12 nëntori nuk është “nata e Shën Bartolemeut” !

10 Nëntor 2022, 17:46Blog Nga Kristo  MËRTIRI

 12 nëntori nuk është “nata e Shën Bartolemeut” !             

Pasi kisha lexuar prononcimin fluturak me krahë të këputur megalomanie në mes të metropolit, të një ish Ambasadori që nuk kishte punuar hic në Diplomaci(sot zv.kryetar Partie i thëncin!), më saktë një prototip i lerë e rritur në puplat e grazhdit vezullues të kupolës sipërore të monizmit, një gjuhëshpëlarë që nuk e dëgjojnë dot as banorët e pallatit a të mëhallës, rashë në të thella. Fliste e brockulliste në ekran për pagëzimin pa prift e temjanë të 12 nëntorit 2022, me emrin tronditës e qiellgërvishtës “Protestë Kombëtare”! Dhe as që i shkonte mendja te mencuria popullore që na thotë se “Tani bëhet dasma me violi, jo me daulle, njerëzia e mban kalemin në vesh e kartën në xhep…”. Ashtu me zjarr e shkumë neveritëse, e lante dhe e lyente gati si një datë të shënuar historike. Dhe kur ? Mbrëmjen e 8 Nëntorit ! Datë që ai e kish lakuar gjithë jetën më shumë se emrat e babës leskoviqar e të nënës zagorite, nga familjet e nderuara në ato vise hijerënda. Dhe konkludoi prerë, tamam si një dhelpër bishtprerë:”…Vendi është në një katastrofë, nëse nuk reagojmë sot e nesërmja jonë është pa demokraci, në një vend që sundohet nga një diktator i ri…Janë njerëz që po i ndryshojnë ADN-në Shqipërisë demokratike(?!)”. E tha bukur një kolegu im i vjetër:-Ore babam, ky nuk paska cipë fare ose ka roitur dhe bilbilos për popullin(të cilin, deri sa u poq e u bë burrë, e shikonte me dylbi jo nga maja e Melesinit, por nga maja e “Olimpit” të pushtetit të djeshëm monist). Na ka zënë frika e tartakuti se mos na sjell në miting ndonjë detashment nga OKB-ja ku livadhisi lumturisht e djallëzisht  për ca kohë me kokën strukur nën sqetullat e PS-së dhe qokabërësve drejtues të saj. Dhe pastaj, duke u shtrirë e lëpirë plot jargë liderët  e kalanderët pronarë të medias në “Rogner” e gjetkë, vuri pa cak pa bam spaletat farfuritëse të Analistit(pa hequr asnjëherë inicialet sugjestionuese OKB, qoftë te Fevziu pasanik tepër i dyshimtë e kudo ku i hapet ndonjë derickë propagande e ndryshkur).

Të kuptohemi mirë, nuk mund të them kurrsesi se në Shqipëri nuk ka korrupsion, nuk ka krime të rënda e të lehta, nuk ka mungesë Drejtësie të pavarur etj. Përndryshe do të isha cyryk a i verbër! Por të dëgjosh zërat e cjerrë të kukuvajkave e të kacakëve pas ferrave, duke deklaruar haxhiqamilce se “Do të marrim Kryeministrinë në 12 nëntor !”, njeriut të thjeshtë e të ndershëm mund t’i dridhen leqet e këmbëve, por ama i vjen edhe për të qeshur e për të qarë me thes në kokë. Dhe pyet veten e të tjerët: Po si, qysh, me c’farë mjetesh “demokratike”, mos vallë me tanket e flakëhedhësat e shtatorit të ’98-ës ? Shtator që i rinxiu faqen mëmëdheut nëpër botën e qytetëruar demokratike ! Mirëpo balta vazhdon. Duke e kthyer në llucë e të pëgëra Polit(h)ike, që cërklat e tyre i vërvitin mbi trupin e brishtë e të drobitur të Republikës sonë pluraliste. E më vjen pranë rënkimi therës i poetit të pushkatuar:”-E shkreta ti, moj Republikë, në emrin tënd të marrin jetën !”. Me sa duket, nuk janë ngopur ende me të djegurit e të pjekurit përsëgjalli  të dhjetra njerëzve hallexhinj të Gërdecit ku (C)Drejtësia mercenare e paremadhe ngrohu duart e pista pranë flakëve të pashuara vullkanike në një nga portat e Kryeqytetit?! Zoti i gjykoftë ! Apo ca të rrjedhur nga trutë ëndërrojnë shkallët dhe trotuaret e përgjakura të selisë Qeveritare, realizuar poshtërsisht nga armët e shtetit rrumpallë e të handakosur !...

-12 Nëntori i tanishëm do të jetë me diell, si jorgan për fukaranë,-më thoshte pardje një astrolog i moshuar, i persekutuar dhe bir veterani që kish nbetur përjetë invalid gjatë ditëve të paharruara për Clirimin e Tiranës nga pushtuesit nazistë gjermanë dhe sahanlëpirësit e tyre.-Unë do dal herët të shtunën. E bëj kështu gati cdo vit. Shëtis e meditoj kryesisht te sheshi “Skënderbej” dhe te rruga e Kavajës ku u plagos rëndë babai në mbrojtje të Radio-Tiranës. Në cilin miting e “parking” hipokrit partiak të shkoj, të jargosem para atyre sojsëzëve që e bënë trokë Shqipërinë gjatë 30 viteve të fundit ? Të përkulem e squllem para fjalimeve në tribunën erërëndë të vilave e të jetës së tyre luksoze, që nuk u iku kurrë oreksi për pushtet e bereqet në kurriz të fukarenjve ?!... Jo, miku im, jo ! Edhe ti do ikësh një ditë e me faqe të bardhë drejt parajsës, por po vazhdon të paguash cdo muaj catinë ku ke vënë kokën familjarisht. Se nuk dite të vidhje, të mashtroje e abuzoje me detyrën. Ky është i vetmi “faj” që ke bërë… Të jem i sinqertë me ty, unë kujtoj jo pa respekt cdo 12 nëntor edhe një ish kolegun tuaj gazetar e publicist i shquar, përkthyes e ekorrespondent i “Rojters” e “Neë Jork Times”. Pushkatimi i tij 78 vite më parë nëpër errësirën e bodrumit gjakmpiksur te hotel “Bristol”, për mua ka mbetur ende në errësirë. Dëshiroj të vërtetën lakuriq, pa ngarkesa patetike e poltike. Ishte diplomuar për Letërsi në Itali, bashkë me motrën e shtrenjtë Ikbale. Bashkë me shoqen e jetës Elsën fatkeqe me rrënjë arbëreshe, që u burgos 2 vjet. Dhe u riatdhesua shpejt, me një gur të rëndë në zemër. Drama rrënqethëse njerëzore ! Iku përfundimisht, pa patur në krah djaloshin simpatik e të talentuar nga Preveza, Nebil Cika. Kush e rrëmbeu me dorë natën nga shtëpia dhe e coi drejt e në gijotinën e papritur të atij hoteli gjakmbuluar, një nga kritikët  e kundërshtarët dinjitozë të regjimit zogollian që u internua përtej detit plot dallgë dëshpërimi e zhgënjimi ? Ti, besoj e ke lexuar atë përkushtimin ekskluziv të ish kolegëve të tij, kur Nebili lidhi martesën me Elsën…” Nebil Cika, gazetar i vuar dhe trim, shkrimtar i mprehtë dhe i dinjitetshëm, nacionalist dhe përparimdashës…Në cdo shkrim të tij, në cdo mendim të tij, shihet impulsi i fortë i idealistit që s’lë rast pa shkelmuar traditën e ndryshkur skllavëronjëse dhe pa treguar me gisht ngultas dhe me instikt të sigurt udhët e qytetërimit dhe të lartësimit. Mbasandaj, nga pikpamja profesionale, nuk besojmë të dyshojë ndokush se Nebili është më i zoti gazetar që ka vendi ynë sot për sot…”.

Vecse theksojmë, nuk ishte thjesht “nata e Shën Bartolemeut”. Dhe as ajo lufta e dikurshme midis katolikëve dhe huguenotëve, ku sipas disa historianëve rreth 3 mijë vetë vdiqën vetëm në Paris, ndërsa rreth 30 mijë huguenotë u masakruan në tërë Francën. Shkurt, në nëntor 1940 e degdisën dhe e internuan si antizogist në Itali, ndërsa në 12 nëtntor 1944 ia morën jetën mizorisht në Shqipëri !... Vite më parë, artistja e njohur italiane, Alba Parieti, do të deklaronte publikisht: “Edhe Krishti po të ishte gjallë gjatë Luftës së Dytë Botërore, do ishte Partizan !”. Medet, c’farë synojnë sot pinjollët e kolaboracionistëve të djeshëm !...Në një kohë kur në 7 Prillin e zi të ‘39-ës, një grua 81 vjecare, “doli në një rrugë të Londrës pranë Parlamentit Anglez dhe mbante në duar një pankartë ku shkruhej me shkronja të mëdha kapitale: LARG DUART NGA SHQIPËRIA !”. Ishte e famshmja Edit Durham, që do të mbyllte sytë përgjithmonë në 12 Nëntor 1944, me dashurinë e madhe në zemër për Kombin tonë…Por tani do të dëgjojmë si 78 vite më parë Radiostacionin e vetëm shqiptar, me ato dy fjalët që nuk mund të harrohen kurrë: “Tirana u clirua !”, e shoqëruar krenarisht nga Himni i Flamurit Kombëtar. Një zë i fuqishëm që nuk dithëroi vetëm rrugën e Kavajës. Vonë mësova se paska qenë edhe Kompania e parë e Batalionit të parë të Brigadës së Parë Sulmuese Partizane , e drejtuar nga djaloshi sypatrembur Dalan Memush Kallarati. Është ish Komisari e miku im i paharruar, ish partizani që pas 26 viteve do më ndihmonte menjëherë mua nga Gryka e Mezhgoranit për të sosur shkollën e mesme me korrespodencë, ndërprerë ditën, dhunshëm e harbutërisht në Gjirokastër… Ja, aty pranë u plagos rëndë Haki Kapaj, borizani legjendar nga Mallakastra. Ashtu me fytin tej e tej të shpuar, nuk e la borien të heshtëte. Mbeti në histori e këngë: Tingujt e saj luftarakë ranë përsëri, bashkë me pikat e gjakut të kulluar ! Do zbatohej patjetër Urdhri i Komandantit të Përgjithshëm, Enver Hoxha: “Duhet sulmuar Tirana dhe të merret me cdo kusht !”. 19 ditë e netë të zjarrta. Ballë për ballë me pushtuesit nazistë. 19 ditë e netë lavdimëdha për Lirinë e një Kryeqyteti ! Por nuk mund të mos përmendet drejtuesi kryesor i luftimeve, trimi i mencur Mehmet Shehu :-Më 12 Nëntor, pas mësymjes vendimtare, Tirana buciste nga zjarri i armëve partizane…Për këtë qytet të dashur ranë gati 200 Dëshmorë të Atdheut. Lule nga lule djemtë e nënave ! Nga disa Brigada të Ushtrisë Nacionalclirimtare Shqiptare. Ranë edhe disa komandantë e komisarë. Ranë Shefit Hekali, Alush Grepcka, Kadri Abdihoxha, Fetah Selca, Haki Sevrani, Braho Sako, Estref Caka (Osoja) etj. Theksojmë: Dhjetra dëshmorë ishin komunistë, idealistë të mëdhenj ! Ata as erdhën nga bulevardet e as fituan vetëm me dy gishtat lart. Erdhën me gjakun dhe jetën e tyre në themelet e Shqipërisë sonë hallemadhe…

Duke mbyllur këto shënime, nga ekrani me kamerën te pragu i derës së Parlamentit, po derdhej zëri tashmë bezdisës i një plaku të njohur që nuk ka pushuar mbi 3 dekada pluralizëm : -Protesta do të jetë “më e madhja që ka parë vendi ndonjëherë”, kundër një regjimi që qytetarëve “ua ka tjetërsuar flamur, atdhe dhe cdo gjë”(??). Mos u dhjas kaq shumë, Doktooor ! 12 Nëntori nuk mund të jetë kurrë si “nata e Shën Bartolemeut”….

20 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Z.Kristo! Lugati pervers,komunist,tropojan nuk enderron Naten e shen Bartolemeut me 12 nentor,por ederron “Kataklizmen e Moisiut” Ky Neron shqiptar qe eshte mesuar,por dhe lejuar,e ka djegur disa here kete vend per llogari te dikujt qe e do Shqiperine te destabilizuar.Ka ardhur koha qe t’i priten duart. Ketij Neroni.

    1. A
      Albi

      Ka per ta anulluar protesten me date 12. Ky do e bente protesten vetem per vulen

    2. M
      Muzaka i Ri

      Po c'mereni me nje tufe gomer pleqsh qe si duhen as dreqit, dhe ca te tjere te rinj qe I ven pas, por qe jane pleq te rriedhur nga mendja.

      1. F
        Fatmiri

        Qysh do ta marrin kryeministrine? Te na bien perseri ate dite kur regjimi i zi iasaj kohe vrau njerze te pafajshem, me duar ne xhepa apo kur iu sulen radiotelevizionit si te marre? E thote mire z.Mertiri. Ky 12 nentor nuk mund te jete kurre si Nata e Shen Bartolemeut.

        1. T
          Tanguli

          Jeni Koqe me leng Zogu ju edhe ai artikull shkruesi qe ka bere nje hartime qe ta lexoshe te dhemb Ko.ia,si è kuptone ky ligiate qe do meret Karministria me force,te kam pjerdhur me gjithe karministri o loqe,che duhet karministria ty Kur mileti Po largohet? Kesaje pyetje pergjigju Jo pallavrat boshe qe shkruan,te kame aire karmistrine se nuk duhet pa Njerzit.

          1. D
            Dakord

            Zoti "tungultë" ti do enverin te te mbylle kufijte e te te jape plumbin ballit po e shkele. Idiot shpellar i lindur ik si gjithe shpellaret ne londer te civilizohesh e te shijosh lirine

            1. S
              Shashua

              Ndersa ti dukesh qe je kokrra e k**it. Kur nuk di te shkruash pse komenton kot. Nejse duket qe koqet dhe zogun i paske qejf se i ke shkruar me te madhe.

            2. D
              Demokrati i vertete

              I paskan bere gati kundra gazat ,po Armira Zeni Gita Arberi do jene ? se kam merak te madh se mos u ndodh gjê,me bisht ne shale do ikin si perhere ,po byreket a i ka bere gati shqupi per cecenet ? se rradhen e fundit ngelen shume vete pa mare byrekun ,shkoni cecene ne proteste se e keni te siguruar ( byrekun )

              1. c
                ce

                exelent. rrnofte perbindeshi i vicidolit qe e ka marre rrugen e mutit

                1. J
                  Jugu

                  Kristo ti dukesh si babaxhan por e mban shume anen e pushtetit the te Rames. Ka 10 vite ne pushtet dhe ju akoma i serviloseni, ne vend qe te shkruani per realitetin e tmerrshem. Po boshatiset vendi dhe shpresa ka vdekur o Kristo, dhe ti na tregon pallavra me Shen Bartolomeun.

                  1. Çekiçi

                    Sala budalla është i qmendur psiçik Nese do kishte shtet te mirfillet budalla duhej te dergohej në psikjatri dhe trajtohet si i çmendur qe është Aj per interesa vetiake dhe te familjes se tijë grabitqare është në gjendje ta shkatrroj shtetin siq e pat shkatrruar në vitin 1997

                    1. P
                      PO , PO

                      Ju lutem , ne se mundet dikush te na i perktheje ne shqip kete shkrimin "shqip" te komentuesit "Tanguli" !

                      1. K
                        Kapeni per zhelesh kete...kale troje ne SPAK!

                        Tangul ke neneshkruar dhe trangull i papjekur je! Idiot me patente qe as historine e njeh dhe as e respekton.Dhe tipa si ti patjeter qe bejne pjese ne stanin e spiuneve e tradhetareve te ketij vendi e populli dhe edhe ti do jesh ndonje iinkuadruar ne grupin e quajtur me te drejte "Partia e rublave",qe mund te duan cdo gje,por vetem atdheun dhe historine e lavdishme te ketij vendi jo e jo.Here tjeter kur te permendesh artikullshkruesin te marresh nje brisk se do te te duhet dhe te lash gojen se te vjen ere dhjete kilometra larg.Maskara i lindur dhe i blere. Zoti Mertiri! Bravo te qofte dhe te falenderojme per shrimin tejet patriotik e brilant qe ke shkruar.Derrat dhe soji i tyre duan pergjigje te prere dhe canake te vecante e te ndare.Dhe perderisa ata kane vene nen kontroll Spakun,qe gjoja do pastronte politiken e do vinte para pergjegjesise shkallen e larte te politikaneve me ne krye banditin vicidolas dhe mafiozin spiun Meta-j e te tjere pas tyre,dikush duhet te pakten tu a thote ne sy te verteten ketyre zaberhaneve qe livadhisin prej 30 vjetesh.Te lumte mendja dhe dora dhe pushka top.Respekt!Ka ardhur koha qe spiuni M

                        1. r
                          raul

                          Artikull shume domethenes. Pordhesta e 12 shtatorit do jete e ngjashme me ato te meparshmet por me nje numer shume me te pakte te shpellareve se njerzit tani jane zgjuar se me nje vit pordhesta rreth kryeministrise qe beri Lul Basha dhe Edi Rames nuk i hyri nje gjemb ne kembe por sot eshte kryeministri me i sukseseshem qe ka patur shqiperia ne 120 vjet shtet . O shpellare, mjerane me sufllaqe ne dore me 10 mije lekesha ne xhep te mashtruar dhe paguar nga perbindeshi i vicidolit dhe spiuni Agush askush kokeducja_ vertet besoni se mund te vije ne pushtet nje njeri non grata nga dy shtetet me te fuqishme te planetit me nje pordheste shpellaresh me 12 nendor dhe ky perbindesh qe urrehet masivisht nga 87% e shqiptareve te shkoje pastaj ne takimin vjetor te Aleances se Atlantikut ku mblidhen kryeministrat e vendeve te Natos. A mendoni se ne ate takim vjetor te Natos mund te ulet perballe presidentit te ShBA se dhe Kryeministrit te Mbreterise se Bashkuar nje kryeminister nga vicidoli me nongraten ne shpine. Kurre nuk mund te ndodhe kjo, vetem nje i cmendur mund ta besoje se nje non grata dhe nje spiun sigurimi mund te ulen ne nje tavoline ne seline e Natos me dy njerzit me te fuqishem te planetit perballe. Pra ju mjeranet shpellare mos harxhoni kohen kot per 10 mije leke e verdalloseni neper bulevard pas nje te marri dhe nje spiuni se te dyve ju ka mbaruar vajguri, njeri ka ikur per skrap me particken e leshelise tjetri eshte rrezuar pergjithmone me 1 milion shuplaka dhe nuk ngrihet me ne kembe sikur zoti te zbrese ne toke. Mendoni per nje lider tjeter qe te perballet me gjigandin Edi Rama ne 2029 kur te keni mare vehten se ne 2025 perseri Gjigandi Edi Rama merr mandatin e 4t duke bere historine, se ne histori tani ka hyre. Zagaret Paloqja, Biberaj, Strazua, Lucianoja, Spaho, Muli horri qe nxjerrin helm nga goja cdo dite dhe shpifjet monstruoze te perbindeshit te vicidolit dhe te spiunit Agush askush kokeducja tek tv qenefi i Cim pordhes vetem se ja lartesojne emrin cdo dite gjigandit Edi Rama qe i le pa gjume keta monstra te neveritur.

                          1. T
                            Tarrasi

                            Ky Tanguli me siguri duhet te jete Trangulli dora vete i rritur ne kopeshtin e nongrates.

                            1. Z
                              Zace Pilafi

                              Mpriheni mire cfurrkun e spiunit Meta, se do kini shance. Ore, po mbase i mbushet mendja Edi Rames, dhe ja u leshon pushtetin ate dite, keshtu qe shpetoni nga zgjedhjet Parlamentare, se me votime juve u ze barku e nuk merrni gje, se ja u vjedh ai i paudhi.

                              1. T
                                Tredhembelçkë

                                Ky Tangoi nuk di ç'farë do në fact . Një tango Përmetare mbase në shesh me ushtarin e panjohur për 24 Maj apo një takim me Odhise Paskalin . një prevede trëndafili apo një liko kaçke opo një pëndë të ngjyer në gjak që në pikë t'agës . U feks .

                                1. T
                                  Trotski

                                  Me 12 Nentor Sali Kerma me Like Hajdut-Spiunin do ti hajne MUNE Edi Rames.

                                  1. A
                                    Avni Kondi

                                    Bravo :Ti je tamam gazetar.PePer te tille shkrime kemi nevoje.Teuroj shendet dhe jete.

                                    1. H
                                      Henri

                                      Shkrim i kthjellet, model si duhet shkruar per tema te tilla.

                                      Lini një Përgjigje