Antiamerikanët e sotëm nuk e meritojnë krahasimin me haxhiqamilistët

11 Nëntor 2022, 12:54Blog TEMA

 

Antiamerikanët e sotëm nuk e meritojnë krahasimin me

 

Nga Mustafa Nano

 

Mes opozitarëve tanë ka marrë udhë tanimë një histerí në veçanti antiamerikane e në përgjithësi antiperëndimore, që e ka burimin tek vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për të shpallur non grata Sali Berishën, por që tek-tuk është vënë re edhe më herët për shkak të mbështetjes që i ka ardhur qeverisë socialiste nga përtej Atlantikut. Është pak e çuditshme kjo gjë, pasi mbështetja amerikane ndaj atyre që janë në pushtet nuk përbën një risi. Gjithë kohën kështu ka qenë. Ambasadori Arvizu e shpalli Berishën burrë shteti vetëm disa ditë pasi Garda e Republikës shtiu me plumba mbi turmën e pafajshme, të paarmatosur e të parrezikshme, duke lënë të vrarë katër vetë. Ju kujtohet? Berisha u shpall burrë shteti “për meritën e madhe” që anuloi “mitingun e paqes” të lajmëruar pas plojës që orkestroi në bulevard. Ishte kulmi i anësisë së një ambasadori amerikan në Shqipëri, dhe prandaj ishin të shumtë ata që u skandalizuan prej këtij qëndrimi dhe e kritikuan atë, por unë nuk kujtoj të jenë manifestuar atë mot emocione antiamerikane. I parë a posteriori (për ata që nuk kanë patur ftohtësinë e duhur në kohë reale; unë isha një nga ata), ai qëndrim, përveçse ishte konsekuent (përsëris: ambasadorët amerikanë e kanë pasur linjë të tyren të mbështesin qeverinë), ishte edhe i urtë. Situata ishte e ndezur, dhe vetëm pak gjë duhej që vendit t’i vihej zjarri. Dhe atë “pak gjë” e garantonte robi që kishim në krye të qeverisë. Në mungesë të ambasadorit amerikan, gjithçka mund të ndodhte. Por ishte së pari falë tij, e së dyti falë skrupujve (apo frikës, për të folur me gjuhën e berishianëve) të socialistëve, që më e keqja u shmang. Mund të ngjante një 1997 tjetër.

Edi Rama ka gëzuar mbështetjen amerikane edhe për arsye që nuk lidhen me sjelljen strategjike amerikane në të mirë të qeverisë. Ai tregoi që në krye të herës se veç për t’u prishur qejfin amerikanëve nuk i shkonte mendja. Vetëm pak javë kishte në zyrën e kryeministrit kur, për t’i fituar zemrën a vëmendjen John Kerry-t, ra dakord për çmontimin e armëve kimike siriane në Shqipëri. Më pas i dha OK-in pa bërë asnjë naze idesë mbi reformën në drejtësi, e cila është një shpikje e amerikanëve (pavarësisht gjepurave se reformën e ka dashur Sorosi!!!). Më tej, Rama ia ka dalë t’u mbushë mendjen atyre se, përveç tij, nuk kanë se kujt tjetër t’i besojnë në lagjen politike shqiptare. Por nuk i është dashur ndonjë mundim i madh për ta bërë këtë. Me Berishën amerikanët ishin ndarë një herë e mirë prej vitit 1997, dhe po të mos ishte për papërgjegjshmërinë e shpërpjestimuar të Fatos Nanos, ai nuk do rikthehej më kurrë në zyrat e shtetit shqiptar, aq më pak si kryeministër. Edhe pasi u kthye, ai nuk u ngjiti më amerikanëve, pavarësisht vizitës së Bush-it në kuadër të një turi rajonal të tij. Berishianët e sjellin atë vizitë si provë se Berisha ka pasur marrëdhënie të mirë me amerikanët, por kjo është një pesë me hiç. Edhe pse Berisha arriti ta fitojë atë vizitë (që qëlloi të ishte e rëndësishme, duhet thënë), ai nuk mundi t’ua rifitonte zemrat amerikanëve, të cilët i kishin vënë kryqin pa kthim. Ai iu lëpi atyre kur u bë kryeministër, ishte lepe e peqe me ta (“mos i kruani brirët me Bechtel-in” u thoshte opozitarëve socialistë që i kërkonin llogari për korrupsionin në rrugën Durrës-Morinë, dhe me këtë donte të thoshte: “mos e merrni me këtë punë, pasi janë amerikanët në tavë”), por çfarë ishte thyer, nuk u ngjit më. Withers-i, që kaloi katër vjet si ambasador gjatë kohës kur Berisha ishte kryeministër, nuk e fshihte që mezi e shihte me sy atë.

Sesa i përkrahur ka qenë Berisha nga amerikanët e tregon edhe fakti që nuk doli qoftë edhe një mik i tij në Washington të shprehte, në mos tjetër, habinë për shpalljen non grata të “atij që përmbysi komunizmin në Shqipëri”. I vetmi që i doli në mbrojtje ishte një farë Lee Zeldin, emrin e të cilit e dëgjuam për herë të parë me këtë rast. Lee Zeldin, i cili kandidoi në zgjedhjet e 8 nëntorit për postin e guvernatorit të New York-ut (humbi), nuk ka qenë kurrë i lidhur në ndonjë mënyrë me Shqipërinë. Edhe në Europë ishte e njëjta gjë. Askush nuk shprehu rezerva ndaj vendimit të fortë amerikan (me përjashtim të zonjës në pension Doris Pack, që nuk përbën më lajm as për Syri.net). Goditja që iu dha një njeriu që kishte qenë president e kryeministër për gati 15 vjet e që kishte sunduar bujshëm skenën politike në vendin e shqipeve u shoqërua me një heshtje gati-gati të mistershme. Si nuk doli një europian, një prej atyre qindrave që e kanë njohur e takuar Berishën, të thoshte një fjalë keqardhjeje, lëre të bënte më shumë? Përgjigja është: Lajmi i shpalljes non grata të Berishës i gëzoi të gjithë. Për partnerët ndërkombëtarë, ai kishte qenë prore një sëkëlldi. Dhe mbeti një sëkëlldi edhe pasi u largua prej reflektorëve. Sepse vijoi tërhiqte fijet në prapaskenë, duke ia dalë të mbetej de facto një faktor në politikën shqiptare. Për t’ia mundësuar vetes këtë rol, kishte zgjedhur në krye të PD-së një kukull: Lulzim Bashën. Ky dualizëm në kokën e partisë së madhe opozitare i lodhi dhe i nervozoi mbi të gjitha amerikanët. Ata donin të kishin në PD një njeri, me të cilin të merreshin e të komunikonin, por kudo u fanitej hija e Berishës. Asgjë nuk bëhej pa të. Basha nuk bënte asnjë përpjekje për ta maskuar këtë fakt. Madje, dukej sikur bënte çmos që ta merrnin vesh të gjithë se ai ishte violinë e dytë e partisë që drejtonte. E sikur të mos mjaftonte kjo, vajti dhe u ngatërrua me ca qarqe e para ruse (ishte aq i paaftë sa unë besoj që edhe vetë nuk e ka të qartë si u përfshi në atë histori me synimin për të siguruar një fotografi me Donald Trump-in, e cila kinse do t’i vlente për të mundur Edi Ramën në Tiranë!!!).

Sa për Metën, amerikanët nuk kishin dilema. Burri nga Skrapari ishte për ta një fenomen para e përtej politik. E shihnin si një zgjebe. Nuk e duronin dot faktin që një njeri si ai (ndoshta nuk i falnin skenën e përjetësuar në zyrën e Dritan Pritit ku u fol për ndarje tangjentesh; ndoshta nuk i falnin që kishte ndërtuar një parti krejt e haptazi familjare, gjë e paprecedent edhe në Ballkanin e çudirave) të kishte një rol për të luajtur në politikën shqiptare. Ambasadori Donald Lu, me të mbërritur në Tiranë, pa paraqitur ende letrat kredenciale te Presidenti Bujar Nishani, u tha disa gazetarëve në një takim informal se “Shqipëria nuk e ka luksin t’u japë fuqi e pushtet njerëzve si Ilir Meta”. Në këto rrethana, amerikanët mbetën në Tiranë me vetëm një interlokutor, Edi Ramën, të cilit bash për këtë arsye ishin gati t’i bënin kabull edhe prapësi të të gjitha llojeve. Shpjegohet edhe me këtë pra, pse ata mbyllën sytë përballë dukurisë së kanabizimit spektakolar të vendit, por edhe përballë prapësive të tjera.

Pas zgjedhjeve të fundit, me synimin e mirë për të ndihmuar PD-në që kishte humbur fuqinë kompetitive (humbën zgjedhjet për herë të tretë), ata menduan t’i vijnë në ndihmë Bashës. Në mos Bashës, vetë PD-së. Dhe kështu, shpallën Berishën non grata. Mirëpo, llogaritë nuk u dolën ashtu si i kishin bërë. Morën të kundërtën e asaj që kishin dashur apo planifikuar. Basha u tregoi edhe njëherë si nuk ishte personi i duhur, me të cilin mund të bënin punë të mira. Ai pati kohë tetë vjet me radhë të vendoste autoritetin e tij e të bëhej të paktën një figurë alternative në PD, por nuk arriti ta hiqte shpine peshën e mirënjohjes që ndiente për karrierën që i kishin dhuruar, gjë që e bëri të qartë së mbrami me shpjegimin prej eunuku që i bëri përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar: “Berisha është legjendë e madhe e PD-së dhe e kombit, por amerikanët nuk e duan; dhe ne nuk mund të hyjmë në konflikt me amerikanët”. Ishte një shpjegim që te militantët e PD-së shkonte në formën: “Janë amerikanët që po më detyrojnë”. Prej këtu, nuk ishte e vështirë të shkohej te lloj-lloj teorish konspirative. Pas këtij qëndrimi, por edhe për shkak të humbjes në zgjedhje, Basha u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit. PD-ja i mbeti Alibeajt e Bardhit, dy figura që tok me shpurën e Foltores dëshmojnë thatësirën e shkretimin e madh në PD. Në këto kushte, rimarrja e PD-së ishte bukë me djathë për Berishën. Dhe e mori. Berisha në krye të PD-së në vitin 2022 do të ishte gjithsesi një anomali kolosale, por ideja se ai është aty për t’u mbrojtur nga amerikanët, apo për inat të amerikanëve, apo – nëse bazohemi te pasoja që do sjellë e gjitha kjo – për të mbjellë në Shqipëri një frymë antiamerikane, është një teprim që nuk ke se ku ta varësh.

Berisha nuk ka pasur guximin deri më sot t’i dalë për Zot antiamerikanizmit që ka mbjellë. Ai është sforcuar për ta frenuar gjuhën. Nuk është çudi edhe të lodhet prej këtij sforcimi, sidomos pasi të merret vesh se janë edhe republikanët (jo vetëm demokratët) që i janë qepur me bukë në trastë, por deri tani, ndonëse si rregull gjuha i vrapon para mendjes, nuk ka rrëshqitur në retorikë antiamerikane. Në përpjekje për t’iu shpjeguar militantëve të Foltores (sado trushpëlarë që janë, prishja me SHBA-të i tronditi edhe ata), Berisha nxori asin nga mënga: Sorosi. “Unë nuk jam kundër amerikanëve dhe as amerikanët nuk janë kundër meje; vetëm një amerikan kam kundër; ai e ka amrin George Soros,” tha në thelb ai. Dhe pas kësaj, ndërtoi një fushatë kundër filantropit me nam, të cilën e kanë ushqyer me dhjetra zëra publikë. Ata përsërisin si papagallë tezën, sipas së cilës Sorosi është kundër Berishës, pasi ky i fundit ka luftuar pa kompromis në mbrojtje të Kosovës (!!!), në një kohë që Sorosi vetë është kundër Kosovës (!!!). Kur vendimin amerikan e pasoi edhe ai britanik, ku në pushtet është një qeveri e djathtë, berishianët nuk u shastisën fare. I patën të gatshme shpjegimet. Dikush iu mbajt pa të keq pretendimit se britanikët e kanë bërë zakon t’i shkojnë gjithnjë SHBA-ve pas midesë, dikush tjetër tha se Sorosi, ky virus i rrezikshëm kundër të cilit nuk po gjendet një vaksinë, ka infektuar edhe konservatorët britanikë, e dikush tjetër tha se... uf, nuk kanë fund profkat e tyre. Ndonjëri m’i ka ka hedhur fytyrës profka të tilla edhe në studion e programit tim “Arnautistan”, në MCN TV. Belind Këlliçi, kur unë hamendësova “me hile” në bisedën me të se edhe europianët mund të adoptonin të njëjtin qëndrim, pra mund ta shpallnin non grata Berishën (në fakt, europianët nuk e kanë këtë praktikë), më tha: “E di. Unë jam informuar gjatë një vizite që kam pasur në Bruksel, se sorosianët nuk po lënë gur pa lëvizur që kjo të ndodhë. Dhe me shumë gjasë do të ndodhë. Po ne jemi një parti sovrane.” Për të mbrojtur Berishën, nuk mjaftohen që i hanë vetë idiotësirat që u thuhen, por edhe nuk kanë minimumin e turpit për të mos i thënë në publik. Dhe ç’është më e rëndësishmja, nuk e kanë fare për gjë të ekspozohen si anti amerikanë. Kush nuk ekspozohet në publik, sidoqoftë, thjesht është pak më inteligjent se të tjerët, dhe mendon se avenirin e vet politik do ta dëmtonte më shumë me antiamerikanizmin sesa do ta ndihmonte me proberishizmin e pacensuruar.

Shkurt, antiamerikanizmi është bërë flamur i opozitës shqiptare tanimë. Nëpër rrjetet sociale ku gëlojnë berishianët i gjen të gjitha llojët e mendimeve, që nga “amerikanët nuk janë më të njëjtët, domethënë nuk janë më forca e të mirës që kanë qenë”, e “demokratët amerikanë janë komunistë”, e deri te “Sorosi është një deep state që ka shtënë në dorë gjithçka, edhe republikanët”. Duket si një parti e çmendur. Unë nuk e kam pritur që demokratët shqiptarë, respektin për të cilët e kam humbur që herët, sidoqoftë, të rendnin si të çakërdisur, pa asnjë brerje ndërgjegjeje, pas hallit të udhëheqësit të tyre, dhe të sakrifikonin/tradhëtonin për këtë “kauzë të dashur e të përjetshme” edhe sentimentet pro amerikane të tyret apo të shoqërisë shqiptare. Ne të gjitha mund t’ua kuptojmë, por jo antiamerikanizmin në emër të interesave banale e familjare të një politikani, me të cilin do duhej të ishin ndarë përpara sesa dikush në Washington të kujtohej për ta shpallur non grata.

Ka njerëz që antiamerikanizmin e justifikojnë me ca të vërteta të rëndësishme “universale”, me fjalë të tjera me ndërhyrjet brutale që superfuqia bën në punët e brendshme të vendeve si Shqipëria, apo edhe me paudhësira të tjera të mëdha që s’kanë të bëjnë me shqiptarët. Me demek, u intereson e vërteta “e madhe”, e jo Berisha “i vogël”. Dhe do të ishte ok po të ishte kështu, por puna është se i tradhëton përkimi në kohë mes hallit të Berishës e anti amerikanizmit të tyre. Anti amerikanizmi i tyre ka marrë hov pikërisht kur (pasi) Berisha u shpall non grata.

Diskutimi mbi mëkatet e SHBA-ve në historinë e botës mund të bëhet pa qenë antiamerikan. E sidomos, pa qenë proputinian. Proputinizmi që është vënë re mes shqiptarëve pas fillimit të luftës në Ukrainë është thjesht një përthyerje e anti amerikanizmit në PD. Futuni në rrjetet sociale, sidomos në disa eco-chambers të krijuara nga berishianët, e do të shihni se me çfarë shkujdesje aplikohet thënia shqiptare “për inat të sime vjehrre shkoj e fle me mullixhiun”. Shkurt, berishianët janë bërë “nga halli” putinianë. Bëjnë hapur tifo për despotin e Moskës. Është një gjë që nuk kanë për t’ia falur as vetes, me t’u esëlluar. Nëse do të esëllohen ndonjëherë. Sepse janë vënë në anën e gabuar të historisë. Jo vetëm pse me rusët neve “na ka ndarë historia”, që në këtë rast do të ishte njësoj si të thoshim se “na ka ndarë Providenca” (ne nuk kemi lidhje me rusët; ata nuk kanë qenë asnjëherë në krahun tone; dhe nuk është se po dua t’i demonizoj; thjesht, ne për ta nuk kemi ekzistuar, dhe anasjelltas; paranteza pro ruse në kohën e Hoxhës ka qenë një episod kundër natyrës, siç ishte komunizmi në përgjithësi; beniaminët e rusëve në Ballkan kanë qenë të tjerët), por edhe sepse ky filoputinizëm është ngritur mbi kritere e arsyetime të çala të natyrës etike, të tipit “SHBA-të e kanë trashur zullumin me sjelljen e tyre në botë, dhe prandaj e kanë hak një mësim të mirë”. Mbi bazën e këtyre arsyetimeve dikush mund të bëhet po aq kollaj me Kinën, Iranin, Korenë e Veriut, etj. Kush është anti amerikan, nuk ka zgjedhje tjetër. Dhe në fakt, të tjerët janë duke bërë pikërisht këtë zgjedhje, teksa konflikti mes Perëndimit e asaj pjese të botës që mbron vlera alternative, mes të cilave është edhe natyra autokratike të regjimeve politike, po shpaloset si një shfaqje para syve tanë. Ndonjë shteti ndoshta ia do puna të rreshtohet kundër Perëndimit (fjala vjen, serbëve), por duhet thënë se me të njëjtën logjikë na e do puna edhe neve të rreshtohemi pro perëndimit. Ne shqiptarët nuk kemi shumë për të zgjedhur. Aleati ynë janë SHBA-të. Bota, së cilës i përkasim, është (duhet të jetë) me hir, me pahir Perëndimi. Proamerikanizmi ynë është “me detyrim-përcaktim”. Edhe sikur asnjë vlerë amerikane të mos jetë e jona, edhe sikur bota amerikane të na jetë e largët, ne do duhet të ishim po njësoj proamerikanë, dhe kjo në emër të busullës së interesit kombëtar. Ka në këtë botë edhe vende që janë shumë më larg sesa ne prej vlerave amerikane, por që janë të lumtura që janë aleatë të superfuqisë.

Dhe nuk është vetëm interesi kombëtar. Është edhe një trashëgimi historike që na udhëzon t’i jemi mirënjohës Perëndimit. Shteti shqiptar u krijua nga Europa. Mund të shpikim lloj-lloj leximesh historiografike, nëpërmjet të cilave ta minimizojmë këtë kontribut pro shqiptar të Europës, fjala vjen duke nxjerrë në pah me një logjikë edwardsaid-iane motivimet e liga kolonialiste të Austrisë e Italisë në rreshtimin e tyre në fund të shekullit XIX e në fillim të shekullit XX, apo krijimin e një Shqipërie gjysmake, por e vërteta është një e vetëm një: Europa mendoi për krjimin e Shqipërisë përpara se për këtë gjë të mendonin shqiptarët vetë. Haxhiqamilizmin ne e kemi butaforizuar si një përpëlitje të pak mbeturinave osmane, por në fakt ka qenë një lëvizje kombëtare me mbështetje të gjerë. Në një garë të barabartë, haxhiqamilistët do ta kishin fituar fare kollaj betejën me kundërshtarët e tyre atëbotë. Por gara nuk ishte e barabartë. Përveçse Europa e fuqishme, forcave shqiptare që donin një Shqipëri të pavarur, iu bë krah edhe një kontekst historik që nuk i favorizoi haxhiqamilistët: nga njëra anë turqit, që ishin aleati i tyre, kishin halle të tjera ku e ku më të mëdha sesa ato të nostalgjikëve të tyre në Shqipëri, e nga ana tjetër Islami, që ishte thelbi i tyre identitar, ishte në tërheqje. Kështu, haxhiqamilistët e humbën davanë. Por ata mbetën. Shpirti e kauza e tyre mbeti, gjithashtu. Unë kam frikë se anti amerikanët e sotëm, pavarësisht se prapa cilit flamur fshihen (antikorrupsionit, sovranizmit, antisorosizmit, nevojës për karrierë politike, opozicionit ndaj Ramës etj.) janë në thelb haxhiqamilistë, trashëgimtarë të atyre mijëra shqiptarëve që u rebeluan kundër qeverisë së princ Wied-it me thirrjen fatidike që ende jehon në ndërgjegjet tona: duam babën. Sot jemi ngritur kundër SHBA-ve me thirrjen: dum bacën! Çfarë degradimi që i bëhet edhe vetë haxhiqamilizmit! Sepse haxhiqamilistët e kishin një ideal. Antiamerikanët e sotëm kanë për ideal hallin e një personi.

Përsëris: ne jemi të dënuar të jemi pro amerikanë. Edhe sikur Amerika të çmendet, edhe sikur ajo të bëjë gabime kolosale që mund t’i kushtojnë botës, ne nuk kemi rrugë tjetër. Mjafton të pranojmë si kriter interesin tonë kombëtar në një botë të dominuar nga real-politika, dhe çështja quhet e mbyllur. Përballë logjikës e kushtëzimeve të rrepta real-politike, nuk vlen asnjë arsyetim i natyrës morale apo ndonjë kuturisje truth-seeking që synon të na bëjë të mbështesim apo ushqejmë ndonjë formë anti amerikanizmi. Sa për anti amerikanizmin që ushqehet pastaj prej merakut për ndonjë zgjyrë të historisë sonë, që historia, për shkak të reagimit të ngathët e të vonuar (një reagim i tillë është karakteristikë bazike e historisë), ende nuk e ka hedhur në koshin e vet, ne këtë duhet të bëjmë çmos t’ia kursejmë vetes. Ndryshe, do të regjistrohemi në këtë histori (jo me vonesë, tanimë) si karagjozë.

58 Komente

  1. P
    Pilafi

    Bravo Mustafa! Po kush i kupton keto qe shkruan, haxhi qamilistet e rinj jane me vite drite larg.

    1. U
      USA

      shkrim I perkryer

      1. V
        Vranakonti

        Zoti Nano,me kete shkrim meriton vleresimin maksimale. Megjthese artikull shume i gjat e lexova dhe problemet qe ngre jane te plota dhe shume te pranueshme. I ke shkruar bukur,i ke thene shume mire problemet qe ekzistojne sote ne vendin tone dhe ne politiken tone,por kujt ja thua? Sali Berisha sote eshte bere me i terbuar kundra Amerikes dhe nuk ve asgje,por ve ne plan te pare hallin e tij dhe te familjes. E verteta eshte se Saliu eshte çmendur dhe po i vjen toka verdall. Nuk di me ai, se si te shpifin e te akuzoi Ramen,si nje kushte per te lehtesuar shpirtin e tij te renduar. Berishe,qe po vuan kaq sot familjarisht, eshte gjynahu i popullit qe ka vrare e ka vjedhur hapur dhe me shpirt krimineli,kanibaldi,vampiri. E ardhmja ketij vampiri, do t'i japin fund dhe do ta hedhin ne koshin e plehrave si nje limon i shtrydhur,pa vlere.

        1. E
          E verteta dhemb....

          O Mucooooo,akoma nuk te mbushet mendja se de facto jemi nje vend karagjoz me pipell karagjoz..... gezuar ramazonin.

      2. K
        Klimax

        Një analizë e përsosur Nano! Bravo!

        1. N
          Neutrino

          Ka kohë që jeni regjistruar dhe e kemi patentuar karagjozllëkun tonë. Jetojmë akoma me iluzione patriotiko-shpellarësh

            1. J
              Jimi

              Bukur fort Muc !

              1. E
                Erdogan

                Eshte e gabuar thenia proamerikane apo antiamerikane zoti Mustafa. Aresyeja eshte se populli "amerikane" i SH.B.A-se nuk e di ku bie Allvania e Erdoganit. Si mund te jesh me dike qe nuk di neqofte se egzistone apo jok? Mund te thuhet qe populli (popola ital) Arnaut i vetequajture Skiptare eshte pro i Politikes Percarese Amerikane te SH.B.A-se. Ata si Anglosaksone dhe Hajdute te Parthenonit e ndane Epirin ne te Veriut (Voras greqisht) dhe te Jugut (Jugo sllavisht).Veriun Veziret, Pashallaret, Bejleret dhe Jugun Epirotet e Pirros,Arxileas,Megas Kostantinos, Jeorgios Kastriotis. Aresyeja. Perca e Sundo. Te shkuara zoti Nano.

                1. D
                  Dakord

                  ti erdogan je bere per te marre ca pilula.

                  1. U
                    Ushtria rrumpalle e Saliut

                    I nderuar Dakord, Çfare është lloj budalli qe e quan veten Erdogan dhe flet si grekofon? Ky është është nga ata gjysmagjelet me mama greke dhe babë shqipetar. As grek as shqipetar. Ne Greqi nuk e pranojne, prandaj me nder teje, ha m** ketu ne gazetë. Por megjithatë, kulmin e arrijne Taulant Rrumpalla dhe nje Bardhyl Budalla nga Kosova. Si ata të dy nuk ka. Jane aleatet me të medhenj të Edi Ramës. Merre me mend we nga nje here me duket se i paguan Edi Rama të shkruajne ketu kunder Rames ne menyrën me idiote qe mund të shkruhet kunder nje njeriu. Berisha nuk ka nevojë per armiq, kur ka miq si këta. Megjithese Berisha është vete nëna e rrumpallave, por bie fjala.

                  2. q
                    qirje pallikari

                    Qirje erdoga -taqi ,bjereni ktu tek une ate sumen e mire grekoqire sepse do ta trajtoj me shume ngarkese.Suma fantastike greke sidomos e papuve ne greqi eshte me nam ne ballkan por edhe ne azi te vogel eshte punuar shume.Bjereni ketu se ju premtoj edhe turku qe ju e keni shume frike nuk do ta preki.

                    1. t
                      tetovari2

                      Si s'të ri bytha pa u qi me karin tim!!!!

                      1. E
                        Erdogan-Karavaqidhis

                        Me TY - '' Erdogan KARAVAQIDHI '', Me gjuhen tende te helmatisur e te menderosur shqiptaret kane kohe qe e kane ndegjuar.. Vazhdo ushqehu ne kazanin e ayre qe te paguaj per te lehur.

                      2. A
                        Angjelini

                        Nje analize perfekte. Te lumte pena Muc!

                        1. L
                          Ladi

                          HaxhiQamilistet e asaj kohe ishin te paditur dhe analfabete ne teresi - ndersa HaxhiSaliistet e sotem jane injorante, (kjo nuk diskutohet), dine shkrim e kendim por jane antishqiptare te terbuar

                          1. S
                            Spak

                            Ashtu sic eshte PD provinciale Verilindore ashtu eshte dhe Muci! Vine nga fshati komunist Shqiptar! Shikoni edhe Saliun edhe Liken edhe Mulin! Jane nje prerje,nje gjuhe,nje artikulim,"nje avaz" do te thoshin "xhon turqit" e Saliut! Mesjetare!

                            1. l
                              lexuesi

                              Respekt "spak"!Muçi me kete çarçaf ka dashur te ribehet faktore pasi e ndjen se koha e tij ka perfunduar e nen mendimin medioker te tij sot Shqiperia ka shume ,aq shume sa eshte bere e mundur qe ky "dijetar"(me origjine fshatari) ,eshte pjese e kontribues i shkaterimit te vlerave te shoqerise Shqipetare te pas viteve 90.Si ky tip gjen kudo ne rruget me te rendomta te shqiperise qe diç thone per tu faktorizuar se jane kerkush.Ndaj teksa lexova kete paçavure te radhes te cilen nuk ke nga e kap ,thash me vehte se paskerka akoma budallenj me vlere ne Shqiperi qe mendon si "haxhiqamilistet" e me siguri i pret frytet e tij ndoshta mbas nje shekulli per tia nxjerre ne pah ndonje "haxhiqamilist" si Mu. Nano!

                            2. r
                              raul

                              Gjithmone i sakte o mendje ndritur. Te lumte dora . Muc je smart brain. Po a mbush Mul horri, Luan Baci, Paloqja, Strazua me patllake, neonazisti Aleksander Biberaj, Besniki i partise kokebrumbulli i foltores, Luciano boksieri, Sali Lusha kryebandit kjo eshte fytyra e foltores se vicidolit qe shpresojne se plaku i mbaruar perbindeshi i vicidolit dhe spiuni Agush askush kokeducja mund te rikthehen ne pushtet, por ato nuk mundet me kurre te rikthehen se e kane mare rrugen e mutit njehere e pergjithmone.

                              1. L
                                Lisi

                                O RAUL KASTRO. Qenke nje koker idioti Enverist. Akoma nuk è ke marre vesh qe opozita mbeshtetes nga mbi 40 % è shqiptare vespa llogaritur Ata mijera qe po largohen cdo dite per shkak te plehrave si puna jote, qe drejtojne sot Shqiperine.

                                1. t
                                  tetovari2

                                  Lisi shifke ëndrra gomerësh!

                                  1. L
                                    Lisi

                                    Kam pare edhe tet eme.

                                  2. r
                                    raul

                                    o hunderr nuk jam enverist, por e shoh realitetin me sy jopartiake. I vdekuri nuk mund te ngjallet, dhe ringjallja e krishtit eshte nje perralle o hunderr. Shih endrra me sy hapur se perbindeshi i vicidolit eshte ne grahmat e fundit , mbeshtetja ne Tirane per plakun e vicidolit eshte ne nivele 10% pra perbindeshi i vicidolit e ka marre rrugen e mutit.

                                    1. r
                                      raul

                                      Do isha krenar ti afrohesha ne fame legjendes se Kubes Raul Kastro ministrit legjendar te mbrojtjes Republikes se Kubes , vellait te Fidel Kastros legjendes se revolucionit kuban .Raul Kastro pasoi vellain e tij Fidelin dhe e drejtoi Kuben drejt prosperitetit dhe forcimit te pavaresise si i vellai. Raul Kastro eshte burre shteti qe sfidoi publikisht Barak Obamen kur erdhi ne Kube dhe i kerkoi falje Raulit per presionet qe i kishte bere USA Kubes per te ndryshuar sistemin politik.

                                      1. P
                                        Per korrektesë

                                        O ti Plepi (se sa per Lis, të rrosh vetë) Ne kerkojme ta heqim Edi Ramen, por ju rrumpallat e Saliut kerkoni ta mbani me zor ne pushtet. Po kur e doni kaq shumë, po mbajeni me shëndet atehere. Ne qofte se nuk i keni pak 12 vjet me Edi Ramën, ta gezoni edhe nja tete vjet të tjera. Zoti jua shtofte inatin. Akoma me perralla Enveriste ju. U ka mbetur ora ne vitin 1985. Edhe fshatari me i humbur ne Shqipëri ka bredhur dhe punuar ne kater shtete europiane, dhe të jep ujë ne bisht të luges, ju akoma me Enverin. Populli kerkon ta harroje periudhen e erret të diktatures komuniste, juve jo. O kujtojme Enverin o s'ka. Njerezit thone: "Na lodhi ky Rama. Ta heqim me mire." Pastaj shikojne nga ju rrumpallat dhe Gogoli Sali, dhe i kap data. "Jo or jo. Aty të rrije Rama. S'kemi ç'bejme." Ate dite që ta kuptosh ti kete qe thashë, Rama është i hequr. Deri atehere, mbaje me shkume or byrazer, se po vjen Saliu me brisk.

                                        1. L
                                          Lisi

                                          Kur te dal pija uroj te kuptosh qe je nje idiot noterik.

                                          1. L
                                            Lisi

                                            Kur te dal pija uroj te kuptosh qe je nje idiot noterik.

                                        2. L
                                          Lisi

                                          O RAUL KASTRO. Qenke nje koker idioti Enverist. Akoma nuk è ke marre vesh qe opozita mbeshtetes nga mbi 40 % è shqiptare vespa llogaritur Ata mijera qe po largohen cdo dite per shkak te plehrave si puna jote, qe drejtojne sot Shqiperine.

                                          1. E
                                            Emiljano

                                            Lisi plako ik e ha nonji tas trahana se se paske haberin se ca po thua

                                        3. g
                                          graziano

                                          Nostalgjiket e Enverit qe nuk rrine dot pa idhuj e kane zevendesuar me Salehin. Rrace Bedelash te neveritshem qe jane mbledhuR ne stanin e qelbur te SB.

                                          1. F
                                            FCB

                                            Shko re pederast , pershtyhesh vete kur flet , Ver Llapa para teje eshte lule , u bone dhe ti analist ,fshatar i trashe .

                                            1. K
                                              Koli

                                              Po mire more Muç , a nuk i bje shkurt dhe na rhuaj perse po e lene te shkoje kaq larg Berishen Amerikanet? Perse ai Eskobari megjithese premtoi asokohe kur Doktori ishte me i dobet se kurre (nuk ka aq elektorat sa mendohet -pat deklaruar ai ) se do ndihmonte me dosjen kunder Berishes , nuk solli akoma asgje ?

                                              1. z
                                                zgalem

                                                Kjo eshte nje analize shume llogjike e Mustafa Nanos , qe e ngre kete gazater , ne lartesine e nje analisti objektiv dhe te sakte . Berishistet e sotem , jane vene ne rrugen , per te mbrojtur interesat e familjes mafioze shqiptare dhe te vete ish Kryenministrit Berisha , qe eshte shpallur non grata , per Ameriken dhe per Shqiperine . Shqiperia nuk mund te beje asnje hap , pa Ameriken . Antiamerikanizmi , eshte antishqiptarizem . Keta soj jane shume me keq se haxhiqamilistet , qe mbronin interesat shqiptare , sipas mendimit te tyre , Keta te sotmit , mbrojne nje antiamerikan . Sa per Arvizune , qe e ouajti Berishen , burre shteti , atebote e kam quajtur manover diplomatike , per te mos pasur nje 97 tjeter . Shkrimi i sotem i M. Nanos , eshte nje analizre , ndaj te cilit antiamerikanet dhe antiperendimoret , duhet te reflektojne , qofte edhe kaq von . Zgalem

                                                1. x
                                                  xhemal

                                                  Aksidenti me i madh historik eshte ngjitja e saliut e ilirit ne majen e shtetit shqipetar..te dy me grupin e tyre e ben shqiperine kasht e koqe..te dy me origine fshatare(me falni se nuk dua te ofendoje fshataret) sollen ne shoqerine shqipetare Tere pisllekun mendor,kulturor ,menyren e organizimit e drejtimit te shtetit demokratik,mbollen bajraktarizmin,individualizmin e shfrenuar,nxiten ndasite krahinore,fetare,nxiten urrejtjen,dhunen,zhvaten pasurite publike,shiten mundin e djersen e shqipetareve per gati gjysem shekulli(fabrika,uzina,hidrocentrale ,miniera ,,prishen e vijat e ujit e mijera veprave te. tjera i shkaterruan per ti shitur e zaptuar per dy leke). Mbollen tragjedi kombetare 94(projekt pacavuria kushtetute,,),96(vodhi zgjdhjet me dhune e terrore),,97 e dogji shqiperine e vodhi ,e shkaterroi,e vrau e ju humbi shpresen njerezeve,nxiti vellavrasjen), 98 tentoi te merrte pushtetin me dhune,2008 nga babezia e tij u vrane njerez te pafajshem e i shkaketuan deme te medha materiale.2011 vrau protestues per pushtetin e tij..2019 prape tentoi per Puc shteti....akoma i pa gjykuar nga dejtesia??? Cudi i rri si nje gur i rende ne qafe shqiperis???? Njerez braktiseni. Eshte rrezik per te ardhmen tuaj .

                                                  1. S
                                                    Shqiptari

                                                    Metaj dhe Berisha nuk i sollen dem Shqiperise se ishin nga fshati, se ka ca fshatra dhe fshatare qe disa prej qyteteve dhe qytetareve iu vijne anash. Ke personalitete plote te letersise, shkences dhe akademise qe jane lindur dhe rritur ne fshat por qe i kane dhene shume ketij vendi. Ne nje vend ku fshatare jane 70% e popullates nese shkon vetem 2 breza me larg se po te shkosh 3 jane 90% nuk na takon ta perdorim kete si sharje. Ata (Berisha dhe Metaj)ishin me se pari dhe jane akoma armiq te demokracise dhe shqiptareve sepse kane qene besnike te regjimit komunist dhe te spiunimit sigurisht edhe te parave dhe karrieres, Shqiptaret e lodhur nga komunizmi dhe plot shprese dhe idealizem moren ne krye te shtetit njerez pa pike ideali.

                                                    1. U
                                                      Ushtria rrumpalle e Saliut

                                                      Shqipetari, respekte. Ne fakt Xhemali kerkoi falje. Edhe ai e di që fshatrat e Shqiperise kane nxjerre koka intelektuale, ndersa shumë gjoja qytetare jane ca njerez pa pike morali dhe dinjiteti, dhe me një kulture endacake të mbledhur aty ketu. Pak ta gervishesh, i dalin petet lakrorit. Mund ta kesh shtepine ne mes të Tiranes, Shkodres, Durresin, apo Elbasanit, dhe mund të jesh kokrra e katunarit. Ndersa dikush nga fshatrat e Kukesit, Tropojes, Burrelit, Beratit, Gjirokastres, apo Sarandes mund të jetë qytetar nga kultura, edukata, aresimi, dhe intelekti. Saliu dhe Meta vërtetë, nuk Jane fshatare. Ata jane vetem disa njerez pa parime morale ne jetë, qe nuk ndalen para asgjeje. Saliu madje ka me shumë parime nga Meta. Të pakten Saliu e Ka nje rreth të ngushte njerezit, qe nuk i tradheton, dhe ben gjithshka per ta. Ndersa Meta shet edhe familjen e tij. Vetëm veten do.

                                                  2. Çekiçi

                                                    Sali Kafsha është më anti amerikan se Enveri Sali krimineli është më pro serb se Enveri Sali hajni është më vrases se Enveri Sali Karagjiqi është më shkatrrues i shtetit se Enveri Sali Fazlliqi është më faqezi se Enveri Sali Viqidolli është më origjinë serbe si askush tjeter në mesin e shqiptarëve Protesta e tijë e 12 nëndorit është e orkestruar nga Serbija dhe nga rublat Ruse per ta dëmtuar Kosoven në ketë kohë krize Ai qe e ndjenë vehten shqiptar dhe në damaret e tijë e ka nji pikë gjaku shqiptarë mos ja plotsoni deshiren Sali idiotit per interesat seŕbo ruse në dëmë te Shqipërisë mëmë dhe Kosoves martire

                                                    1. Lala qe te jep ngjala

                                                      Zoti NANO MUSTAFA ti tashme jo me vone e ke rregjistruar vehten jo si karagjos por karagjs 24 karat .Zoti KARAGJOZ ne nuk jemi produkt i EVROPES ne jemi produkt i luftes te patrioteve qe luftuan per liri dhe pavaresi .Ne jemi te copetuar sepse keshtu deshi EUROPA,prandaj quhemi dhe SHQIPERIA LONDINEZE . Persa i perket ANTIAMERIKANIZMIT dua tua bej te ditur .SHQIPERIA eshte nje vend i vogel dhe si nje satelit do ti vije perqark dhe do ti beje temena shteteve me te medhej dhe me te fuqishem per te patur nje ekonomi te qendrueshme si dhe kufij te sigurt .Ishte nje kohe kur PERENDIMI ishte DAKORT qe SHQIPERIA te coptohej midis GREQISE dhe JUGOSLLAVISE dhe ne gjetem mbrojtje tek BRSS .Tani rrethanat kane ndryshuar e kemi mbeshtetur te ardhemen tone tek AMERIKA .POR politika nuk e dime si do te sillet ne te ardhemen .PO SIKUR NJE DITE TE ZEZE APO TE BUKUR TE VIJNE NE PUSHTET ANTIAMERIKANET CFARE DO TE SHKRUASH ZOTI KARAGJOS ????

                                                      1. B
                                                        Bardi

                                                        Muci nje analize e thell dhe disa postulate qe i vlejne Shqipris e Kosoves.Cfardo qe te ndodhe ,jemi te destinuar qe vetem me Ameriken,nuk ka rruge tjeter per Shqiprin e Kosoven.Muci kete e kuptojne edhe gjithe njerzit e PD qe permendeni , por ata si puna e gjykatesve e prokurorve qe kane lyer doren dhe te tjere qe kerkojn te kamuflohen me veri jug per arsye te interesave te vogla dhe deri diku se i ka perpunuar vete Saliu, i shkojne pas antiamerikanizmit. Keto jane kontigjent se nuk dalin dote nga kllapat ose e ndjejne veten te pa afte po si mori dikush nen sqetull.bardi

                                                        1. S
                                                          Sillo

                                                          Per ta mbyllur shko dhe vendos ca lule te varri i Enverit.

                                                          1. E
                                                            Emiljano

                                                            Sillo ik e ha nonji tas grosh vlla,leri komentet se nuk kupton na kto gjera

                                                          2. V
                                                            Vëshguesi

                                                            Sa të vështirë e kemi që të bëhemi njerëz. Eh sa shekuj duhen! Nejse ha një çikë debat dhe kjo gjë . Por besoj se në 2500 do të jemi më dinjitoz se sot. Punë të mbarë të gjithë pushuesve

                                                            1. P
                                                              POLI

                                                              DIKUR JUGOSLLAVIA ME QENDER BEOGRADIN ISHTE E PERKEDHELURA E AMERIQIS SOT SERBIA ME QENDER BEOGRADIN ESHTE FAVORITE E RUSISE .A E DINI SHKAKUN E VERTETE TE NDERHYRJES AMERIKANE NE FAVOR TE KOSOVES ? MENDONI SE AMERIKEN E HENGRI MALLI PER KOSOVEN ?? AMERIKA E NDERHYRI NE KOSOVE PER ARSYE SE SERBIA REFUZOI TE PAGUANTE 20 MILIARD DOLLARE QE JA KISHTE MARR BORXH TITO AMERIKES . AMERIKA EDHE SOT ESHTE GATI TA SAKRIFIKOJE KOSOVEN PER SERBINE ZVARRITJET SHTYRJET E BISEDIMEVE ARRESTIMI I KREREVE TE UCK JANE JANE FAKTE TE PA MOHUSHME TE DASHURISE AMERIKANE PER SERBINE PAVARESIA PER KOSOVEN MBETET AKOMA ILUZION.

                                                              1. S
                                                                Se mos merzitesh.

                                                                Poli, të shkruash me germa kapitale është injorance. Ndersa per permbajtjen, lere se s'po e themi fare me mire. Nje here tjeter. Avash avash.

                                                              2. P
                                                                POLI

                                                                DIKUR JUGOSLLAVIA ME QENDER BEOGRADIN ISHTE E PERKEDHELURA E AMERIQIS SOT SERBIA ME QENDER BEOGRADIN ESHTE FAVORITE E RUSISE .A E DINI SHKAKUN E VERTETE TE NDERHYRJES AMERIKANE NE FAVOR TE KOSOVES ? MENDONI SE AMERIKEN E HENGRI MALLI PER KOSOVEN ?? AMERIKA E NDERHYRI NE KOSOVE PER ARSYE SE SERBIA REFUZOI TE PAGUANTE 20 MILIARD DOLLARE QE JA KISHTE MARR BORXH TITO AMERIKES . AMERIKA EDHE SOT ESHTE GATI TA SAKRIFIKOJE KOSOVEN PER SERBINE ZVARRITJET SHTYRJET E BISEDIMEVE ARRESTIMI I KREREVE TE UCK JANE JANE FAKTE TE PA MOHUSHME TE DASHURISE AMERIKANE PER SERBINE PAVARESIA PER KOSOVEN MBETET AKOMA ILUZION.

                                                                1. r
                                                                  realisti

                                                                  Mustafa Nano një shkrim-analizë exelente dhe dy qershitë mbi tortë: Amerikanët e shihnin Ilir Metën si zgjebe dhe antiamerikanët e djeshëm: Dum babën, të sotmit: Dum bacën.

                                                                  1. S
                                                                    Sillo

                                                                    Muci. E sigurove ftesen nga Kimetja per 4 KORRIKUN e vitit te ardhshem.

                                                                    1. a
                                                                      alphazeta

                                                                      Një nga shkrimet më të mira dhe më të plota që kam lexuar këto 2 - 3 muajt e fundit. Nuk ke çfarë të shtosh dhe të heqësh. I saktë dhe llogjik.

                                                                      1. L
                                                                        Lithan Statha

                                                                        Hë n'de .Un déja vu ( vy) . Arvi u ndje kaq ngushtë sa që ajo shperhja : bëji qejfnë buallasë , e sosi përsëri nga shkallma që kijësh nis'n'Siri e ç'u torr . Jemi pjesë e OTAN a NATO , është si me than jona i komb , pa kombina .

                                                                        1. S
                                                                          Sapa

                                                                          Muc lepirsi. Lepire lepire se prape se prape edhe ty do ta fusin. Ti dukesh nga emri dhe mbiemrin qe qe je gen lepirsish ne shekuj...

                                                                          1. k
                                                                            kirurg

                                                                            Lëvizja e qamilistëve financohej nga Turqia. Edhe pse me poture nëpër këmbë, gati ta gllabëron evropianët dhe rusët e ta ndanin mes tyre, Turqia e sulltanëve arriti të mblidhte forcat, ndërroi kostumet dhe alfabetin aziatik, i bëri evropiane, dhe vuri në punë përvojën e vet perandorake në diplomaci e luftime, dha tokat që nuk i mbante dot (shqiptare), po pa e larguar njërën këmbë nga Ballkani... dhe në këtë suazë, ishte edhe lëvizja dumbabiste, sepse e dinte që një ditë do të kthehej fuqishëm në Ballkan, siç janë kthyer. Nuk i doli hesapi tamam, po, por edhe pa gjë nuk doli: kishte mbjellë farën e shpresës te sulltanët e vegjël. Pastaj, Qamili ishte edhe kundër feudalëve që po e shisnin Shqipërinë tek fqinjët, duke ëndërruar secili çiflikun e vet, si ai që e lau mëkatin e vet në kalldrëmet e Parisit. Por, antilogjika e injorantit, kundër atyre të pasurve që ndihmuan çlirimin nga Turqia. Dhe këtu qëndron miopia e tij: ecte duke e mbajtur kokën prapa dhe theu qafën. Jo se bejlurçinat donin Shqipërinë, jo jo! Donin secili sulltanatin e vet. Ja sidozot Sali Berisha, një tipik anadollak e antishqiptar në metoda qeverisjeje e rrugëzhvillimi: kujtoni vetëm gjendjen e lumit Lana para se ta merrte Tiranën Edi Rama. Saliu është zbatuesi më i egër i platformave serbe për zhbërjen e shtetit dhe popullit shqiptar, nisur disa shekuj më parë. Kujtoni vetëm 97-ën, shkërmoqjen e frikshme të gjithë strukturave të shtetit brenda 24 orëve. Edi Rama mund të ketë një mijë të meta e gabime, ndaçi edhe faje. Por vetëm antishqiptar nuk është. Përpjekja më e madhe e tij është shtetbërja. Por vetëm nuk e bën dot. Ata që protestojnë sot në kohë krize botërore, janë antishqiptarë.

                                                                            1. k
                                                                              kirurg

                                                                              Lëvizja e qamilistëve financohej nga Turqia. Edhe pse me poture nëpër këmbë, gati ta gllabëron evropianët dhe rusët e ta ndanin mes tyre, Turqia e sulltanëve arriti të mblidhte forcat, ndërroi kostumet dhe alfabetin aziatik, i bëri evropiane, dhe vuri në punë përvojën e vet perandorake në diplomaci e luftime, dha tokat që nuk i mbante dot (shqiptare), po pa e larguar njërën këmbë nga Ballkani... dhe në këtë suazë, ishte edhe lëvizja dumbabiste, sepse e dinte që një ditë do të kthehej fuqishëm në Ballkan, siç janë kthyer. Nuk i doli hesapi tamam, po, por edhe pa gjë nuk doli: kishte mbjellë farën e shpresës te sulltanët e vegjël. Pastaj, Qamili ishte edhe kundër feudalëve që po e shisnin Shqipërinë tek fqinjët, duke ëndërruar secili çiflikun e vet, si ai që e lau mëkatin e vet në kalldrëmet e Parisit. Por, antilogjika e injorantit, kundër atyre të pasurve që ndihmuan çlirimin nga Turqia. Dhe këtu qëndron miopia e tij: ecte duke e mbajtur kokën prapa dhe theu qafën. Jo se bejlurçinat donin Shqipërinë, jo jo! Donin secili sulltanatin e vet. Ja sidozot Sali Berisha, një tipik anadollak e antishqiptar në metoda qeverisjeje e rrugëzhvillimi: kujtoni vetëm gjendjen e lumit Lana para se ta merrte Tiranën Edi Rama. Saliu është zbatuesi më i egër i platformave serbe për zhbërjen e shtetit dhe popullit shqiptar, nisur disa shekuj më parë. Kujtoni vetëm 97-ën, shkërmoqjen e frikshme të gjithë strukturave të shtetit brenda 24 orëve. Edi Rama mund të ketë një mijë të meta e gabime, ndaçi edhe faje. Por vetëm antishqiptar nuk është. Përpjekja më e madhe e tij është shtetbërja. Por vetëm nuk e bën dot. Ata që protestojnë sot në kohë krize botërore, janë antishqiptarë.

                                                                              1. a
                                                                                alphazeta

                                                                                Diçka do të shtonja. Aleatët më të vyer të Edi Ramës jane Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sa të jenë këta të dy në politikë, po aq kohë do të jetë Edi Rama kryeministër. E vetmja mënyrë që të përparojë Shqipëria është që Sala me Metën ta këpusin qafën një herë e mirë. Nesër po të duan le ta djegin edhe kryeministrinë. Atëhere Rama do të rrijë nê pushtet edhe për 20 vjetët e ardhshëm. Si nuk janë në gjendje ta kuptojnë se duke i vajtur pas dyshes makabre (Sali - Ilir) veçse i zgjasin kumtin Ramës! Kaq të trashë dhe të pagdhëndur janë?! Dhe disa thonë që nuk duhet t'i thërrasim malokë!

                                                                                1. E
                                                                                  Erdogan

                                                                                  Arnautia u krijua (criate angl) nga Turqia zoti Nano. Kunder luftes heroike te Popullit Greke me ne krye te ashtuquajturit Arvanitas. Ata dhane jo vetem pasurine (perusia greq) por Jeten kunder Perandorise gjakatare Osmane dhe bashkepunetoreve te tyre Ismail bej Vlores,Frashellinjte,Hasanet, Tahsimet etj dhe me dhjetra Vezire,Pashallare,Bejlere. Kjo eshte e Verteta. You nuk njifni Vorio Epirin e ndare nga Fuqite e Medha Imperialiste. Kete Zone ku ka lindur me qindra Filo-Sofe,Heronj,Politizmo (Culture "shqip"). Kjo eshte aresyeja perse you consideronin me Bisht. Mohoni vete Perandoret Ilyre Greke Megas Kostantinos, Iustinianos etj. Jeorgios Kastriotis e kini pagezuar "Katolike"! Ptuuuuuuuuu.

                                                                                  1. S
                                                                                    Sok

                                                                                    Si Ing. I Sali Berishës i katapultuar në diplomaci, nuk dole gjë. Nuk pritet asgjë e mirë nga mosmirënjohësit.

                                                                                    1. L
                                                                                      Llaf Dibre

                                                                                      Me shume se nje analize a opinion,shoh nje esse. Perqasja e ngjarjeve historike hedh drite mbi portretin "antropologjik" 100 vjeçar tonin. Kam nje rezerve lidhur me percaktimin e haxhiqamilizmit si levizje kombetare. Nese per ideal kishin qe ti dhurronin Shqiperine princit Berhamedin, djalit te sulltan Hamitit, levizja eshte anti kombetare, edhe ideali gjithashtu. Mbase nga ky realitet(antikombetar), princ Vidi u larga nga Durresi vetem me pengun e nje pyetje që la: "si ka mundesi qe ky popull lufton kunder vetvetes?!"

                                                                                      1. .
                                                                                        .POLI

                                                                                        PER TY QE TE MOS MERZITESH. Kam shkruar me germa kapitale sepse ne Shqiperi ka qorra me dy sy apo si i thone popullorce cop mishi me dy sy .SHPRESOJ te jesh i ri te rrosh gjate dhe te kujtosh ate qe kam shkruar une . Historia eshte lende shoqerore por shume komplekse ne trajtimin e ngjarjeve historike sepse nje dokumenti ne pamje te thjeshte ka diversitet mbrenda tij.Historia asnjehere nuk behet me sikur .HISTORIA ndodh pra behet e shkruajne FITIMTARET cdo rishkrim historie eshte e gabuar sepse vete historia pastaj vihet ne dyshim si lende SHOQERORE qe duhet ti paraprije te ARDHEMES.

                                                                                        1. .
                                                                                          .POLI

                                                                                          PER TY QE TE MOS MERZITESH. Kam shkruar me germa kapitale sepse ne Shqiperi ka qorra me dy sy apo si i thone popullorce cop mishi me dy sy .SHPRESOJ te jesh i ri te rrosh gjate dhe te kujtosh ate qe kam shkruar une . Historia eshte lende shoqerore por shume komplekse ne trajtimin e ngjarjeve historike sepse nje dokumenti ne pamje te thjeshte ka diversitet mbrenda tij.Historia asnjehere nuk behet me sikur .HISTORIA ndodh pra behet e shkruajne FITIMTARET cdo rishkrim historie eshte e gabuar sepse vete historia pastaj vihet ne dyshim si lende SHOQERORE qe duhet ti paraprije te ARDHEMES.

                                                                                          Lini një Përgjigje