Një burrë dhe një grua qajnë për Gridën

9 Nëntor 2022, 09:14Blog Nga Frrok Çupi

Një burrë dhe një grua qajnë për Gridën

Ndodh për herë të parë në etnografinë e kombit tonë, madje edhe të kombeve fqinj të bardhë. Në zonën gjeografike nga vjen burri që qau për Gridën, burrat qajnë burrat, por jo gratë- nuk ndodh kurrë. Në këtë zonë, burrat nuk qajnë as pa zë, në grusht; por vaji i burrave quhet ‘gjamë’. Është një piskamë që shpon zemrat e njerëzve dhe hapet nga mali në mal… Ndërsa vajtoret janë tjetër gjë. As në Elbasan nga ku vjen gruaja që qua Gridën, nuk ndodh që burra e gra të qajnë njëherësh. Në disa fise shumë të thella të pazhvilluara në rruzull, kjo edhe ndodh.

Këtu nuk nuk ndodhi gjë; thjesht një deputete zgjodhi të lërë ‘tufën’ e të shkojë në punë të vet.


Po pse ndodhi ‘vaji burrë- grua’ për herë të parë në kombin tonë europian, dhe pse ndodhi pikërisht në Partinë Demokratike?

Arsyeja e parë, është se PD funksionon më shumë si  një ‘Parti fis’ se sa një parti politike ligjore. Në fiset e largëta ndodh e njëjta gjë. Që nga dita kur u krijua, PD mban atavizmën e fisit; por vit pas viti erdhi duke e zhvilluar deri në ditët tona. Në fillim u quajt ‘Parti e Tropojës’, e nganjëherë edhe ‘parti e Kavajës’, por nuk u bë kurrë ‘Parti e vlerave të Shqipërisë’. Sulmin ushtarak që zhvilloi qeveria e Partisë Demokratike kundër popullit të vet në vitin 1997 e 1998, e kalkuloi pikërisht si ‘luftë fisi’, ku militantët e Veriut do të pushtonin për vdekje njerëzit në Vlorë e në gjithë Jugun. Edhe në lidershipin e Foltores së Berishës që u zhvilluan para një viti, 25 për qind e liderëve ‘të zgjedhur’ ishin nga Tropoja dhe 15 për qind janë kushërinj e nipa e mbesa të Berishës. Një fis. Vetë Foltorja e Berishës, që e ka quajtur gabimisht PD, është e natyrës fisnore, ku nuk e njeh ligji. Ligji për fiset e pazhvilluara është njësoj si llamba elektrike në xhungël ku banorët e shqyejnë dhe e hanë me dhëmbë kudo ta gjejnë.

Pra jemi në fis, dhe në fis qajnë sa herë një anëtar i fisit devijon shtegun.

Arsyeja e dytë është se PD kalon nga njëra katastrofë në tjetrën, e tani është kthyer në një grupim të frustruar ku iu duket se sapo të largohet një nga anëtarët, vendi mbetet bosh dhe ‘ujku hyn në vath’. Largimi i Grida Dumës nga radhët e deputetëve të PD shkaktoi vaje, në vend që të kishte shkaktuar indiferencë. Indiferenca do të dëshmonte se Partia ka vlera të gjëra brenda saj; vlera që shkojnë që nga vendimet në grup deri në respektin e sjelljes individuale. Një mike që largohet, njësoj si në Perëndim kur largohet ministri, kryeministri, presidenti, mbreti…, të gjithë këta lënë pas një ‘good bye!’ të lehtë dhe një buzëqeshje. Ndërsa në PD, thuajse gjithë jetën e saj, ka sunduar Kanuni, Sheriati dhe ‘Ligji i më të fortit’. Burri dhe gruaja që qanë për Gridën dje kishin të drejtë të qanin: Në një grupim ku dihet ardhja por nuk dihet ikja; dihet se je në jetë por jo se si do të jesh…, në këtë grupim çfarëdo ikjeje ia vlen të qahet me lot. Të dy deputetët, gruaja dhe burri që qanë  dje, në subkonshin e tyre kanë prekur pikërisht këtë fund.

Miku im Alfred Duka, një anëtar i zjarrtë i PD, shkruante dje në fb: “Kush po i ha deputetët tanë?… Deputetët e PD në Kuvend si në Big Brother. Lot dhe ndarje. Medet!”.

Arsyeja e tretë, në Partinë Demokratike nuk bëhet politikë, aq më pak politikë në dobi të vendit. Kjo i kishte imponuar shoqërisë primitivizëm, korrupsion, konflikt, emocion; asgjë të hijshme për politikë moderne. Këtu ku ndodhin të gjitha, këtu edhe emocioni shpërthen dukshëm. Ulet burri nën stol e nën gju dhe derdh lot për Gridën…, deri këtu shkon puna.

PD është ndërtuar në formën e piramidës ku lideri adhurohet, për liderin jepet jeta, liderit i thuhet në sy se ‘të dua më shumë se fëmijët e mi’, dhe i deklarohet se ‘për ty vras Edi Ramën’. I keni parë të gjitha në PD. Grida meriton të konsiderohet ‘e adhurueshme’ prej disa liderëve dhe anëtarëve të tjerë, sa kohë që lideri Berisha e ka shpirtin në ajër. PD ka formën e turmës, jo të një grupimi politik legal. Turma, si PD, nuk e do të vërtetën, ushqehet me iluzion dhe me emocion.

Ata që qanë dje, ata thjesht zbatuan ‘statusin’ e Partisë Demokratike!

12 Komente

  1. R
    Rexhina

    Te lumte PENA Zot Cupi.Ato kukulla qe na u quraviten per Grifshen bejn mire ta len edhe mandatin e tyre sepse sjan gje tjeter pervecse parazit te politikes.Grifsha po largohet me plan qe ne Top Cornell ti sherbej Berishes duke perdorur gjylet e Topit kundra PS-es.Por si ku do qe ka qene edhe ne kete pune deshtimi do ta udheheq sepse eshte “ politikane,, e mallkuar e ky mallkim do ta ndjek deri ne varre.Parat,fustanet bizhute jan stoli per cdo femer por per Grifshen jan mallkim sepse i ka siguruar ne rruge te pista e me krrim.

    1. e
      emigranti1991

      Lotet per Griden jane investim per te nesermen e pasigurt te tyne. GRIDA do te mbijetoi, ( eshte mishtore), keshtu qe 'fisi' hedh do pika loti ne piken G. ( si i falimentumi, ca 'coins' per dite te keqe). Grida do ta perlaj 'Topin', kjo eshte e sigurt. Keshtu qani per G. sot, se neser do t,ju jap paaak "Top ch.."

      1. P
        Populli

        A thua kur Ramiza Alia krijoi PD-ne ku vuri ne krye komunistin Berisha, ky i fundit ishte demokrat atehere, ndersa sot "PD ka formën e turmës, jo të një grupimi politik legal"? Jo. PD u krijua qe ne krye te heres per te qene turme, me MISIONIN e vetem: ASFIKSIMIN E CDO IDEJE, ELEMENTI APO FORCE TE HERSHME DEMOKRATIKE.

        1. t
          tata luigji

          Bravo Frrok cupi nuk ka me mire se thenja e juaj qe PD funksionin me ligje te kanunit,sherjatit e ku di une se si Sali Bin laden si krahu i djatht i Osman Bin ladnit qe per shume vite e keshilloi se si mund ta shkaterrosh shqiperine si vend laik e detyroi ne 1992 ta fuste ne shoqerine islamiste Salih bin laden dhe shpura e tij tani jane te rekrutuar dhe nuk dalin dot nga rrjeshti Xhama e madhe qe beri i biri markagjoneve ishte fundi per nje parti fisi te berishs,ikja e grides ne syte e mbar publikut ishte nje karakurv me pak ne parlamnt BRAVO Z. CUPI JE BILANTE

          1. H
            Hajde are te te tregoj babain

            Edhe kanaun edhe sheriate nuk shkon o Tate.

            1. J
              Jorgo

              te dyja prej Turqinije vine

          2. S
            ShkelXeni bythqir vrases e hajdut nongrata

            Pse nuk beni nje Big Brother PeDe. Por te angazhoni dhe spiunin IM me Muuuniken dhe kryetaret pa parti Dashin, Nardin, Gonen, Dulen, Idrizin Mediun—- ka me bukur ? Do ishte audienca me e madhe si thote Salihu “me siguri absolute, absolutisht”—- i ke te tera aty , Salihu ne prime time,—-ju betohem ky show di zgjaste me vite.—-do vinte Xenua hormone pri shut ne takim surprize, po do vinte dhe Argita shemtuar me tonela puder e rimel Por perseri shemtire.—- do vine ne takim surprize Abi te babi.—-SpiuniIM me sharabajgen muu, —-imagjino kafene e mengjesit Dule-Idriz.—-Bisedat intelektuale ne pishine Nardi-Dashi.—-Nardi do flirtonte me muuniken…. Imagjinoni Griden si psiko-analiste te ketij show. Do kishte interesim dhe nga HBO ta blinin produksionin. Te dhjefsha Kardashian-t

            1. N
              Nari

              Analize brilante per ate shfaqje te shpifur e te shemtuar.Grida u largua per interesin e vet,sepse do filloje pune si drejtuese emisioni tek Topi,ku do mare nje rroge nja 4 here me te madhe se rroga e deputetit,ndersa keta bejne sikur qajne ! Jam i sigurt se nuk do qanin edhe sikur Grida te shkonte ne SHBA,ku ka prinderit dhe motren.Njesoj si ne Big Bradher kur konkurentet dalin nga shtepia,dhe megjithese kane votuar vete per ta nxjere, dhe nuk i kane lene gje pa thene njeri tjetrit,perseri qajne me lotet rreke.

              1. L
                LEON

                PD,si nje Big Brother,e ke thene sakte.Goxha derr burri,malesor karagjoz qan si budalle. Mire kjo malokja Golloberdes e ka me hak,se qan tjeter gje,se nuk i rruhet per Griden.

                1. J
                  Jugu

                  Frroke je bere i peshtire. Shikoje mo burre veten ne pasqyre dhe do e kuptosh se je katandisur keq, por vertet keq.

                  1. S
                    Sokrati

                    Si burri, si gruaja vajtojnë jo fatin e grifshës, por fatin e tyre... Ata të gjithë janë një prerje, një model, një gjuhë, një kostum, një kulturë, një sjellje, një traditë, një e folur, një ecje, një mendje, një gjykim, një shije - kudo bajatë, të gjithë të dështuar. Si grupim fisi të gjithë kanë një karakter: secili krenar në qenien e vet, ndërsa kryekrenari sundon dhe është i paarritshëm, i paprekshëm, i padiskutueshëm, mitologjik, absolut në të gjitha gjërat, që thotë dhe në ato, që ka ndërmend të thotë nesër. Ai është njeriu, që "tund malet"(!). Fatkeqësi e madhe kombëtare! Si na u shfaq primitiviteti në kohën moderne?! Nuk e meritonte populli ynë një bandë fisi mbi kokë, një bandë gangsterësh, që shkon nga disfata në disfatë. Të gjithë në këtë fis kanë dhe do të kenë të njëjtin fat si Grifsha. Falënderim, i nderuar modeli i gazetarit, Frrok Çupi, për skanerin, që i ke bërë gjëndjes aktuale të këtij grupimi njerëzish, ku sundojnë antivlerat: brutaliteti, dhuna, egoizmi, banaliteti, kërcënimi terrorist, imponimi dhe falsiteti.

                    1. B
                      Bureto

                      Në fakt më e udhës do ishte që para ketyre të fundit (Rusho dhe Duma), ta kish dhene doreheqjen Agron Gjekmarkaj. Do duhej ta kishte dhene atë për arsye parimore, siç eshte shtirë dhe shtiret E pat humbur kete shansin ta bente, po per arsye parimore, qysh mbas kongresit farse të PD korrik 2021, kur doreheqjen e dha miku dhe kolegu i tij Mark Marku, në saje të të cilit u zgjodh edhe Gjeka deputet në qarkun e Lezhes, si i dyti në listen e PD mbas Markut, që ishte i pari, por edhe drejtues politik i atij Qarku. Por jo, nuk ka shans të ndodhe kjo. Gjekmarkaj per ta arritur ate dite, pra t'u behej një çike deputet, u lodh shume, pështyu dhe lepiu, lepiu dhe peshty, sa u lodh, por në fund ia arriti. Tashme nuk, qendron me per arsye parimore, ngaqë donte të sherbente per demokracine dhe forcimin e PD!!! Në fakt, fati dhe fakti, se iu bashkengjit Berishes, Lulit dhe llumit ne udheheqje te PD, jo që demokracia në PD nuk u arrit, por as u forcua, dhe u katandis në ate derexhe, ku nuk ka ku ta kapesh më. Atehere pyesim 'profesorin'? Ketej e tutje çfare misioni ka si deputet i asaj partie te shkalafitur, kur mund të rrinte dhe të kontribuoje aty, si mijra, thjesht si anetar i saj. Aa, gabova më duket, kjo s'mund të behet, se mesa di, ai nuk ka qenë kurrë anëtar i PD!!! Ai thjesht do të mbylli mandatin, deri në 2025, ate mandat që u ropat sa e fitoi. Po pas 2025? Atehere shohim e bëjmë. Ka Allahu, por ka dhe plot studio TV, ku mund te shesi parime dhe edudicion, ka dhe media pafund, ku mund të na gostise përdite me 'pamflete' satirike. Gjek! Bëhu burre si shoku dhe miku yt Mark Marku! Vendi tend nuk do ngelet bosh, ka të tjerë në rradhë që presin!

                      Lini një Përgjigje