Si është e mundur?!

12 Nëntor 2022, 08:01Blog TEMA

 

Si është e mundur?!

Nga Leka Bungo*

Nje nga asetet me të çmuara të Radio Televizionit Publik Shqipetar është pa dyshim, Orkestra Simfonike .  

E krijuar shumë kohë më parë dhe rinovuar përgjatë Dekadave nga breza muzikantësh të talentuar , Orkestra Simfonike ka zënë një vend të veçantë në fondin e arte të Kulturës tonë Kombëtare .

Dirigjentë dhe instrumentistë të talentuar, të shkolluar në Konservatorët e Europës dhe në Akademinë e Arteve të Shqipërisë , e kanë nisur karrierën e tyre në këtë Orkestër qëkur janë larguar nga bangat e shkollës dhe gjerë në ditën e parë të pensionit . 

Ata i dhuruan Radio Televizionit shqiptar vitet më të bukura të jetës së tyre.

E ndërkohë që thinjeshin dhe plakeshin të krrusur mbi instrumentat e tyre , Orkestra RINOHEJ nga viti në vit.

Nga dita e parë e krijimit, 16 Maji i vitit 1962, ajo ka dhënë qindra koncerte në ekranin e R.T.SH- së, në skenat e qyteteve të Shqipërisë dhe sallat koncertale të shteteve të Europës .

Përveç interpretimit me nivel të lartë artistik të veprave nga kollosët e muzikes botërore, orkestra  simfonike JETËSOI dhjetra vepra të kompozitorëve shqiptare .

Një nga misionet e shenjta të orkestrës së R.T.SH-së, së bashku me simotrën e saj, orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit ka qenë zgjimi i një dëshire të veçantë tek shqiptaret, zgjimi i dëshirës për të dëgjuar dhe shijuar muzikën simfonike, muzike e pa lëvruar në vendin tonë si pasojë e mungesës së traditës.

Do të duheshin faqë të shumta për të evidentuar vlerat dhe kontributin e veçantë të Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar në fushën e krijimtarise artistike . Ajo është një nga gjymtyrët më të rëndësishëm në trupin e Gjigandit mediatik, R.T.SH.

Ajo është një “Ndërmarrje “ artstike të cilës i japin frymë rreth gjashtedhjetë dirigjentë dhe instrumentistë që kanë dalë nga bankat e Akademisë së Arteve.

Gjashtedhjetë intelektualë, njeri më i talentuar se tjetri.

Përkujdesja e shtetit për të mbajtur gjallë orkestrën simfonike të R.T.SH_se është një nga momentet e bukura, por të rralla në marrëdhëniet e Shtetit me artin.

Por a janë mjaft të gjitha këto?

Sipas gjykimit tim , jo . 

Përveç Festivalit të këngës në fund të vitit, tek i cili Orkestra simfonike është e angazhuar në rolin kryesor, planet e tjera të saj bien shpesh pre e spontanitetit.

Orkestra e jonë simfonike është një relike e kushtueshme që ta kanë dhuruar dhe ti nuk je i zoti t’i  gjesh një vend të veçantë në dhomën e pritjes.

Dirigjentë, Udhëheqës artistike, Menaxherë të ndryshem janë përpjekur ndër vite për ta gjetur atë vend të por nuk ia kanë arritur qëllimit .

Administrimi dhe menaxhimi i aktiviteteve të orkestrës simfonike mbetet një nga çështjet më të vështira dhe më të diskutueshme . 

Zgjidhja e tyre nuk pritet as nga violinisti , as pianisti apo Dirigjenti, ajo është një nga detyrat thelbesore që duhet ta zgjidhin ata që i kanë dalë për zot drejtimit të Radio Televizionit Shqiptar.

***

Pak ditë më parë kam botuar në shtyp Objeksionet e mija për situatën e krijuar në Radio Televizionin Shqiptar pas emrimit të Stafit të ri drejtues , i cili ka nisur punën nëntë muaj më parë.

Gjer më sot, askush nuk e ka marrë MUNDIMIN të thotë qoftë edhe një fjalë për ato ç’ka trajtoheshin në shkrim, ndërkohë që autori i këtyre radhëve nuk është Roje i policisë private, por Kryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar. 

Gjithsesi, të gjitha sa kam trajtuar në shtyp i kam ngritur edhe në mbledhjet e Këshillit drejtues , jo vetëm njëherë por …! 

Kjo është arsyeja që me detyroi të ulem sërish përpara kompiuterit, duke shpresuar se DIKUSH edhe mund t’i lexojë këto rrjeshta ..

Në shkrimin e mëparshëm, ndër të tjera, kam ngritur edhe ndonjë shqetësim i cili lidhet me Orkestrën Simfonike të R.T.SH -së.

“… Zoti Drejtor , pak kohe më parë i mbështetur  nga Keshilli Drejtues i R.T.SH-së keni emëruar 

Udhëheqësin artistik të orkestrës simfonike . Pa vënë aspak në dyshim dëshirën e mirë dhe personalitetin e tij artistik jam i mendjes se emërimi i tij nuk ishte zgjedhja më e mirë. Ai punon dhe jeton në Francë.

Cili do të që ndryshimi nga një dirigjent tjetër që vjen ca ditë në Tiranë, dirizhon koncertin dhe të nesërmen largohet nga Shqipëria ? Misioni dhe detyrat e Udhëheqësit artistik nuk janë të njëjta me ato të një dirigjenti të përkohshëm . Për këtë arsye ato nuk mund të realizohen me Korespondencë !

Nga ana tjetër, për të kompensuar mungesën e prezencës së përhershme të Udhëheqësit artistik pranë orkestrës, keni punësuar me kontratë

një menaxher, i cili pa dyshim është i domosdoshëm për mbarvajtjen e puneve të orkestrës . Megjithatë …

Unë nuk jam në gjendje teë jap mendim si DUHEJ të ishin Koncertet, por mund të them me saktësi SI ishin Ato. 

Në Vlorë.

Hapësira skenike në Teatrin Petro Marko nuk kishte ASNJË element skenografik, ASNJË.

Nuk kishte, të paktën një Logo nëpërmjet së cilës spektatori të mësonte se orkestra në skenë dhe Koncerti që organizohej për ta, ishte i Radio Televizionit Shqiptar dhe jo…përshembull, i shtëpisë së kulturës në Balldren .

Mesa dukej, spektatori do ta mësonte këtë vetëm atëherë kur të shfaqej në skenë Konferencieri.

Spektakli vijoi rreth dy orë, u duartrokit dhjetra herë nga spektatorët e mrekullueshëm, që për fat të keq nuk e  kishin mbushur sallën, jo për faj të tyre, ani pse shfaqja organizohej pa bileta .

Në mbyllje të koncertit, spektatorët u ngritën në këmbë të emocionuar  dhe duartrokiten një kohë të gjatë instrumentistët e mrekullueshëm dhe dirigjentin e tyre.

Gjithesesi unë jam i bindur se edhe sot e kësaj dite, spektatorët, përfshi edhe mua, nuk arritën të merrnin vesh se cilët ishin autoret e veprave që u interpretuan dhe kush ishte dirigjenti i koncertit !  Ishte shqiptar apo i huaj?!  Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se në spektakël nuk kishte as konferencier, as flete volante !!!  

Në Tiranë. 

Koncerti i dytë i orkestrës u organizua pak ditë më parë në sallën luksoze të Katedrales ortodokse në Tiranë.

Për fat të keq, ishte e njëjta pamje si nëVlore. i vetmi ndryshim kësaj radhe, ishte se në koncert nuk mungonte veëtem udheheqësi artistik , por edhe menaxheri i orkestrës.

Si në Vlore edhe në Tiranë, nuk bëhej fjalë për dekor, ose të paktën per një logo, nga e cila spektatorët të mësonin e kujt ishte ajo orkester!

Spektatorët e rrallë në sallë, edhe pse shfaqja ishte gratis, nuk arrinin të trasmetonin emocione tek instrumentistët, të cilët ishin më të shumtë në numër se spektatorët . 

Një atmosferë e tillë në vend që të jepte kënaqësi, të krijonte një ndjenje të lehtë trishtimi.

Edhe në këtë concert, spektatorëve u duhej të merrnin me mend si quhej pianisti, nga vinte ai. Cili ishte dirigjenti i orkestrës që drejtoi për dy orë me radhë koncertin? 

U duhej ta merrnin me mend, sepse edhe në këtë koncert nuk kishte konferencier. Nuk kishte as flete volante!

Në dy koncertet, edhe në Vlorë edhe në Tiranë  orkestra e Radio Televizionit Publik, nuk interpretoi asnjë pjesë të kompozitorëve shqiptarë!  Pse?!

Tek ndiqja interpretimin e instrumentistëve në momentet e fundit të shfaqes, vrisja mendjen: Si është e mundur që artistëve të tille t’u mungojë VËMENDJA e atyre që nuk u duken në sallë as në koncertin e parë dhe as në të dytin edhe pse për atë VËMENDJE paguhen me rroga të majme ?!

Të pretendosh për nivel të lartë në Krijimtarinë artistike të Radio Televizionit Shqiptar ndërkohë që në Stafin e Drejtorisë së Përgjitheshme nuk ka ASNJË krijues dhe ASNJË gazetar, është njëlloj sikur të kërkosh  “Qiqra në hell”. 

P.S

Në rreshtat e mësipërm nuk kam permendur asnjë nga emrat e kompozitorëve, dirigjentëve apo të instrumentistëve të shquar që i dhanë emrin “Nderi i Kombit”- Orkestrës së R.T.SH-së. 

Ata janë aq të shumtë në numër, sa nuk do të mjaftonin të gjitha faqet e gazetës.

Në të vërtetë koncertet e fundit të orkestrës që u organizuan në qytetin e Vlorës dhe në Tiranë, e bënë të  “pa vlefeshme” përgjigjen tuaj .  Përgjigjen që prisja nga ju, e mora prej tyre.

Në shfaqjen për publikun e Vlorës, mungonte udheheqesi artistik i orkestrës !

Ai ka qenë pvrezent vetëm në koncertin për 60 vjetorin e orkestrës, përgatitja e të cilit ka zgjatur pesë ditë dhe më pas është larguar nga Shqipëria për të mos u kthyer, të pakten deri më sot!

Në koncertin e Vlorës, orkestra u shoqërua nga menaxheri i saj. Mirepo e keqja është së edhe Menaxheri punon  dhe jeton në France !!!

*Autori është Kryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqipta

39 Komente

  1. k
    kasemi

    Po nga kush kerkon ky nerumi ta bejne ate pune, a nuk eshte ky qe paguhet thjeshte per kete piune si krytart i bordit te rtsh???

    1. D
      Dakord

      po he pra Kasem kete desha te shkruaj. Çna gjeti more aman!!! Kush e ndalon kete te beje koncerte e te mbushi sallen qe jua beri qeveria moderne??!!

      1. D
        Dritan

        Kryetari i Keshillit Drejtues te R.T.SH-së, Leka Bungo, nuk ka asnje pergjegjedi per mbarevajtjen e RTSH-se, pasi eshte ne rolin e keshilltarit t Drejtopreshes se Pergjithshme te RTSH. Ne respekt te pozicionit qe ka nuk duhet t'i nxjerre problemet neper gazeta, por te raportoje tek organi qe e emeron drejtoreshen. Flas nga pervoja ime e dikurshme si anetar i kolegjumit te Drejtorise se Pergjithshme te RTSH.

        1. B
          Butak butiku

          Ka pergjegjesi plote se e zgjodhi vet me vot ne keshill.

      2. B
        BungoLeku

        Na cave k*rin o Leka. Po je burre, thuaja ne sy drejtorit te Rtsh, jo si k*rve neper gazeta. Persa i perket shkrimit, medioker njesoj si ti. Do edhe te besh humor gjasme, "shtepia e kultures Balldren", "rrobaqepesia ushtarake Gjirokaster". Ke harruar lopen me cicat dhe qumeshtin.

        1. V
          Vlonjati 12

          Ky kryetari i keshillit drejtues vazhdon te shkruaj Akademia e arteve si qemoti . O zoteri , je ca i vonuar , eshte Universiteti i Arteve .

          1. s
            selami

            leka eshte burre me rr te forte ndersa drejtoresha eenkelejda jotica eshte larva me e ndyre hemafrodite qe ka pare ai institucion qysh prej krijimit. eshte qelbesire ne kuptimin e plote te fjales

            1. L
              Leda Jote

              Ca te ka bere larva qe e poshteron me kete menyre more zoteri?!! Leda eshte fendë, se pordha ja ben BAM

          2. T
            Tropoja

            Epo piktor o deshtur nuk ka shitur asnji piktuuuur.Pse habitesh o Leka?Ketu çdo gje ka marre fund nën hyqmin e rame kllounit jo vetem arti por i gjithe sistemi gjithe institucionet.Atje te sheshi ta heqim qafe kete kancer te Shqiperise e shqiptareve kete argat turk te serbo-ruseve.

            1. D
              Dakord

              Nisu tropoja se nuk do gjesh vend hahahahsha

              1. A
                Agimi

                Ku di dhija çfare eshte taxhia thote nj shprehje popullore, ku di Tropoja çfare eshte arti.

                1. Z
                  Zefi

                  Argat i serbo - ruseve eshte ai bashkefshatari yt o viç.

                2. L
                  Le communisme, le parti de la paix et de l'amour

                  Nuk i kuptoj keto pyetje retorike?! = Ne fakt , Shqiptaret duhet te ndalohen me ligj per pyetje rreth vendit te tyre apo udheheqesve dhe apo Parlamentit mafjoz e rrugac.

                  1. L
                    Lasgushi

                    Pasi shkëlqeve,për 50 vjet në krijimtarinë artistike,si shkrimtar,aktor filmash etj.Krijimtari që shihet me xhelozi dhe cmirë nga Pëllumb Kulla,Robert Ndrenika,Filip Cakulu ,Enver Muca etj.Ti mos e caj paguren.Të njëjtën gjë do të bësh edhe si udhëheqës I madh,në fusha të jetës në Shqipërinë tonë të ngratë.Stili i të shkruarit flet vete.Por ki kujdes,se ky shpërthim I vonshëm dhe suksesi I padiskutushë ,si të ka ndjekur gjithë jetë,do të cojë ne kontradiktë konkurrencë e xhelozi me qeverinë.Me Edi Ramen. Por të lutem,të mos harrosh të implementosh në ekonominë shqiptare.Shkencën alla Silikonvallei që ka të bëjë,ne larjen e automjeteve.Që e ke mësuar gjatë ekzilit politik ne USA.Ku punove,për 10 vjet si ndihmës lavazhjer ne Bronks.Në fakt kjo është veprimtaria më e rëndësishme e jetë tënde,për të cilën e ke merituar pagën.

                    1. P
                      Pero

                      Lasgush Je genjeshtar i pa turp Leka nuk ka punuar asnje dite lavazhier (Ti thua ndihmes lavazhier, o lavazhier se ndihmes lavazhier nuk ka ketu në Amerike) Cmira yte nuk vlen The komentet behen për problemin që ngrihet dhe jo vetem sharje dhe ofendime

                      1. l
                        lenci

                        Pero, c pate? Thuaje! Leka ka punuar 16 super, pra roje ne nhe ndertese! Thuaje a dere zi. Ka tundur deren e nderteses.

                    2. V
                      Vladimir

                      Keni plotesisht te drejte, Leka. Si çdo gje qe behet tek ne, behet shkel e shko, buke e djathe se iken shoket, thua se po na ndjek hasmi. Nje fletepalosje nuk koston asgje praktikisht, por dikush duhet te ulet dhe te shkruaj per pjeset, por edhe per instrumentistet tane te mrekullueshem. Nuk kemi kaq shume talente dhe nuk eshte kollaj te pergatisish instrumentiste te niveli te tyre. Ne kete bote plote me informacione bajete, do te qe bukur te njihesh me punen dhe jeten e ketyre talenteve. Respekt per te ikurit e talentuar, por eshte urgjent nje ministaf menaxhues i ketij Institucioni te rendesishem e me vlere. Nuk e kemi komoditetin ta injorojme kete investim kombetar.

                      1. L
                        Luani

                        Si njl admirues dhe frekuentues i shfaqeve artistike, operes dhe baletit, simfonise më shumë , jamë tërësishtë dakortë , dhe ka mbështetjen dhe respektin tim modest moralë, , është një zë , që patjetër do të ketë impaktin e vetë , faleminderit shumë zLeka Bungo..!!

                        1. I
                          Ilir

                          Bravo z. Bungo. Korrekt dhe profesional gjithe jeten ke qene. Ke ditur te besh dhe te mbrosh artin edhe ne kohe te veshtire. Na vjen keq kur kujtojme se arti lulezoi ne diktatur dhe pi vdes ne demokraci, edhe kur qeverija drejtohet nga nje artist. Tallavaja mbi sindinine, turp, shume turp. Quhet VIP, nje rrip tallavaje.

                          1. F
                            Firaku

                            Nuk e di nese ke te drejt,por nje gje e di siguri,qe ti o Leka Bungo je nje fodull dhe deliriant I pandreqshem,dhe ne Fier ku u emerove regjizor I teatrit ne vitin 1972 nuk gezon asnje respekt.

                            1. P
                              Patrioti

                              Kur te lexoj ty me kujtohet ajo video ku i bije qylit dhe drogmeni Luca te ngrinte e te vinte k...!

                              1. p
                                pinoku

                                Që punët të shkojnë mirë me këtë orkestër ajo duhet të dalë me "llogari më vete"! Pra këta 60 artistë nuk duhet të paguhen më nga Radiotelevizioni por t'i fitojnë paratë me punën e tyre. Duke dhënë koncerte an e mbanë Shqipërisë dhe më tej. Nuk jemi më në komunizëm ku njerëzit bënin sikur punonin dhe qeveria sikur paguante! Kjo është zgjidhja.

                                1. C
                                  Casta Diva

                                  S'eç ka një çekan e ma shurdhon kumbën . Do jetë ç'registruar . Do hapur pianua Nesti .Ta nisim me , Carmen , këtë , vjershtë , si për drekë me Vialdin e e ngrysim me Flauti magjik , dhe natën vonë , Chopin , Nocturne me ulkonjën . I kishte ardhur flet-thirrja e i citoi : neni 104 ,106 . E i'a nëmëroi të qindit në pëllëmbë të dorës . Nota e shurdhët e rëmbeu . Do t'i binte këmbes si sot e asaj ditë beu , ç'mos për atë Si të stonojë , Vivaldi në të katërta stinët me rëmbesën Do Re pa Si'armone i shter afsha . Do shpluhurosur ajo rrangallë piano forte . Mos harroni nenë 104 ,106 i Kollmanës .

                                  1. S
                                    Soza

                                    Ju uroj suksese në punën tuaj si kryetar i këshillit drejtues. Pyetjet retorike nuk janë gjithnjë sarkazmë që zgjidhin problemet. Kërkoni një mundësi tjetër për realizimin e ideve tuaja. Unë si profan do të preferoja ta zhdukja orkestrën, dhe mbyllej diskutimi. Ju pëlqen kjo si humor i zi? Shëndet dhe suksese në jetë.

                                    1. L
                                      Lisi

                                      Kujt I qahesh? Ne Rast se nuk te degjon njeri jep doreheqjen. Natyrisht ne Rast se nuk te dhimbset rroga!!!!!?

                                      1. L
                                        Lakabundro

                                        Jep dorheqjen o plak matuf, je letuar nga trut e kokes mosha ka ber te veten me ty. Ti ne kte mosh duhet te shijoje pencionin dhe te luaje domino me shoket ne ndonje azil. Ske vizion dhe ske mosh per te drejtuar.

                                        1. P
                                          Pero

                                          Vizion ka sekti spitalit. Ngelen doktorat ne protesta dhe i mbyllen sallat e operacionit disa here sa ishin keta aty. Pisa njerez. Skutha. Dylbera

                                          1. L
                                            Lekabundro

                                            Po ti mer vesh nga spitalet apo televizioni? Apo je thjesht shoku azilit i Lekës

                                        2. N
                                          Next...

                                          Nga rubrika "Kur hame aty ku vjellim" cke bere ti o lumadh per ta regulluar e ndryshuar - lesht. Ec pra e mos na ca....

                                          1. P
                                            Previous

                                            C'a te bej ky e zgjodhi vet e coj me doren e vet ne keshill e votoj tani nuk ka byth ta eqi se keshilli o myt me qoka tek drejtori e kan shit bythen me koh se u dhimpset tvshja shume

                                          2. B
                                            Butak butiku

                                            Nuk ka 9 muaj ai butaku aty, ka 1 vit qe e keni zgjedhur dhe me shum se 11 muaj qe (nuk) ushtron detyren bashk me sektin e spiltalit. Sa per dy drejtuesit e rij te orkestres tvsh nuk i ka dhen vegla dhe per momentin i bin veglave te njeri tjetrit.

                                            1. m
                                              mimika

                                              akoma ky kari i luces?

                                              1. R
                                                Rozafa

                                                Ha ha ha! Po!

                                              2. E
                                                Emigrant 1990.

                                                Shtash ne RTSh- punet jane keshtu. Per te pakten 500 vete, qe paguhen deri ne 500mije lek( marrin trisken dhe gojen mbylluar). Ka pastaj nja 200 qe Jane patronazhist. ka nja 100 qe kane kap shefllikun. ka nja 50 qe jane antar bordesh. Ka nja 1. qe ka gjithe buxhetin ne portofol dhe ben qoka te dashurve te tij. Ju zoti Lek e keni kap nje cope. Rri e haje racionin mqs. e kape.

                                                1. P
                                                  Per ata qe kane sy e veshe .

                                                  Si gjithmone nga pa aftesia do te themi na ishte nje here per cdo sektorte te jetes artistike qe ka vdekur ose po mbahet e varur ne litar dhe qe nga momenti ne moment pritet qe te jape shpirt. Leka te vene aty sepse menduan se arti behet pa para dhe pa organlzim kujtuan se ti Pellumbi Mirushi Roberti apo kushdo artist qe kishte apo ka marre dekorata dhe medemek artiste te merituar ishit te afte ta beni koqevene ose kokrren e vezes me dy e tre te kuqe harruan ata qe te vene ne ate post se ti ishe percuesi. i vijes se Partise tek Masai

                                                  1. M
                                                    Major Kurrizoja

                                                    Më vjen keq për Majorin që nuk ia var njeri dhe leh si qen rrugëve. Ky spiun i vjetër , kryetar i shoqatës së k… flet për parime ! Ia ka borxh Meroja prandaj ia boton. Ky panndeh se nuk i dinë njerëzia se çfarë borxhi i ka Meroja… i dinë , i dinë !!!

                                                    1. K
                                                      Kurrizoja

                                                      Kurrizoja qenka mërzitur se nuk i qenka përgjigjur kush !!! Hahahahahhh , po për çfarë t’i përgjigjen Kurrizos, për masturbimet e tij mediatike ?! Mero ka një “ detyrim” të vjetër , prandaj ia boton…Vetëm një i pakarakter si Leka pranon të shlyhen detyrimet kështu…

                                                      1. K
                                                        KD i RTSH

                                                        Ky eshte i vetmi nga anetaret e keshillit drejtues qe nuk ka marre pastertine e figures nga parlamenti. Pse? Ua tha Kurrizo.

                                                        1. B
                                                          Bardhok Shpani ( Span - Spani )

                                                          Po përse akademia e arteve dhe kulturës ton ende nuk esht e pregatitur për tiu përgjigjur sfidave të kohës dërkoh që albumet tona kulturore jan aq të tej skaishme sa ti përgjigjen koherave edhe pas dy qin vitesh demokraci. Q'far i mungon ministrisë së kulturës të ngreië një komision filozofik për përzgjiedhien e albumit më të përshtatshëm kohorë ?... Albumet dhe punët e artitëve tan jan një pasuri kombetare , ato duhen ruajtur dhe mirembajtur me qdo qmim . Albumet e akademive nuk mund të perdoren si një vënd në koh pa vënd ; por si një përshtatje në koh me vënd :

                                                          Lini një Përgjigje