Tepsia, timoni, kazani dhe partia e rublave

10 Nëntor 2022, 18:19Blog TEMA

Tepsia, timoni, kazani dhe partia e rublave

Nga Skënder Minxhozi

Në harkun e 24 orëve Edi Rama ka bërë një testim të fortë të opinionit shqiptar, në lidhje me sjelljen e tij publike. Të mërkurën ka hyrë në një tunel të errët sharjesh e fyerjesh ndaj opozitës, që kolegu i tij Fatmir Xhafaj i quajti ordinere pa përmendur emra. Kurse një ditë më pas kryeministri ka dhënë një mësim oratorie dhe elegance gjuhësore përballë një plateje akademikësh të mbledhur për përvjetorin e 50-të të Kongresit të Drejtshkrimit. Dy gjendje të skajshme, për të njëjtin personazh. Nga “bedelët” e “tregtarët e rublave” në Kuvend, tek Aleks Buda e Eqerem Çabej në platenë e akademikëve, Edi Rama ka shpalosur dyzimin e fortë të gjuhës dhe sjelljes publike, ku e ka futur qëndrimi i gjatë në kalin e politikës dhe pushtetit.

Gjuha ka qenë përherë një armë domethënëse në dorën e politikanëve. Aq më shumë është e tillë në duart e një manjaku të shqipes së folur e të shkruar si Edi Rama. Metaforat, antitezat dhe retorika e fortë e kumtuar nga lartësia fizike thuasje dymetroshe, i kanë dhënë rregullisht kryeministrit një pozitë dominuese mbi ata që ka  pasur përballë apo anash. Është dalluar në mes të tufës jo vetëm për shtatin, por edhe për mënyrën si sillej dhe për atë që nxirrte nga goja.

Aktualisht Edi Rama ka një problem i cili sërish lidhet me gjuhën. Ose më konkretisht me gjetjen e një fabule gjuhësore për të sulmuar kundërshtarët politikë në zgjedhjet e pranverës. Kërkohet një slogan negativ për Berishën e Metën – ja misioni i radhës brenda socialistëve, mes të cilëve duket se tashmë ka marrë formë ai që do të jetë cilësori i ardhshëm damkosës për pakicën në zgjedhjet e majit: opozita e rublave.

Dikur ishte Luli që flinte gjumë, më pas erdhi tepsia e Metës, pastaj timoni që kërkonte për të drejtuar i vetëm vendin e më në fund kazani i mediave me personazhet e tij të njohur e të panjohur. Edi Rama nuk ka hyrë në asnjë fushatë zgjedhore pa ja besuar atë një slogani përmbledhës, një lloj stigme nga ato që i vihen me hekur të nxehtë në trup kundërshtarit politik. Ndërkohë që Berisha e Meta i kanë mbaruar epitetet sharëse ndaj tij, Edi Rama po bie jo rrallë në këtë spirale shëmtie gjuhësore, pa harruar të hedhë në fund të çdo paragrafi togëfjalëshin-damkë “partia e rublave”.

Kur kërkoi pushtetin për vete, pas bashkëqeverisjes me LSI, Rama e kishte një arsye logjike, megjithëse pjesërisht të pranueshme, për t’u thënë shqiptarëve ma jepni pushtetin se me Metën qeverisa keq për shkak të tij. Edhe kur tallej me Lulin e përgjumur e analistët sërish ishte brenda një skeme polemike që bënte sens.

A janë akuzat për financime ruse një akuzë e mjaftueshme për t’u përballur me palën tjetër në një fushatë elektorale në vitin e nëntë të pushtetit?! A është fabula e rublave një metaforë mjaftueshëm solide për të mbajtur në këmbë një betejë votash? Këto janë pikëpyetje që shqetësojnë sot më së pari vetë Edi Ramën, përtej avantazhit që i jep atij gara kundër dy figurave si Berisha e Meta, të cilët edhe pse në opozitë ngjajnë sot më të lodhur se kundërshtari i tyre.

Përzgjedhja e fabulës së rublave për zgjedhjet vendore duket një kalkulim elektoral që punon dhe ka efekt më shumë jashtë sesa brenda vendit. E integruar me situatën globale të luftës në Ukrainë, kjo akuzë ndaj opozitës, e bazuar në një fakt konkret që lidhen me PD e Bashës, metafora e partisë së rublave vlen më shumë për t’u treguar perëndimorëve se cilët janë miqtë e Putinit në Tiranë, sesa për të fituar bashkinë e Korçës apo Lezhës.

Megjithatë, aty ku akuzat ndaj Berishës për non gratan apo ndaj Metës për korrupsionin janë tashmë të konsumuara si teza fushate, historia e rublave është i vetmi element i pakonsumuar ku mund të kapet maxhoranca në përballjen me opozitën. Një slogan i largët dhe anemik, por më mirë se pa slogan fare.

Në anën tjetër, duke i identifikuar si të financuar nga Rusia, Rama duket se tenton të lidhë akuzat konkrete për financime ruse, me statusin e Berishës si i padëshëruar për SHBA e Britaninë, por edhe me Ilir Metën i cili ka valëvitur prej kohësh tezat e tij sovraniste dhe antiamerikane në debatin politik. Opozita e rublave duket si një strehë që Rama e ka identifikuar si një emërues të përbashkët për miqtë-armiqtë e tij historikë, në një moment kur lufta në Ukrainë dhe sfida elektorale e majit gjejnë një pikë sado të largët takimi. Të shohim sa ka qëlluar në shenjë!

25 Komente

  1. S
    Shqiperia Etnike

    Nese Rama eshte ne kerkim te nje slogani sa me denigrues dhe infektues antiberishist per mendjet e zgjedhesve, per ti paraprire mandati te katert, une do ta keshilloja qe te mos lodhej kot. Ashtu si Berisha dhe Meta edhe ai vete eshte futur ne nje udhekryq te frikshem politik. Aq e " suksesshme" rezultoi qeverisja e tij personale per me shume se nje dekade, saqe do gdhihet pas 12 vjetesh, me te vetmen alternative qeverisese, po binomin e diskretituar dhe rrenuar Meta-Berisha. Nje qeverisje e suksesshme dhe e ndrgjegjshme, nje reformim dhe revolucion politik i PSse, nje zhvillim industrial, ushtarak, shkencor i vendit, do kishin sjelle fshirjen nga faqja e dheut e te tille copa muti tribalesh dhe hajdutesh ordinere.

    1. K
      Kurrizi I dushkut

      Koment I goditur bravo

      1. L
        L.Xh.

        I nderuar Minxhozi, si mjeshtër i lëvrimit të shqipes, në të folur dhe në të shkruajtur që Ju jeni e aq më shumë si një nga gazetarët më “pikantë” në vorbullën e mediave turbofolk në Shqipëri, duke qendruar stoik në këtë përfaqesim dinjitoz me nivelin e karakterit e të dinjitetit personal si vlerë e shtuar, e parardhesve të tu të mënçëm e tepër të ndershëm. Nuk po zgjatem. Me sentencën e mëposhtëme, keni përshkruar Edi Ramën, si një gjigant të zoterimit të shqipes, krahas vetive apo veseve të tija që për njerëz normalë do të ishin ekzagjerime, ndersa mendoj, për politikanë kafshë, si paria e opozitareve tanë, gjuha e ekzagjeruar, është si pika mbi i. Mbasi kjo mushkë, atë dru do. “…..Gjuha ka qenë përherë një armë domethënëse në dorën e politikanëve. Aq më shumë është e tillë në duart e një manjaku të shqipes së folur e të shkruar si Edi Rama.…….” Ju përshendes.

        1. R
          Realisti

          Unë isha pak a shumë duke I shkruar Minxhozit se Rama thjesh ka përdorur shprehjen "sipas vendit edhe kuvendin" apo sic e thua edhe ti mushka kështu I do drutë. Vetëm një si Rama do e bënte këtë punë në mes të kësaj supe të degjeneruar shqiptare.

      2. S
        Shaqo

        Aman o Skender jepi ndonje mendje per fabulen a slloganin e radhes, se ka rene ngushte, s'po gjen ndonje fabul te sakte.???????????????????? Dhe, nje gje tjeter,a dini sa hapa prapa Rames jeni me keto analizat tuaja? Keto hapa sa vijne e shtohen, ne favor te Rames, ju jeni me avazin e vjeter, se ai nuk ka etike me ju analistet e kazanit dhe me opoziten TAPE te parlamentit.

        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          O Minxhoz je lodhur kot nuk ja ul dot Edi Rames meritat ,perse ju analistet (analisqener )kerkoni qe kjo qeveri tju japi me shume ,mos valle Edi ka makineri qe prodhon leke ,a mendoni qe buxheti i shtetit varet nga taksat tona ,shteti i administron sipas nevojave .por ju ,ju eshte trashurqafa dhe jeni fryre qe sju bejne me rrobat e 2 vjeteve me perpara ,cfar kontributesh keni dhene ju si analist duke perkrahur saliun dhe ilirin ?turp tju vije qe torolliseni me ore te tera ne televizor dhe largoheni pa nje konkluzion ,ku ishim dhe ku jemi tani nuk keni sy per te pare .turp perse nuk flisni per perdhosjen e flamurit nga demokratet perse nuk i kerkoni llogari prokuroreve ae te veprojne ,por dilni ne televizor si bazhibozuk ,rroga juaj eshte djersa e popullit .harram e paci buken qe hani .

          1. S
            Sillo

            Na RROFTE MARA ME CKA PERPARA. Lere Italine dhe hajde te jetosh nen E. Ramen, moj Mara TRUTREDHUR.

          2. p
            pilo lala

            Edi nuk mundohet shume per nofkat qe i ve kundershtarit. Ata jane dhija e zgjebosur, askush nuk do tju afrohet. Ata qe ju vijne pas, kane halle te njeta me Saliun dhe Liken.

            1. T
              Tropojani

              Minxhoz ,Rama mat mire shenjestren ,se e ka ndihmuar edhe shume koshi i basketbollit ,pastaj te dy ata Non Grata e Ilir Floriri jane bere vete tabela qitje ,keshtu qe Rama ne fushate nuk do harxhoje shume energji .

              1. D
                Dakord

                Ore ne fund te fundit çfare ka thene qe nuk eshte e vertete???? Biles ka harruar ti vere emrin e vertete saliut qe eshte krimineli non grata i shqiptareve

              2. K
                Korcari

                Parlamenti dhe mbare Shqiperia kuterbon ere nga pislleqet e neveritshme qe Rama hedh kudo qe shel. Shqitaret kane mare lemerine e po ikin ku mundin,sa me larg ketij vendi.

                1. D
                  Dakord

                  Korçar, shpellaret po ikin dhe jo shqiptaret. Ata qe nuk kane me asnje shprese te fillojne pune shteti te UKT apo OSSHE. Kuptove?????

                  1. A
                    Ali baba me 40 hajdutet

                    Sipas ketij me nofken Dakort qe e mban veten per shqiptar punet e shtetit si te UKT-OSSHE jane per rilindasit(qe qenkan te vetmit "shqiptare") dhe jo per shqiptaret ne pergjithesi dmth"shpellaret" qe nu k qenkan shqiptare ! Ky eshte shteti i te drejtes.Kur bashkine e fitonte nje "demokrat"hiqte socialistet nga puna sikur te ishin armiq dhe jo bashkqytetare, por po e njejta gje ndodh edhe sot qe ne 61 bashki jane nderruar dhe pastrueset jo me punetoret e UKT-OSSHE edhe keto si armiq e "antishqiptare"

                2. A
                  AI

                  Nuk ngjit...ngjit vetem xhepi bosh dhe munfesa shpreses ..bile ben efekt te kundert....e sigurt...se Shqiptari e di qe te gjithe jane te shitur e te blere....

                  1. d
                    demokrati

                    Gazetari ne fjale si te ishte hetues iranian e pyeti Kryeministrin e Shqiperise “deri kur do te rrine te stehuar ne Shqiperi , MEK”.Sigurisht qe parate e fondacioneve kulturore iraniane jane derdhur lum ne Shqiperi, po ashtu si parate ruse dhe te komshinjve dhe gjitoneve.Kolegu i Minxhozit, duket se TCh ka qene i infektuar ne mase nga virusi iranian, shkoi nje hap me tej duke e pare shkakun e sulmit iranian mbi Shqiperine tek memet qe leshojne kundersharet e rregjimit te mullaheve nga fjetoret e tyre ne nje katund te humbur ne Shqiperi.Per te pare sa thelle kane hyre ruset dhe iranianet, shikoni raportimin e luftes ne Ukraine dhe mungesen totale te informimit per revolucionin antiklerikal qe ka ne balle grate dhe vajzat e Iranit.Zero raportim nga gazetaret qe jane ne liste pagesat e fondazioni te “Saadi”.Minxhozi eshte perfaqesues i islamit politik.Rama eshte i paafte si Kryeminister,por e keqja me e vogel per sigurine kombetare.Te pakten nuk blihet per ti bere dem Shqiperise

                    1. R
                      Rezi

                      Ju kujtohet doktor rrumpalla? Po Ku ja gjeti! E diskretitoi, dhe ja fundi mender PD, edhe Ori Nebiu e di që do jetë e vetme në kuvënd, se s’ka PD. Minxhoz, për Berishën thoni, kështu është ai, lëreni Ramën të punojë. Nuk mjaftojnë ata 8 folësat e PD në televizionet shqiptare e analistët alla Bushat, por edhe ti do bësh neutralin. ????????????

                      1. R
                        Rrapin in

                        Më detyrove të shkruaj për faktin se çfarë batutë do të përdorë Edi Rama për kundërshtarët e vet politikë. Ju siguroj se Edi Rama(dhe ndonjë tjetër si Mero Baze),e ka të lindur këtë aftësi(veçori e një gazetari elitar),prandaj mendoj se ja qani hallin kot.Ju dhe gazetarët tjerë(të zakonshëm),nuk e di a e kini vënë re,por po .përdorni vetem batuta të Edi Ramës,që ,siç duket,në të ardhmen e afërt,do të futen në manualet e gazetarisë

                        1. Cen Durimmadhi

                          Ti ,Skender e ke perjetuar vete ne studjo qe i behen pyetje te menjehershme nga tre gazetar dhe ai pergjigjet njekohesisht! Simbas teje c'ishte ajo ne parlament ,humbi toruan apo qe gjaknxehtsi? !! Jo me ate qe beri nuk la vend per komente per buxhetin qe ishte tema kryesore! Me menyren se si sillet ne parketin nderkomtar i ben mire vendit po brenda parlamentit do ishte mire qe te kishte dike perballe qe e zotron te njejten loje se kshu spostohet vemendja nga tema kryesore . Publikut po ta pyesesh i kane ngel ne mendje vetem fjalet bedel, partia e lekve dhe non grata.Buxheti nuk esht keq por te ben pershtypje qe s'ka debat si ne Gjermani psh ku Scholz ka perballe nje Merz .Asnjeri se ndalon Paloken te jete eloquent dhe suveren ne pergjigje mire do ishte...se kshu Edi s'ka pse te vrase mendje se "obo bo neser do dal para palamentit dhe duhet me u pregatit !" Mir do ishte qe Edi te humbiste qetsin "pe verteti " nje here ..por jo fatkeqsisht ( per opositen e demokracine ne pergjithsi) s'eshte ashtu!

                          1. A
                            Arli

                            Nuk ndaj të njëjtin mendim me ju, z. Minxhozi. Problemi politik në Shqipëri, është më i madh se sa çështja e gjuhës së tyre. Politikanë të tillë si Berisha, Meta, etj. duhej të ishin larguar me kohë nga politika dhe pas kësaj të mereshim me të metat e Ramës. Është turp për shqiptarët që nuk zëvëndësojnë politikanët e konsumuar politikisht! Është njësoj si qelbi në një plagë.

                            1. e
                              emer

                              O cun i Tahirit, Ramazani bythe e breke ne biznese me "cunin" e Putinit, Vucic, e ti permend rubla. E cna myten komunistet.

                              1. S
                                Spak

                                O Zoterinj! Jeni shume te vegjel para Rames! Jeni si miza! Jeni injorante medioker,hajdute dhe vrases me Saliun e Liken! Aq provinciale jeni sa beni Shqiptaret e ndershem me turp qe jane Shqiptare! Race e poshter berishiane!

                                1. G
                                  Guri u gdhend

                                  Historia e Kalkulatorit Ne fillim njerzit kalkulonin me gishta, masandej kalkulonin duke gdhendur ne gure., pra kalkulimi avancoi, u gdhend guri. Me tej, shume shume vite, mijera vite me vone, u zhvillua shkenca dhe filluan te kalkulonin ne leter e masandej u krijuan dhe kalkulator por qe perdoreshin me shume per zhvillime astronomike. Aq shume na perqeu ky zhvillimi, sa tani neve nuk numurojme dhe LLOGARISIM por kalkulojme. Megjithate, fjala “ kalkulojme” rrjedh nga shqipia e vjeter dhe do te thote: “kal ku lojmë”( kali ku lozim), pra llogaritja eshte nje loje e jo matematikë. ( ne baze te artikullshkruesit dhe fjave , detyrohemi te bejme komente te tilla) _____________ Duke perdorur fjalen “kalkulim” ne vend te “ llogaritje”( shmangie e qellimshme ) i ben gjerat me te lehta per tu ballafaquar me popullin. Merrni shembull Ballukun, ylli qe perdori e para fjalen “ kalkulojme” (me zerin e saj ledhatues ) dhe qe dashnori i gjuhes shqipe, edivini vete, e pa si shpetim kete fjale dhe e perhapi gjeresisht. Nga fjala “ llogari” ka alergji.

                                  1. V
                                    VLONJATI

                                    DY TE DEHUR ,NJERI PIJANECI I MEHANEVE TE VLORES I BIRI I KAPTERI TE KOMUNIZMIT DHE TJETRI I BIRI SEKRETARIT TE PARTISE TE MINISTRISE MPROJNE SEKRETARIN E PARTISE TE PPSH SALI RAM BERISHES LESKAJ DHE PALOKA DUKE PERDORUR RUBLAT E PD TREGOJNE SE JANE KELYSHE TE UDBASHITDHE TE KGB VJEN NE MBROJTJE DHE NJE UDBASH TJETER NOKA MJE R ATA QE U VENE PAS KRAJA NJE MONSTER NE SPAK BEN SHURREN SE MOS BEN NDONJE VEPRIM KUNDER VICIDOLLIT PARATE E SALIUT DHE GJITHE FAMILJES SE TIJ JANE ME SHUME SE NJE MILIARD DUA TE BEJE NJE PYETJE :A KA POLITIKAN NE SHQIPERI NE TE GJITHA KOHERAT QE TE KETE KAQ SHUME PARA?CFARE PRET SPAKU?AKA POLITIKAN PAS VITIT 1990 QE TE KETE VRARE 3000 VETE?PO CMIRZIU LUBONJA PSE I VJEN PRAPA ,APO RUBLAT JANE ME TE SHTRENJTA SE SA TE JESH TRADHETAR I ATDHEUT?

                                    1. e
                                      emigranti1991

                                      Per te kuptuar se kush eshte me i miri, ER apo S.B, apo IM. Na duhet te numerojme te Palarat, majtas ,djathtas e ne qender. SB-ka shume fare, IM- Jo pak e ca. ER- sa per veten e tij. hahaha. Skenar komedie apo tragjedie?!. gjithesesi luhet ne kurrizin tone o njerez.

                                      1. T
                                        Trotski

                                        Slogani me i Drejte do te ishte "LUFTE KERMAVE " (SI Sali Krimineli dhe Like Hajdut-Spiuni)

                                        Lini një Përgjigje