiteti dhe aktet ngelen. Zvarritja harrohet shpejt. Më shpejt se sa na e pret mendja.

11 Komente

  1. J
    Jorgo

    sikur Safeti te behej Sali....

    1. P
      Partizani i LNÇ

      Te kam ndjekur shume ne gazetn Tema ne shkrimet e tua ,kesaj rradhe ja ke futur pordhes ,si mundet ti biesh aq thjesht bemat qe beri ky ballist ,e rethuan partizanet thua ,sikur e rethuan gjermanet ,pse nuk thua pse e rrethuan dhe pse nuk thua te vertetin qe si maskara ishte bashkpunetor me Gjermanet ,e pse nuk thua qe vrau veten ne ( novojtore ) tregohu me burre apo dhe ti je i atij soji ?

      1. b
        ben

        Problemi me juve te LNC-se eshte se keni akoma ne koke lakrat qe ju ka ngulur Partia, ku cdo njeri qe nuk ishte ne anen e saj ishte tradhetar, maskara e plot te tjera si keto. Ajo qe shume vete si puna juaj nuk arriten kurre ta kuptojne eshte se patriotizmi nuk ka qene vetem motiv i partizaneve. Ka patur patriote edhe ne anen tjeter te barrikades. Ndryshimi ka qene se nese juve te LNC-se ju kishin bere lavazh te trurit, ana tjeter e dinte shume mire se nuk do kishin ndonje te mmire nga komunizmi i sllaveve, gje e cila u vertetua ne me shume se 50 vjet diktature. Mos u mundo qe te me kundershtoni, pasi une nuk i perkas aspak asaj ane, pasi fisi im i dha 13 partizane LNC-se; te tere intelektuale te shkolluar ne shkollat me te mira te Gjermanise, Frances e Italise, por me ardhjen ne pushtet te brekegrisurve, u quajten te "deklasuar", packa se pasurine e perdoren per te financuar luften kunder okupatorit fashist. Do benit me mire qe te heshtni dhe te mos na u beni me katolik se sa Papa.

        1. B
          Bureto

          @ ben! Pse e shkon kohën dëm me trushplarët, që nuk kanë lexuar një libër në jete. Por edhe nëse ndonje edhe mundet, me siguri që i përket tufës së 'analfabeteve funksionale', që sipas një studimi në Shqiperi ata perbejne 57 % të atyre që e kanë bere një shkollë. *shënim: Për 'partizanin'; "Analfabet funksional quhet ai që di të shkruaje dhe lexoje, por nuk i kupton ato", edhe kur i shkruan vetë.

        2. t
          tetovari2

          Ti partizani i L.N.Ç me kend ke bashkëpunuar?A mos i ke patur pobratima Mugoshën Miladinin.....?

        3. P
          POLI

          PO MIR MOR ZOTI LAPORDHA PSE NUK I PELQEN ZOTERISE TENDE TE PERMENDE ZOTIN MARK MARKU I CILI DHA DOREHEQJEN PA U HAPUR LEGJISLATURA E PARE E SEZONIT 2021--2025 APO KE MARRE PERSIPER TE NA TREGOSH TE BEMAT E SAFET BUTKES DHE PASTAJ TRIMAT E SALIUT TE NA VRASIN VEHTEN NEPER HALETE E TIRONES .

          1. S
            Shaqo

            Veprimtar antifashist i ballit. Balli vete bashkepunetor i ngushte i fashizmit. Vrau veten ne wc, jo ne teqe.

            1. V
              Vranakonti

              Safet Butka ka qene eksponent i rrezikshem i Ballit Kombetar dhe ka bere reprazalje ne popull sidomos ne fshatra. Ai ishte kaq i poshter sa ndjeu se nuk kishte rruge tjeter,do denohej nga krimet qe kishte bere dhe si bashkepunetor i gjermaneve,u mbyll ne hale dhe vrau veten. Ata qe thon se u vra ne teqe,jane pordhet e Uran Butkes qe kekon te lehtesoi barren e krimeve te babajt tij Safet qenit.

              1. M
                Miku i Donald Lu

                Na mo ti alias gjeneral i Skenderbeut, Vranakont: Më me ngadalë. Jo me kaq yrysh, se në fund të fundit gomarllekun tend tregon.

              2. P
                POLI FOLI POR S' E KUPTUAN

                SAFETI ISHTE BALLIST KOMANDANT BATTALIONI DHE BASHKEPUNUAN ME GJERMANIN . MUHARREM BUTKA ESHTE I VELLAI I SAFETIT DHE ISHTE KOMANDANT CETE I USHTRISE NACL .PAS LUFTES RRITI DHE SHKOLLOI DJALIN E VELLAIT URANIN. URANI PER TURPIN E TIJ E MOHON TE VERTETEN DHE NE SHKRIMET E TIJ NUK E PERMEND XHAXHANE SEPSE MUHARREMI ISHTE PARTIZAN.SHKRUANI ME ME OBJEKTIVITET SEPSE KA AKOMA DESHMITARE TE GJALLE.

                1. L
                  Lasgushi

                  Namir! Me gjithëve me shumë takt dhe anash e anash e ke thënë.Duke shmangur vëndin e kësaj ndodhie historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. MERITON CMIMIN PULICER.

                  Lini një Përgjigje