Pse nuk kishte dhunë në protestën e opozitës

13 Nëntor 2022, 18:00Blog TEMA

Pse nuk kishte dhunë në protestën e opozitës

Nga Endri Xhafo

Më pyeti tani në mëngjes një mik: “Përshendetje Endri, meqë kam takim me një diplomat, a mund të më thuash një mendim personal pse nuk pati radikalizëm dje në protestë”?

Përgjigjja për mua është e qartë: Sepse Berisha dhe Meta nuk e kishin këtë qëllim. Pse?

E para, sepse askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i mbështeste, përkundrazi, pikërisht ndërkombëtarët do të thonin “me këta doni të vini ju në pushtet”?

Së dyti, zhgënjimi i (atyre) ndërkombëtarëve që prisnin dhunë, provokon kënaqësi në raport të drejtë në kampin opozitar; sa më i madh zhgënjimi i tyre, aq e madhe kënaqësia e opozitarëve. Dhe kjo na çon në arsyen e tretë pse nuk pati radikalizëm:

Berisha dhe Meta, por sidomos Berisha, nënvijëzuan dje diferencën me bombat molotov të Lulzim Bashës. Jo se njerëzit e terrenit të Bashës janë të ndryshëm nga ata të Berishës, sigurisht në pjesën më të madhe janë po të njëjtët, por diferencën e bën vullneti politik se ç’do të bësh me ata njerëz. Dhe i vetmi “akt vandal” i protestës së djeshme ishte boja e kuqe simbolike mbi dyert e Kryeministrisë. Dhe i vetmi përson i ndaluar “live” përpara kamerave ishte një person për të cilin u raportua se ka probleme të shëndetit mendor.

Arsyeja e katërt: Vetëm njerëzit e dobët, ose që të tjerët i konsiderojnë të dobët në një moment të caktuar, kanë nevojë të dëshmojnë se mund të jenë edhe të dhunshëm, që të tregojnë se duhen marrë seriozisht. Kujtoni Berishën në 14 shtator ’98 (vinte pas poshtërimit të ’97-ës), Ramën në 21 janar 2011 dhe Bashën gjatë protestave të 2019-ës. Berishën të gjithë e dinë që pas kaq vitesh eksperiencë mund të të bëjë gjëmën, ose, të paktën të huajt presin që ai të bëjë gjëmën. Por Doktori kishte nevojë vetëm t’u çonte një mesazh partnerëve ndërkombëtarë, se ata nuk duhet të mbështesin më Ramën edhe kur tjetërsimi i votës del në pah në vetë raportet e ODIHR-it.

Në këtë kuptim protesta e djeshme ishte një provë gjenerale e asaj që mund të ndodhë pas 14 majit, nëse vota tjetërsohet sërish. Mesazhi i Berishës për këtë ishte eksplicit: “Nga ky shesh, duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve”.

Dhe e fundit, pse protesta dje nuk kishte qëllim dhunën, ishte se Berisha dhe Meta kishin qëllim të karikonin në radhë të parë njerëzit e tyre, që të dëshmonin se me kë është populli opozitar. Dhe kësaj, ia arritën shkëlqyeshëm. Diskutimet pastaj se sa ishte numri i pjesëmarrësve, etj., janë thjesht retorikë. Nga ajo që pa dje, Edi Rama duhet të fillojë të shqetësohet.

33 Komente

  1. k
    k

    Sa të jetë non grata per korrupsion familjarish, Rama nuk ka pse të shqetësohet. Përkundrazi duhet të shqetësoheni ju që e mbështesni që jeni me të meta mendore.

    1. S
      Spak

      Kjo eshte gazetaria jone dhe ky eshte nje nga ata! Medioker, provincial,as mish as peshk si shumica e gazetareve servile shqiptare! Na i ka bere kriminelet Sali dhe Like si qenije humane! Sa mediokritet! Rrogaxhinj, do te thoshte Avukati!

      1. O
        On

        Mos shpreso shume....ki frike varferine se dhe djallit ja japin...gjithnje nese ka zgjedhje te lira...sepse sdo kete .....kur ska zgjedhje te lira si I behet?

        1. D
          Dakord

          ON mire se shpellare, por na qenkeni bere dhe fallxhore tani hahaha parashikoni qe nuk do kete zgjedhje te lira??!!! Nuk e gelltisni dot qe do humbni prap??? Nisu ne britani te shoket mos humb kohe kot

          1. P
            Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel

            po more trap po,po nuk fitoi saliu apo ai qe do ti nuk ka zgjedhje te lira. kemi 30 vjet qe e ndegjojme refrenin e sali kriminelit. sa te kete llumin qe i shkon mbrapa saliut dhe hajdutit ilir ,vetem protesta dhe shkatrrime do kemi

          2. A
            Albi

            Analize shume mediokre e gazetarit. Berisha ishte aty se mendonte qe gjykata do jepte vendimin dhe vendimi i shty per ne dhjetor. Protesta do kishte patur dhune nese Berisha do ishte pa vule. Mirepo e nxorren bllof. Mero, presim me shume nga gazeta juaj, nuk mund te publikohen mendimet e lloj lloj gazetaresh pa pike llogjikt.

            1. D
              Dakord

              Fix gazetar me te meta mendore. Nuk pati dhune se nuk ka bythe ta beje se shkon per lesh bubi dhe edhe qente e rruges do e shpallnin non grata kete kerme. Nuhat friken ja kaq eshte arsyeja. Kujt i plas per 9000 rrugaçe dhe hajdute qe dolen aty?? Ne jemi akoma 800.000 votues te PS qe e urrejme kermen sepse nuk ja kemi harruar krimet.

            2. S
              Shaqo

              Bejne Kasandren keta palo gazetare, se mendimi i Xhafes, eshte ekzekutiv, i pa kundershtueshem, sidomos mendimi i gazetarit, si Saliu, bese tjetersohet vota!!! Perralle nga e kaluara, humbem se u tjetersua vota dhe nuk huxojne te thone NUK NA VOTOJNE.

              1. B
                Bythëgrisuri

                Rama nuk shqetësohet nga 9113 persona që protestuan dje ............... Ai duhet të shqetësohet edhe për nji person tek që proteston kundër shtrenjtimit të kostove të jetesës dhe padrejtësive të tjera shoqërore.............................. . Mirëpo kjo frymë nuk ekziston në Shqipëri....................... . Këtu populli lëviz vetëm sipas urdhërit partiak, në mbështetje të pasurimit të mëtejshëm të klasës politike................ . Dhe harron varfërinë e tij, e cila është e njëjtë, ciladoqoftë partia që qeveris............ . ....... . .................................. Pse nuk kishte dhunë....? - Sepse Meta mori një masazh në telefonin e tij nga përfaqësuesi i një shteti partner........... . Dhe ja tregoi Berishës................ . - Mbaroni dhe hë, grricni bythën, ikni nëpër shtëpia....

                1. B
                  Bardha

                  Ti e kuptove mire o loqe i Like cepanit,po ku do futeshin ato qe shkaktojne dhune e si ka mundesi te shqetesohet Rama nga 4 a 5000 vete qe ishin atje pas shpellakut

                  1. S
                    Sali Koqepetulla

                    Iku koha e dhunes o koqe gazetar kur komandone serbi Salihovic,tani ti tredhin koqet, le qe ti me ato qe shkruan je Bytheqire,ske koqe po bytheqitje.!!

                  2. S
                    Soreto

                    Kaqol ishe kaqol mbete. Dhuna do I ngarkonte te dy me pergjegjesi penale. Shkas per ti plasur brenda. Berisha nuk ka cfare mesazhes tu coje nderkombetareve o Xhafo. Per ata, ai eshte I mbaruar.

                    1. E
                      E verteta e vertete

                      Palle komplet i paguar !

                      1. S
                        Shkodran prej Puke!

                        Deklarata e nje demokrati me "thundra" ne Shkoder: Jo vetëm për protest, por edhe per qef zor se shkoi per 10 vjet n'Tiran...dmth ishte i merzitur ne maksimum per mungesen e dhunes!.....

                        1. N
                          Nari

                          E gjeti justifikimin ky gazetari i televizionit, qe eshte koke e kembe ne sherbim te nongrates.Pra simbas ketij sherbetori,arsyeja eshte llogjika dhe natyra paqesore e nongrates dhe Likes dhe jo zhgenjimi nga pjesmarja e ulet,ndryshe nga ajo qe prisnin.Po mire pse nuk qendruan ne shesh,duke protestuar non stop pa dhune sic kishin deklaruar,por te dy u larguan te paret me vrap sa mbaruan fjalimet ?!

                          1. R
                            Rizaj.

                            Xhafo endri sala dhe iliri do fitojne ne 36 maj.

                            1. K
                              Kris

                              Protesta I tregoi Rames se pushtetin e ka te garantuar.Po u thye Rama ka mbaruar Berisha dhe Meta.Te bashkuar duke lehur do te sundojne gjate ekonomine dhe politiken

                              1. s
                                sali

                                Saliu e Meta kane bklere te gjithe televizionet e gazetat,Cdo dite do shikosh o Salen o Ilirin o Moniken ne tv,E na shpjegohne si mundemi neve te gjejme lirine qe kemi humbur se skemi keta batakcinj ne krye

                                1. C
                                  Coli

                                  E ne fakt o Xhafo shum eshte trembur Rama Ja fut pordhes kot o ushtar i Sali Gerdecit

                                  1. J
                                    Jimi

                                    O palo gazetar ! Jo mor jo ato qe ti parashtron nuk jane as'gje ! Saliu dhe Iliri, lere se cfare vetetimash e bubullimash leshojne, thjeshte ata nuk kane bythe. Friken me te madhe ata nuk e kane nga bota, por e kane nga mileti ketu brenda, i cili u njehe mire dhembe e dhemballe.Me keto grumbullime te kallaballekut, ata duan ne nje fare menyre ti nxjerrin friken vetes.

                                    1. s
                                      shqiptar

                                      Endri nuk je tjeterkush pos nje bythlepiresi i neveritshem i Sales dhe Metes,qe spo kap dot asnje post apo kokerr leku prej tyre

                                      1. E
                                        Endri jetoka në tjetër planet !

                                        Fajin për ish protestat e dhunshme na e paska patur Luli , shumë e saktë për t’ë qeshur , po ç’thua mor Endri , po Lulin me zi e nxirnin me 1 orë vonesë në protestë dhe kur dilte atje t’ë jepte përshtypjen sikur e nxirnin para skuadrës të pushkatimit , bile t’ë kishe përmëndur dhe dhunën e Lulit më 8 janar kundër engjëjve të djeshëm .

                                        1. e
                                          edmond

                                          Kurse une mendoj se te dyve i kane derguar nje SMS: Dhuna me e vogel ju çon ne shtepi pa qera! Shume e thjeshte!

                                          1. M
                                            Maliqi

                                            Perse behesh servil dhe i neveritshem kur nuk ta kerkon njeri! E cfare mund te benin tjeter ata dy kurvat e politikes shqiptare? A e di ti o moderator servili se ketyre ua kane vene kufirin tek thana? Por servilizmi nuk te le te shohesh pertej syzeve qe mban! Tung!

                                            1. D
                                              Dajti

                                              O gazetar leshi te mungon llogjika e arsyetimit ,arsyeja ishte pjsemarja shume e ulet ( as 5000 ) dhe pa entuziazmin e duhur.Duket qarte qe ishin te paguar. Here tjeter qe te keni pak me teper sukses duhet te shtoni pagen ditore.

                                              1. P
                                                Politike te kam dhjerre

                                                Kush ka vjedhur vota dhe ka bere kahsapane ore loqe?Te duket vetja i zgjuar se shkruan pacavure pa pike besueshmerie.Cfare i di njerzit budallenj.Kushdo ke te drejten te protestoj por kur ajo proteste ka pronesi i humb vlera.Shikon nga syte se ke dhe syze pe ndonje intelektual te spikatur jashte kordonit partiak?Te njejtat fytyra qe sheh gjithmone,te njejtat fjale gjithmone Rama ik Sorros,na pri Sali ne sume mos u qi.Nuk te ndalon kush te jesh me te mbaruarit por mos na i be burra te mire kaq.

                                                1. K
                                                  Km

                                                  Nuk mund te jete argument shishja molotov e bashes me mungesen e dhunes nga Berisha. Molotovet è Bashes Kane qene Molotovet e Berishes, si nga ideja e perdorimit dhe nga zhvillimi. Ata Kane qene bashke me molotov ne Dore. Pse nuk patì dhune? Sepse Jane te dy ne fije te perit. Nese me pare Berisha fshihej pas Bashe teveqelit, sot nuk mund te fshihet pas like floriri, sepse frika nga ligji, ishin zbuluar para ligjit. Se dyti, likja nuk eshte budalla te behet mburoje e Berishes. Se treti, asnje shqiptar, vec malokeve te paguar te Berishes nuk Duan dhune. Se katerti,hipokrizia duket sheshit. Nuk mund te besohet lufta kunder varferine ne Dore te milionereve (jo me leke, por me flori dhe euro e paund) Sali, Ilir dhe pabuksave dymiliones qe Jane pas tyre. Se pesti, e dine mire qe dhuna eshte è papranueshme nga miqte e HUAJ. Se gjashti, prania e mercenareve ruse ne kosove do ishte shume kompromentuese per shoqerine "rubla".

                                                  1. K
                                                    Kume Peza

                                                    Je i ftohur në b.... Saliu dhe Iliri për votën e lirë?! Çfarë gazetarësh jeni?!

                                                    1. i
                                                      ilsala

                                                      Një femij i lenë në pyll nga frika fillon të kendoj ose miu qe ra ne një fuci vere doli qe andej dhe i hakrohej maces perfundimi dihet të roni vet e ta kujtoni

                                                      1. P
                                                        Per ata qe kane sy e veshe .

                                                        Pse nuk patì dhune ?? Shume e thjeshte, nuk ja mbajti Saliut . Saliu dhe Metaj lepine per 4 ore rrjesht ate qe kane thene per 4 muaj rrjesht.

                                                        1. P
                                                          Per ata qe kane sy e veshe .

                                                          Pse nuk patì dhune ?? Shume e thjeshte, nuk ja mbajti Saliut . Saliu dhe Metaj lepine per 4 ore rrjesht ate qe kane thene per 4 muaj rrjesht.

                                                          1. B
                                                            Berat Berati

                                                            Bravo Endri, nuk e dija se ti kishe fituar aftesine per ta apraqitur deshtimin spektakolar, si sukses! Ne kete pike je me berishist se vete Berisha!

                                                            Lini një Përgjigje