Një garë Veliaj-Alimehmeti ia vlen ta ndjekësh

9 Nëntor 2022, 11:19Blog TEMA

Një garë Veliaj-Alimehmeti ia vlen ta ndjekësh

Nga Edmond Arizaj

Erion Veliajn nuk e mund dot një kandidat politik. Kjo është bindja ime. As Belindi, që duket i projektuar, as Gerti, të tjerët jo e jo. I vetmi, për mua, që mund t’ia vështirësojë punën Veliajt, është Ilir Alimehmeti. Sigurisht edhe kjo ka disa “nëse” nga pas, duke nisur që nga fakti se vetë konkurrentët e primareve në Tiranë, minimalja nuk duhet të votojnë personalisht nga inati kundër nëse humbasin.

Por pse Alimehmeti? Për faktin se ka qenë pothuaj jashtë politikës dhe fare mirë mund të tërheqë pjesë të konsiderueshme të elektoratit gri. Alimehmeti nuk është thjesht “tirons”, është kryeqytetas. Komunikimin e ka me të gjithë qytetarët edhe për shkak të punës së tij si mjek. Nuk mbahet mend për asnjë ekstremizëm të tij, e aq më shumë për qëndrim në xhepin e sipërm të xhaketës së ndonjë lideri politikan. Njerëzit mund ta votojnë si partiakë, si të pakënaqur nga të tjerët, si mjek që i ka qetësuar në momente ankthi prej pandemisë, apo thjesht si ndryshim.

Të themi realitetin. Erion Veliaj është makineri elektorale për kryeqytetin. Ka eksperiencë. Ka mbështetje. S’ka përçarje. Në llogari të fundit gjithë PS do të bëhet bashkë. Letrat në tavolinë janë në krahun e tij.

Unë betejën e vërtetë e shoh në rrjetet sociale dhe portale, më pak në TV. Kush do t’i zotërojë, mund të krijojë frymën, pozitiviste, apo negativiste, si të vendosin drejtuesit e fushatave. Normalisht çdo demokrat duhet t’i hedhë një sy rrjeteve se ku anojnë. Alimehmeti për mua është i vetmi që mund të krijojë frymë. Dhe prapë sërish do e ketë shumë të vështirë, kur mendon se në skenë pas Veliajt ngjitet Rama, ndërsa në skenën e Alimehmetit s’ka kush ngjitet.

Gjithsesi, fillimisht demokratët duhet të tregojnë zgjuarsi, duke zgjedhur Alimehmetin, jo pse dy djemtë e tjerë nuk vlejnë, por sepse për shkak të politikës se mbrapshtë të PD këto vite, ata dashur padashur janë bërë pjesë e së tërës, dhe duan apo nuk duan janë dëmtuar nga kjo.

Erion Veliajn mund ta urrejnë, ta akuzojnë, ta shajnë, ta përçmojnë, por realiteti është i thjeshtë: Duhet ta mundin.

Një garë Veliaj-Alimehmeti ia vlen ta ndjekësh. Besoj, janë të vetmit që mund të na dhurojnë edhe një debat në distancë, por sidmos një debat sy më sy, se si e shohin ata të ardhmen e qytetit, taksat etj…përballje që nuk e kemi parë ndonjëherë, dhe që mund ta fusë politikën e ekstremit në hulli të logjikës normale të një konkurrimi.

14 Komente

  1. e
    emigranti1991

    Ilir Alimehmeti-Nuk mbahet mend për asnjë ekstremizëm të tij, e aq më shumë për qëndrim në xhepin e sipërm të xhaketës së ndonjë lideri politikan.Erion Veliajn mund ta urrejnë, ta akuzojnë, ta shajnë, ta përçmojnë, por realiteti është i thjeshtë: Duhet ta mundim.

    1. P
      Popo

      Nuk ka qene pothuajse jashte politikes. Eshte djali i Jera Krujes. Ik hap Google tani dhe mos shkruaj me k

      1. V
        Vito i Orneles se Varuzhanit

        Erioni eshte hajdut dhe medioker i pashembull. SPAK i ka letrat hapur.

        1. V
          Vranakonti

          E shikoni! Vito i Oreneles e gjeti. Veliaj hajdut dhe i "mori" votet Alimehmeti. Bravo.

        2. S
          Spiridhoni

          Po e dini ju qe Ky Iliri engjellor eshte drejtuar gjithe kohen nga nena e tij Jera Kruja nje PD iste e tmerrshme, per kete pyesni mjeket ne Spitalin e Neurologjise ( spitali 5). Ajo eshte nje miniature e dr Sali Berishes. Prandaj mos e genjeni popullin, ai eshte politikan ne fytyre engjell I.

          1. S
            Sheqeri

            Sa koqe kanari qe je o spiridhon... per Zotin! Ti merre voten tende e fute ne bythe diten e votimit.

          2. N
            Nje lexues objektiv

            Natyrisht qe po,kur garojne dy njerez me vlere.

            1. S
              Sara

              nuk i di vlerat e ketij Alimehmetit, po te Erjones ku i shikon xhanem?

              1. .
                ....objektiv

                Une e di qe quhet Erion.Te me falesh,ne se e kam gabim!

            2. T
              Tirana

              Kushdo qe paraqitet me targen PD, pra edhe ky i pd-isti i kamufluar i Jera Krujes, ka fatin e te gjithe atyre qe ka rekomanduar PD: Albert Brojka e Sali Kelmendi qe sollen vetem 47 wc (domethene halera) ne qender te Tiranes (ne Sheshin Skenderbej dhe pas Taiwanit) dhe Lulzim Bashen qe e beri Skenderbeun polic te Sheshit me te njejtin emer, si dhe shpikes i nje torte sa Sheshi Skenderbej qe i prezantoi shqiptaret si qena, pikerisht me rastin e 100 vjetorit te Shtetit Shqiptar!

              1. P
                POSEIDON

                FAKTI QE ESHTE NEVOJTORIST I SALEH KUFOMES ESHTE SHUME. JO THJESHT PER TE MOS E PRANUAR PSE JO DHE URRYER . CDO BEJE KY NE TIRANE SI TE GJITHE NEVOJTORISTET DO BEJE KIOSKA E VEND TE QOFTEVE E TE MUTIT E TE SHURRES.

                1. Lala

                  DOKTORR KOSOVEN TIRONSIT NUK E VOTUAN NGA FRIKA E GRAVE PER TE RUAJTUR SEKRETIN GJATE PJELLJES .NDERSA KETE DO TA VOTOJNE SEPSE KY NUK KA SEKRETE ME ZARAR .HE TIRONSA SI MA KENI SYRIN DO TA VOTONI KTE DAKTORRIN E RI.

                  1. T
                    Thanasi

                    O sheqeri pse nuk te vjen mire dhe pas fijes komente i spiridhonit? Eshte apo jo e vërtetë qe eshte djali i Jera Krujes? Eshte e vërtetë qe ajo është saliste fanatike? Prandaj mos u hidhero shumë pa se ku e fut voten spiridhoni eshte pune e tij, tij mos merakos. Ju pedeistat merreni me e lagur se lagu, shiko faktet.

                    1. F
                      Falje per fjalorin

                      Kush ka bekimin e Berishes ka urretjen dhe perçmimin e shumices se popullit normal.

                      Lini një Përgjigje